Malajzi, zhduket aeroplani

Kresha

A pretty face can never trick me
(u130u)malaysia-air.jpg


Përpjekjet për kërkim janë intensifikuar për një aeroplan të Malaysia Airlines i cili është zhdukur nga kontakti, përderisa po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin të premten.
Aeroplani Boeing 777-200 u nis nga Kuala Lumpur në orën 16.40 sipas orës lokale, me një numër total prej 227 pasagjerëve dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord.
Sipas një faqe interneti e qeverisë Vietnameze, vendi i fundit i njohur që ishte avioni ishte gadishulli Ca Mau, në jug të Vietnamit.
Ministria e jashtme e Kinës njoftoi se një ekip urgjent është formuar që të intensifikojë përpjekjet e kërkim-shpëtimit./mesazhi/
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Ishalla gjenden shendosh e mire
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Mos Osama i ka hyp edhe njehere me bo nje kruge pa leje hahahhahhaha
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

-



largea_malaysia-airlines11394306946.jpg
Zyrtarët thanë se dy pasagjerë në avionin e zhdukur të shoqërisë Malaysia Airlines po udhëtonon me pasaporta të vjedhura.
Dy burra emrat e të cilëve ishin në listën e pasagjerëve të avionit – një nga Italia dhe një tjetër nga Austria – nuk ishin vërtet në avionin nga Kuala Lumpuri në Pekin i cili u zhduk të shtunën paradite me 239 veta në bord. Të dy atyre u ishin vjedhur pasaportat në Tajlandë gjatë dy viteve të fundit.
Austriaku tani është në vendin e tij kurse italiani jeton ende në Tajlandë. Identiteti i vërtetë i personave që udhëtonin në avion me dokumenta të vjedhura mbetet i paqartë.
Ndërkohë dy njolla të mëdha nafte u vunë re në zonën ku u zhduk avioni. Qeveria vietnameze tha se po dërgon anije shpërtimi në zonën e ndotur në jug të vendit.

Njollat secila rreth 15 kilometra e gjatë janë shenjat e para të mundshme të avionit që u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin dhe u zhduk me 239 paragjerë dhe ekuipazh në bord.
Anije dhe avionë nga Malajzia, Vietnami, Kina dhe Filipinet po e përqëndrojnë kërkimin e tyre në një zonë rreth 240 kilometra nga bregu jugperendimor i Vietnamit, ku autoritetet thanë se kishin sinjal për here të fundit nga avioni i tipit Boeing 777-200.
Shoqëria ajrore Malaysia Airlines tha se humbi kontakt me avionin rreth një orë pas nisjes nga kryeqyteti malajzian.

Dy njolla të mëdha nafte në zonën ku u zhduk avioni i Malaysia Airlines
Avionët vietnamez të shpëtimit që po kërkojnë për avionin e shoqërisë Malaysia Airlines kanë dalluar dy njolla të mëdha nafte në zonën ku avioni u zhduk.
Qeveria vietnameze tha se po dërgon anije shpërtimi në zonën e ndotur në jug të vendit. Njollat secila rreth 15 kilometra e gjatë janë shenjat e para të mundshme të avionit që u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin dhe u zhduk me 239 paragjerë dhe ekuipazh në bord.
Anije dhe avionë nga Malajzia, Vietnami, Kina dhe Filipinet po e përqëndrojnë kërkimin e tyre në një zonë rreth 240 kilometra nga bregu jugperendimor i Vietnamit, ku autoritetet thanë se kishin sinjal për here të fundit nga avioni i tipit Boeing 777-200.
Shoqëria ajrore Malaysia Airlines tha se humbi kontakt me avionin rreth një orë pas nisjes nga kryeqyteti malajzian.
Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 nacionalitete të ndryshme, përfshi 152 kinezë, 38 malajzian dhe katër amerikanë.

Zhduket në mënyrë misterioze avioni me 239 persona në bord

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e avionit Boing 777, Malaysia Airlines, i cili kishte 239 pasagjerë në bord.

Po vazhdojnë kërkimet për një aeroplan të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord. Aeroplani po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin.

Medita vietnameze kanë raportuar sot në mëngjes se aeroplani është përplasur në bregdetin e Vietnamit.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka dhënë këtë deklaratë:

“Marina amerikane ka rënë dakord që të dërgojë anijet e saj dhe të përfshihen në operacionet e kërkimit”.

