Nuk ngjan me nje shqiptar...

selli

Anëtar i ri
Si mendoni per shprehjen qe e degjojme shpesh here " Nuk ngjan per shqiptar"? Kur i themi dikujt qe nuk ngjan per shqiptar/e shikon nje buzeqeshje te embel plot krenari...Degjojme shpesh edhe te afermit qe mburren me kete p.sh 'duket si italian apo duket si grek'.... Kaq shume na pelqen te mos dukemi qe jemi shqiptare? ......A jua tregoni shpesh identitetin tuaj te huajve ne vendet ku jetoni??
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

se kuptova,kjo teme eshte vetem per emigrantet ose jo..gjithsesi
qe ne moshe te vogel njerezit me kane krahasuar me nje gjermane ose angleze, per shkak te paraqitjes sime, floke te bardhe dhe sy bojeqielli.
vazhdon tme ndodhe dicka e tille por s`me fal ndonje lumturi te vecante,as me duket ndo1 gje per tu mburr
nfund tfundit rrace kaukaziane jemi,do ngjajm me njeri tjetrin, Lol
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Ne Shqiperi, si dhe gjithekund tjeter ne bote gjenden njerez bjond me sy te kalter, bjond me sy jeshil, bjond me sy kaf, brun me sy kaf, brun me sy jeshil, brun me sy blu. Jane stereotipe qe bejme ‘ngjan si Gjerman’ ‘ngjan si Italian’ se ne fakt edhe ne Itali jane njerzit te shumellojshem.

Anglezet njihen per ‘kompleksin e trendafilte’, femra Angleze eshte mburrur shume me kete virtyt dhe jane munduar ta ruajne.
Latinet kane nje ngjyre ulliri, dhe shquhen per kete. Nje lekure e bute e ledhatuar lehte nga rrezet e diellit i ben latinet shume joshese tek meshkujt. Skandinavet njihen per lekuren e bardhe, floket e bardha e syte e celur. Ruset kane gjatesine. Por keto jane attribute qe i kane vene njerezit, jo qe ekzistojne sipas shteteve dhe ç’do femer e asaj kombesie ka kete paraqitje. Sepse siç ke Gjermane me floke kafe, ke Shqiptare (Tropoja, Kuksi, Hasi, Shkodra) qe jane bjonde me sy te celur.

E per me shume, njeriu mer hijen e vendit ku banon. Ambjentohet, integrohet dhe mer nga kultura e vendit. Vishet ne nje menyre, sillet ne nje menyre, ndoshta adopton edhe nje kulture tjeter qe ne Shqiperi mund te duket e huaj. Kam vene re tek te afermit e mi ne Greqi, ata kur flasin Shqip i japin nje ton Grek. Po ashtu dhe ato ne Itali. Nuk jam e sigurt persa i perket Anglisht-folesve. Ndoshta edhe tek une dallohet nje fare theksi i ‘huaj’ por une vete se dalloj dot.

Ne pergjigje te pyetjes tende Selli, nuk e mohoj nga jam. Kur me pyesin them gjithnji ‘nga mendon ti se jam’ e mar pergjigje nga me te ndryshmet, duke filluar nga Italia, Amerika jugore, e deri tek Arabia Saudite. Iu shpjegoj qe jam Europiane e vij nga Shqiperia e madje ketu nis edhe levdatat e vendit tim.

“Eshte nje vend i vogel plot pasuri. Ne Shqiperi mund te besh nje pushim te persosur. Po deshirove diell dhe det, gjysma e Shqiperise shtrihet perane Detit. Nese deshiron pyje, edhe kete e gjen ne Shqiperi. Ushqim te perkryer, mikpritje te ngrohte dhe buzeqeshje nga vendasit, Shqiperia eshte vendi per te pushuar”.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

O sa mire qe ngjaj si Shqiptare oooo heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej,,,,,,,,,
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

mu me marin per gjermane..italjane....rumune ose ruse.... asnjeher per shqiptare ... por sado jam krenare qe jam shqiptare dhe e them pa problem ...
mpelqen rraca ime <3
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

mua nje here me shkembyen x spanjolle,e ja plasa te qeshures me te madhe.....
nuk ka asnje te keqe te them se nga jam,e cfare jam:):)
te gjitheve u them se jam shqiptare,e nuk me behet vone fare nese dikush gjykon:p:p
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

mua nje here me shkembyen x spanjolle,e ja plasa te qeshures me te madhe.....
nuk ka asnje te keqe te them se nga jam,e cfare jam:):)
te gjitheve u them se jam shqiptare,e nuk me behet vone fare nese dikush gjykon:p:p

