Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës" të autorit kapriçozi2008

kapriçozi2008

Antar Aktiv
Kur

Nuk m'u ndave rrugë pa rrugë
dhe ti vetë s'edi se si.
Nuk le pemë e nuk le gurë
pa i thënë:"Ku shkoi ai?"

S'më ke sharë dhe pse u lodhe,
as lëvduar jo, s'më ke..
Veç, kur sytë e mi vështrove,
si nuk hapej ai dhe.

Nga një gjë jam dëshpëruar,
ndaj të ndjek rrugë e pa rrugë.
Kur të vdes,ku të t'i ruaj
atë zemër,ato buzë?
 
Kali i bardhë i nuseve

Vdiq kali i bardhë i fshatit
tek kulloste në një lëndinë.
Vdiq në mungesë të të zotit,
një ditë vere pa u gdhirë.

Vdiq kali i bardhë i fshatit
Ai që mbi shpinë nuset mbante
Hingëllinte gjatë kullotës në brinjë
Dhe,kur vdiste njeri,qante.

Vdiq kali i bardhë i fshatit,
për të, gjithë fshati mbajti zi.
Qau dhe thëllëzë e monopatit....
dhe e varrosën me ceremoni.

Vdiq kali i bardhë i fshatit,
jeta,pa u ndjerë, prap vazhdonte.
Vajza që të djelën u bë nuse,
ca lot për kalin i lëshonte.
 
Nuk i trëmbem natës

--------------------------------------------------------------------------------

Errësirë

Erdhi errësira,
mbuloi lisin plak,
mbuloi dhe një kodër
tej e tutje,larg.
S'duket as burimi
që të shkoj për ujë.
U zhduk perëndimi,
u fundos në lumë.
Nata zuri pritë
luginë më luginë,
për mbi rrugë kaloi,
nuk la arë e brinjë.
Një flakë mes reve
ia prishi qetësinë,
sa po u largua,
pemët zunë, u nxinë.
Nga nata e gjatë
vdiq një pemë e rrallë,
vargu i poetit
e mori një plagë.
Ujrat në lumë
u bënë krejt të marrë,
shkëmbinjtë vërshuan,
mes për mes u çanë.
 
Do largohem .

Unë u fika,unë u treta,
ndaj s'bëj zë.
Kot kam rrojtur,andaj ika
pa thënë gjë.

Deti ngrirë e lumi turbull,
nata pus.
Lumturia shpresëhumbur
ra në buzë.

Do të iki,do largohem,
pa dijeni.
Kush më do,le të takohet
që tani.

Natës dimrit të pa hënë
do lëviz,
rrugë pa rrugë e nëpër mjegull
jetën nis.

S'dihet ku më nxjerr kjo rrugë
pak e njohur,
ndaj dhe hëna dyllon shumë
malin e lodhur.

Jeta paska qënë e rremë,
veç lrgohem.
Në Parajsënisem pa derte.
Vallë,a do lumturohem?
 
Nuk i trëmbem natës;Poezi

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo natë

Kjo natë pa hënë diçka të keqe ndjell,
e zezë,e korbtë,gjithçka e fsheh.
S'e gjën dot pemën që natën shkëlqen,
nuk çan dot në rrugë, kjo natë të gënjen.

Kjo natë me erë të çmëndur, me stuhi,
në rrugë e mbyti një u dhëtar;
në fshatin pranë shëmbi kaq çati,
pesë ballkone rrëzoi në pallat.

S'e dimë nga erdhi ky murlan
që shtyllat i shtriu për tokë.
Në një kullë dikush vetëm qan,
i pa veshur e pa kafshatë në gojë.

Kjo natë vetëm nuk kalohet,
tmerrin të fut,të huton krejt.
Yjet në qiell një nga një rrallohen,
Gjoni mbi pemë qan e ulëret.

Kjo natë e rëndë,si vdekje e pa pritur,
shumë i ka lënë pa mend anemban,
veç një pakicë qëndron kapardisur,
buzëqesh,pi e festen mënjanë.
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Klithmë

Zogjtë një fole
engritën në pemë.
Mblodhën fije bari
dhe pushtuan dhenë.

