Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë martuar

Kosovari

Koha

Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë martuar

p-euml-rse-edhe-un-euml-nuk-kam-t-euml-dashur-shum-euml-vajza-edhe-m-euml-t-euml-k-euml-qija-tas.jpg
Nëse keni arritur në një fazë që të pyesni veten se si është e mundur që të mos keni të dashur, ndërkaq shumë “më të këqija se ti” tashmë janë martuar, koha është të studioni vetveten dhe të gjeni shkaqet përse nuk keni krijuar lidhje.

Nuk dëshironi të dilni në takime

Princi i përsosur paraqitet në dyert tuaja vetëm në përralla dhe në filma hollivudianë. Në jetën reale, do të detyroheni që të angazhoheni dhe sa për fillim, duhet të dilni nga shtëpia. Duhet patjetër të shkoni nëpër klube, të shkoni në kinema, të regjistroheni në ndonjë kurs, të shëtisni..., transmeton Telegrafi.

Ju jeni qendra e botës

ثshtë krejtësisht në rregull t’i përkushtoheni vetvetes në aktivitete të cilat ju bëjnë të ndiheni e lumtur. Mirëpo nëse këtë gjë e bëni gjithë kohën, do të gjendeni në një situatë që të dëshironi të punoni vetëm ato gjëra që ju përshtaten, andaj edhe kur të paraqitet ndonjë mashkull potencial, do ta refuzoni shumë shpejt.

Jeni tepër të zënë

ثshtë ky një problem real i shekullit të 21-të, mirëpo kur të organizoheni më mirë dhe të caktoni prioritetet, do ta kuptoni që me siguri do të keni shumë momente bosh të cilat mund t’i përdorni për t’u argëtuar.

Keni standarde tepër të larta

Kërkoni partner, i cili duhet të jetë i arsimuar, por jo mendjemadh, materialisht i rregulluar, por të jetë xhentëlmen dhe jo koprrac, argëtues, por të mos bëjë shaka në llogari tuajën, romantik por jo edhe patetik, i butë, por edhe i vrazhdë kur duhet dhe, natyrisht, i bukur por jo edhe të kalojë orë të tëra nëpër palestra. Nëse jeni e përsosur, vetëm vazhdoni...

Jeni tepër agresive dhe jotaktike


Nuk paraqet problem se çka thoni, por si e thoni. Nëse dikë sapo e keni njohur, mos e sulmoni me fjalë, sepse do të ndihej sikur të ishte në ring boksi, andaj do të dëshirojë që menjëherë të ikë. Uleni zërin, qëndroni me të dyja këmbët në tokë, ndërkaq debatet lërini për një moment kur do ta njihni më mirë. /Telegrafi/
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Jam shume i sigurte se shume femra ia bejne vetes kete pyetje . Pergjigjja eshte me shume ne veten e tyre se sa tek meshkujt .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

kur femrat fillojne krahasojne veten me te tjerat dhe per me teper ne ceshtje "nderi" , kjo duket si gje e shplare
ti ke ngelur pa burre jo per faj te gocave te keqija , por per hesap tend ....pyet veten dhe do gjesh te gjitha pergjigjet
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Problemi me i madh qendron ne kulturen sociale te cilen kemi mare ose me sakt qe nuk e kemi mare fare.
Ne Shqiperi nuk mund te jetohet me moskokcarje ku ti ke te drejten e te gabuarit dhe mund te korrigjosh gabimet ne te ardhmen.

Besoj se eshte teme e gjere po kush e diskuton :)
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

po pse duhet te bejme ca ben dynjaja???
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Pac fatin e asaj thone :p

Gjithsesi cte jete shkruar nga lart :p
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

shume vajza te keqia??? kush keshtu? e ke fjalen per kriminelet? ato qe nuk kane ndjenja? psikopatet? mashtrueset, te pabesat se keto mund te cilesoj si te keqia, mund te them.


por nese behet fjale per vajzat te cilat bejne jeten e tyre si duan pa i rene ne qafe njeriu...apo vajzat qe kane qejf te bejne dashuri me ke te duan :D perseri pa i rene ne qafe tjetrit (madje ketyre u bien ne qafe te tjeret po muhabet tjeter ky :p)

Ne fakt nicktjeter e tha ate shprehjen: pac fatin e kurves e nick :D .... e kam then shpesh dhe vete kete shprehje dhe madje kam dashur te di edhe kuptimin...edhe mendoj se keto vajza te cilat ne i cilesojme si te tilla kane fat te themi (se behet fjale vetem per nje shprehje nuk do te thote qe eshte e vertete) eshte se ato jetojne nje jete pa genjeshtra, pa hipokrizi, pa komplesitet.... e nese nje djale ju pelqen vertet atehere bejne cmos qe ta marrin e te jete burri i tyre... plus qe mos harrojme mashkulli e shan nje Rrugaçe por aman ne fshehtesi e adhuron ate...e ne fund kur kupton qe e dashuron i rrezon te gjitha barrierat dhe frikerat e opinionit shoqeror dhe e merr per grua ate...

ndryshe ndodh me vajzat qe jane te mbushura me parime e duke i bere moral vetes njemije here ne dite :p, e qe mendohen 10 here per te bere dicka qe deshirojne.... (duke hequr menjane faktoret e ambicjes se shkolles dhe punes qe jane disa prej motiveve qe vajzat martohen vone)..... e duke ju kthyer asaj qe po thosha; jane eh te mira si fillim per nje mashkull, por teper te merzitcme me tej...nuk zgjojne asgje :D



Megjithate i bashkohem mendimit te moniques.... pergjigjet per veten i ke gjithmon te vetja, arrin ti kuptojme kur nuk do ja vem fajin te tjereve...se e kemi njecik zakon ne qe te justifikojme deshtimet tona, gabimet tona apo edhe mungesen e dickaje ne jeten tone ...dhe do gjejme shkakun tek te tjetri...
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Eh, kot nuk kane thene:

"E keqe e me nafak"

lol :lol:
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Une me te degjuar e kam oj bella :p, ku ia di unekuptimin aman :p
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Gjithsesi cte jete shkruar nga lart :p

Po sigurisht eshte e shkruar qe edhe ai djali i komshise qe i ka pelqyer ketyre femrave dhe qe e kane refuzuar !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Cdo gje ndodh per nje arsye, Ne mund ta duam dicka shume por s'eshte e duhura per ne, e mund te urrejme dicka tjeter qe ndoshta mund te jete ajo qe na duhet. Dhe kjo puna e lidhjeve martesave. Njeriu do e gjej shpirtin e vet binjak, ateher kur ZOti te vendos qe personi eshte i duhuri ne kohen e duhur :D...

Mos u merzisni :p
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Ky artikulli mesiper rren...

Agresiviteti i ka terheq lol
 
Titulli: Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë

Meshkujt e vertet slusin 2 her
femrat e verteta spranojn me te paren
Femrat e bukura, perfundojn me meshkuj tshemtut
 
Prit fatin moj, prit se ska qare pa ardhe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top