Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Jo me kot do e hap temen me kete titull, pikerisht po kerkoj qe me ane te shoqerise suaj tiu njoh dhe juve.
Me pak fjalen me pershkruaj shoqerine tende, beni nje dedikim, sa e konsideroni shok/shoqe te ngushte dhe pse, Tregoni ndonje episod qe iu ka ngelur ne mendje.
Cfare raporti keni ju ne raportin me seksin e kundert ne rrethin shoqeror.

Po e nis une.
Atehere kur njoha shoqen time te ngushte, nuk ishte simpati ne momentin e pare
madje nuk e duroja ne fillim, me dukej e cuditshme. Teper e urte. Pastaj nga rrethana qe na 'detyronin' te rrinim bashke
e njoha cdo dite e me shume. Ajo eshte komplet e kunderta ime sa eshte komplet si une.
Madje ia kam thene edhe asaj, sikur te besoja ne misherim do te mendoja qe dikur une e ajo ishim nje trup
dhe ne kete bote jemi ndare :D. Ajo eshte e pjekura, ajo e matura, ajo qe une e marr per dore dhe i bej budalliqe
edhe pse eshte me e madhe se une, me duket sikur e madhja ne moshe jam une. Eshte personi i pare
qe mendoj kur jam keq, qe mund te me ndihmoje me cdo gje. Ajo eshte bjondina ime e vogel dhe une sdo rresht
asnjehere se falenderuari qe me pranon sic jam, me cdo difekt qe kam :D

Persa i takon shoqerise me cuna kam pasur shume e per lume lol
Kane qene gjithmona tipa arrogante, te poshter, cinike, sarkastik.
Dmth ai tipiku qe ti do e njihje te X person ama sdo e kishe kurre si te dashur
Praktikisht eshte ai shoku qe te vjen tia perplasesh koken per muri cdo 2 sekonda
Qe i tregon cdo budallek, edhe nese ta prish muhabetin me mijra here ti prap sia merr per te keq
Edhe pse mund te jete raporti me skandaloz ne bote, ama sa here je keq te rri prane
dhe ti atehere thua, flm Zot qe ma vure ne rrugen time. Eshte tipiku qe ske frike te jesh vetvetja, te gromesish me te
te sillesh si cun, te pish birra e te dehesh me te. te flasesh fjale te pista
Me pak fjale kur ke nje shok cun sillesh edhe vete si e tille :p


Nese doni ndani eksperiencen tuaj me ne
XoXo
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Ashtu eshte vertet , por jeta te perplas me lloj loj tipash .

A ekziston fjala sarkastik aaaa ! Hera e pare qe e lexoj .
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

srri me asnje......shoqet jane vetem nje pengese....
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

srri me asnje......shoqet jane vetem nje pengese....

I agree, jane spiranca

Shoket, kam 2 miq te vjeter me te cilen mund te flas gjithcka, ndihme dhe argetim

pastaj te njohur, plot
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

JO domosdoshmerisht!
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Me femrat kam raport shum ekstrem... i du ose sme interesojne fare dhe prandaj nuk e kam problem ti fik cel ose mos ti perfill fare.
Ne jeten time 3 shoqe mund te konsideroj te ngushta...
te treja bjonde dhe te cmendura shpirterisht! te treja nuk i pershtaten botes dhe me te treja kam raport shum te fort.
Nuk i konsideroj thjesht shoqe sepse vetem ne e dim se cfare kemi mes nesh, vetem ne e dim se ckemi ber per njera tjetren dhe sa shum do te benim akoma... pavarsisht se mund te zihemi ndonjeher. Eshte nje lloj dashurie qe nuk pershkruaj dot.