Fryn një erë e fortë
nga deti shtrëngatë;
thyhet degë e pemës
si të ish e thatë.

Klithën, klithën zogjtë,
se u prish shtëpia.
Klithmë e tyre kot,
e mbuloi vetmia.

Po kujt t'i ankohen
zogjtë mbetur jetimë?
Erës aq të çmëndur ,
detit që kish pirë?

T'i ankohen fatit,
t'i ankohen degës,
t'i ankohen trungut....
a shpirtit të erës?
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Anekënd

Dil e më kërko
te bregu i Sodolit,
jam tek pllakë e gurtë,
te fushë e futbollit.

Dil e më kërko
te bregu në Bigë,
atje tek një shteg
të kam zënë pusinë.

Dil e më kërko
rripave të Shpardhit,
te një trung lofate
djersët i fshij ballit.

Dil e më kërko
poshtë në Godollarë,
afër Gurit të Zi
po rri te një dardhë.

Dil e më kërko
veç në Limar ndodhem,
do rri disa ditë,
vij e vij të çlodhem.
 
Poezi nga vëllimi poetik:Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Rrudha e parë

E para rrudhë
kur më doli në fytyrë,
si një breg lumi
i grryer m'u duk.
Dhuratë e ardhur
nga netët e gjata,
ngeli në fytyrë
e më s'u zhduk.
E rrezikshmja rrudhë
fytyrën e ndan
në zona të lira.
Brezari i gdhëndur
mbi kockë pa zhurmë
pret dallgët e ujrave të ngrira.
 
Poezi nga vellimi poetik"Nuk i trembem nates"

--------------------------------------------------------------------------------

Duke qortuar natën

Si e gdhiva këtë natë të gjatë,
gjumi në sy nuk rrinte dot.
Asnjë zhurmë s'ndihej në pallat,
rruga kishte vdekur,çezma e pa lot.

Një fletë e vetme të kish lëvizur,
të këndonte një i dehur,një kasetofon,
të thosha:Ky qytet më ka ngjizur,
ti thosha natës:"Askush s'të dashuron!"

Më mirë një klithmë rrënqethëse,
kjo errësirë të qorron .
E mbyta natën në plasat e mureve
e dola të bëja dritë në ballkon.
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

I Lënduar

Sa herë kaloj te kjo rrugicë,
më ikën mendja e zemra dhëmb.
Një grua tutje qan me kujë,
çdo fjalë e saj shpirtin ma gdhënd.

Pyes një djalë me sytë mbushur:
"Kush ka vdekur në mëhallë?"
Po zëri i gruas s'ka të ulur
e loti i saj bëhet ujvarë.

Një djalë ka vdekur në kurbet
e trupi ende s'i ka mbrritur,
ndaj syri i saj po bëhet det,
i gjith qyteti është tronditur.

Nuk di ç'të bëj e s'duroj dot,
kjo vdekje zemrën ma lëndon,
do marr guximin,të hyj brënda,
të ndaloj vajin,të qetsoj zemra.
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Lamtumirë

Lamtumirë vendlindje
dhe ti,qen besnik!
Lamtumirë,burime
shok,shoqe dhe mik.

Lamtumirë, o dardhë,
ti,pjergulla plakë.
Lamtumirë, o lule,
edhe ti,o cfakë!

Lamtumirë ,vëndlindje!
Iki i lotuar.
Malli yt në ikje
natën më lë zgjuar.

Lamtumirë, vëndlindje!
Lutem zemërngrirë.
Ikje.ikje,ikje....
Pas lë errësirë.
 
Poezi nga vellimi poetik:"Nuk i trembem nates"

--------------------------------------------------------------------------------

Ju dua

Dua të jem një manushaqe në pranverë
dhe vendin me aromë ta mbush,
të gjithë të më mbjnë erë
dhe të mos mërzitet as kush.

Dua të jem një borë në mal,
i bardhë në veshje e në shpirt:
të gjithë dua t'i kem pranë,
të qesh,të luaj,të flas lirisht.