Malajzi, zhdukja e mistershme e Boing 777

Një burim të dhënash të cilin e jep ushtria vietnameze, thotë që avioni mund të jetë rrëzuar në golfin Tajlandez, por asgjë nuk ka të sigurt, raporton CNN.

Kina po bënë çmos për zbardhjen e rastit, kjo për shkak se rreth 152 pasagjerë në Boing 777 ishin kinez.

Priten informacione të reja në lidhje me avionin i cili humbi kontaktet të shtunën.

Malajzi, avioni humbet kontaktet - Foto

Një avion pasagjerësh me 239 veta në bord, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, ka humbur dhe me shumë mundësi mund të ketë mbetur pa karburant, bëri të ditur kompania ajrore “Malaysia Airlines”, ditën e shtunë.

“Për momentin nuk kemi asnjë ide se ku mund të gjendet avioni”, tha zv/presidenti i Kontrollit të Operacioneve të “Malaysia Airlines”, Fuad Sharuji, për CNN.

Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror në Subang humbi kontaktet me fluturimin MH370 rreth orës 02:40 (14:40 të së premtes), tha Sharuji. “Jemi munduar të kontaktojmë me ekuipazhin në mënyra të ndryshme”, tha ai.

“Boeing 777-200” u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Kuala Lumpur, më 00:41, dhe pritej të ulej në Pekin më 06:30, pas një udhëtimi prej 2300 miljes (3700 km). Në të gjendeshin 227 pasagjerë, 2 prej të cilëve fëmijë, dhe 12 anëtarë ekuipazhi, bëri të ditur kompania.

Në momentin e zhdukjes, avioni kishte karburant edhe për rreth 7 orë e gjysmë udhëtim, tha Sharuji.

“Malaysia Airlines është duke punuar me autoritetet, të cilët kanë aktivizuar ekipin e tyre të kërkim-shpëtimit për të lokalizuar avionin”, thuhej në deklaratë. Përpjekjet për të kontaktuar me avionin kanë qenë të pafrutshme deri më tani.

“Ndiejmë një keqardhje të thellë, që kemi humbur të gjitha kontaktet me avionin”, tha shefi ekzekutiv Ahmad Juahari Yahya, në një deklaratë. Kompania njoftoi se përfaqësuesit e saj kanë nisur kontaktet me të afërmit e njerëzve në bord.

“Fokusi i kompanisë është bashkëpunimi me punonjësit e emergjencës dhe autoritetet për të mobilizuar mbështetjen maksimale të tyre”, thuhej në deklaratë. “Jemi duke monitoruar raportimet e fluturimit MH370, mendimet tona janë me këdo që ishte në bord”.
Nuk duket si diçka pozitive”, tha kapiteni pensionist i “American Airlines”, Jim Tilmon, për CNN. Ai theksoi se rrugëtimi i avionit ishte kryesisht mbi tokë, gjë që nënkupton se ka pasur shumë antena, radarë dhe radio për të kontaktuar avionin.

Ai tha se aeroplani ishte i sofistikuar, thuajse si çdo aeroplan tjetër tregtar, si dhe me një rekord të shkëlqyer të sigurisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua, raportoi se autoritetet kineze të aviacionit kanë konfirmuar se 160 kinezë ishin në bordin e avionit, që ka humbur nga radarët në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Vietnami.

Ambasada kineze në Malajzi ka ngritur një ekip emergjence të kryesuar nga ambasadori kinez, për t’u përballur me incidentin, bëri të ditur Xinhua.

zhduketavioni14.jpg


zhduketavioni6.jpg
B.sot
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

:( Vertet gjynah, gjithe ata njerez, uroj t'gjinden te gjallle nese jo t'gjithe, se paku dikush nga ata.
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

:( Vertet gjynah, gjithe ata njerez, uroj t'gjinden te gjallle nese jo t'gjithe, se paku dikush nga ata.

Garant Osama e ka o NIK e ka harru se nuk i ka frenat ne kembe si ne kerr e sdin qysh me nal/
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Nga mediat vietnameze raportohet se është konfirmuar tashmë që avioni i zhdukur prej më shumë se 24 orësh ka rënë në oqean. Sipas së përditshmes vietnameze “Tuoi Tre” Marina e Vietnamit ka konfirmuar sot se avioni MH370 i linjës “Malaysia Airlines” është përplasur 153 milje në jug të ishullit Phu Quoc.

