10 djemtë e “Artë” të Kampionatit Botëror

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ndërsa nesër do të hapet zyrtarisht fillimi i Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut, ku në fillim do të bëhet ceremonia e hapjes, dhe më pas do të zbresë në “tapetin e gjelbër” skuadra e vendit mikpritës, Afrika e Jugut në ndeshjen e parë në grupin A, kundër Meksikës, e cila do të fillojë në orën 16:00 në Johanesbuirg. Ndërsa në mbrëmje do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Uruguait dhe Francës, në 20:30. Por ndërkohë që nesër starton Botërori, sot do të paraqesim 10 “djemtë e artë”, të cilët do të kemi mundësi që t’i shikojmë në këtë kompeticion. Quhen “djemtë e artë” duke u parë në disa drejtime, ku janë shikuar vlerat e tyre si lojtarë, cilësitë që ata kanë, dhe atë që ata kanë mundësi të bëjnë me skuadrat e tyre përfaqësuese. Por gjithashtu në fjalën e quajtur të “artë” shikohen edhe përfitimet që ata kanë në një vit futbollistik, ku përfshihet paga e tyre, por edhe të ardhurat e tjera anësore, si shpërblimet apo reklamat dhe përfitimet nga sponsorët. Ndërkohë në këtë janë përfshirë emra si i Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Rikardo Kaka, Tieri Henri, Karlos Tevez, Frenk Lampard, Samuel Eto, Didier Drogba, Karles Pyjol dhe Uejn Runi të cilët në këtë Kampionat Botëror, pritet që të fitojnë shifra mjaft të mëdha në një muaj. Por ajo që bie në sy është mungesa e një emri shumë të njohur në botën e futbollit, por edhe jashtë saj. Bëhet fjalë për Devid Bekam, një nga ikonat e Anglisë, por edhe të marketingut, por emri i tij nuk përfshihet, pasi ai nuk do të ketë mundësinë që të luajë në një ndeshje, pasi është i dëmtuar, pavarësisht se Fabio Kapelo e ka marrë atë me vete në Afrikën e Jugut. Emrat që përmendëm më lart, që janë “djemtë e artë” që do t’i shikojmë në Botëror, vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Disa janë fëmijë borgjezësh, si për shembull, Kaka, i cili vjen nga një familje e ngritur, por nga krahu tjetër dy argjentinasit, Mesi dhe Tevez vijnë nga një e kaluar e vështirë, edhe pse e kaluara e të dyve nuk ka lidhje me njëri-tjetrin. Por të gjithë këta lojtarë duhet thënë se kanë arritur me meritë duke u ngjitur deri në “majën” e botës. Ajo që bie në sy është se futbolli është një biznes shumë i madh. Ndërkohë që këta yje do të kemi mundësi që t’i shikojmë duke filluar që nga nesër, kur të fillojë Kampionati Botëror, që zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku 9 nga 10 shtete janë më të varfrit në botë, këto do të zbarkojnë këta lojtarë që pa dyshim që janë më të mirët, por edhe më të superpaguarit.
Shuma e 15 lojtarëve të parë që do të marrin pjesë në këtë Botëror, është marramendëse. Shifra arrin deri në 322,2 milion euro. Kjo shumë është sa një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të Guinea Bissau. Ndërkohë që këta lojtarë marrin fitime të jashtëzakonshme, edhe në Afrikë e adhurojnë futbollin, por fëmijët e këtyre vendeve të varfra nuk i kanë mundësitë që të luajnë në kushte të mira, por luajnë futboll në rrugë dhe me këmbë të zbathura. Por Sep Blater, presidenti i FIFA-s vendosi që të organizohej në këtë kontinent Kupa e Botës, dhe do të sjellë një kënaqësi të madhe te këta njerëz, por gjithashtu ky shtet për të organizuar këtë eveniment, ka bërë shpenzime shumë të mëdha duke u krahasuar me buxhetin e këtij vendi, por gjatë turneut, të gjithë në Afrikë shpresojnë që të fitojnë diçka nga ky turne, përveç kënaqësisë për të parë futboll. Por gjithsesi edhe nga ky eveniment më shumë që do të fitojnë do të jenë përsëri këta futbollistë të mirë paguar. Fitimet e tyre do të vijnë nga sponsorë të ndryshëm, duke filluar nga firmat prestigjioze siç janë “Nike” e “Adidas”, kompanitë e telekomunikacionit, industritë ushqimore të të gjitha artikujve, të cilët do të sponsorizojnë për yjet e futbollit, për t’i bërë reklamë artikullit të tyre.

