Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Jetë & Stil – Lëvizja me biçikletë i bën mirë shëndetit, portofolit dhe mjedisit, por jo vetëm kaq! Ja se çfarë thotë një raportim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

bicikleta-1.jpg

Lëvizja me biçikletë bën mirë dhe kjo dihet prej kohësh, por ndoshta jo të gjithë e dinë se pedalimi mund t’ju bëjë të fitoni miliona euro dhe se kjo gjë mund të ofrojë vende të reja pune. Të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë interesante: duke kursyer në kostot e transportit, në karburant dhe duke investuar më shumë për pedalet, kërkimi i bërë nga Politeknikumi i Milanos, demonstron se, në përgjithësi, në çdo vend mund të kursehen 20 milionë euro në vit, nëse biçikleta do të bëhej mjeti kryesor në transportin publik.

Përdorimi më shumë i biçikletës do të reduktonte kostot e shëndetësisë: në fakt, pedalimi nuk ka efekte anësore, por vetëm pozitive. Përveçse mund të kursesh, ashtu siç mund të imagjinohet më së miri, përdorimi më i shpeshtë i biçikletës do të reduktonte përdorimin e mjeteve të tjera të transportit publik (makinave, taksive, autobusëve), duke ulur në këtë mënyrë konsumin e karburanteve dhe prodhimin e dioksidit të karbonit. Studimi i OBSH-së vlerëson se 56 qytetet europiane dhe amerikane, më të mëdhatë, nëse do të mund të kishin më shumë korsi biçikletash si Kopenhaga, do të krijonin rreth 76 mijë vende pune çdo vit.

Ndërsa nga pikëpamja e shëndetit, faktorët të cilët sjellin përfitime janë lehtësisht të llogaritshëm: falë prodhimit më të madh të endorfinës, venat zgjerohen dhe zemra rrit dimensionet e saj duke përmirësuar funksionin; pedalimi është një mënyrë e mirë për të larguar stresin. Duke pedaluar më shumë, ju do të mund të keni një mendje më aktive dhe të jeni më të shëndetshëm. Ndër të tjera, ju do të mund të përfitoni tre të mira jo materiale të pakrahasueshme:

Pedalimi përmirëson zhdërvjelltësinë në punët e shtëpisë

Edhe biçikleta ka nevojë për mirëmbajtje, si për shembull për t’i rregulluar një gomë, përveçse për t’i vaisur zinxhirin. Pra, veprime të cilat mund të mësohen në shtëpi, vetëm, ndërkohë që bëhet fjalë edhe për punë, të cilat nxjerrin në pah aftësinë e të kuptuarit dhe zhdërvjelltësinë. Duke u detyruar të gjejë e shpikë zgjidhje, truri do të detyrohet të ngacmojë “gjeniun e vetes” dhe të krijojë lidhje nervore, që nëse nuk nxiten, nuk funksionojnë.

Pedalimi përmirëson mënyrën se si të përballoni problemet

Shpeshherë rutina dhe problemet e gjithë ditës, mbase ju trullosin dhe ju bëjnë të humbisni kontrollin e situatës. Pedalimi ju ndihmon të ruani ekuilibrin tuaj mendor dhe fizik: dhënia e biçikletës nën shi, diell apo në të ftohtë, rrit rezistencën fizike dhe rrjedhimisht atë mendore, duke arritur madje edhe një menaxhim më të mirë të stresit. Lëvizja me biçikletë kërkon një impenjim dhe forcë fizike jo pak të konsiderueshme: duhet të përballoni gropat në rrugë, me motin që ndryshon papritur, mund të djersini, ndërsa mundësia e shfryrjes së një gome ekziston gjithmonë. Megjithatë, sapo arrini në destinacionin tuaj ndieni kënaqësi. Kështu, thellë në vete, do të pranoni se për të zgjidhur problemet tuaja duhet kohë, lodhje, djersë, impenjim, por që gjithsesi, e dini se si duhet të silleni. Dhe në këtë mënyrë, ju do të jetoni më qetësisht.

