Ne kete teme mund te sjellen rezultatet, diskutimet, prognozat dhe cdo diskutim tjeter sa i perket ekipeve shqiptare ne skenen europiane te futbollit.
Skenderbeu dhe Kukesi po e shkruajne historine sivjet. Sot erdhi edhe fitorja e radhes e korcareve, kesaj radhe ndaj Milsamit te Moldavise.
Skënderbeu pranë EL, mrekullisht kërkon LK-në
Skënderbeu ka një epërsi prej 2-0 nga takimi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve dhe atë epërsi në terren mysafir ndaj skuadrës Milsami pas fitores së shënuar sonte mbrëma.
Skuadra korçare ishte më e fortë në takimin e zhvilluar ndaj Milsamit në Moldavi.
Ishin moldavët ata që u favorizuan për fitore, por Skënderbeu tregoi se jo më kot ka ardhur deri këtu.
Pjesa e dytë ishte start i ëndrrave për shqitparët. Hamdi Salihi realizoi pas një asistim nga Latifi për 1-0.
Moldavët luajtën lojë agresive dhe kjo u vërejt në minutën e 73-të, kur Hamdi Salihi realizoi për 2-0, tash nga pika e bardhë për të vërtetuar formën e tij bombastike dhe për të hapur dyert e të bërit realitet të ëndrrës për një kualifikim, transmeton Telegrafi.
Deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe Skënderbeu kthehet në shtëpi me fitore.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Shqipëri, ku Skënderbeu do të provojë që të ruajë e pse jo ta thellojë rezultatin favorizues.
Nëse Skënderbeu kualifikohet nga ky raund, atëherë do të sigurojë një plasman në fazën grupore të Europa League, gjë që është shumë e mundshme, teksa në rast se kualifikohet edhe nga raundi final, ku pritet të ketë punë me një top skuadër evropiane, atëherë do të arrijë edhe ëndrrën e madhe, fazën grupore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/