1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Love

βeℓℓe â๓e
Një inxhinier nga Angli është dënuar me një muaj burg pasi i tha një kolegu: “Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie”.
Emri i tij nuk është bërë publik, tha para gjykatës se nuk kishte pasur si qëllim të fyente besimin islam.

Inxhinieri punon në rikonstruktimin e një xhamie në bashkinë e Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai do të apelojë këtë vendim në një shkallë më të lartë të gjykatës.

Ai kishte për detyrë projektimin dhe krijimin e një kopshti rreth xhamisë.

Inxhinieri është shprehur para gjykatës se kishte humbur durimin gjatë një takimi për shkak se puna po ecte shumë ngadalë. Por pavarësisht kësaj kolegu i tij e ka denoncuar për pyetje ofenduese.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje konservative dhe shumë herë janë dënuar të huaj për sjellje të pahijshme dhe jashtë normave islamike.

Në 2011 një grua nga Britania e Madhe u arrestua për marrëdhënie të paligjshme me të fejuarin e saj.
Burimi: Shekulli
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Si puna gazets Shekulli jan ba disa antar te kti forumit vetem e vetem me gjet dicka ofenduese ndaj Islamit merruni me naj gja tjeter o njerz mos hupni kohen me injoranca.
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Kesaj i thone qe te denohet e drejta e lirise se fjales me heqjen e lirise fizike. Gjykim jasht cdo logjike!! Te denohej me nje gjobe sado te "kripur" nuk do bente kaq rruge ky lajm.
Ne Itali shahet Zoti gjith diten dhe per dite, dhe nuk te thote kush nje gjysem llafi...
 
Ti je ai se cenon te drejten e fjales cdo njeri se nuk esht pro mendimit tende,pse nuk mer mesim pra edhe ti si italjanet ?
sikur ta shikonim holl e holl ne te gjith jemi se cenojm drejten e liris se fjales , shiko ato familje se kan nje femij me te meta mendore si i japi te drejt lirije vetem se kan hallin se qeshin tjert me te dhe nga inati e mbajn te mbyllur ne shpi, ku harrojn se edhe ai esht njeri pamvarsisht si eshte, edhe ai eshte krijes se e ka fali krijuesi i gjithsis.Mos me fol per te drejta ku te ti mungoj me shumic...
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Ne cdo vend bote dhe ne cdo vend pune ka nje kode etike te te veshurit, sjellurit dhe komunikimit. Pastaj secili vend ka ligjet e veta. Nese te mbushet mendja qe te punosh ne Abu Dhabi dhe te kesh rrogen qe as enderr se ke pare atehere qe besa edhe duhet respektuar ligjet, rregulloret e atij vendi. Dhe inxhinieri do duhej ta respektonte rregulloren e punes dhe kontrates qe ka nenshkru.
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

tani dreq nuk besoj se tha nje shprehje tjeter ka perdorur ....
Dhe une me mendimin e Kitrres jam qe ne castin qe punon atje duhet te besh dhe gjerat minimale ..... nuk mund te shkosh te punosh ne New Orlean (shume zezake) i veshur me veshjet e Ku Klux Klan ....
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Pak e paskan denu.
Qka ta bon goja sta bon kerkush thojn.
 
Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Budalliqe, jemi demokraci themi çte duam :) kemi lirine e fjales. Injorance me shumice ;)
 
Titulli: Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Budalliqe, jemi demokraci themi çte duam :) kemi lirine e fjales. Injorance me shumice ;)

Eh po, ai cuni tani do mbledhe mend, do e kuptoje se jo cdo kund ne bote ka demokraci :p
 
Pe: Titulli: Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Eh po, ai cuni tani do mbledhe mend, do e kuptoje se jo cdo kund ne bote ka demokraci :p
te gjithe po te kishim qene, kur te vjen dicka ne maj te hundes ate shprehje do kishim perdor, por kjo eshte dicka ekstreme. Njerez ekstremiste!
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Ke ligje edhe me ekstreme, sikur t'lexoje pak ne google. Kjo eshte shume e bute ne krahasim me ca ligje tjera me "ekstreme".
 