Hola, come estas LOL hahahaha
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Se kuptoj se ne cfare kontesti e ke thene por them se keto gjera egzistojne tek te gjithe popujt, ja kshu psh. nga fshati im kur duan ta perqeshin dike i thone: O rus :lexim:pastaj o tartarug :ciaoo:ndonje qe nuk mer vesh: turkoshak e qe besa ndonje te pashpirt: bugar (kjo ndoshta nga arsyeja se ne kohen e Bukgarise ish djege fshati me themel :lexim:
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Me kujtove shume episode me kete temen.
Ketu ku jetoj une te gjithe me marrin per nga veriu i Italise. Kur me pyesin nga jam , u bej une pyetjen si mendoni ju? Dhe ata e fillojne , Milano , ose ndonje qytet tjeter verior italian. Pastaj kur u them qe s'jam italjane fare fillojne e me thone spanjolle(kjo per faktin se punoj ne nje franchising spanjoll) , angleze , francese , e une u them gjithemone jemi dhe fqinje...Me afer me afer. :p Kur u them qe jam shqipetare me thone , ua si ka mundesi? Je shume e bardhe dhe ke lineamente jo shqiptare . Pergjigja ime : nuk kemi brire ne balle ne shqiptaret e as nuk jemi rrace e perzier , jemi te bardhe e shtatlarte...:D :D
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

mua me thone kinez
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

gjithmone nga ngyrat e fytyres dhe shprehjes se fytyres veshja dhe modelet e flokeve me shume si franceze me marrin dhe me ekeqja eshte se i kam inat francezet......ska si rraca jone dhe duhet te jemi krenare :puthdore:
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

vallahi un si shqiptar ngjaj ... biles edhe ja bej mu ... qe nga trotuari tjeter dukem qe jam shqiptar ...
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

ne fakt ka vende ku njerezit kane tipare tipike per vendin qe i perkasin,si ata me tipare mesdhetare,apo ata flokeverdhet gjermane, ashtu si dhe shqiptaret kane kryesisht verioret tipare tipike per vendin ku jane lindyur e rritur,burrat me mustaqe,brune,me muskuj,etj; keshtu qe fakti qe njerezit shpeshhere i krahasojme me te huaj,nuk behet per mungese atdhetarizmi,thjesht per nje lloj krahasimi sado te vaket me nje lloj race tjeter po e quaj
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Me kujtove shume episode me kete temen.
Ketu ku jetoj une te gjithe me marrin per nga veriu i Italise. Kur me pyesin nga jam , u bej une pyetjen si mendoni ju? Dhe ata e fillojne , Milano , ose ndonje qytet tjeter verior italian. Pastaj kur u them qe s'jam italjane fare fillojne e me thone spanjolle(kjo per faktin se punoj ne nje franchising spanjoll) , angleze , francese , e une u them gjithemone jemi dhe fqinje...Me afer me afer. :p Kur u them qe jam shqipetare me thone , ua si ka mundesi? Je shume e bardhe dhe ke lineamente jo shqiptare . Pergjigja ime : nuk kemi brire ne balle ne shqiptaret e as nuk jemi rrace e perzier , jemi te bardhe e shtatlarte...:D :D

Ne fakt nje nga tiparet prej te cilave e dallon kollaj nje shqiptar [shumicen] eshte ngjyra e bardhe e lekures ose e kuqe, te pakten shumicen e fshatareve,gjithashtu syte qe shumica jone i ka me nje te verdhe te theksuar [me lara] jane nje tjeter tipar dallues i shqiptareve.Kush te thote qe nuk ngjan me shqiptare me pa tjeter nuk i njeh shqiptaret LOL LOL
Duhet te ndjehemi krenare qe mund te dallohemi nga popujt e tjere mesdhetare sepse kjo tregon qe kemi nje race pak a shume te paster.Une personalisht nuk kam deshtuar asnjehere ta dalloj nje shqiptar me perjashtim te disa rasteve,kur me kane dale Rumune,ngjajme tmeresisht shume me Rumunet.
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Mua deri sot me kane thene qe jam njeri ca rrace i bie kjo ketu
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