Dua të jem dielli i majit,
rrezet të ngrohin kudo njëlloj;
të gjithve ju dua si sytë e ballit,
veç për ju zemra këndon.
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Dehje poeti

I keni parë poetë kur dehen,
recitojnë poezi me vargje të cunguar.
Cdo gjë u duket letër dhe penë,
betohen ku dhe si janë lauruar.

Në vargje derdhin gotën e rakisë,
një libër e bëjnë pjatën me meze.
Betohen për shpirt të perëndisë,
librat u shitën pa dalë ende.

Një penë e fortë u duket piruni,
ia shtrëmbërojnë bishtin në pjatë.
Kjo është poezia ime e fundit,
kam punuar me javë,ditë e natë.

Eh,të shkretët,të shkretët ç'i gjeti?!
U dehën pa pirë një gotë raki.
Bëj shaka,s'u dehën vërtet,
i dehu një varg,një poezi.
 
hi

:ciaoo:
Kur

Nuk m'u ndave rrugë pa rrugë
dhe ti vetë s'edi se si.
Nuk le pemë e nuk le gurë
pa i thënë:"Ku shkoi ai?"

S'më ke sharë dhe pse u lodhe,
as lëvduar jo, s'më ke..
Veç, kur sytë e mi vështrove,
si nuk hapej ai dhe.

Nga një gjë jam dëshpëruar,
ndaj të ndjek rrugë e pa rrugë.
Kur të vdes,ku të t'i ruaj
atë zemër,ato buzë?
E lezetshme kjo poezi
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Trokitje e kotë

Te një portë pa dashur trokita,
i detyruar se mbeta në rrugë.
Kjo rrugë nuk kishte as drita,
ky fshat nuk paska një burrë?

Përballë meje një çezëm pikonte,
nuk ishte as rrjedhë,as ujë.
Kjo zhurmë gati më çmendte,
si nuk pashë një vajzë për ujë!

Trokita,trokita sa munda,
në portë as sy,as hije s'më doli.
pastaj godita me grushta,
Mentesha, e vetmia që foli.

Me errësirën u mbulova atë natë,
tek o borri i shtruar me gurë....
Si s'më ftoi një burrë për darkë?
Si nuk gjeta një vajzë në gurrë?
 
Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

--------------------------------------------------------------------------------

Bulkthi

Te kokë e krevatit bulkthi fle çdo natë.
Sa shtrihem për gjumë,bëhet më i prapë.
Edhe kur jam zgjuar,ai prapë këndon;
s'është këngë bulkthi,ndryshe tingëllon.

Cfar të ketë i shkreti që po më gjurmon?
Ka frikë nga sekreti dhe nuk më tregon.
ç'mision i kanë dhënë që më rri tek koka,
unë nuk jam i lig, e di e gjithë bota.

I bërtas ta trëmb,ai s'do t'ia dijë.
Ka pushtet të fortë,mund të më përpijë.
E marr me të mirë, i ofroj rryshfet,
rryshfet shumë të majmë,të më lërë të qetë.

Si ushtar besnik,nuk kompromentohet,
bën detyrën "miku",nuk do të gabohet.
Një gjë më ka mbetur:ta shpall deputet,
ti ngre vilë në ishull që të flë i qetë.
 
Pemët e braktisura...

Një shegë e kuqe kokrrat i çau,
Një fik i zi më pa dhe qau.
Një pjergull lisi më tha:Qëndro,
Provoi kokrrat,se unë të njoh.

Një arrë e madhe sipër në brinjë
I ndriçon fleta si vetëtimë.
Një ketërr mali mbi degë qëndron,
Një zog i bukur folenë ndërton.

Një dardhë vjeshtake lulelëshuar
Selishtën lartë ka zbukuruar,
Një man i zi për mbi përrua
Më jep raki të përvëluar.

Një rrënjë qershije sipër mbi arë
Thotë:Rri dhe ca që të nxjerr mallë.
Më lër të rritem dhe ndo një vit,
Me frut të rrallë do të gostit.