Ndërsa sipas “The Mirror” një familjar i pasagjerëve që ndodhen në avion i ka rënë telefonit të kushëririt të tij që ishte në avionin MH370, dhe deklaron se zilja bie por nuk përgjigjet njeri. Po ashtu mediat kineze raportojnë se edhe familjarë të tjerë të pasagjerëve konfirmojnë se telefonat e personave që ndodhen në avion bien, por nuk përgjigjet askush.news

-
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Mos e lypni mo thuaju se Osama Bin Laden veq kur te vjen e te ngulet ne zyren e keshillit te ministrave te Shqiperise me te edhe ti bene nder gjithe shqiptareve me kete veper...

Me hup naj gjilpere quditna veq me hup aeroplani koka magjistar i madh .....
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Misteri që po trondit botën. A u ndesh me UFO Malesian Airline 730?

Që prej natës së të premtes nuk ka asnjë informacion lidhur me avionin e Malaysia Airlines, fluturimi MH370 por pasagjerëve u bie zilja në telefonat e tyre. Shumica e telefonave celular janë funksional. Shtohen dyshime se avioni mund tue jetue ndeshur me jashtëtokësorë

Avioni i zhdukur, një Boeing 777-200ER, humbi kontaktet me kullën e kontrollit një orë pasi u ngrit nga pista në Kuala Lumpur në Malajzi, për t’u nisur drejt Pekinit në Kinë. Ai u zhduk në mënyrë misterioze nga sistemi i radarëve, në kushtet e një moti të kthjellët dhe pa asnjë sinjal për probleme në bord.

Në avion gjendeshin 239 persona, 12 prej të cilëve pjesëtarë të ekuipazhit. Që prej të shtunës, 9 vende janë përfshirë në kërkime, në një zonë që përfshin mijëra kilometra katrorë hapësirë, ndërsa shumë janë pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje.

Ja faktet që dihen deri tani lidhur me zhdukjen e avionit

1. Kontakti i fundit

Malaysia Airlines fluturimi MH370 u ngrit nga pista e aeroportit të Kuala Lumpurit të shtunën në 12:21 (e premte në Europë). Destinacioni ishte Pekin, ku duhej të mbërrinte në 06:30 të po të njëjtës ditë. Në të ndodheshin 227 pasagjerë dhe 12 pjesëtarë ekuipazhi.

Avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth 1-2 orë pas ngritjes nga pista, në një zonë rreth 120 milje nga bregdeti lindor i Malajzisë, qyteti Kota Bharu.

Pilotët nuk dhanë asnjë sinjal për probleme, ndërsa moti ishte i kthjellët gjatë atyre orëve.

2. Pasagjerët misteriozë

Siç thamë më sipër, në bord ishin 227 pasagjerë: 154 nga Kina dhe Taivani, 38 malajzianë, 7 nga Indonezia, 6 nga Australia, 5 nga India, 4 nga Franca dhe 3 nga SHBA-ja.

Por më vonë u mësua se dy prej pasagjerëve dhe pikërisht austriaku Christian Kozel dhe italiani Luigi Maraldi nuk kishin qenë në avion.

Të dyve u ishin vjedhur pasaportat në Tailandë gjatë dy viteve të fundit dhe hetuesit po përpiqen të zbulojnë se kush hipi në avion me identitetin e tyre.

Interpoli thotë se hetimet kanë treguar se mund të ketë pasur të tjerë persona me pasaporta të dyshimta që kanë hipur në avion atë ditë.

Autoritetet malajziane thonë se po hetohet për të paktën 4 persona që besohet se kanë udhëtuar me dokumente të parregullta. Për këtë është kërkuar edhe ndihma e FBI-së.

3. Ndërrimi i rrugës

Të dielën u bë e ditur se regjistrimet e radarëve tregonin se avioni mund të ishte kthyer mbrapa, para se të zhdukej.

Kjo bëri që operacioni i kërkimeve të zgjerohej. U krijuan skuadra shpëtimi, të cilat nisën kërkimet në të dy anët e gadishullit malajzian.

4. Nuk është gjetur ende asgjë

Pavarësisht raportimeve për gjurmë vaji dhe objekte që pluskonin në det, hetuesit thonë se deri tani nuk është gjetur asgjë që të ketë lidhje me avionin e zhdukur.

