Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
autizem.jpg


Autizmi është një sëmundje, që prek më shumë fëmijët e moshës 1-2 vjeç. Ajo ka njohur rritje të madhe gjatë viteve të fundit në mbarë botën. Ndërsa mjekët e vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje.

Statistikat tregojnë se 1 ndër 150 fëmijë të lindur në të gjithë botën, është i prekur me këtë sindromë, që shkakton çrregullime të mëdha në zhvillimin e fëmijës.

Ditën Botërore për Ndërgjegjëssimin ndaj Zutizmit, 2 prilli, u vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2007.

Autizmi, u identifikua si sëmundje në vitin 1943, dhe është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks çrregullimesh në zhvillimin e trurit, çrregullime të spektrit autik (اSA), shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe i ambientit.

Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, kanë çrregullime të gjuhës e komunikimit, fiksohen pas një objekti, etj.

اrregullime të spektrit të autizmit (ASD) janë një grup i paaftësive zhvillimore që mund të shkaktojnë Crregullime
apo Sfida te rëndësishme komunikimi sociale e sjellje.

Ekzistojnë tre nivele:
اrregullim Autistic: "Autizëm. Klasik" Njerëzit me këtë lloj zakonisht kanë vonesa të konsiderueshme të gjuhës, sfidat sociale dhe të komunikimit, sjelljet e interesat te pazakontë. Shumë gjithashtu kanë aftësi të kufizuara intelektuale.

Sindromi i Aspergerit: Simptomat janë shpesh me të buta se e çrregullimit Autistik. Njerëzit me sindromin e Aspergerit
mund të kenë sfida sociale, por zakonisht nuk kanë probleme me gjuhën ose paaftësi intelektuale.

اrregullim zhvillimore: Depertues - PDD. Ata me çrregullim të cilat disa nga kriteret ngjajne me Autizmin dhe disa me
sindromin e Aspergerit por jo të dyja.

Perkufizimi Patologjik:

Crregullim kimik i Trurit,(Brain Chemical Imbalances,) اrregullim i cili ndikon në sistemin Gastrointestinal, Imunitar, Metabolik, Sistemin Neurotransmetues te njohjes dhe funksionimit të trurit (Përkufizim nga Pfeiffer
Medicals)

اrregullimet Psikologjike të shfaqura si rrjedhim i këtyre çrregullimeve janë efekt i reaksioneve Kimike të
mbartura apo të krijuara si pasojë e Sindromës. Të gjitha së bashku ndikojnë në zhvillimin e femijës dhe cilësinë e jetës së femijës.

/albeu.com/
 
Titulli: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit !

Disa thone se autizmi shfaqet pas nje vaksine qe ju behet femijeve ne moshen 1 vjecare...!
 
Titulli: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ku mu kutjtua kjo puna e vaksinave.. KEtu eshte nje grup njerezish qe s'i bejne asnje vaksine femijeve. Kjo per arsye se thone trupi mund ta luftoj vete semundjen ne menyre natyrale, pa patur nevoje per vaksina.... Bo se di sa e vertet eshte, vet thjesht bej ctme thote doktori... ZOti na ruajte! lloj lloj semundjesh po dalin sot, :mah:
 
Titulli: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit !

Te gjithe femijet qe lindin jane te vecante, ato down apo me autizem jane te destinuar te qendrojne gjithmone te tille :)
 
Titulli: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit !

Sa per lidhjen e vaksinave, apo me mire merkurit ne to, me autizmin, shume flitet dhe ne dukje kjo lidhje eshte hedhur poshte. Por do shikoja mire nga kush jane bere keto kerkime dhe kush i ka sponzorizuar.

Ca thone qe eshte komponenti thimerosal ne vaksine qe shkakton autizem tek bebet, dhe ca prinder kane verejtur ndryshim ne sjelljen e femijeve te tyre pasi kane bere kete vaksine.

Ca te tjere thone qe autizmi shkaktohet qekur femija eshte ne bark te nenes, dhe kjo vete ka nje lloj infeksioni qe transportohet tek femija, i cili si perfundim nuk mundet te trese disa enzima (po i quaj enzima se nuk ja di emrin) te cilat me vone shkojne drejt e ne gjak, duke e "helmuar" keshtu trurin e femijes dhe aftesine per te metabolizuar.

Ca te tjere kane "zbuluar" nje lidhje te drejtperdrejte te autizmit me produktet bulmetore dhe gluten-it. Pasi i kane hequr keto nga dieta e femijeve, shume permiresime jane verejtur. Etj etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top