Sa naze madhe qënke bajame,
Një herë s'të erdha më hape name.
I thave degët kokrra s'lëshon,
ai shtat i derdhur ç'ka që rënkon.

Shumë pemë të tjera nuk i takova,
Te lisi plak kërkesën shkrova.
اdo vit kur frutat ju ti lëshoni,
Më mbani pjesë,mos më harroni.
 
--------------------------------------------------------------------------------

Nuk e jetoj dot këtë tmerr.

Nuk e jetoj dot këtë tmerr,
Nata pus,zemra më therr,
S'dëgjoj dot halle të rënda,
Më dridhet trupi,më ikën mëndja.

Kush t'i shton hallet në këtë jetë?
Ca vinë nga zoti,ca nga maskarenjtë,
Për disa halle gjëj ngushëllim,
Të tjerat i dëdjoj, tmerri më përpin.

Udhët e dhimbjes po jetoj,
Në ç'do hap të jetës halle dëgjoj,
Brymë dhe ngricë më hyjnë në shpirt,
S'i largoj dot, janë ditë për ditë.

Njerëzit kaq shumë pse i lodh, o jetë?
Krijesën e bukur me ç'kurajo e vret?
Pse e torturon me sëmundje të rënda?
Balsam pse s'u bëhesh, a s'ta ka ënda?

Pse s'ke një masë për njerëzinë?
ca i plak shpejt,ca me zor rrinë,
Ca i pasuron, i lumturon,
Ca i rraskapit,për kafshatën i mundon.

ا'është kjo jetë tmerri!
Nga do që shkoj,rrathë ferri.
Njerëz shpresëvidhisur,të harruar,
Rrojnë nga e keqja,rrojnë të coptuar.
 
Kërkoj..............

Kërkoj një kodër,
Kërkoj një breg,
Kërkoj një gërxh,
Kërkoj një shteg.

Kërkoj një mal,
Kërkoj një qafë,
Kërkoj dërrasë,
Të zërë të flasë.

Kërkoj një arë,
Kërkoj një lis,
Kërkoj një pjergull,
Kërkoj një plis.

Kërkoj një portë,
Kërkoj një derë,
Kërkoj shtëpinë,
Ta kem përherë.

Kërkoj një shkëmb,
Kërkoj një gur,
Kërkoj Sjadun,
S'e gjëj askund.

Kërkoj një zog,
Që këndon bukur,
Kërkoj një vajzë,
Që ngjaj si flutur.

Kërkoj një lumë,
Me ujë dëbore,
Kërkoj rrungajë,
Kërkoj oborre.

Kërkoj një prag,
Lart në zallishte,
Kërkoj një këngë,
Veç pleqërishte.

Kërkoj një lagje,
Sipër në breg,
Kërkoj një dritë,
Që sytë s'm'i vret.

Kërkoj një rreze,
Nga dielli im,
Kërkoj një mik,
Kërkoj një trim.

Kërkoj gjithë fshatin,
Më kot kërkoj,
Më duhen shekuj,
Që t'i takoj.

Kërkoj çdo gjë,
Në fshatin tim;
Jam bir i tij,
S'pranoj mallkim.

Kërkoj atë,
Që se bëj dot,
Kujtoj një fshat,
Që s'ka në botë.
 
--------------------------------------------------------------------------------

Të lutem,baba

Mora rrugën dredha-dredha,
Baba,prapë në fshat të gjeta,
Buzë grillit në tokën e rrethuar,
Nën hijen e pemëve të errëta.

I strehuar në një dhomë prej balte
Nuk di ç'far po bën atje.
S'u mërzite prej njëzet vjetëve?
Dil njëherë dhe shiko ku je.

Sa herë kam ardhur te dhoma jote,
Pllaka e bardhë derën s'ma hap.
Lexoj shkronjat e asaj pashaporte,
Të puth mbi pllakë e iki prapë.

Lotoj mbi ty sa tokën lag,
Ke gjumë të rëndë dhe nuk më ndjen.
S'di ç'ëndërr shef nën atë prag,
As një prej tyre s'po më rrëfen.

