1 shtatori

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Të nderuar nxënës, mësimdhënës të të gjitha niveleve të sistemit arsimor.
Të respektuar prindër!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/2012, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t'ju uroj fillimin e këtij viti, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera!


Një urim të veçantë e kam për të gjithë ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore: të kenë shëndetin e mirë, të kenë disiplinë të vazhdueshme dhe suksese të reja.

dita_e_pare_e_shkolles_Ester.jpg
 
Pe: 1 shtatori

Mu renqoth mishi kur lexova kete temen tende Kitrrush. Mu kujtua dita e pare e shkolles ne Tirane. Mbaj mend perparesen e zeze me jake te bardhe dhe çanten e rende qe e kisha pergatitur dy jave perpara se te fillonte shkolla, me aq pasion kam vajtur ate diten e pare pavaresisht se kisha frike, dhe s'doja te leshoja doren e gjyshit dhe mamit.

I bashkohem edhe une urimit tend Kitrrush, por ne veçanti doja te uroja ate princeshen tende. Puthe nga une dhe uroji nje vit te mbare shkollor. Fat, sukses e mbaresi, jam e sigurt qe do e beje shume krenar babin ajo. :kiss
 
Pe: 1 shtatori

Ne fakt sot u merzita pak se nuk munde te qendroja ta percjellja per ne shkolle, por qe canten dhe garderoben e bera gati ka nje muaj dhe e priste me padurim. Me tha se do i tregonte mesueses se ne fshat ka pare breshken, lopen, pulen, shpezet dhe se xhaxhi i saj e ka vozitur me traktor. Hahahahahah si kan ndryshuar edhe mallet. Ne dikur na dukej interesante diq tjeter ndersa keta femijet kan nderruar shijen. Te garantoj babi tha se asnje nga shoqet dhe shoket e mi nuk ka pare breshken dhe as jane vozitur me traktor. hahahahahahahaahh

Sot, ne Kosove fillon viti i ri shkollore andaj une u uroje shume suksese te gjitheve. Femijet jane ardhmeria jone.
 
Pe: 1 shtatori

Suksese vogelushave ne shkolle e ishalla dalin me te mire se sa keto brezat e medha qe jane tani!
Pune te mbare :)
 
Titulli: 1 shtatori

Suksese te gjitheve
 
Pe: 1 shtatori

Suksese te gjithe femijeve...
 
Pe: 1 shtatori

Suksese dhe urime per te gjithe ata qe sot filluan shkollen...Nje urim i vecante per krenarine, shpresen dhe ardhmerine tone, per ata qe sot hyne ne rrugen e gjate e te pafund te diturise..Suksese dhe pune te mbare :).
 
Pe: Titulli: 1 shtatori

suksese bebave
 
Pe: 1 shtatori

eh Dita e par e shkolles,,e mbaj mend qe kur e ktheva nga shkolla,,Nena ime me kishte prer 3 Rosat qe kisha,,sepse mendonte se do te ma mernin kohen dhe sdo me lenin te mesoj,,u sa kam pas qar:qaj:

Suksese Femijeve
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 1 shtatori

sa gjynaf pse ju filloka shkolla kaq heret....:(
 
Titulli: 1 shtatori

Nje vit te mbare shkollor per te gjithe nxensat qe do ulen ne bankat e shkollave kete vit te ri shkollor !
 
Titulli: 1 shtatori

Suksese ju uroj jo vec femijve por edhe mesuesve dhe mesueseve ... perfshir edhe mua hahahah.... Nje vite te mbare per gjithe... sukseseeeee
 
Titulli: 1 shtatori

Të nderuar nxënës, mësimdhënës të të gjitha niveleve të sistemit arsimor.
Të respektuar prindër!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t'ju uroj fillimin e këtij viti, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera!


Një urim të veçantë e kam për të gjithë ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore: të kenë shëndetin e mirë, të kenë disiplinë të vazhdueshme dhe suksese të reja.
 
Titulli: 1 shtatori

Suksese shkollareve :)
 
Titulli: 1 shtatori

kurre sme ka pelqyer shkolla edhe ose kam qen nexesi me i mire ne shkollen time,sa here vij shatoti mendja me rrinte qershori
 
Titulli: 1 shtatori

Urime dhe shume suksese gjithe nxenesve...nje vite te mbare dhe plot 5....
 
Titulli: 1 shtatori

kitrra gjithashtu i bashkohem edhe un urimit tende. Gezuar diten e pare te shkolles dhe suksese.

nje perqafim dhe shume urime e suksese engjellit tend...do na japesh eksperiencen tende se per pak behet edhe imja per shkolle :tvb:

Dita e pare e shkolles per ne ka qen feste, me perparese te zeze, me jakat e bardha, me shamin e pionerit, me tufen me lule per mesuesen...benim edhe foto edhe me buze ne gaz hynim ne klase...
 
Titulli: 1 shtatori

shume suksese te gjithe atyre qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles, si dhe aty qe fillojne nje vit te ri shkollor :)

edhe une kujtova diten time te pare te shkolles, qe ndryshonte nga dita e pare e shokeve e shoqeve te klases...
pasi une si gjithmone jam nje "e nxituar e vonuar" dmth une mire qe hyra ne shkolle nje vit para, dmth duhet te kalonte dhe nje vit qe te hyja ne klase te pare, po si e marre qe jam ngrita lagjen ne kembe, derisa bene te pamunduren te me regjistronin ne shkolle. por hyra gati 2 jave me vonese ... te gjithe ishin ulur neper banga ... ndersa mua me improvizuan nje vend te tavolina e mesueses per momentin...
e gjithe kjo u be qe edhe une, edhe babi te kishim te njejten mesuese te klases se pare :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top