Një aeroplan vietmanez pikasi një objekt të verdhë që pluskonte mbi ujë sot në mëngjes, por pas verifikimit u tha se ai nuk kishte lidhje me avionin. Ndërsa në lidhje me sinjalizimet për gjumë karburanti në ujë, testet kanë nxjerrë se ato nuk ishin lëndë që përdoren nga avionët, por me shumë gjasa rrjedhje nga anijet.

5. Terrorizmi mbetet një opsion

Autoritetet thonë se po verifikojnë të gjitha pistat lidhur me atë çka i ka ndodhur avionit të fluturimit MH370, por nuk ka ende prova se ai mund të jetë marrë peng.

Shefi i aviacionit civil të Malajzisë, Azharuddin Abdul Rahman, tha se fati i avionit mbetet një mister i paprecedent dhe familjarët e pasagjerëve duhet të jenë të përgatitur edhe për më të keqen.

6. 9 shtete në kërkim të avionit

Ndërsa shumë pyetje mbeten pa përgjigje, Rahman thotë se kërkimet do të vijojnë deri sa avioni të gjendet. “Ne po kërkojmë pa ndalim në ajër dhe det”, tha ai. Operacioni i kërkim-shpëtimit po mbështetet nga skuadra të Australisë, Kinës, Tajlandës, Indonezisë, Singaporit, Vietnamit, Filipineve, Zelandës së Re dhe SHBA-së.


Opozita.com
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Nese bie zilja atehere tregon qe sinjali qe leshon location mund te gjurmohet nga antenat e kompanive celulare. Por sbesoj se lajmi eshte i vertete.

PO mund te behen trace dhe gjindet lokalizimi/vendndodhja

ceshtja eshte kur jane te fikur nuk ka record qe te rregjistrohet .
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Habitem se si nje avion me permasa te tilla dhe me nje kosto te lart prodhimi te mos jap asnje sinjal mbi cka po I ndodh!!! Po lexoja diku qe nje punetor nafte nxjerrese kishte konstatuar flake ne ajer. Gjithsesi, kjo enigme mediatike dhe tmerr e shprese per familjaret e pasagjereve, te marre pergjigje sa me shpejt. Te shpetojne nga ky ankth!
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Sa tmerr, imagjino pasagjeret brenda ca kan perjetuar te shkretet.
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Mos u merni me kto pune te thella :) lool
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Nese bien telefonat ! at'here ata jan dikun ne TOKE as ne DET smund te jene as ne qiell smunden te jene ! sepse ne te 2 keto vende nuk ka vale ? pra ai airoplan eshte ne toke ! apo telefoni eshte ne toke.... sidoqoft ketu eshte nje mister i madh qe me shum me duket sikur te jete kjo ngjarje per tu bere ndonje film i ri sikur ai ""Lost" :D kan perfitime pastaj...
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Nese bien telefonat ! at'here ata jan dikun ne TOKE as ne DET smund te jene as ne qiell smunden te jene ! sepse ne te 2 keto vende nuk ka vale ? pra ai airoplan eshte ne toke ! apo telefoni eshte ne toke.... sidoqoft ketu eshte nje mister i madh qe me shum me duket sikur te jete kjo ngjarje per tu bere ndonje film i ri sikur ai ""Lost" :D kan perfitime pastaj...

Punojne telefonat ne avion. Te pakten disa kompani ajrore e ofrojne kte sherbim, Singapore Airlines eshte nje prej tyre.
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Me habiti ky rast vertet si eshte zhdukur papritmas. Por ekspertet mendojn se ka eksplodu ne ajer.
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Na lodhen me kto enigma e mistere jemi ne epoken e nje teknologjie te zhvilluar eshte turp mos te jene ne gjendje ta gjejne te verteten, gjths une i mbyll mire dyert e dritaret naten ... Ku i dihet ufot jane verdall :p
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Sikur e gjeten kete avionin. Kane gjetur mbeturina te avionit te rrezuar ne oqeanin indian afer brigjeve te australise.

