10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Dhjetë fjalëkalimet më të përdorura në ueb u zbuluan si një pjesë e një analize të dhjetëra miliona llogarive interneti. Imperva, një firmë sigurimi të dhënash, tha se kishte analizuar rreth 32 milionë fjalëkalime që...

...ishin ekspozuar në një piratim të fundit në faqen ueb të RockYou.

Në Dhjetor të vitit të shkuar një pirat çau bazën e të dhënave të faqes së kompanisë dhe përftoi lejehyrjeje në emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e pakoduara të të gjithë 32 milionë përdoruesve të saj.

Pas studimit të çarjes së sigurisë Imperva doli me një listë të fjalëkalimeve më të përdorura, të cilët përdoruesit e ueb faqes duhet t’i shmangin.

“اdokush duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kombinimi i fjalëkalimeve të dobët në botën e sotme të sulmeve kibernetike të automatizuara: me vetëm mundin minimal, një pirat mund të marrë lejehyrjen e një llogarie të re çdo sekondë– ose 1000 llogarive çdo 17 minuta”, tha Amichai Shulman, shefi i oficerëve teknikë të Imperva.

“Nëpunësit që përdorin të njëjtët fjalëkalime në Facebook me ata që përdorin në vendin e punës sjellin mundësinë e vënies në rrezik të sistemeve të ndërmarrjeve me fjalëkalime të pasigurt, sidomos nëse përdorin fjalëkalime të lehtë për t’u thyer si ‘123456’”, shtoi ai.

“Problemi ka ndryshuar shumë pak gjatë 20 viteve të fundit. Ka ardhur koha për çdokënd ta marrë seriozisht sigurinë e fjalëkalimeve; është një hap i parë i rëndësishëm në sigurinë e të dhënave.”

Dhjetë fjalëkalimet më të përdoruara të analizuara në studim ishin:
1. 123456
2. 12345
3. 123456789
4. Password
5. iloveyou
6. princess
7. rockyou
8. 1234567
9. 12345678
10. abc123

•albeu•
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

12345 kam pas kodin e tel ne shq me trans lek...hahahhahahahhahahahha
gjths keto fjalekalime,sh te thjeshta.....pffffffffffffffff,duhet te vene imagjinaten ne pune keta njerez....;)
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Gjithe fjalkalimet i kam pas dhe i kam me shkronja( me fjale ) dhe asnjehere me numra...i vetmi qe mka ngel me nr. eshte pass. i fv-se :D.
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Gjithe fjalkalimet i kam pas dhe i kam me shkronja( me fjale ) dhe asnjehere me numra...i vetmi qe mka ngel me nr. eshte pass. i fv-se :D.

Keq e paske punen pra :P hahha ta gjajn shqiptart
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

12345 kam pas kodin e tel ne shq me trans lek...hahahhahahahhahahahha
gjths keto fjalekalime,sh te thjeshta.....pffffffffffffffff,duhet te vene imagjinaten ne pune keta njerez....;)

Gjithe fjalkalimet i kam pas dhe i kam me shkronja( me fjale ) dhe asnjehere me numra...i vetmi qe mka ngel me nr. eshte pass. i fv-se :D.

me pyesni mua qe u kam hap miqve me dhjetra adresa me keto lloj shifrash se harronin kodet
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

E bojin kshtu 123456 per mi majt en man ma kallaj per at pun.Une per veti sboj ksi pasa i boj pak mat fshtir.
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

123456 kam perdor dhe une si fjalekalim ,gjithashtu dhe ''pasword'' ...por tani i kam ndryshuar ..
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

123456 kam pas paswordin e FV-se,, vendosa ta nderroj vetem pasi ma sugjeroi Angel_Devil LOL
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

eee sot dhe femijet i kane passet me 25 shkronja.,...kaloi koha 12345-ve
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Kto me numra 123456 i perdor po ne faqet qe futem 1 here dhe mjaft po ne faqet ku rri ka 15 germa pass :):)) dhe jo vetem germa hahah ;););) .
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

per mi a majt ma kallaj mer tej hahhahhhahhhahahahhahhaha KALLAJ hahhhahhahahhahhah KALLAJ !!!!!!!!!1
 
Titulli: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

ouuuuu, keto pass-a kan qene ne mode kur eshte zbuluar e-mail per here te pare :D LOL !
 
Pe: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

He ska gje se dhe keto qe ven pas te shkurter e te thjeshte do mesohen pasi ta pesojn :D
 
Pe: 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Qe fjalekalimi te jete i sig duhet te perfshije ne vetvete germa,numra dhe simbole kto jane tre elementet e sigurise
 
Ka qenë një periudhë kur përdorja pasuordin armando2000.
Mirpo nuk njihja njeri me ktë emër apo viti 2000 nuk kishte ndonjë domethënie për mua :):)
Thjesht e vendosa rastesisht.
Adresat e forumit,instagramit e facebook i kisha me kte passuord.
Mos u lodhni se i kam ndrruar tani 😆🤣🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top