“Nxehet” Lufta e Ftohtë Rusi-SHBA

LoSsT

VIP
V.I.P
Asnjeherë më parë në 20 vjet, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Rusia dhe Perëndimi nuk ishin vënë përballë njëri-tjetrit në një kurs të tillë përplasjeje.​

Spiralja e situatës ku janë përfshirë të dy palët mori tjetër hov me përfundimin e referendumit në Krime dhe 97 përqindeshin e votave pro-bashkimit me Rusinë. Për të krijuar një ide sa më të qartë se në ç’pikë janë tensionuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit duhet të ndjekësh kanalin shtetëror televiziv rus, thotë BBC.
Në edicionin informativ të mbrëmjes, prezantuesi i njohur për besnikërinë ndaj Kremlinit, qëndronte përpara një fotografie sfondi që lë mjaft vend për intepretim: pamja ishte ajo e një bombe bërthamore duke shpërthyer. Rusia, tha ai, është vendi i vetëm në botë që ka aftësinë t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në pluhur radioaktiv... dhe nuk po bënte shaka.

Në anën tjetër të hendekut, Barak Obama njofton se do të udhëtojë këto ditë në Europë ndërsa numri dy i administratës së tij, Xho Bajden do të vizitojë Poloninë dhe Lituaninë. Mesazhi ynë është i qartë, shprehet Obama. Si aleatë të NATO-s kemi angazhimin solemn të mbrojtjes kolektive e do t’i qëndrojme deri në fund.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kthesa nga diplomacia në konfrontim u bë e pashmangshme pas injorimit të vazhdueshëm të thirrjeve të Perëndimit për tërheqjen e trupave ruse nga Krimeja e për ndalimin e referendumit atje. Që nga përfundimi i votimit të dielën, Rusia ka vazhduar të bëjë përpara me një ritëm të vrullshëm për aneksimin e gadishullit, duke ndjekur një kurs tashmë të pandalshëm.

Edhe më të drejtpërdrejta se masat e BE-së, sanksionet e Uashingtonit shkuan përtej shënjestrimit të politikanëve të fuqishëm e këshilltarëve. Në krye të listës së saj, Amerika vuri një prej ndihmësve më të ngushtë të presidentit rus, Vladislav Surkov, arkitekti i stilit autoritar qeverisës apo i asaj që mund të quhet “një vertikale pushteti”, në majën së cilës vazhdon të qëndrojë triumfator Putini. I dyti në radhë, Sergei Glazyev, krahu i djathtë i shefit të Kremlinit në Ukraine.

9 të tjerët përfshijnë kryetarin e Dhomës së Lartë të parlamentit, zevendeskryeministrin dhe liderin e rusëve etnikë në Krime. Surkovi u përgjigj me buzëqeshje: ‘jam i nderuar, tha ai. s`kam asnjë llogari bankare jashtë kufijve’.

Pyetjet që shtrohen tani janë: deri ku do të shkojnë të dyja palët? A do të ketë një raund tjetër sanksionesh? A do t’i dërgojë Vladimir Putini trupat e tij në lindje të Ukrainës dhe mbi të gjitha, cili do të jetë reagimi i Perëndimit ndaj asaj që tashmë po etiketohet si “Lufta e Re e Ftohte”.

/ Top Channel
 
Titulli: “Nxehet” Lufta e Ftohtë Rusi-SHBA

Putinin e kam shume inat si tip dhe me ngjan i rrezikshem shume , por ne kete rast ka te drejt .
Gati e gjithe Krimeja ka votuar per tu bashkur me Rusin . Verdikti i popullit eshte i paevokushem .
Grushtu i shtetit ne Ukrahin ishte shume i shemtuar . Putini aq sa ka interes te bej e beri dhe Amerikes
nuk mund ti bej asgje fare veçse ti rruaj bishtin . Evropes mund ti hedhi ndonje raket atomike ,
por nuk ka asnje interes , se Evropen ka klientin me ti mire te gazit natyror .
Gjeja me e mire qe mund te beje Evropa eshte te gjeje alternativa te tjera energjie dhe te mos i blej as edhe nje
pike gaz Putinit , ne kete menyre as nje vit nuk e zgjat ne pushtet ai , se nuk do kishte me para per ti manipuluar ruset .
 
Titulli: “Nxehet” Lufta e Ftohtë Rusi-SHBA

Putinin e kam shume inat si tip dhe me ngjan i rrezikshem shume , por ne kete rast ka te drejt .
Gati e gjithe Krimeja ka votuar per tu bashkur me Rusin . Verdikti i popullit eshte i paevokushem .

Problemi eshte qe ne kte rast referendumi eshte i paligjshem kshu qe s'ka verdikt populli, duke shkelur Kushtetuten Ukrainase dhe ligjin nderkombetar. Ne baze te ligjit nderkombetar, s'ka te drejte pjesa e popullit qe jeton ne Krime te shkeputet nga shteti Ukrainas. Ligji e njeh kte te drejte vetem ne raste te kufizuara, per shembull, nqfse qeveria Ukrainase i mohon te drejten e vetvendosjes zones se Krimes ose ne rast se qeveria kryen krime njerezore ndaj njerezve qe jetojne aty. Te pakten ky eshte kendvershtrimi i USAs dhe Evropes.
Dhe perderisa Rusia eshte pjese e Keshillit te Sigurise dhe ka fuqine e forte te vetos, i bie qe Keshilli i Sigurise ne kte rast i ka duart e lidhura dhe s'mund ta vere ne zbatim ligjin, se Rusia ka per te bllokuar cdo rezolute.
 
Po po por dhe ligji i Ukrahines thoshte qe presideti nuk permbyset se qenkan kunder nje pjes e popullit , keshtuqe kur shkelet nje ligj , i hap rrugen shkeljeve te tjera te ligjeve
dhe pakteve .
 
Titulli: “Nxehet” Lufta e Ftohtë Rusi-SHBA

E ndezen boten prape nga e para.

Rusine se duroj dot po nganjehere me behet qejfi qe ka kellqe tu dali balle per balle.

Nuk rrine dot pa lufte globale te medhenjte. Skane menyre tjeter sesi te dalin nga kriza.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top