10 informacione për vetëvrasjen që duhet të kemi në vëmendje
Në këtë shkrim do të flasim për vetëvrasjet. Dhe këtë gjë do ta bëjmë me një sërë statistikash shokuese, të cilat janë publikuar nga universitetet si edhe policia. Këto të bëjnë të kuptosh se si vetëvrasjet janë një problem shumë më serioz sesa ne kemi menduar më parë.
Një ndër argumentet më të shëmtuara për të cilët duhet të flitet, e që flitet pak, shumë pak, dhe kjo është diçka e gabuar, është vetëvrasja. Vullneti për t’i hequr vetes jetën me dëshirë nuk është një vdekje e rrallë, përkundrazi mjaft e shpeshtë. Në mjaft raste këto vdekje mund të ishin shmangur. Por personat që rrethojnë atë që kryen vetëvrasjen, shpesh nuk e kuptojnë gjendjen shpirtërore që ai kalon. Që një jetë të shpëtohet duhet të kuptohen sinjalet. Në 10 informacionet e mëposhtme paraqiten disa këshilla për të cilat mund të reflektojmë.
Ndër 25 adoleshentë amerikanë, 1 prej tyre ka tentuar vetëvrasjen
Studiuesit në SHBA kanë bërë një studim për tentativat e vetëvrasjes nga ana e të rinjve, duke zbuluar se numri i tyre është mjaft i lartë. Sipas rezultateve, 1 adoleshent nga 25 ka tentuar që t’i japë fund jetës. Nث SHBA, klasat e gjimnazeve kanë rreth 25 persona, e kjo do të thotë se në çdo klasë një prej gjimnazistëve ka pasur një presion aq të madh psikologjik, sa ka menduar që të largohet nga kjo jetë. E tillë shifër ka alarmuar studiuesit, të cilët kanë një shtysë të fortë për të kuptuar se përse sillen në të tillë mënyrë adoleshentët. Pra problemi për t’u zgjidhur është më të vërtetë i madh.
Në Nju Jork, më të shumtë janë njerëzit që vrasin veten sesa ata që vriten
Një shifër më te vërtetë frikësuese ka të bëjë me qytetin e Nju Jorkut, një ndër metropolet më të mëdha të botës. Ngelesh pa fjalë kur mendon se personat që vdesin në qytetin amerikan, përjashtohen këtu shkaqet natyrale dhe aksidentet, i japin fund jetës vetë dhe nuk ua heq dikush tjetër. Një arsye e këtij fenomeni jo normal është se mediat në Nju Jork i japin rëndësi të madhe një vrasjeje. Gazetat e ndjekin me vëmendje, flitet për muaj të tërë, kurse kur ndodh vetëvrasje jo. Dhe kjo bën që ky të duket një problem më i vogël seç është realisht.
Në të gjithë botën, çdo 40 sekonda një person vret veten
Për të kuptuar problemin e vetëvrasjes në shkallë globale është e rëndësishme që të kuptohet se jo çdo ditë, as çdo orë, por çdo minutë është dikush që me dëshirë largohet nga kjo botë. Kjo do të thotë se gjatë kohës që ju jeni duke lexuar këtë shkrim, le të marrim për shembull 5 minuta, janë vetëvrarë 9 persona. ثshtë e vërtetë që ne jemi 7 miliardë, por kur mendon se 220 persona vetëvriten në një ditë atëherë është normale të shokohesh.
Pjesa më e madhe e tentativave për vetëvrasje nuk përfundojnë mirë
Një nga lajmet më të mira, për aq sa i lejojmë vetes ta konsiderojmë si diçka pozitive një argument të tillë, është se jo të gjitha vetëvrasjet përfundojnë mirë për ata që e kryejnë. Përkundrazi pasi e bëjnë, ata që kalojnë në botën tjetër janë pak, vetëm 10 nga 25 (varet nga vendi). Nëse të gjitha tentativat do të përfundonin me vdekje, atëherë statistikat do të ndryshonin dhe jetën do ta humbte 1 njeri çdo tri sekonda.