Kurse me shoket... EH!
kam shum dhe ket gje nfamilje e kan pas problem nfillim... deri sa nuk ja kam prezantu tgjith nje e nga nje ahahahaha (i thoja te vinin tme merrnin nshpi ).
Te gjith cik crazy dhe te shakas sepse dhe un ca nuk i punoja.. njeri kastile u prezantu pa bluze fare me gjith muskujt perjashta ahahaha mir qe e perzura por komshia cpati qe me shkelte syrin lol
Tipa gallat dhe jo te sherrit sepse nuk i duroj ato qe bojn si tfort! biles sherraxhija isha un sepse nje nat u detyruan tme nxirrnin nga piceria hopa sepse isha tu ja shkul floket njones ahahahah sdo ta harroj kurre :D
tipa me muskuj apo si shkop fshese, tipa plot femra ose qe asnjona sja varte por me karakter... me te cilet mund te nxirrja si mashkullin qe kam brenda duke gropsitur, pi birr si pijanece dhe fishkellyer femrave sexy si dhe anen time femerore pa patur probleme :)
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Per cf e ke fjalen :p

Dmth jo gjithmone miqte tane percaktojne ate cka jemi ne. Vete kam shoqeri te ngushte sh te ngjashme me veten por njekohesisht shoqeri tjeter sh ndryshe nga vetja.
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Dmth jo gjithmone miqte tane percaktojne ate cka jemi ne. Vete kam shoqeri te ngushte sh te ngjashme me veten por njekohesisht shoqeri tjeter sh ndryshe nga vetja.
Hmmm titulli ska dhe aq lidhje me temen :D

Sdi pse me duket sikur vetem Dm ka kapur dic aq te thjeshte :p
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Hmmm titulli ska dhe aq lidhje me temen :D

Sdi pse me duket sikur vetem Dm ka kapur dic aq te thjeshte :p

e kan kapur dhe te tjeret por kan frik te tregojne sepse 'gjykohen'
ket kam mesuar deri msot nga fv
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

e kan kapur dhe te tjeret por kan frik te tregojne sepse 'gjykohen'
ket kam mesuar deri msot nga fv

Ewwwww lol po edhe nese nuk thuhet ketu...sdo te thote qe nuk ben pjese ne jeten tende.
Se kisha menduar dhe kete lol
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Shoqeria ime eshte e perbere nga djem e vajza. Por ato te cilat kane eskluzivitetin per te ditur gjithcka timen jane vetem dy. Jane te vetmet tek te cilat kur hapem kam ndjesine se flas me veten. Nuk me paragjykojne ...me japin keshilla kur duhet. Raporti jone eshte shume i drejtperdrejte...asnjera nga ne nuk mendon se te mos thuash gjerat troc sic jane eshte me mire.
Kam vite qe njihem me to gati mbi 10 vjet dhe jeta na ka perplasur kudo e sido por ne cdo situate kemi mbeshtetur fort shoqa shoqen.
Edhe pse une jam ajo me karakterin e forte , ku ne dukje asgje nuk me prek e asgje nuk me vret ...ato e dine mire se nuk eshte gjithnje kshu.
Ps: une shpesh jam prifti i tyre ku ato konfesojne cdo "mekat" dhe dine se do marrin gjithnje nje analize te detajuar. I dua fort dhe kurre asgje sdo me bente te mos ishin pjese e jetes sime. Kemi ndare cdo merzi..dhimbje..gezim..lumturi me njera tjetren
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Kam 1 shok qe jemi rritur bashke,nga klasa 1.
Sot eshte ne rradhet e ISIS! Vetem ate kam shok me plot kuptimin e fjales...
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Kam shok te kalses fillore , te shkolles se mesme , dhe shok me te cilet pajtohem ne shume ceshtje me ta apo qe kemi shume gjera te perbashketa . Ne klas fillore kam pasur nje shok me aftesi te kufizuara , nganjehere e marre ate dhe dalim per kafe .
Eh, sa shok i mire jam :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Mpelqen me nejt me shum me cuna sesa me goca
P.s qysh sme ra 1 shok gay moj aman
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Hmmm titulli ska dhe aq lidhje me temen :D

Sdi pse me duket sikur vetem Dm ka kapur dic aq te thjeshte :p

Une fola vec per titullin pasi e kemi dhe si shprehje qe mthuaj me ke rri te te them se kush je. E dhash nje pergjigje te castit qe ka raste dhe mund te jeni tipe te ndryshme :)
Lexova dhe DM-in, Lol.. E c'a ka per gjykim teksa tregon rreth shoqeve apo shokeve te tu??? :D...