Do të ndiheni pjesë e një grupi

Nuk është patjetër e nevojshme të regjistroheni në një shoqëri çiklistësh, por mjafton shumë pak për t’u ndier pjesë e komunitetit: lëvizni çdo ditë me biçikletë. Biçikleta mund të bëhet domosdoshmëri për trupin tuaj, një pjesë e juaja, të cilën mbase nuk do të donit ta ndërronit me asgjë tjetër. Nuk është se do të bënit diçka të jashtëzakonshme, por gjithsesi, do të kontribuonit ndaj një ndryshimi kulturor, i cili i bën veçse mirë shëndetit, portofolit dhe mjedisit në të cilin jetoni.

G.shqip
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Ku me dal me biciklete ne kete komunikacion qe e sheh veten ne bander akoma pa u bo java.

E hongri nje kojshi i imi para nja 5-6 viteve. Ka qene burre i mire, rahmetlija.
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Nqs do te shijosh qytetin natyren ateher pedalo ;) Nuk ke mankth parkimit je i lir ndalo ku te duash gjiro nga te duash ....
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Tipik shkodran :D
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Aver pse propagondon kaq keq,shendetin biciklestik :p
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

i_love_my_bike.jpg Sporti me i kendshem....
Viva Shkodra
((Quk ku me ke humb?))
 
Attachments

  • i_love_my_bike.jpg
    i_love_my_bike.jpg
    89.2 KB · Shikime: 0
  • i_love_my_bike.jpg
    i_love_my_bike.jpg
    89.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Unë ka kohë që praktikoj çiklizmin malor. Kam shetitur vende të mrekullueshme, për me tepër kam permisuar dhe kondicionin, dhe ndihem në top formë.
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Me mungon bicikleta/koha e bicikletes .. k'tu ku jam une, eshte katastrofe te dalesh ne rruge me biciklete .. eshte e perzier me trafikun , rralle vende kane korsine e tyre . Kam frike ti jap ne rruge kryesore .

Sic duket e lene kastile pas dore k'te fakt , qe nuk ndertojne me detyrim korsi me vete per bicikletat... imagjino ku do vidhnin, barkmedhenjte .. qe sa vijne dhe shfrytezojne c'do mundesi qe te rrjepin njerezit/publikun.
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Aver pse propagondon kaq keq,shendetin biciklestik :p

haha

Nuk po propagandoj Nev, por ketu s'ka shteg te vecante per biciklista ne qytet. Bicikleta ne qytet ben pjese te sportet extreme :p

Perndryshe s'kam asgje kunder bicikletes, larg asaj. Dikur i beja cdo dite minimum 15 km.
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

i_love_my_bike.jpg Sporti me i kendshem....
Viva Shkodra
((Quk ku me ke humb?))

Ja un kte vere shijova Shkodren me Bici tashi kam marr malet e Zvicres :p
 
Attachments

  • i_love_my_bike.jpg
    i_love_my_bike.jpg
    89.2 KB · Shikime: 0
  • i_love_my_bike.jpg
    i_love_my_bike.jpg
    89.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

eshte interesant ne shqiperi psh edhe grat ngasin bicikleten ,gje qe eshte sh normale.. e ne kosove e macedoni asnjher nuk kam pa nje gru te ik ne dyqan me biciklet.
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Ja un kte vere shijova Shkodren me Bici tashi kam marr malet e Zvicres :p

E bere dhe kete pa mua???
:luft:

DUhet te jete fantastike shetitja ne mal me bici:)
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

eshte interesant ne shqiperi psh edhe grat ngasin bicikleten ,gje qe eshte sh normale.. e ne kosove e macedoni asnjher nuk kam pa nje gru te ik ne dyqan me biciklet.

Grate Kosovare, i hypin kerrit ..nuk dijne ta ngasin bisiklin ( Kosovaret i thone bisikel ) . looool
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

+ per ambientin... dhe kohen e humbur ,stresin per te gjetur nje vend per makinen ..per mos te folur per koston e parkimit... w la bici !! :)
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Zoti i ruajte gjithe keta ambjentalista!
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

hahahahaha nicktjeter.. amin ..sdo lindnin kafsh cuditese ss ne el hahahahaha
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

eshte interesant ne shqiperi psh edhe grat ngasin bicikleten ,gje qe eshte sh normale.. e ne kosove e macedoni asnjher nuk kam pa nje gru te ik ne dyqan me biciklet.

