Shiu e Kujtimet.

sme pelqen shiu me acaron
 
Kur shkoj me ndonje kafene, me nje liber, nje kafe, shiu jasht tek dritarja pika pika... sa qejf...

Kujtim nga shiu. Ishim ne plazh (pa cader, se une e urrej cadren ne plazh se me duket sikur do rri posht cadres kur une kam vajtur per diellin dhe detin) Nejse. Filloi nje shi qe as nuk na lajmeroi, dhe ishte rrembyeshem kur i thone fjales. Ashtu sic ishim ne rene (qe na i ngjit neper trup) perfunduam ne det... Mrekulli... Pastaj puthjet nen shi jane shume romantike... Apo jo?

:gallate:
 
Titulli: Shiu e Kujtimet.

Kam kujtime te bukura ne shi, me pelqen teper te ec, te nxitoj neper shi, qofte me ombrelle apo dhe pa te... Shiu me sjell gjthmone ne kujtime vendlindjen time, ditet e veres.. sa e dua shiun ne vere, te zhytesh ne liqen/det duke rene shi, ndjenje me te mire nuk ka... po pastaj me kujton dhe nje person teper te rendesishem per mua qe sot nuk egziston më ne jeten time... Te puthesh ne shi, te ndjesh ate ngrohtesine, te ndjesh pikat e shiut ne fytyren tende... ahh sa do doja tani te ktheja kohen per nje çast pas!!
 
Titulli: Shiu e Kujtimet.

LOTثT DHE SHIU

Në garë me shiun
Sot jam unë
Cili nga ne dy
Ka lotë më shumë?

Edhe po të bie
Me orë pa ia nda
Sa kam lot unë
As qielli nuk ka?
 
Titulli: Shiu e Kujtimet.

Shiu dhe kujtimet,..!? Kam plot kujtime ne shi..dhe me interesantja shi dhe dielli..:))
sidomos ne shiun e shtatorit,..ku peneli e vjeshtes sa po ka filluar dhe ngjyrsos nga pak me penelin e saj vjeshtor...
Ah dhe shiu ne qershor nder me te shishmit..:))
Hem kam e vrapime ne plazh neper shi ..kam plot deshmi te rrefyera neper bulza sferike shiu,,
Por mbi te gjitha per mua shiu eshte frymzues,oksigjen,eshte ripertritje qelizash eshte enderrim pertje vrensires,,,eshte si puna e harqeve muzikore ku cdo pik qe bjen mbi NE krijon nje note muzikore....hem ...
 
Titulli: Shiu e Kujtimet.

Me pelqen shiu sepse me shoqeron bashk me lotet
dhe asnje nuk e kupton se un jam e trishtuar
thjesht shiu cigarja slims e vetmia dhe ndjehem super
 
Me pelqen shiu.
Gjithmone me ka pelqyer.
Dhe s'kishte si te mungonte shiu ne nje ditet me te bukura te jetes sime.
Shi i imet.
Shume i imet.
Une qe i afrohem ne te majten e saj.
Ajo qe shikonte ne bulevard.
I afrohem
Asnje fjale.
Papritur e perqafoj, e puth....
Ndjej te rrahurat e zemres se saj ne gjoksin tim...
dhe pikat e shiut qe na sperkasin te dyve....
Me pelqen shiu....gjithmone me ka pelqyer.
 
Kujtimet me te mira me shi i kam ne Tirane.
Tirana eshte magjike, naten me shi.
Por mua me ndodhi diten, ishte nje diell i forte kur dola e kur po kthehesha ne shtepi ra nje shi.
Aq sa as cadra nuk mbante me. Mora fryme thelle dhe hoqa cadren e fillova te ecja aq avash
sikur shiu i ftohte spo me hynte ne palce
Sikur atletet sbenin shqup-shqup
Kur pikat mbulonin qerpiket...preknin buzet.
 
Mua më ndodhi dje...
Po kthehesha në këmbë në shtëpi dhe koha qe e vrenjtur, sa vinte e po nxihej.
E kuptova që do të binte shi dhe u dhashë më shpejt këmbëve, por e dija që atë pjesën e fundit të rrugës do të më kapte, se kështu ndodh gjithnjë.
Dhe ashtu ndodhi.. ato 200 metrat e fundit të rrugës filloi një shi madh, i përzier me breshër.
U futa poshtë një ure, për t'u mbrojtur, por pastaj thashë le të lagem pak, se këtu afër jam.
Kujtime romantike me shi nuk kam. Vetëm si ky kam... më kap shiu pjesën e fundit të rrugës...
 
Hahahahahahhahhhahhahhahahahahahahahahaha .
 
Sa romantike ajo pjesa ....dhe me kap shiu ne pjesen e fundit te rruges :p
 
Kujtime romantike nuk kam:p
Ama sa er degjoj fjalen shi e vetmja skene qe me kujtohet (ndoshta e kam thene dhe me pare) eshte ketu e shume vite me pare na ze shiu duke pritur autobuzin me tfejuarin. Filluan pikat e para dhe i them:hajd marrim taxi se do lagemi. Jo-ma kthen. "S'duket si shi.plus ja vjen autobuzi 2-3minuta". E kur ka filluar nje rrebesh shiu. E na ka bere quuuull. Kalonin taksit e s'ndalonin me se ku tu fusnim ne ashtu. Autobuzi erdhi pas 20 minutash. Kur hipem ne ndenjem te dera se na kullonin rrobet. Tgjithe duke na pa si te habit. Lol
Edhe pse ka 7 vjet ndoshta serish qeshim sa here e kujtojme.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top