mua ketu ku jam me thone ti ngjan si greke ?????/////// uuuuuufffffff gjeja me e keqe per mua eshte te me krahasosh me greke ,, vallaj nqs ka njerez qe nuk duan te duken si shiqptare besoj se jane te paket ose ata qe jane e bejne per interesa te ndryshme ,por mesa di une shumica e shqiptareve jane krenare qe jane te tille dhe e shprehin me shume entusiasm ,,, gjithsesi kur je ne nje shtet te huaj dhe je i varur nga dikush tjeter ndonjehere edhe do genjesh per kombesine por qe sdo te thtoe qe ka njerez qe e mohojne plotesisht origjinen e vet
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Mendoj qe keto gjera duken pasi cdo vend ka disa karakteristika te tyre .
Esht mese normale qe ti dallosh nqs esht shqiptar pasi i kemi dhe vet ;)
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Jane gjera shume te vogla qe vete nuk di me cfare t'i krahasoj, por qe mund te pikas nje shqipetar ne mes te nje turme e bej (biles edhe nga cili vend i shqiperise eshte). Nje karakteristike te re qe kam vene re keto kohet e fundit eshte edhe theksi i nje shqipetari kur flet anglishten, mund te shikosh nese eshte nga veriu apo nga jugu. Te pakten ketej ku jetoj une keto gjera dallohen shume. Tek femijet e lindur ketu eshte veshtire ta shikosh kete gje, ndersa tek ata qe jane lindur e rritur ne shqiperi dallohen. Grate kane pothuajse nje model flokesh pasi kalojne 45tat, burrat e medhenj me rrobat e tyre. Nuk dua te perdor fjalen "tipik", por karakteristikat tona fizike, mimika jone e fytyres, shprehjet, xhestet jane te tonat, ashtu si dhe nje tjeter do njihte rracen e tij.

Qesharake eshte te ecesh me nje shoqe, dhe kalon afer disa cunave shqipetare, e te degjosh: "Si shqipetare duket kjo goca me kacurrela mo. E ve me bast qe eshte shqipetare?" Ose te jesh ne nje ashensor e te degjosh nje koment nga nje shqipetar, por qe ai nuk e di qe ti je shqipetare... lol.
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

un kom po thujse shumicen e shteteve jom i papam..
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Nuk besoj te shprehin ndonje krenari apo diçka te tille ata qe marrin kete batuten e te dukurit si i huaj ,
por thjesht mund te buzqeshin apo bejne ndonje gjest qe perceptohet keq .
Ndoshta dhe mua me ka ndodhur te buzqesh apo ndonje gjest tjeter kur dikush me ka then qe s'dukem si shqiptar ,
por kjo nuk do te thote qe e kam marre per kompliment apo kam qen krenar , perkundrazi .
Personalisht dallohem qe jam shqipe qe nga avioni qe udhton 20 mije kembe mbi toke ,dhe per kete jam krenar .

Sa per anektode , me ka rene puna me nje person qe sa here qe me prezentonte , thoshte ,Hartini eshte shoku im kroat , dhe pse e dinte
shume mire qe jam shqiptar dhe perhere une nderhyja duke shtuar , jo jo kroat , por shqiptar jam , por ti e ngatrron se ne Ballkan jan te dyja .
Kete gje mund ta kete bere te pakten nja 10 here , dersa pata nje debat te ashper me te dhe i thash , fiksoje mire ne tru se nuk dua te me prezentosh
as dhe nje here me si kroat , fute ne tru albane .
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Tani sinqerisht kur duken ca shqiptar
sidomos tani qe kane dalur vizat,
me veshet alla dumbo, me floket kacurela alla te pakrehura e vec me vaj , me xhinse si ngjyre te verdha e duken te palara
hihihihihi.
Edhe kur te thone qe dukesh e huaj ueee ia ben ti atehere si kam veshet e medhenj apo ballin 10 pellembe :p
Ia kete mendojne prandaj buzeqeshin :D
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

E keqja e Shqiptareve Me sa kam vene re , eshte qe nuk jane mesuar me perzierjen e rracave .. Jane mesuar me fiset . Personalisht me duket e kote nje epitet I tille , pasi ne te vertete qysh duhet te duket nje Shqiptar /e ? Qe te kuptohet /duket qe eshte Shqiptar/e .
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

