14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Dëshira e saj e fundit. Një vajzë 14 vjeçare nga Kili sapo ka publikuar një video në Facebook, në të cilën i kërkon Presidentes Michelle Bachelet që të autorizojë eutanazinë për të, pasi vuan nga fibroza cistike ndërsa shprehet “Jam e lodhur duke jetuar me këtë sëmundje”. Në videon e shkurtër të saj, Valentina Maureira prezantohet dhe kërkon që të flasë me urgjencë me Presidenten. “Jam e lodhur duke jetuar me këtë sëmundje dhe ajo mund të autorizojë injeksionin që do më vinte në gjumë përgjithmonë”, thotë Valentina. Ajo tregon se vëllai i saj Mike, edhe ai i prekur nga fibroza cistike, gjeti vdekjen në moshën 6 vjeçare dhe para një muaji humbi jetën edhe një shok i saj i spitalit. Në një intervistë për BBC ajo shprehet se, “Ishte një nga miqtë e mi më të mirë dhe duke e parë teksa vdiste më tronditi”. I pyetur për rastin zëdhënësi i qeverisë së Kilit, Alvaro Elizalde, deklaroi se autoritetet shëndetësore do të japin të gjithë mbështetjen e nevojshme për Valentinën, duke nënvizuar se, “Duhet të jemi shumë të qartë, ligji në fuqi në Kili nuk e lejon qeverinë që të plotësojë një kërkesë të tillë”. Fibroza cistike është një sëmundje e lindur, e trashëguar gjenetikisht. Ajo përçohet nga prindi tek fëmija si tipar autozomal recesiv. Fibroza cistike është një çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje dhe nga pasojat e sjella prej tyre. Në gjithë botën janë prekur rreth 100 mijë njerëz. Në sajë të përparimeve në drejtim të kërkimit dhe trajtimit, fëmijët të lindur sot me këtë sëmundje kanë një jetë të pritshme mesatare prej 40 vjetësh dhe më shumë, ndërsa fëmijët nuk i kalonin 15 vjeç kur kjo sëmundje u shfaq në fillim./a.y/noa.al/
2elecl3.jpg
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Dmth eshte i pasherueshem ne rastin konkret?
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Ceshtja nuk qendron sa vite jetojme, por si i jetojme dhe si e konceptojme jeten dhe te pertejmen.

Njeriu ka gjetur nje rruge te cilen edhe sot vazhdon ta "asfaltoje", ushqen besimin fetar ne elemente te mbinatyrshem dhe te perjetshem, ne ekzistencen e krijuesit/ve, por ne menyre te verber (une e shikoj si limit te zhvillimit te trurit te qenies humane)

Ne rastin e 14 vjecares shikoj nje dorezim te shoqerise dhe familjes se saj.

Kemi disa raste te ngjashme me semundje te pasherueshme dhe fatale te cilat ne saj te perkushtimit te shoqerise dhe individit, kane gjetur sherim ose zgjatje te jetes.
psh. Lorenzo Odone (besoj e keni pare filmin Vaji i Lorenzos) i cili u diagnostikua me nje semundje te rralle e deri atehere te pashprese, leukoadrenodistrofi.
Ose rasti i fizikantit Stephen Hawking qe hodhi drite me teoremen e vrimave te zeza i cili u diagnostikua me ALS dhe fal vullnetit e besimit ne shkence dhe jete, vazhdon te jetoje ende.
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Dmth eshte i pasherueshem ne rastin konkret?

e pasherueshme... kalon jeten neper spitale.

E kuptoj pse mendon ket gje sepse sidomos ne adoleshenc, kerkon indipendenc... kerkon nje jet te lir si te gjith te tjerat dhe duhet shum forc dhe kurajo per te ruajtur pozitivitetin.

Ajo e din qe sdo te ket jet te gjat dhe 2 vdekjet e personave te saj te shtrenjt nuk e kan ndihmuar aspak...

te luftosh perdit per jeten tende nuk eshte e lehte... prandaj sdi cte them sepse dhe un do ta kisha kerkuar.
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Like ta dhash per perceptimin e situates
Dislike e ke sepse ate gje sduhet ta kerkosh asnjehere! trust me ;)
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

2 dislike?

ishalla ju kap diarrea ateher te dyve :p
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Po lexoje pra pse ta dhash uiii :p
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Pas nje kercenimi jete po detyrohem te heq dislike :p
Ca e ke Tom Doshin ti Goca cezmes ferres ?
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Gjynof....
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

Shpresoj te ndryshoj mendjen...Se njeriu mund te jetoj 100 vjet,por kurre mos e kuptoj vleren e jetes, e dikush per nje sekond, i jep kuptim...Do te ishte mire, qe familja e saj te ja lehtesojn situaten, dhe se fundi gjithe do vdesim, por se paku sa te jetoj te i mundesojn te luftoj me smundjen....
 
Titulli: 14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta

eee sa e shkurter esht jeta o zot...
Kot sthon Jetoje jeten sikur cdo dit e neserme qe vjen, te jet dita e fundit e jetes tende.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top