Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit
Njeriu_pa_dashuri_eshte_qenia_me_fatkeqe_ne_driten_e_diellit.jpg
Në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës! Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia, prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.

Pikërisht sikur shenjat e trafikut, që vihen buzë rrugës për ta orientuar shoferin të arrijë në cak lehtë, shëndoshë e mirë, edhe në rrugën tonë të suksesit në jetë duhet t'i vëmë shenjat orientuese që na e lehtësojnë ecjen e shëndetshme dhe arritjen e shpejtë e të mirë deri te qëllimi.

Shenja e parë është një mendim shumë i hershëm, është thënë shtatë shekuj më parë dhe të mençurit e mbajnë si vetullën mbi sy. E ka thënë poeti i famshëm persian Saadi, i cili ka vdekur më 1291 në moshën 107-vjeçare. Në "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trëndafilave, thotë: - "Në qoftë se dëshiron të të buzëqeshë jeta, buzëqeshi ti i pari jetës".

E dyta është thënë nga autori amerikan H.Boks, tashmë i njohur: "Nuk ka asgjë tjetër në botë që të çarmatosë më shumë e më fort sesa mirësia. اfarëdo lloj arme shkatërrohet përpara saj".

Secili njeri ka nevojë ta duan të tjerët në atë masë, siç ka nevojë organike për ushqimin e trupit. Nëse do të të duan, të të respektojnë e të nderojnë të tjerët, ta bësh këtë ti i pari. Sepse çdo gjë që bën njeriu, bën për vete. Të tjerët mund t'i lëndosh me urrejtjen tënde, por lëndimin më të rëndë do t'ia sjellësh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur në ty, në kokën tënde. Nëse i do të tjerët, sidomos të afërmit që nga rrethi familjar, ata do t'i shërosh me rrezatimin e gëzimit e të dashurisë sate, por do ta shërosh shumë më shumë vetveten, sepse dashuria e gëzimi po lindin në shpirtin tënd.

Për këtë Xh.Marfi do të thotë: "Ndërdija me përpikëri shënon çdo imtësi që ia përçoni për ta nxjerrë pastaj çdo shënim me besnikëri në realitetin e së përditshmes. Mu për këtë shkak, në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve do të duhej përdorur rregulla e artë: "Gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, t'u bëni edhe ju atyre"!

Atë që dëshironi ta ndiejnë të tjerët për ju, ndieni edhe ju për ta. Ashtu siç doni të sillen të tjerët ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.

Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni a ndieni për të tjerët, bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes, mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj. Veç kësaj, çdo sugjestion që ia jepni ndokujt, në të vërtetë e bëni për vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atë dhe aty për aty fillon të veprojë sipas tij.

Nëse ndokujt do t'i bëni një të mirë, e mira do t'ju kthehet; nëse ndokujt i bëni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejë. Nëse ndokush i mashtron dhe i gënjen të tjerët, në të vërtetë ai mashtron dhe gënjen vetveten. Ndjenja e fajshmërisë, pas një kohe të caktuar, edhe atij do t'i sjellë humbje.

Ndërdija me kujdes shënon aktin mendor të mashtrimit dhe reagon në pajtim me motivacionin mendor.

Ndërdija është pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racë, institucion. Nuk ndien mëshirë dhe as është hakmarrëse. Mënyra se si mendoni e silleni, në fund do t'ju kthehet edhe juve.

Me fjalë të tjera, s'ka familje në botën e zhvilluar, që nuk e mban me dashuri e kujdes tepër të madh, një qen, e më pak një mace apo kafshë tjetër.

Njerëzit në botën e zhvilluar asnjë hap nuk e bëjnë pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu që mban qenin në familje? A ka ndonjë përfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i përdoret leshi, lëkura? Asnjë përfitim material! Asnjë!

E, shpenzime? Shumë më shumë se për një anëtar familjeje! E kujdesi? Disa herë më shumë se për njerëzit, sepse njerëzit dinë të kujdesen për vete, kurse qeni s'di!

E ushqejnë, e lajnë, e mjekojnë (madje mjekim tepër i shtrenjtë), i bëjnë frizurë e shëtisin me orar të caktuar: natën, në mëngjez, në mbrëmje.

