Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

1% e njerëzve zotërojnë gjysmën e pasurisë

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Teksa kriza ekonomike ka goditur shumicën dërrmuese të qytetarëve në mbarë planetin, një raport i fundit nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare në fushën e financave "Credit Suisse" ka nxehur edhe më shumë debatin mbi pabarazinë.





Raporti i publikuar këtë të martë jep shifra tronditëse, mbi përqëndrimin e mirëqënies, të pashënuara ndonjëherë më parë. Sipas tij, aktualisht vetëm 1 për qindëshi më i pasur i popullsisë së botës, zotëron mbi 48 për qind të gjithë pasurisë globale.

Raporti paralajmëron se pabarazia në këto nivele rekorde dhe përqëndrimi i gjithë mirëqënies në grushtin e pak familjeve po bëhet një pengesë për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe rrezikon ta zhysë atë në recesion të thellë.

Sipas tij, gjysma e popullsisë botërore e marrë së bashku zotëron vetëm 1 për qind të gjithë mirëqënies materiale. Kohët e fundit shumë studime kanë treguar se pabarazia është rritur me ritme të shpejta tre dekadat e fundit, e vecanërisht gjatë krizës ekonomike. Por të dhënat e "Credit Suisse" tregojnë se hendeku ka arritur në një pikë kritike dhe vazhdon të rritet me ritme të shpejta.
/ Top Channel
 
1% ne fakt zoteron te gjith pasurine ndersa 99% ka mare borxh per te jetu deshe me thon…
 
Jeffit oo.

Po ky Elon Musk sa e ka pasurine? Eshte me i pasur se Jeffi ai

Rri ti e une merremi me forume si te papune lool
Ohu.. e kane ne terezi ata... une jam djegur nga dielli?
E mbarove te gjithe kosin ti, te me lije pak mua , per te lyer kurrizin?
 
Por ne kritikojme sistemet e kaluara dhe mburremi qe luftuam pabarazine.
Si u be keshtu kjo pune, qe nje pakice njerezish sot zoterojne gjithe pasurine?
 
Por ne kritikojme sistemet e kaluara dhe mburremi qe luftuam pabarazine.
Si u be keshtu kjo pune, qe nje pakice njerezish sot zoterojne gjithe pasurine?

Pergatitja per te qene nje skllav shembullor i sistemit fillon qe nga kopeshti. Gjate gjithe kohes je i influencuar dhe nen presion qe t’i perdoresh te gjithe aftesit e tua per te pasuruar te tjeret. Eshte e trishtueshme.
 
Te ky 1% bejne pjese edhe forumistet tane, se jete lluksi kane😂
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top