114073_1.jpg

114080.jpg
 

Attachments

  • 114073_1.jpg
    114073_1.jpg
    66.4 KB · Shikime: 0
  • 114080.jpg
    114080.jpg
    78.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Avjoni nuk zhduker, Avjoni u zhduk :)... Air Asia do te rritet fuqishem, pa i rene reputacjoni MAS-it veshtir te ngrihet ajo, VEndi po kalon ca trazira, politikan qe po burgosen, populli mund te ngrihej, si te largohet vemendja??? Pakenaqesia ndaj qeverise po rritet dita dites, Cia ska besim te qev. Malajzjane, e kto te dytet ket amerika... Etj etj... E u zhduka aeroplani vetvetiu??? JO JO... SA per njerezit qe ishin ne avjon? U ra lapsi fatkeqesisht te ishin loder ne duar te disave ;)... Zoti i ruajte kudo qe tjen, nqs jan akoma gjalle, dhe ua lehtesofte familjareve te tyre gjendjen... Ksaj i thone te zhdukesh pa nam e nishan....
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Avioni, hipotezat e tragjedisë

Avioni.jpg


Verifikimi i kujdesshëm i të gjitha të dhënave ekzistuese mbi avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines” tregoi se fati i “Boeing-ut 777” ishte ai i dyshuar që në fillim: rrëzimi.

Por, fluturimi MH370 rezulton të ketë rënë në Oqeanin Indian, krejtësisht jashtë rrugës së tij, ndaj dhe rrethanat qëë kanë çuar në këtë devijim presin të zbardhen.

اfarë ndodhi? Si përfundoi në ujrat pranë Perth-it avioni i nisur për në Pekin? Ekspertët këmbëngulin në mundësinë e një shpërthimi në bord, si shpjegimi më i besueshëm.

Mund të ketë qenë një bombë, ose diçka që është hedhur në erë në pjesën e bagazheve, duke hapur një vrimë në trupin e avionit. Forca e saj nuk ka qenë aq e madhe sa ta rrëzonte avionin në çast, por ka shkaktuar të tillë humbje të presionit të ajrit në bord, sa i ka lënë të pavetëdijshëm të gjithë, pasagjerë e anëtarë ekuipazhi bashkë, dhe Boeing ka fluturuar me auto-pilot, deri sa ka mbetur pa karburant.

Kjo duket teoria më e logjikshme. Zjarri është mundësia tjetër e çorientimit të pilotëve, duke i hutuar aq shumë sa nuk kanë mundur të lëshojnë asnjë sinjal ndihme dhe gjithë çfarë kanë arritur të bëjnë para se të humbnin ndjenjat ka qenë kthimi i avionit.

Ndoshta mjeti ka pasur ndonjë të çarë të lehtë. Edhe kjo do shkaktonte dekompresion, por më të ngadaltë. Boeing vet e ka pranuar se, në disa modele mund të ndodhin gërryerje, e për pasojë njerëzit në bord përballen me një gjendje të quajtur hipoksia, apo uri për oksigjen, e cila mund t’i ketë shtyrë pilotët të bëjnë gabime e të mos nisin një thirrje për ndihmë, çka do ta kthente natyrshëm MH370-n në një fluturim fantazëm.

Rrëmbimi nuk është përjashtuar si mundësi, e po ashtu edhe sabotazhi, por të dyja këto skenare ngrenë një pyetje mjaft logjike: për çfarë qëllimi do ta rrëzonin avionin në mesin e oqeanit, ku nuk e gjen askush.

Vetëvrasja e pilotit sërish lë vend për diskutime. Përse duhet të fluturonte për 7 orë një njeri, që ka ndërmend t’i japë fund jetës së tij e të të tjerëve në bord, kur fare mirë mund ta rrëzonte avionin menjëherë pas ngritjes në ajër.

Së fundi, po diskutohet edhe një mundësi e re: ajo e një sulmi kibernetik. Ndoshta një pasagjer me laptop me vete ka mundur të marrë kontrollin e mjetit, duke i nxjerrë krejtësisht jashtë loje pilotët e tij. Edhe kjo është një skemë komplekse, që mund të realizohej vetëm nga një gjeni kompjuterash me njohje shumë të mirë të avionëve, por që sërish nuk e shmang dot pyetjen: përse të devijosh rrugën e një avioni në fluturim, duke e dërguar drejt... asgjësë!?

/ Top Channel /
 
Titulli: Malajzi, zhduket aeroplani

Keto teorite per te bere sensacion dhe per te shitur lajmin jane te turpshme kur mendon faktin se luajne me dhimbjen e njerezve qe kane humbur te afermit tek ai avion.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top