Nejse,ja 2 llafe edhe pse jam e sigurt qe kam shkruar per shoqerine time te ngushte gjate para 1-2 vitesh ne forum, jam e sigurt.

Kam shoqe te ngushta 4 cope, Lol.. ASnjeren se kam afer. 3 i kam ne Tirane 1 ne Amerike. Me njeren kemi qene shoqe qe 6 vjec jemi rritur bashke dhe jemi si motra. Esht sh tip ndryshe nga une, haterlie e perkedhelur dhe nevrike, Dhe une kam qene perher motra madhe qe e mbeshtesja. 3 te tjerat jane shume afersit tipit tim dhe kuptohemi me sy per cdo gje, dhe 99%ndajme mendime te njejta rreth shume ceshtjeve. Me te 4-terta jemi njohur ne bangat shkollore.
Kam dhe 1 tjeter me te cilen jam njohur shume cuditshem, e filluam me zenka e paragjykime qe dite te pare, por ndodhi qe tu afronim jashtzakonisht, dhe sot eshte nder me te afertat. Ndajme tipin e njejte profesjonin botkuptimet, pervec fese, e cila eshte e krishtere, ama kjo sna penguar ne asgje. Madje 1 here ne 2 dit do i raportojme njera tjetres te gjitha ndodhite e dites, Lol.. Na duket sikur jemi sh afer, pasi e update-im njera tjetren per cdo detaj.

Ketu ku jam kam vetem 1 shoqe te ngushte dhe shume shoqe e shoke jo te ngushta. Kemi te perbashkta dhe te ndryshme, ajo qe na dallon eshte se ajo shpesh mban permbrenda shume gjera ndersa une kur kam pakenaqesi e shpreh me shume se ajo.

Sa i perket gjinise mashkullore. Kam patur vetem 1 shok te ngushte qe ne moshe 10 vjecare. Kemi mbajt shoqeri sh te ngushte deri 7 vite me pare, dilnim, flisnim, etj, por me largimin tim nga shqiperia, dhe shoqeria u ftoh ca. Tani thjesht urime ose kur iki ne Shqiperi takohemi per ndonej kafe familjerisht. Pasi dhe nusja e tij ndodhi qe ka qene shoqe me mua.(te tjere sa per nje pershendetje kam patur e kam plot, pasi dhe puna te lidh)
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Tani njerezit, te gjithe e dijme, se secili eshte nje lloj sovrani ne vete, pra nje lloj biqim tipi qe se gjene asku. Pra eshte krejtesishte normale qe ne jete tone te perditshme ne takojme shume njerez si ne shkollim, rruge, pune, virtualitet apo edhe njohje te zakonshme nga menyra te ndryshme. Ne shumicen nga keto njohje kemi gezime, zhgenjime, hidherime, hatermbetje por edhe plotesime te vetes. Prandaj vet jeta eshte nje lloj site apo shoshe qe shoshit gjerat dhe gjate kesaj shoshitje ngelin vetem ato/ato qe realishte deshem nuk deshem ne njefar menyre puqemi (jo kshu puc e puc ) dhe pershtatetmi apo ne njefare menyre plotesohemi sepse nga vete arsyeja qe ti ke nevoje (ngase per dike ne edhe ndjejme nevoje) ta kesh me prane, te qash nje hall, ta diskutosh nje gje me brenda qe ke te jep te kuptosh se ne njefare menyre ne ofrohemi apo ngjitemi me njerez qe realisht kane mundesi me shume te na ngjasojne apo te na pelqejne ne gjerat qe kemi te perbashketa. Edhe ne kuader te ketyre miqesirave pastaj ka nivele ''dominuese'' dhe ''nesnhtruese''.