Artistët dhe shkrimtarët janë më të prirur për t’i marrë jetën vetes
Ndër personat që rrezikojnë më shumë të vetëvriten, duke u nisur nga profesioni i tyre, janë artistët dhe shkrimtarët. Pikërisht ata që kanë krijuar vepra shumë të rëndësishme në art e letërsi, i kanë dhënë fund jetës me dëshirë. Dhe kjo pavarësisht se ishin mjaft të famshëm e më shumë të njohur. Në lidhje me shkrimtarët, statistikat tregojnë se ata që shkruajnë në vetën e parë njëjës, kanë tendencë të vetëvriten më shumë sesa ata që shkruajnë në vetën e tretë.
Depresioni, shkaku i parë i vetëvrasjes
Arsyeja e parë e vetëvrasjes është depresioni. Një patologji shpesh e konsideruar e parëndësishme, e për këtë arsye jo e trajtuar siç duhet. Por pikërisht kjo e çon atë që e vuan t’i japë fund jetës. Për fat të keq, simptomat e depresionit janë pak të dukshme, ndryshe nga gripi apo infeksioni. Familjarët rrallë e dallojnë atë që vuan dhe e kuptojnë vetëm atëherë kur është shumë vonë. Gati 2/3-at e individëve që vetëvriten klasifikohen klinikisht të depresionuar.
Meshkujt vrasin më shumë veten krahasuar me femrat
Meshkujt vetëvriten më shumë krahasuar me femrat. Por kjo nuk do të thotë se gratë tentojnë më pak t’i heqin jetën vetes. Përkundrazi. Por tentativat e meshkujve përfundojnë me vdekje. Dhe kjo sepse burrat zgjedhin gjithnjë metoda drastike si hedhjet në tren, ose qëllojnë veten në kokë, duke e bërë shumë të vështirë që të mbijetojnë. Kurse femrat përdorin overdozën e ilaçeve dhe duhet një farë kohe që trupi të dorëzohet. Kjo u jep mundësinë personave të tjerë t’i shpëtojnë.
Gjendja më e rëndë e depresionit, nuk është ai në të cilin kryhen më shumë vetëvrasje
Shumica e njerëzve mendojnë se një individ e ka vrarë veten pasi ka qenë në gradën e fundit të depresionit. Por nuk është kështu. Në shkallën e fundit të depresionit, që mjekët e konsiderojnë si më të rëndin, njerëzit e kanë humbur plotësisht vullnetin. Pra ata nuk duan as të lëvizin, preferojnë të mos bëjnë asgjë, e jo më t’i japin fund jetës. Individi vendos të vrasë veten kur ka pak depresion, e kjo është arsyeja se përse kjo sëmundje duhet kuptuar që në fillim.
Të vjetrit vetëvriten më shumë sesa të rinjtë
Një nga mitet false në lidhje me vetëvrasjen është se atë e kryejnë më shumë të rinjtë. Statistikat tregojnë se janë të vjetrit ata që i japin fund jetës, shpesh për shkak se e humbin dëshirën për të jetuar si pasojë e vetmisë. Më shumë vetëvriten meshkujt e bardhë nga 85 vjeç e sipër. E kjo të bën të mendosh shumë.
Shtetet më të pasura kanë një përqindje vetëvrasjesh më të lartë krahasuar me ato më të varfra
Ajo që të befason është se në bazë të shifrave, më shumë vetëvrasje ka në vendet e pasura krahasuar me ato më të varfra. Sëmundjet si depresioni, frika që të mos të arrish objektiv të caktuar, përjashtimi, vetmia janë probleme tipike të vendeve të pasura dhe jo të atyre të varfra. Për rrjedhojë, përqindja e vetëvrasjeve është më e lartë në këto vende. E kjo na shtyn të bëjmë një pyetje thelbësore: çfarë është me të vërtetë pasuria?
g.shqip