10 femra të famshme që u dënuan me vdekje

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ane Bolin (Anne Boleyn)
1507-1536
Bashkëshortja e dytë e mbretit Henri VIII dhe nëna e mbretëreshës Elizabeta I. Ane Bolin është e njohur për ekzekutimin e saj me prerje koke me akuzë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe ndaj vendit. Ajo konsiderohet të ketë qenë e pafajshme dhe më vonë është përshëndetur si martire në kulturën protestante angleze. Jeta e saj është pasqyruar në shumë filma, pjesë teatrale, romane, opera etj, duke përfshirë “Ana e një mijë ditëve”, “Tudorët”, “Gjashtë gratë e Henrit VIII”.


Elizabeta Filipine Marie Helene e Francës
(ةlisabeth Philippine Marie Hélène of France)
1764-1794
Elizabeta e Francës ose siç quhej zakonisht Madamë Elizabata, ishte motra më e vogël e Mbretit Luiz XVI i Francës. Ndërkohë që jetoi Revolucionin Francez pranë mbretit dhe familjes së tij ajo u ekzekutua gjatë trazirave. Elizabeta, e cila sapo kishte mbushur 30 vjeç në kohën e vdekjes së saj, u ekzekutua thjesht sepse ishte motra e mbretit.


Leidi Xhejn Grei (Lady Jane Grey)
1537-1554
Stërmbesa e Henrit VIII të Anglisë mbretëroi si mbretëreshë pa kurorë e Anglisë për nëntë ditë në korrik të vitit 1553. Mbretërimi i shkurtër i Xhein përfundoi dhe kur autoritetet e anuluan kërkesën e saj për të qenë mbretëreshë. Regjimi pasues e dënoi me vdekje për tradhti. Leidi Xhein njihet si një prej grave më të edukuara e të formuara të kohës së saj dhe shkrimtarja historike Alison Ueir e përshkruan atë si një “prej mendjeve më të mëdha femërore të shekullit”.


Katerine Hauard (Catherine Hoëard)
1540-1542
Katerine Hauard ishte bashkëshortja e pestë e Henrit VIII të Anglisë. Ajo shpesh herë përmendet me emërtimin “trëndafili pa gjemba”. Katerina u martua me Henrin VII në vitin 154 sapo u anulua martesa e tij me Anën. Sidoqoftë, sjellja e Katerinës dhe historitë e saj sentimentale të së kaluarës u konsideruan të pahijshme. Ajo u dënua me prerje kokë për tradhti në më pak se dy vite pas martesës së saj.


Mari Antoneta (Marie Antoinette)
1755-1793
Mari Antoneta ishte mbretëresha e Francës si bashkëshortja Luisit XVI. Ajo ishte pasardhëse direkte e sërës mbretërore më të fuqishme të Evropës duke përfshirë Ferdinandin e Aragonit dhe Izabelën e Kastijës. Ajo u martua në moshën 14-vjeçare me Luisin XVI. Ajo mbahet mend më së shumti për shpenzimet e saj marramendëse dhe vdekjen e saj. Ajo u ekzekutua në gijotinë në kulmin e Revolucionit Francez për krimin e tradhtisë.


Meri, Mbretëresha e Skocisë (Mary, Queen of Scots)
1542-1587
Ajo është një prej monarkëve më të njohur skocezë për shkak të jetës së saj tragjike. Ajo u vu para gjyqit për tradhti nga rreth 40 fisnikë, pasi supozohej se kishte sanksionuar përpjekjen për vrasjen e Elizabetës. Meri i mohoi akuzat dhe u përpoq të mbronte veten e saj. Një prej vargjeve të saj më të famshme prej gjyqit është “Mbani mend zotërinj, teatri i historisë është më i gjerë se mbretëria e Anglisë”. Ajo u dënua me prerje koke me sëpatë dhe pati një vdekje të dhimbshme.


Zhan D’ark (Jeanne d’Arc)
1412-1431
Zhan D’ark është heroina kombëtare e Francës. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire. Në vitin 1909 ajo u lumturua dhe u pranua si shenjtore në vitin 1920. Zhan D’ark pohonte se kishte vizione nga Zoti, të cilat i rrëfenin asaj të rimerrte vendin e saj nga dominimi anglez në fund të Luftës Njëqindvjeçare.


Mata Hari
1876-1917
Mata Hari ishte emri skenik i Margaretha Gertruida Zelle, një valltare ekzotike holandeze dhe kurtizane, e cila u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit për spiunazh gjatë Luftës së Parë Botërore.
Gjatë Luftës së Parë Botërore duke qenë se Holanda ishte neutrale, Margaretha Zelle mund të kalonte kufijtë lirshëm. Pas vdekjes së saj, shumë autorë kanë shkruar se ajo nuk ishte një spiune e mirëfilltë por thjesht është përdorur nga shërbimet sekrete.


LILIAN VERA ROLFE
1914-1945
Lilian Rolfe konsiderohet si një heroinë e Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse u rrit në Paris, kur ishte e re ajo i vizitonte shpesh gjyshërit e saj që jetonin në Londër. Më pas familja e saj u zhvendos në Brazil dhe Lilian filloi punë në ambasadën britanike në Rio de Zhaneiro. Për shkak të rrjedhshmërisë së saj në frëngjisht ajo u rekrutua nga Operacionet Speciale Ekzekutive (SOE). Ajo u arrestua nga gestapoja në vitin 1944 dhe u torturua për ditë me radhë. U ekzekutua nga një gjermanët në vitin 1945.


Violete Reine Elizabet (Violette Reine Elizabeth Bushell Szabo)
1921-1945
Violete ishte një agjente sekrete e Luftës së Dytë Botërore. Aktivitetet e saj të luftës në Francën e pushtuar janë ekranizuar në filmin “Carve her name with pride”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga R.J. Minney. Ajo u rekrutua nga SOE dhe mori trajnim intensiv. Ajo u kap nga ushtarët gjermanë në Francë në vitin 1944. U ekzekutua më 5 shkurt 1945 në moshën 23-vjeçare.

tiranaobserver*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top