1. Lionel Messi (Argjentinë): 33 milion euro
2. Cristiano Ronaldo (Portugali): 30 milion euro
3. Rikardo Kakà (Brazil): 18,8 milion euro
4. Thierry Henry (Francë): 18 milion euro
5. Carlos Tévez (Argjentinë): 15,4 milion euro
6. Frank Lampard (Angli): 14,2 milion euro
7. Samuel Eto'o (Kamerun): 13,8 milion euro
8. Didier Drogba (Bregu Fildishtë): 13 milion euro
9. Carles Puyol (Spanjë): 12,8 milion euro
10. Wayne Rooney (Angli): 12,6 milion euro


Lionel Messi (Argjentinë): 33 milion euro

ثshtë një histori e ndërlikuar ajo e Lionel Mesit, fëmijës nga Rosario e Argjentinës, i cili ka arritur që të shënojë 47 gola në një sezon, duke qenë lojtari më i mirë në botë. Fëmijëria e tij ka qenë paksa e vështirë. Barcelona i kishte ofruar atij një pagë prej 1 mijë dollarësh në muaj dhe do e ndihmonte në rritjen e tij, pasi kishte probleme me hormonet e rritjes. Ndërkohë që ai më pas kishte mundësinë që të zgjidhte që të luante për kombëtaren Spanjolle, por nuk e bëri një gjë të tillë, duke preferuar Argjentinën, dhe duke e paguar koston e tanishme, të kritikave, që nuk jep maksimumin me bluzën e Argjentinës ashtu siç bën me Barcelonën. Ndërkohë që ka bërë një ngritje të lartë në krahasim me pagën që merrte në fillim.

Carlos Tévez (Argjentinë): 15,4 milion euro

Një histori mjaft interesante edhe ajo e sulmuesit të Argjentinës Karlos Tevez, i cili u rrit në Buenos Aires si një geto, dhe mbante nofkën “Fuerte Apache”. Karlito dhjetë muajsh bie në një tenxhere me ujë të vluar, dhe djeg fytyrën, shenja të cilat i ka edhe sot në fytyrë. Disa vite më pas kur ai vetë, por dhe të tjerët po e kuptonin se ai po bëhej një njeri i madh, ai u ble sikur të ishte një send apo një kafshë, siç e ka cilësuar, ai u ble si një kalë. Pronari i Tevez nuk ishte skuadra për të cilën ai luante, por MSI, një financier i dyshimtë, i cili ishte marrë edhe me transferimin Havier Maskeranos kundra rregullave të FIFA-s. Ndërsa tashmë që është liruar nga MSI, Tevez është i mbuluar me para, ndërkohë që fiton rreth 15 milion euro nga reklamat vjetore.

Rikardo Kakà (Brazil): 18,8 milion euro

Që të jesh i mirë paguar nuk do të thotë që të jesh nga një familje e ngritur, por përkundrazi, kohët e fundit ata që vijnë nga një shtresë e ulët paguhen më mirë, kjo edhe për faktin që janë lojtarë të nivelit të lartë, po nuk kanë shumë sukses në gjetjen e sponsorëve. Por rasti i brazilianit Kaka është në shembull i borgjezit në pushtet, pasi ai e nisi karrierën sportive me të atin si menaxher, i cili ishte një inxhinier, Bosco Izecson Leite, dhe e ëma nja mësuese matematike. Ndërsa vjehrri i Kaka është drejtor i përgjithshëm në Brazil për firmën Christian Dior. Gruaja e tij Caroline Celico, ka studiuar në Milano gjatë kohës që ai luante për kuqezinjtë, ku njohu edhe vrullin më të madh të karrierës si futbollist, ndërsa me reklamat është akoma më shumë i suksesshëm, gjithashtu jep para edhe për bamirësi.

Cristiano Ronaldo (Portugali): 30 milion euro

Bekam është drejt fundit të tij të karrierës, si futbollist, por edhe si imazh i shumë reklamave, dhe vendin e tij po e zë një tjetër yll futbolli, i cili kërkon të arrijë një vend të rëndësishëm në këtë sport, ashtu siç ishte Majkëll Xhordan në basketboll, ai është Kristiano Ronaldo, i cili i mori vendin Bekamit për reklamën e Armanit, duke nënshkruar një kontratë prej 9 milion eurosh. Lionel Mesi është një lojtar klasi dhe realizon shumë reklama, por ai është me i vogël, më i dobët, dhe nuk ka shumë paraqitje, ndërsa 25-vjeçari portugez është më i gjatë dhe më i fortë, dhe i shkon më shumë të bëjë reklama të tilla dhe është më i preferuar, sidomos nga gjinia femërore. Edhe Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka fitime të jashtëzakonshme nga reklamat.

Wayne Rooney (Angli): 12,6 milion euro

Uejn Runi është një lojtar i cili u rrit afër Liverpulit, po që nuk mund të ishte pjesë e kësaj skuadre legjendare kur ishte i vogël, por i ati e regjistroi atë të skuadra e Evertonit, dhe ai i qëndroi besnik motos së kësaj skuadre, “Një herë blu, gjithmonë blu”, por vetëm në lidhje me Liverpulin, pasi më pas do të kalonte te Mançester Junajtid, ku dhe do të arrinte edhe në nivelet më të larta aty ku është sot. Në vitin 2008 Runi i bëri në mënyrën më të mirë një reklamë vetes, duke nxjerrë në shitje fotot e dasmës së tij, kur u martua me Coleen McLoughlin, ndërsa nga shitja e fotografive ai arriti që të fitonte rreth 2.5 milion euro, jo pak për vetëm disa foto, të cilat përfunduar anë e mbanë globit, ndërsa vazhdon të ketë fitime të mëdha nga reklamat.

