1 vit pa Dr.Florin, mesazhi prekës i bashkëshortes.
Sot mbushet një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e kantautorit të njohur Dr.Flori. Miq dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë përkujtuar atë ndërsa mesazhi më prekës është ai i bashkëshortes së të ndjerit, Blerina.
“Sot u bë një vit i plot pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.
“Flori na ka marrë malli të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim , përpiqet të fshehë gjithçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e lë të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve të saj. Ishte shumë e vogël për të patur një mungesë kaq të madhe Flori. Por ndihet krenare kur flitet për ty”.
“Danieli të përqafon. Po ,po , merr fotografinë tënde dhe i flet asaj. Po përpiqem ta dëshifroj dhe me duket sikur të pyet …pse…pse…pse…
Pse s’mund të luajmë bashkë, pse nuk ece dhe pak kohë mbi tokë dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin… Flori, ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërish flas me ty thuajse gjithë ditën, dhe kur flenë fëmijët, jam sërish me ty sepse ti je ëndrra ime e çdo nate, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përsëritet çdo ditë. Ndryshimi i vetëm është se fëmijët po rriten dhe bashkë me to mungesa jote.
Flori ju mungon të gjithve, mamit, babit, Albanit, Ides…
Të duam shumë shumë
Blerina, Kaltrina, Danieli”
b.t.observer