Gratë përdorin median sociale për të zbuluar ngacmimet seksuale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gratë përdorin median sociale për të zbuluar ngacmimet seksuale

Duke përdorur videot ku shfaqen qartë ngacmimet seksuale, gratë e Arabisë Saudite po ngacmojnë nervin e përdoruesve të internetit me shpresën e veprimeve konkrete që do të dënojnë shkelësit e ligjit

Arabi Saudite

grate-ne-Arabine-Saudite-2.jpg


grate-ne-Arabine-Saudite-3.jpg


grate-ne-Arabine-Saudite-4.jpg


Dy video që shfaqin burra që ngacmojnë në rrugë gratë në Arabinë Saudite janë shpërndarë kudo në rrjetet sociale në javët e fundit, duke rikthyer debatin rreth ngacmimit të grave në vend.

Pamjet e filmuara në qytetin Jeddah gjatë festimeve të Bajramit u publikuan në You Tube më 18 korrik. Në to shfaqen dy vajza teksa rrethohen dhe ngacmohen nga një grup burrash. Këta i futën vajzat në mes dhe duke bërtitur dhe brohoritur me të madhe duket se i përfshinë vajzat në një situatë tepër stresuese.

Një tjetër video e filmuar në Taif të Mekës dhe postuar në You Tube më 25 korrik shfaqte një incident të ngjashëm, ku një vajzë e re ngacmohej nga dy burra. Në video, burrat shfaqen teksa ndjekin një grua që ecte vetëm. Njëri prej tyre i afrohet asaj dhe duket se e prek me duar.

Një postim në llogarinë në Twitter të Emirateve të Mekës lajmëroi se personat e shfaqur në videon në Taif ishin kapur dhe do të gjykoheshin sipas ligjit. Hetimet mbi incidentin e ndodhur në Jaddah po vazhdojnë, por për tani, Komuna Jaddah ka vendosur të instalojë më shumë se 100 kamera survejimi përgjatë vendit ku ndodhi incidenti. Kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të parandaluar krimet dhe ngacmimet.

Që nga postimi në You Tube, videoja e incidentit në Jaddah ka marrë më shumë se 1.5 milionë shikime.

Në vitet e fundit, një numër gjithnjë e më i madh grash nga Arabia Saudite kanë përdorur median sociale si një burim për të dokumentuar dhe përballur problemin e vazhdueshëm të ngacmimit.

Siç shkroi dhe NourabintAfeich në Al-Monitor vitin e shkuar, “Postimi i fotove dhe videove që dokumentojnë disa ngjarje të caktuara ka hedhur dritë mbi çështje të ndjeshme me të cilat mbretëria refuzon të përballet”.

Gratë po ngacmohen në vendin e punës, në qendra tregtare dhe në rrugët e qytetit. Megjithatë, në shoqërinë konservative të Arabisë Saudite, rastet e ngacmimit fizik rrallë raportohen tek autoritetet, nga frika se kjo i sjell turp ose siklet familjes.

Në një studim kombëtar të kryer në vitin 2014 nga Qendra Mbreti Abdulaziz për Dialog Kombëtar, 80 për qind e pjesëmarrësve ia faturonin ngacmimin seksual të grave në Arabinë Saudite sjelljes së tyre flirtuese.

Në këtë klimë të turpit dhe mosraportimit, të dhënat paraqesin një problem shtypës. Gjashtë raste të ngacmimit seksual raportohen çdo ditë, siç tregojnë statistikat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë në vend.

Në vitin 2013 dhe 2014, një total prej 3,982 rastesh ngacmimi ia dolën të shkojnë në gjykatat e vendit, ku numri më i madh i shkeljeve ndodhte në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Megjithatë, zemërata në rritje kudo në vend, nxitur kryesisht nga media sociale, ka pasur një efekt, duke e shtyrë mbretërinë konservative të marrë parasysh masa ligjore për t’u përballur me problemin.

Vitin e shkuar, një koalicion prej nëntë avokatësh u përpoqën të kalojnë një ligj kombëtar për ngacmimin i cili do të jepte ndëshkime fikse tek ata që kryenin shkeljen.

Bayan Zahran, një avokate e legjislacionit për ngacmimin, e cila në vitin 2013 u bë gruaja e parë që mori një licencë për të praktikuar avokatinë në Arabinë Saudite, tha për një stacion lajmesh në vend se “mungesa e ligjit të qartë për ngacmimin seksual ngatërron specialistët ligjorë”.

“Gjykatësit nuk e dinë se cili është dënimi i saktë për këtë lloj krimi. Mund të jetë një muaj, gjashtë muaj ose një vit dënim me burg”, tha ajo.

Drafti që u propozua vitin e shkuar ngeci në Asamblenë Këshilluese, pesë muaj pasi u propozua. Ai u përball me kundërshtimin e shumë anëtarëve të këshillit, disa prej të cilëve pretenduan se ligji, do të nxiste probleme gjinore.

Projektligji, i cili mbetet nën shqyrtimin e këshillit, do të japë deri në një vit burg dhe gjoba që shkojnë deri në 100,000 rijalë sauditë. Ndëshkimet do të shkojnë për ngacmimin me fjalë, me gjeste dhe fizik.

Siç thekson dhe Associated Press është e paqartë se në çfarë bazash ligjore do të ndëshkohen shkelësit e ligjit në dy videot e shpërndara në rrjetet sociale, megjithëse mund të shtrihen mes prishjes së rendit publik dhe shkeljes së kodeve islamike si në rastet e shkuara.
g.shqip
 
Titulli: Gratë përdorin median sociale për të zbuluar ngacmimet seksuale

Klikova duke menduar qe flitet per grate Shqiptare ... U fliska per jevgjitet e Arabise, k'tyre sikur nuk jua lejon feja telefonat etj etj ... Nuk merren vesh k'to, jane bote me vete qe per fat te keq zene nje pjese te mire te tokes .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top