Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

Nga Ricardo Franco Levi

E vendosur përballë reagimit plot mllef të Turqisë ndaj fjalëve të papa Françeskut lidhur me “genocidin e armenëve” – dhe në mënyrë të veçantë “paralajmërimit” të lëshuar nga Erdogani për Atin e Shenjtë – qeveria italiane zgjodhi rrugën e kujdesit ekstrem me ministrin e Jashtëm Gentiloni, që i cilësoi “të pajustifikuara” tonet e përdorura nga turqit. Nga lind kjo ndrojtje e jashtëzakonshme e qeverisë së Romës? Kjo është pyetja më interesante së cilës i duhet gjetur një përgjigje.

Një çelës na e japin fjalët e nënsekretarit të Këshillit të Ministrave, Gozi, i cili, jo rastësisht, brenda ekzekutivit është i deleguar për اështjet europiane: “Qeveria italiane së bashku me Turqinë po përballen me problemet e sotme: të drejtat e njeriut, minoritetet dhe demokracinë”.

Këto janë kushtet që përcaktojnë kriterin përfundimtar dhe vendimtar me të cilin Bashkimi Europian gjykon nëse një shtet i ka letrat në rregull për t’u bërë anëtar i familjes së tij. Po, sepse Turqia, së bashku me Islandën dhe të gjitha vendet e Ballkanit që nuk janë ende anëtarë me të drejta të plota (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia), shfaqet në listën e vendeve që po përgatiten për të hyrë në BE.

Historia e afrimit të Turqisë me Europën është shumë e gjatë. Një histori e cila ka nisur që në vitin 1959, kur Turqia ishte mes vendeve të para që kërkuan një bashkëpunim të ngushtë me Komunitetin Ekonomik Europian, asokohe fare të ri, dhe që i ka njohur fazat e saj më të rëndësishme më 1996-n, kur u përvijua bashkimi doganor me BE-në dhe më 1999-n, kur Turqisë iu njoh zyrtarisht statusi i vendit kandidat dhe më 2005-n, kur u hapën negociatat për aderim. Që atëherë, rruga ka ardhur e tëra në malore dhe negociatat, për shkak ose falë krizës turko-qipriote, kanë ngecur në vend.

Realiteti, realiteti i hidhur, është se kohërat po ndryshonin. Po përfundonte një sezon i gjatë në të cilin qeveritë europiane, duke i trajtuar disi turqit si fëmijë “të një zoti më të vogël”, disi duke i lejuar vetes luksin moskokëçarës të premtimeve që hidheshin në greminën e një të ardhmeje imagjinare që përfytyrohej si tepër e largët, kishin marrë përsipër angazhime pa menduar realisht se duhej t’i zbatonin një ditë.

Dhe kështu që erdhi momenti i llogaribërjeve të vërteta dhe i dyshimeve themelore. Sa për hesapet, nga ana europiane po rritej progresivisht ndërgjegjja mbi faktin se një Turqi anëtare e Bashkimit, në bazë të të ardhurave për frymë dhe të popullsisë përkatëse, do të kishte marrë më shumë ndihma rajonale dhe do të kishte patur më tepër karrige në Parlament se çdo vend tjetër.

Sa për mëdyshjet, lavjerrësi i reflektimeve luhatej mes atyre që e donin Turqinë në Bashkim si urë strategjike, kulturore dhe fetare mes Europës dhe Islamit, dhe atyre, që pikërisht duke qenë se është vend mysliman, nuk e donin në Europën me rrënjë të krishtera.

Nga ana turke, paralelisht, po zbehej perspektiva e hyrjes në BE si rruga e vetme dhe e detyrueshme drejt zhvillimit. Qëndrojnë këtu, në këtë mëdyshje thelbësore, në këtë mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet mes Europës dhe Turqisë, rrënjët e reagimit të ndrojtur të qeverisë italiane përbri zemëratës së Ankarasë ndaj Papës.

Ka ardhur momenti ta pranojmë dhe ta themi hapur se Turqia nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian dhe se arsyet e kësaj pamundësie janë tërësisht dhe thellësisht laike dhe politike.

Turqia është dhe tashmë ndihet një fuqi e madhe rajonale e cila, si e tillë, nuk mund të pranojë që t’i përmbajë aspiratat dhe ambiciet e veta në tablonë e vijëzuar nga interesat e përbashkëta të vendeve europiane dhe ndaj, për këtë arsye nuk ekziston asnjë mundësi që të mund të asimilohet si një vend i thjeshtë anëtar i Bashkimit.

Së bashku me Turqinë duhen gjetur format e një marrëdhënieje të rëndësishme dhe të pasur në përmbajtje, por që të jetë ndryshe nga ai i pjesëmarrjes në Bashkim. Në këtë drejtim gjithçka mund të bëhet më e qartë dhe e thjeshtë: edhe kritika për genocidin e armenëve. / Corriere della Sera
 
Titulli: Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

O Levo, (e kam fjalen per artikullshkruesin dhe jo per veten time :) ), nga mbiemri qe ke si turk me dukesh ti mua dhe si i tille nuk je shume i besueshem lol


:p
 
Titulli: Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

Lev edin tan bota kete gje pse nuk mund te hy Turku ne BE :)
 
Titulli: Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

Per momentin dhe per kohen nje vend qe nderron Kushtetuten (si akti me i larte juridik dhe politik) sa here qe nderron Qeveria apo Presidenti nuk ka vend ne BE.
 
Titulli: Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

Faktikisht as Turqia nuk do te hyje ne BE. Aleancen dhe perfitimin qe ka nga USA nuk mund tja ofroje kurre BE.

Per mendimin tim Turqit ne kete rast jane treguar te zgjuar.
 
Titulli: Përse Turqia nuk mund të hyjë në BE

Ne fakt, BE ka nevoje per Turqine, sic pat thene Erdogan, do t'vije koha kur BE do ta lus Turqine te futet ne BE, por do jete vone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top