Kshu po ma ha mendja mu se perndryshe dej me sot asnjehere nuk jam afruar me ndonje person qe nuk kam ndjere ndonje te perbashket, pervec nese ka qene femer :gjuhe:

Kjo puna e lidhjeve dhe afrimeve mendoje se nuk ka te beje me kohen e qendrimit. Ja ua them pse. Kam dy kolege ne zyre dhe me njeren asnje lloj komunikimi pervec zyrtar nuk kemi ndersa me tjetren pervec komunikimit zyrtar kemi nje pershendetje mengjesi. Kjo ceshtje vazhdon ne kete menyre ketu e 5 vite.

Me meshkujt, kam aq miq sa munde te numeroje me gishterinjet e njeres dore. Nje ka mbet nga fillorja, nje nga e mesmja, nja dy nga nje rrethane tjeter dhe nje kolege pune me te cilin perkunder se nuk jemi ne te njejtin zyre dhe te njejtin kat, ne cdo lloj pauze pune dhe cigareje jemi bashke. Eshte kenaqesi te diskutosh gjera te cilat ngelen aty ku i ke diskutuar njashtu siq ka nevoje njeriu te diskutoje gjera te cilat e shqetesojne.

Me gocat them se me ecen me mbare :kafeja:dreqet seq kan nje terheqje kshu plakushi dhe me tregojne gjithcka, bisedojme per gjithcka, madje dhe per probleme mjafte thelbesore dhe e tera kjo nga arsyeja e asaj se mundohem te jem konfidence dhe se paku te mos e furfulloje jeten e tjetrit poshte e perpjete.
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Teme per noten maximale kjo !
Sa per shoqerine do thoja se eshte pika me e forte imja . Une sdo deshiroj ti ndaj ne shoqe/shok te ngusht dhe jo te tille , per mua ne shum momente nuk perbejne ndonje ndryshim te madh . Une nuk arrij te bej dallimin se ke do e quaj shok/shoqe te ngusht dhe ke jo . Per mua ndasia qendron ndryshe : ka shok/shoqe ka dhe mik/mikesh . Ndermjet ketyre dy grupeve ka dallim jo ne menyren se cfare une bej per ata/ato sepse une do i ndihmoja njesoj te gjithe ,por ne menyren se cfare ata/ato bejne per mua kur vjen puna qe nevojitet ndihme . Ndihma konsiston edhe tek fakti qe une kam nje sekret, nje brenge, nje gezim ,dicka qe une dua ta them diku dhe ne kete moment eshte pikerisht nje prej grupit mik/mikesh qe mund tja them . Pse nuk do ja thoja dikujt qe e kam thjesht shok/shoqe ? -Sepse prandaj kam zgjedhur te kem mik/mikesha , kam zgjedhur gjithsecilin per ato cka une dua nga nje mik/mikesh dhe i kam ndar nga grupi tjeter . Poooor , kjo sdo te thote qe gjithcka une e ndaj vetem me mikun/mikeshen , jo , ka po ashtu emocione ,ndenja qe une e dij qe miku apo mikesha ime nuk mund te me japin nje keshille pa u ndjer edhe vet te emocionuar; ka mendime qe tek miku apo mikesha une sdo i merrja dot ne formen qe do i doja sepse cdo njeri ka prirje per gjera te caktuar jo per cdo drejtim dhe smund ti marr mendim apo keshill nje miku qe ka formim ndryshe nga sa mendimi apo keshilla kerkon kshu qe ne keto raste dhe te tjera si keto une i drejtohem nje shoku apo shoqeje dhe keta nuk jane me pak te rendesishem . I/e rendesishem per mua eshte edhe nje shok/shoqe qe behet vetem per te dal ne club ,apo vetem per te luajtur futboll , bilardo apo per te ikur per pushime . Cdo njeri qe perben rrethin tim shoqeror ,pavaresisht nese mik/mikesh apo sic e quani shok/shoqe i ngusht apo jo i tille eshte dicka qe me ploteson dhe eshte i/e rendesishem per mua .
 
Titulli: Me thuaj me ke rri..te them kush je.

Une rri me ata qe ma ka qejfi ,ca i bie te jem une ? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top