Mesa di nga ana fetare femra sben te ngase biciklete...Ndoshta edhe gaboj!!!

Ja une kur isha e vogel sguxoja ti hypja gomarrit ne mes te fshatit lool se ma kepuste veshin daja pastaj,kshu e kjo puna e bicikletes megjithse me vone i hipa (bicikletes jo gomarrit ne fjale lol ) dhe e praktikoj akoma e sot :p
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

epo kur njihet qe esht problem eshte gjysme e punes!!
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

E bere dhe kete pa mua???
:luft:

DUhet te jete fantastike shetitja ne mal me bici:)
Sta ban zemra gjith kte romanticitet e ke parasysh un dhe ti me bici per dore nga liqeni maggiore Como lol lol
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Sta ban zemra gjith kte romanticitet e ke parasysh un dhe ti me bici per dore nga liqeni maggiore Como lol lol

E me tej zbresim tek Winterlake....
Fotolia_67894398_S-Wengen-Lauterbrunnen.jpg

Lac_Peyto.jpg

sts8100_seen_route.jpg
 
Attachments

  • Fotolia_67894398_S-Wengen-Lauterbrunnen.jpg
    Fotolia_67894398_S-Wengen-Lauterbrunnen.jpg
    219.7 KB · Shikime: 0
  • Lac_Peyto.jpg
    Lac_Peyto.jpg
    1.7 MB · Shikime: 0
  • Fotolia_67894398_S-Wengen-Lauterbrunnen.jpg
    Fotolia_67894398_S-Wengen-Lauterbrunnen.jpg
    219.7 KB · Shikime: 0
  • Lac_Peyto.jpg
    Lac_Peyto.jpg
    1.7 MB · Shikime: 0
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Mesa di nga ana fetare femra sben te ngase biciklete...Ndoshta edhe gaboj!!!

Ja une kur isha e vogel sguxoja ti hypja gomarrit ne mes te fshatit lool se ma kepuste veshin daja pastaj,kshu e kjo puna e bicikletes megjithse me vone i hipa (bicikletes jo gomarrit ne fjale lol ) dhe e praktikoj akoma e sot :p

un nuk paskam ndegju?por un kam biciklet dhe di ta ngas shum koh me par jam mesu...ama kosova gjith nuk jan musliman moj!
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Ciklizmi malor eshte i bukur po do kome...,mos boni sikur jeni te tmerrshem se do ju provokoja me 20 min palester vetem nje ushtrim per kembet tju shifsha i cik sa ju majn, me ty e kam quko dhe ty vetono :p
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

U zgjove ti Losto? U bere trim me malin e Durresit? lol
Aman vetem Qukun mos ma prek!

Viva bicikleta ne mal
e pse jo dhe ne det
L3hb6XFjSbftk6zpUbbR13arNPDiQ8Y8Its7l7xptplm8FRpFB.png
 
Attachments

  • L3hb6XFjSbftk6zpUbbR13arNPDiQ8Y8Its7l7xptplm8FRpFB.png
    L3hb6XFjSbftk6zpUbbR13arNPDiQ8Y8Its7l7xptplm8FRpFB.png
    3.8 KB · Shikime: 0
  • L3hb6XFjSbftk6zpUbbR13arNPDiQ8Y8Its7l7xptplm8FRpFB.png
    L3hb6XFjSbftk6zpUbbR13arNPDiQ8Y8Its7l7xptplm8FRpFB.png
    3.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Kish shkuar bicikleta 500$+ tek 9 kateshet.
Ne shqiptaret pertojme te shkojme ne market ne kemb e marin makinen jo te blejme biciklete, me mir ble nje fiat punto
 
JU qe keni makine, ne te varfrit ecim me kembe ose me bici:p
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Kish shkuar bicikleta 500$+ tek 9 kateshet.
Ne shqiptaret pertojme te shkojme ne market ne kemb e marin makinen jo te blejme biciklete, me mir ble nje fiat punto

Ka te vjedhme jashte shtetit per 100 Euro mer
 
Titulli: Biçikleta, arsyet për ta zgjedhur si mjet transporti

Akoma se kam marr patenten per biciklete! lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top