Dhe: gjithë ky kujdes dhe asnjë interes! A është e mundur? Jo. Nuk është e mundur.
Njeriu në Perëndimin e zhvilluar përditë e më thellë ndien vetminë. Fëmijët, sapo ta arrijnë moshën madhore, punësohen dhe fillojnë jetën e tyre të pavarur. Me prindërit, në rastet më të mira, takohen një herë në javë.

Shokët, miqët, dashamirët, që të gjithë janë të zënë me dinamikën e punës dhe askush nuk ka kohë për askënd.

Kush e plotëson, prandaj, atë nevojë të thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët? Sidomos kush e plotëson atë nevojë aq të theksuar këtu, ku gjithkush i takon vetëm vetvetes dhe askujt tjetër?

Qeni dhe askush tjetër. Sepse qeni e do të zotin, e do padronin me një dashuri të sinqertë e të thellë. Dhe, prandaj, është e vetmja krijesë në botë që ekzistencën e siguron me dashuri! Madje do të thosha edhe jo ekzistencë çkado, por me standard të lartë e me komoditet të plotë.

Kjo është filozofia e qenit!

Të dy këta shembuj, ma merr mendja, në mënyrën më komplete, më të thellë dhe më të gjithanshme, e ilustrojnë atë që e përsëritëm disa herë: nevojën e thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët.

Por, nëse nisemi nga zakoni i mirë i njerëzve të mençur, që asnjë ndejë, asnjë bisedë, asnjë veprim, madje dhe asnjë fjalë nuk e thonë pa një qëllim, atëherë, sipas këtij zakoni të mirë, a ta pyesim veten: cili ishte qëllimi i potencimit dhe i ilustrimit të nevojës shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët?

Përgjigjja është e shkurtër, thënia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerëzore përbëjnë po të njëjtën gjë, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."

Njeriu në jetë nuk mund të ekzistojë i vetmuar, prandaj që t'ia lehtësojë vetes rrugën për arritjen e suksesit të lartë, duhet t'i njohë njerëzit dhe të sillet ndaj tyre në mënyrën më të natyrshme, që ndihmon krijimin e një harmonie normale njerëzore.

Prandaj, në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës! Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia, prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.
 
Shum artikull i bukur.megjitheate gjithcka duhet te jete reciproke,ne te kundert merret si dobesi
 
Po patjeter qe dashuria duhet te ket korespondent...por sduhet te kemi frike te dashurojme....sepse jeta na ngel bosh pa dike qe te ngrof shpirtin:)
 
Titulli: Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

I live cause i love :D
E versioni shqip? Se ne skuptojme inglishin!:p


Sa per temen, dashuria ne cfare do lloj forme te saj ja vlen.
Nje njeri i mbyllur, pa kontakt njerzor, qe nuk ofron e nuk pranon dashuri, eshte nje njeri qe mer fryme por sjeton nga brenda.
Jemi te krijuar te kemi ndjenja....e duhet ti shfrytzojme (edhe pse ndohnjehere duhet te perjetojme ato me pak te kendshmet per te aritur tek euforia)
 
Titulli: Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

une nuk mendoj se dashuria na ben te jemi fatkeq apo fatlum.ndoshta jo te gjitheve kane fatin te kene dashurine ne jete....dhe jo se kete nuk e duan.
spo flas per dashurine per partine,per flamurin dhe atdheun :p
 
Titulli: Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

Teme e bukur !

A thua valle ka sot dashuri ?! Leku eshte dashuria me e madhja sot per njerzit !
 
Titulli: Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

Oksigjeni është më i rëndësishëm, por që gjithsesi njeriu mund edhe të ndjej për lulet, natyrën, vendin ku jeton etj etj. Sigurisht, njeriu mund të buzëqesh pa oksigjen, ndoshta vetëm 3 minuta.
 
Titulli: Njeriu pa dashuri është qenia më fatkeqe në dritën e diellit

Teme e bukur !

A thua valle ka sot dashuri ?! Leku eshte dashuria me e madhja sot per njerzit !
giphy.gif
 

Attachments

  • giphy.gif
    giphy.gif
    1.8 MB · Shikime: 0
  • giphy.gif
    giphy.gif
    1.8 MB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top