Didier Drogba (Bregu Fildishtë): 13 milion euro

Ndërkohë që pjesë e dhjetëshes së parë që kanë më shumë përfitime është edhe lojtari afrikan nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili luan në Premeirligën angleze me اelsin. Edhe Drogba është një nga më të preferuarit për reklama, i cili arrin që të fitojë rreth 5 milion euro në vit nga kontrata që ka nënshkruar me Ferrero, kompania e telekomunikacioneve “Orange”. Por gjithashtu përfitime të majme Drogba përfiton edhe nga reklamimi i lojërave elektronike, të cilat janë mjaft të parapëlqyera në ditët e sotme, janë video game-et nga kompania Konami, i cili merret me prodhimin e këtyre lojërave. Ndërkohë Drogba i ka rritur më shumë kërkesat për reklama ndaj vetes së tij pas ardhjes nga Franca në Angli.

Samuel Eto'o (Kamerun): 13,8 milion euro

Ashtu si Drogba edhe sulmuesi i Interit, Samuel Eto është një nga lojtarët që përfitojnë shumë nga reklamat dhe nga sponsorët, gjithashtu edhe ky është një nga lojtarët e paktë Afrikanë, e cili ka një imazh të kërkuar nga kompani të ndryshme. Eto është ndër lojtatarët e paktë që luajnë në Serinë A, i cili është në dhjetëshen e parë, pas pesë nga Primera Division e Spanjës dhe katër nga Premierliga, angleze. Kamerunasi ashti si Drogba është pjesë e reklamave të kompanisë Ferrero, por nuk përfiton sa lojtari nga Bregu i Fildishtë, 5 milion euro, por 1.5 milion euro, ndërkohë që futbollisti duket se ka firmosur edhe me presidentin Masimo Morati një kontratë për reklamat e bizneseve të tij.

Thierry Henry (Francë): 18 milion euro

Një tjetër lojtar që ka një fitim mjaft të madhe nga reklamat është edhe sulmuesi francez i Barcelonës, Tieri Henri, i vili kohët e fundit nuk është duke kaluar një formë të mirë spotive, por përsa i përket sponsorizimeve, ai kurrë nuk ka qenë i harruat nga ata. Ndërsa fitimi vjetor i tij nga publiciteti arrin në një shifër rreth 18 milion eurosh, duke lënë pas vetes mjaft të tjerë. Edhe në këtë botëror fitimi i tij nga kjo fushë nuk do të mungojë, pasi ai do të jetë pjesë e kombëtares së tij në këto finale, por kujtojmë, se ishte pikërisht ai që e solli Francën në Afrikën e Jugut, pas golit të shënuar me dorë ndaj Republikës së Irlandës.

Frank Lampard (Angli): 14,2 milion euro

Frenk Lampard, është një tjetër futbollist i cili është mjaft i kërkuar për të bërë reklama. Lampard është një nga lojtarët më të rëndësishëm të اelsit dhe të kombëtares angleze, është një futbollist shumë popullor në Angli, por edhe jashtë saj, dhe mbase kjo ka bërë që të jetë shumë i kërkuar në fushata publicitare. Disa reklama ai i ka realizuar edhe me lojtarë të tjerë, si Henri, Bekam, Roberto Karlos etj. Gjithashtu ai do të jetë pjesë e skuadrës së tij të drejtuar nga Fabio Kapelo, të cilët këtë vit janë pretendentë për të fituat trofeun më të rëndësishëm Botëror. Një gjë e tillë mund ti rriste më shumë kërkesat Lampard, përsa i përket reklamave.

Carles Puyol (Spanjë): 12,8 milion euro

Kapiteni i Barcelonës, dhe mbrojtësi i saj dhe i kombëtares spanjolle, Karles Pyjol, është një lojtar mjaft i kërkuar për reklama. Vitet e fundit skuadra e tij ka qenë e suksesshme, por edhe Pyjol personalisht ka qenë i suksesshëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Mbase paraqitja me Barcelonën mund ta ketë ndihmuar atë që të jetë i suksesshëm në fushën e publicitetit. Por Pyjol do të jetë më kombëtaren e tij në Afrikën e Jugut, dhe ata janë pretendentët kryesorë për të triumfuar, dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë për mbrojtësin katalanas, kjo do të ishte një reklamë shumë e mirë për të, dhe do ta rriste akoma më shumë interesin e sponsorëve për të.
tiranaobserver
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top