
Shpesh, për ata që jetojnë në një qytet të ri, për punë apo për studime, apo nuk njeh akoma njeri ose ndoshta ka dëshirë të qëndrojë i vetëm në qetësi, të dalësh për të ngrënë jashtë, mund të jetë një përvojë disi e sikletshme.

Nga kjo dëshirë, dy agjenci dizajni në Amsterdam, kanë vendosur të krijojnë restorantin “pop-up”, pra vetëm për pak kohë për persona beqarë. اiftet nuk lejohen. Lokali quhet “Eenmaal” dhe ideja ka rezultuar shumë e suksesshme, aq sa shpejt do të hapen lokale të tjerë në disa qytete të ndryshme të Europës, siç ka ndodhur në janar në Londër.

Marina Van Goor, pronarja e restorantit për beqarë, mendon të zgjerojë aktivitetin e saj të biznesit siç ka bërë në kryeqytetin anglez.
g.shqip