Si s'more pjesë në dasmën time?
Një këngë të merrje a një dolli,
Shaminë e valles në qiell ta hidhje,
Të ma pushtoje kokën në gji.

Fjala, baba,ka kohë që më ka munguar,
Portreti yt m'i zgjon të gjitha kujtimet.
Në vesh kam zërin tënd të regjistruar,
Në mëndje jetën tënde me stërmundime.

Mbi supe i kam hedhur të dyzetat,
Para teje mbetem gjithmonë i vogël;
Kam nevojë për fjalën tënde të ngrohtë,
Më mungon busulla jote për botën.

Ngado që shkoj para syve më shfaqesh ti
Dashuria të ringjall kudo,baba.
Dhe në regëtimën e fundit do të ringjall përsëri
Dhe pse jeta e çmëndur këtë fat na dha.
 
U marrosa pas teje dhe s'dija ç'far bèja.
Nga do qe kaloja,mendoja për ty.
Më dukesh si kur,më s'do të të gjëja'
POR PORTRETI YT Më NGELI Në sy.

Në ëndërr më dilje dhe më hidhje kunja.
Më thoshje:"Bandill s'të kam vetëm ty".
Dashuria djalë s'bëhet me barbunja,
S'do vetëm shikime që m'i dhuron ti.

اmëndesha në ëndërr me k'to prapësira.
Goja nuk më hapej t'i thoshja një fjalë:
Ti e dashur vajzë je si embëlsira,
Por s'je për të gjithë,vetëm për një djalë.

Prandaj,lëri nazet,se më merakosën.
Mos ma zapto ëndrrën, se më le pa gjumë.
Hiqmi shpejt ilaçet,se më farmakosën,
Për dashurin tonë po ulem në gjunjë.
 
اdo mëngjes

اdo mëngjes
Kur zgjohem,
Takohem me ty.
Përshëndetem,
Përmallohem,
Prekem shumë,
Lotohem.
Me bluzën tënde
I fshij lotët,
Me buzëqeshjen tënde
Përgëzoj gjithë botën
 
;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

--------------------------------------------------------------------------------

Në krahët e ngrohtë të përmallimit
do të shtrëngoj si një dragua.
S'pranoj me vite të harrimit,
S'pranoj as fjalën nuk të dua.

Pranoj veç puthje,përqafime,
Pranoj dëshirë për dashuri.
Kështu më thot kjo zemra ime,
kështu besoj edhe për ty.

S'ka më lezet ta ndrydhim ndjenjën,
Kërkon liri në harrati.
Vet' harratia e gjën zemrën
Dhe mbyllur brënda në qeli.
 
Një javë rresht s'i a ndava hënës sytë....
Prisja sa dilte, ulur në dritare,
mendoja se kishte shëmbëllim të dytë,
veç hënës së plotë,Hënës magjistare.

-ا'shikon,o bir?-më thoshte nënë shkreta,
-Për gjumë u këpute....,por dhe ajo nuk flinte....
Po ku ta dinte Nëna,pse në dritare mbeta,
Po ku ta dinte Nëna,pse gjumi natën më ikte?!

Unë shihja Hënën që i puthte buzën malit,
si Ti më dukej në ato ditë plot blerim,
kur vallzonim mes luleve të majit,
dhe si Hëna malin,
pushtoje gjoksin tim....
 
E mora guximin

--------------------------------------------------------------------------------

E mora guximin,nis e shkruaj vargje,
të lehtë nuk e pata,si për çdo poet,
shkruaj e gris letra,ulur për mbi pragje,
gërmo e gërmo për një të vërtet.

Zhytesha në ëndërr,me një barrë mendime,
Dhe më dukej vetia një poet gjenial.....
Gjumi dilte herët,nis me vargëzime.
Shkruaj poezi-më dukej skandal.

Me veten inatosem,për rimën e humbur,
E mbledh letrën shuk dhe e flak në zjarr.
Pëshperij në gojë sikur të jem brumbull,
Kushdo që është pranë,thot:"Ky është i marrë"!