E keqja e Shqiptareve Me sa kam vene re , eshte qe nuk jane mesuar me perzierjen e rracave .. Jane mesuar me fiset . Personalisht me duket e kote nje epitet I tille , pasi ne te vertete qysh duhet te duket nje Shqiptar /e ? Qe te kuptohet /duket qe eshte Shqiptar/e . ... Dhe c'fare te Ben ne te vertete Shqiptar/e?
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Nuk eshte pozitive as kompliment kur dikush te thote qe ti nuk dukesh nga rrenja ne te cilen je ushqyer.
Gjithesesi kur kjo thuhet nga nder-etnit ne Ballkan,pastaj merr ngjyra pastertisht ofendimi dhe tip ulje.
Duke ditur se si i percmojne dhe urrejne Shqiptaret popujt per-rreth tij.
Ose me sakte se si jemi ne lufte psikollogjike e rracore mes nejri-tjetrit.
Ka plot shqipe ketu ku jetoj une, qe ama degjojne qe u thone .- Qe nuk ngjane me Shqiptare,e marrin per kompliment.
Nejse gjithkush ka punen e vet,mendjen e tij/saj etj etj.
Sduhet me u marre robi shume,me askend.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Qysh duhet te duket/dallohet nje Shqiptar pra , Neve... se nuk po te kuptoj ? Nga ato te kohes se mustaqeve vesh me vesh , qe vishen me brekushe e qeleshe ? Po ato qe jane perzier me rraca te tjera, ose kane lindur /jane rritur jashte Shqiperise ? Qysh duhet te duken , qe te njihen qe jane Shqiptar ?

Kemi komplekse te thella mes njeri tjetrit ,dhe mentalitetit mendoj une
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Qysh duhet te duket/dallohet nje Shqiptar pra , Neve... se nuk po te kuptoj ? Nga ato te kohes se mustaqeve vesh me vesh , qe vishen me brekushe e qeleshe ? Po ato qe jane perzier me rraca te tjera, ose kane lindur /jane rritur jashte Shqiperise ? Qysh duhet te duken , qe te njihen qe jane Shqiptar ?

Kemi komplekse te thella mes njeri tjetrit ,dhe mentalitetit mendoj une

Jo Zana.
ska te beje me kete.
PEr shembull ne qofte se je ne Gr apo edhe It kam iden.
Qe kur dikush te thote : Nuk dukesh si Shqiptare.
(nenkupton,qe ti nuk dukesh nje njeri i dhunshem,i pakulturuar,i eger e pse jo e barbar ose vjedhes)
Pse them kete?
Sepse ne kete sens e thone ,pra gjoja une ty po te vlersoj individualishte.
Por ne fakt ai/ajo shpreh pastertisht uljen apo mos pelqimin e tij/saj ndaj kombit tende.
Ama e ben ne forme te terthorte.
Tani ndoshta jo te gjitha rastet, por shumica besoj ,mendoj qe jane ne kete prizem flas per keto vendet ketu ngjitur nesh.
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Nuk e di me ju qe jetoni andej ....por une kam qene ne Athine, dhe ne te vertete jashte politikes , nuk me ka rene ne sy dicka e tille.

Tipike rraciste ka ne gjithe boten ... por ne pergjithesi nuk njihemi me etikime te tilla neper bote... Mbase ne ato 2-3 vende tipike qe i kemi komshinj, por k'to nuk perbejne boten .

Gjithsesi nese tema ben fjale pikerisht per 2-3shtete tipike ne fjale , eshte mire te cilesohej.
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Tema ben fjale ne pergjethsi sigurisht.
Une shpreha mendimin tim ne forme te cilsuar.
Duke prekur keto Shtete gjithmone sipa mendimit tim.
 
Titulli: Nuk ngjan me nje shqiptar...

Me cudite kur the qe na njohin per te dhunes, pasi vete historia flet te kunderten ( Nese i hyjme politikes ) . Ndersa keto rastet individuale, nuk perfaqesojne te gjithe ... pasi edhe une qe jam Shqiptare , ka ca Shqiptare qe i kam frike.... e them qe dicka e tille ndodh pothuajse ne c'do shtet te botes.

Ajo c'fare mua me Shqeteson ne pergjithesi ne k'te rast... eshte kur Shqiptaret Tipike paragjykojne/ofendojne njeri -tjetrin. Me ka ndodhur shpesh qe te ofendojne ato qe nuk jane lindur/ rritur ne Albania.... ose ato qe nuk sillen/vishen/ngjajne si tipike Shqiptare, pra si ato ne fjale qe ke pershkruar ti me lart- te dhunes, me fjalor banal .. etj etj .

Perse ndodh kjo mes nesh ?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top