Pe: Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Ke ligje edhe me ekstreme, sikur t'lexoje pak ne google. Kjo eshte shume e bute ne krahasim me ca ligje tjera me "ekstreme".
Ty ste bind dot une, sepse ti je i fiksuar pas fese, keshtu po e lejme sic thua ti :)
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Jey, nuk i mbroje ligjet e kota, e as kete ligj, me duket e cudithshme, thjesht...kam lexuar edhe ligje tjera me qesharake, however, paqe =)
 
Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Jam shume dakort, ke te drejte. Ne paqe ishim ne :)
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Shum mir ka then kjo dreq xhamie sepse do besdisi njerezit gjith diten duke knu hoxha tallava , kshu qe ai ka qen ne rregull me ate te veten .Ne kohe te enverit hyje ne burg po te thoje skam buke ne shtepi , kshu u ka ber dhe feja myslimane sguxon dot te thuash 1 llaf se te vrasin te burgosin internim .
 
Tallava e thu nga inati ket apo cfar?thirrja e ezanit nuk esht kenge, jemi mesu neve te na shahet nena ne tekste e reperve kur permbajn fjal me banale e ne them ket duam te ndegjojm se te knaq shpirtin , e kur ni hoxh e thot fjalen e Allahut neve na besdis! ja kjo eshte cenim e drejte se fjales i nderuar...cdo njeri ke te drejt te ndegjoj ca ti doj zemra.. nese do flasim per demokraci e nese per kohen ekomunizmit te jap te drejt ty.PASTAJ me mir te ndegjohe ni fjal nga nje hoxh ,ai nuk te meson te pish drog te beshe prostiticione po vetem gjer te mira.
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Une kam qene disa here ne EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe) ne Dubai, dhe cdo here jam munduar ne maksimum te iu permbahem ligjeve te vendit, ngase edhe musafiri duhet te kuptoj qe duhet te sillet sipas ligjeve te shtepise mikpritese dhe jo te bej cfare dhe si te doje. Ka liri te te shprehurit...por kjo nuk don te thote se eshte i lejuar ofendimi i tjetrit ne cfare do baze qe te jete. Ndryshe ligjet e mbajne shtetin apo jo?
 
Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

anglezet me sa di e kane kete shprehje: "When you are in Rome, do what Romans do"...:)
 
Pe: Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Une kam qene disa here ne EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe) ne Dubai, dhe cdo here jam munduar ne maksimum te iu permbahem ligjeve te vendit, ngase edhe musafiri duhet te kuptoj qe duhet te sillet sipas ligjeve te shtepise mikpritese dhe jo te bej cfare dhe si te doje. Ka liri te te shprehurit...por kjo nuk don te thote se eshte i lejuar ofendimi i tjetrit ne cfare do baze qe te jete. Ndryshe ligjet e mbajne shtetin apo jo?

E vertet qe kjo qe thua.. por ama dhe keto ligje ne Arabine Saudite nuk ndiqen per te gjithe.. Psh nje nga ligjet qe eshte i detyrueshem per cdo turiste (femer flas) apo te huaj qe hyn ne territorin e tyre.. duhet te vendosi nje shami ne koke sa zbret nga avioni.. dhe keshtu eshte bere per te gjitha.. por.. vetem per grate e diplomateve te huaj apo presidenteve qe shkojne ne Arabine Saudite ky ligj nuk zbatohet..
A po harrova une ato jane grate e presidentave dhe kane ligje te vecante diplomate.. :)..
 