Hiqem e tërhiqem nga vargu nga rima,
si ndo një llastikë kthehem menjëherë.
Mbyllem nëpër dhoma,mbyllem nëpër vrima,
Dhe filloj e shkruaj mendimin e prerë.

Përsëri pendohem dhe nis e shaj veten,
ا'të duhet zotrote,s'bëhesh dot poet.
Dil e vringëllo çokalet mbi mbrete,
shtrihu mbi livadh ashtu siç di vetë.

Në ç'andralla hyra qënka sport i rëndë,
Me inat shqiptari:Do bëhem poet....
Në daç më lexoni,në daç thurmëni këngë,
S'tundem nga llogoria,s'pyes kush thërret.
 
--------------------------------------------------------------------------------

Nuk e jetoj dot këtë tmerr.

Nuk e jetoj dot këtë tmerr,
Nata pus,zemra më therr,
S'dëgjoj dot halle të rënda,
Më dridhet trupi,më ikën mëndja.

Kush t'i shton hallet në këtë jetë?
Ca vinë nga zoti,ca nga maskarenjtë,
Për disa halle gjëj ngushëllim,
Të tjerat i dëdjoj, tmerri më përpin.

Udhët e dhimbjes po jetoj,
Në ç'do hap të jetës halle dëgjoj,
Brymë dhe ngricë më hyjnë në shpirt,
S'i largoj dot, janë ditë për ditë.

Njerëzit kaq shumë pse i lodh, o jetë?
Krijesën e bukur me ç'kurajo e vret?
Pse e torturon me sëmundje të rënda?
Balsam pse s'u bëhesh, a s'ta ka ënda?

Pse s'ke një masë për njerëzinë?
ca i plak shpejt,ca me zor rrinë,
Ca i pasuron, i lumturon,
Ca i rraskapit,për kafshatën i mundon.

ا'është kjo jetë tmerri!
Nga do që shkoj,rrathë ferri.
Njerëz shpresëvidhisur,të harruar,
Rrojnë nga e keqja,rrojnë të coptuar.
poezi mjaft e mir :)
 
--------------------------------------------------------------------------------

Të lutem,baba

Mora rrugën dredha-dredha,
Baba,prapë në fshat të gjeta,
Buzë grillit në tokën e rrethuar,
Nën hijen e pemëve të errëta.

I strehuar në një dhomë prej balte
Nuk di ç'far po bën atje.
S'u mërzite prej njëzet vjetëve?
Dil njëherë dhe shiko ku je.

Sa herë kam ardhur te dhoma jote,
Pllaka e bardhë derën s'ma hap.
Lexoj shkronjat e asaj pashaporte,
Të puth mbi pllakë e iki prapë.

Lotoj mbi ty sa tokën lag,
Ke gjumë të rëndë dhe nuk më ndjen.
S'di ç'ëndërr shef nën atë prag,
As një prej tyre s'po më rrëfen.

Si s'more pjesë në dasmën time?
Një këngë të merrje a një dolli,
Shaminë e valles në qiell ta hidhje,
Të ma pushtoje kokën në gji.

Fjala, baba,ka kohë që më ka munguar,
Portreti yt m'i zgjon të gjitha kujtimet.
Në vesh kam zërin tënd të regjistruar,
Në mëndje jetën tënde me stërmundime.

Mbi supe i kam hedhur të dyzetat,
Para teje mbetem gjithmonë i vogël;
Kam nevojë për fjalën tënde të ngrohtë,
Më mungon busulla jote për botën.

Ngado që shkoj para syve më shfaqesh ti
Dashuria të ringjall kudo,baba.
Dhe në regëtimën e fundit do të ringjall përsëri
Dhe pse jeta e çmëndur këtë fat na dha.

Kjo poezi ishte shume me ndjenje dhe e ndjere. :)

Perhere per prinderit shkruhet bukur, kapriciozi te uroj suksese !:)
 
Kjo poezi ishte shume me ndjenje dhe e ndjere. :)

Perhere per prinderit shkruhet bukur, kapriciozi te uroj suksese !:)

I bashkangjitem ketij mendimi shume poezi e bukur.
Edhe nga ana ime suksese!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top