Titulli: Pe: Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

E vertet qe kjo qe thua.. por ama dhe keto ligje ne Arabine Saudite nuk ndiqen per te gjithe.. Psh nje nga ligjet qe eshte i detyrueshem per cdo turiste (femer flas) apo te huaj qe hyn ne territorin e tyre.. duhet te vendosi nje shami ne koke sa zbret nga avioni.. dhe keshtu eshte bere per te gjitha.. por.. vetem per grate e diplomateve te huaj apo presidenteve qe shkojne ne Arabine Saudite ky ligj nuk zbatohet..
A po harrova une ato jane grate e presidentave dhe kane ligje te vecante diplomate.. :)..

Jo Love nje ligj i tille nuk ekziston ne EBA. E them nga pervoja, sepse une kisha ne grup edhe femra te cilat, normal qe dilnin ashtu si ishin, pa shami ne koke, apo veshje speciale, mirepo ne si turist, ne sjelljet tona ndaj femrave te tyre (flas per ti shikuar, se per tu folur as qe behet fjale) duhej te kishim shume kujdes. Une beja ca inqizime ne Dubai Mall me kamera, dhe sa here kaloni femrat vendase te mbuluara ashtu si jane, e ulja kameren qe te mos i kapja, se ndryshe behej belaja hahhaa
 
Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Love, nuk behet fjale per ne Arabine Saudite:)... eshte UAE(united arab emirates):p... por me sa di une dhe grate e diplomateve ne arabi e hedhin nje shall, ndersa ne vendet tjera arabe nuk jan t edetyrushem pasi as vendasin nuk vishen te gjithe ashtu... ama kur futen ne xhamia atje po qe e mbulone pak kokek...(mbreteresha e danimarkes para ca ditesh ashtu tish vepruar:), madje ishin bere dhe protesta ne danimarke pse ajo ka hedh shallin ne koke...:p)
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Jo Love nje ligj i tille nuk ekziston ne EBA. E them nga pervoja, sepse une kisha ne grup edhe femra te cilat, normal qe dilnin ashtu si ishin, pa shami ne koke, apo veshje speciale, mirepo ne si turist, ne sjelljet tona ndaj femrave te tyre (flas per ti shikuar, se per tu folur as qe behet fjale) duhej te kishim shume kujdes. Une beja ca inqizime ne Dubai Mall me kamera, dhe sa here kaloni femrat vendase te mbuluara ashtu si jane, e ulja kameren qe te mos i kapja, se ndryshe behej belaja hahhaa

Nuk po diskutojme vendet gjeografike.. thelbi ishte tek ligjet e vendeve muslimane.. nuk e di sa e lexove me vemendje postimin tim.. per zbatimin e tyre dhe mora shembull Arabine Saudite ..
A me kuptove? Kur psh ai vend qe permenda nuk i zbaton keto ligje qe jane vendos per te gjithe atehere i bie qe keto ligje jane vene sipas interesit..

Ps: kam harruar para "ne Arabine Saudite" te vendosej ajo "psh" qe eshte vendos me pas :)..
 
Pe: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

fete jane me djall,,se vete djalli qe kane kriju po "ATO''..Keshtu qe perderi sa gjejne fushe veprimi mire bejne qe abuzojne,,me gjithcka e gjithkend,,,
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Po ta marrim thelle thelle po ndertohet nje xhami ne nje vend musliman as ndonje cudi nuk permban asgje pastaj ne nuk ka ndonje gje te madhe qe te shkoje nje femer dhe te vendose nje shami ne koke ose te beje ''detyrime'' qe kane dhe vet njerzit qe jetojne atje budallalleqet e tjera po jane per tu kritikuar por per disa gjera te jemirealiste dhe demokrate ......
 
Titulli: 1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Te ishte gjobitur me mire sesa denur me burg dhe do ta mesonte qe nuk thuhet dreq per vendet qe disa i mbajne te shenjta lol .
Nuk me ngjan dhe aq absurd denimi gjithsesi . Kot nuk themi qe sipas vendit behet kuvendi .
 
Back
Top