Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Nga Nina Cara

Ka studime të ndryshme që përditësohen e dalin me rezultate jo të njëllojta kur vjen fjala te dobia ose dëmi i konsumimit të mishit me shumicë. Por meshkujt e rrugëve shqiptare pak duan t’ia dinë. Ajo që duan është vetëm të hanë mish.

Zakonisht mishngrënësit kanë preferenca përsa u përket llojeve të mishit, por kur vjen puna te mishi femëror asnjë pjesë nuk duhet çuar dëm: çdo gjë bën punë, kokërdhokët, organet gjenitale, çantat, këpucët, gjoksi, fundet, fustanet, duart, flokët, modelet e flokëve, vija e penelit - të gjitha këto janë të ngrënshme për ta...

Më ndodh thuajse çdo ditë që sapo dal në mëngjes rrugëve për të shkuar në punë, vrulli e ankthi i mëngjesit për të qenë në kohë e në formë për të përballuar ditën copëzohet e transformohet disa herë në inat, zemërim, pafuqi e neveri përballë kalimtarëve meshkuj. Ata janë të të gjitha nuancave, moshave, dukjeve e dialekteve. Teksa të kalojnë afër ashtu mes dihatjesh të djersitura (që në pikë të mëngjesit!) duan me patjetër të të hanë diçka prej trupit. Kam vrarë mendjen shpesh se cili është reagimi i duhur ndaj "përdhunuesve" verbalë, por asnjëherë s’e kam gjetur. Kam menduar se duhet reaguar, e shpesh here jam përballur me lloje të ndryshme mishngrënësish në tentativë. Kam menduar se reagimi im do shpëtojë ditën e dikujt tjetër, ashtu siç shpeshherë kam shpresuar se reagimet e të tjerave mund të shpëtojnë ditën time. E reagimet e mishngrënësve të mbetur në tentativë janë të ndryshme: herë largohen me shpejtësi pa e kthyer kokën fare (një nga ato rastet kur shpreson se reagimi mund të sjellë ndryshim), herë me fjalë fyese e herë me dhunë edhe më të rëndë verbale që të bën të ndjehesh realisht e kërcënuar. Por ndjesia që dominon zakonisht është fyerja dhe pafuqia. Të ndjerit e objektifikuar pa bashkëpunimin tënd në mënyrë të vazhdueshme e vulgare teksa vrapon për t’u përballur me jetën si çdo qënie tjetër në këtë vend, bash kjo është ajo që të bën të ndjehesh e fyer. Ke pamundësinë e reagimit shpeshherë, e, në vend të tij, shpejtimi i hapave të bën të ndjehesh e pafuqishme. Dhe zemërimi rritet e rritet derisa dorëzohet për t’u kthyer në një itinerar reflektimi periodik mbi "përse"-të e "jo-përse"-të përgjatë një ecjeje të vetme.

Ajo që vë re dhe me trishton ende më fort është se kurrë askush tjetër nuk reagon. Njoh disa raste dhunimesh në rrugë, jo vetëm verbale, por edhe fizike, në dritë të diellit, në shesh të burrave, ku askush s’ka lëvizur as gishtin e vogël. Në biseda mes miqsh e të njohurish bëhen shpesh analiza shkaqesh, që nga ato sociologjike, kulturore, ekonomike, politike e duke vazhduar me ato që vijnë nga frustrimi i gjatë seksual i popullit tonë, mungesa e rendit, padija për shkak të padaljes, faji i vetë femrave për mënyrën se si vishen ("majë takave që në pikë të mëngjesit") etj. Por ajo që unë nuk di është nëse rezultatet e analizave informale mund të sjellin realisht emancipim të sjelljes. Tjetër gjë që nuk di në më takon të bëj është thirrja për reagim individual rast pas rasti, duke patur parasysh pasojat e përplasjes të "s’e di kujt" me "s’e di kë". E kjo në një vend ku njerëzit s’e kanë për gjë të vriten për një fjalë goje, në një vend ku ka dhe nga ato raste kur edhe polici në detyrë mund të të drejtojë një "psss!" teksa kalon rrugës në punën tënde.

Ajo që unë di është se kur ecën në rrugët e vendit tim e je femër (kërkoj ndjesë meshkujve), ti nuk je më një individ me karakteristika unike fizike, veshjeje, me rrezatim personaliteti nëpërmjet komunikimit joverbal me hapësirën. Nuk është e rëndësishme në je me shkollë a në je pa shkollë, punonjëse ndërtimi a punonjëse banke, nënë e re a nënë e vjetër, vajzë e gjatë apo e shkurtër – ti je thjesht një copë mishi ambulante.

Fjalë kyçe

O ta honksha...

Të kem të të shqyej...

Hajde të të...

Kasap pa licensë

Dietologe

Lopthi

Shtrydh

Lyp

Nata e parë e lirisë (huazuar nga fjalori Erotik i gazetës “E Për7shme”)

O motra të hëngsha...

Ta çaj...

Të thithsha...

P.S. Shënim i autores:

U kërkoj ndjesë gjithë meshkujve që lexojnë këtë shkrim, motrat, vajzat, bashkëshortet e nënat e të cilëve ecin nëpër rrugët e vendit tonë.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Marla,

Pa dashur te hyj ne diskutim me te thelle, dua thjeshte vetem nje gje te ve ne dukje: Sikur femrat (motrat, grata, nenat tona - nuk dua te bej dallime) te shikonin punet e tyre, pa bere provokime, jam i sigurte qe niveli i provokimeve te meshkujve do te ulej dukshem, mirepo megjithe fajin e madh dhe te pamohueshem qe ne kete pike kane meshkujt, nuk mund te jem shume i sigurte se ketu nuk kane faj edhe femrat...me provokimet e tyre (si ne veshje, sjellje e tj.) Kerkoj falje nese dikush ofendohet nga kjo qe thash...edhepse pa dyshim e ritheksoj, perqindjen shume te madhe te fajit e kane keta meshkujt te cilet kane mungese te edukates.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Kane thane, kudra qe e qon bishtin, qet i shkojne permas !

p.s. Pajtohem me mendimin e Yllit
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Me vertet shkrimi thot ate qe ndodh realisht ne rruge apo dhe neper shkolla (gjimnaze e universitete)
Keta mishngrenesit lol (sa bukur tingellon) kane oreks te papar qe ne mengjes :p e jo per gje por jane te "fort" e u shtohen llafet kur jane ne grup.
Sa e sa raste ka ndodhur kur shoqet me nj tj luten " me shoqero deri diku ose te pakten sa te kaloj ate grupin e cunave" te bejne me vertet te ndihesh ne siklet, nuk kan edukat e rregulla sjellje! Mbi te gjitha skan respekt!
Jemi ne emigrim e diferenca duket hapur nuk te shikon njeri ne sy e lere te thoj dicka, madje eshte kaq e thjesht per te dalluar nese eshte shqiptar apo i huaj kur del psh ne nje qender tregtare mes nje turme te madhe njerzish , shqiptaret shohin ne sy madje jo vetem meshkujt po dhe femrat :p
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Mire e shtjellon kete problem autorja por duket se eshte njeanesh me ka ndodhur ne vete qe vete Fermat te reagojne ne menyre tille si e pershkruan mesiper. Ka te drejte me ka rene sy blloku ku del dhe sheh makina qe ecin avash per te gjujt kurre se kuptova kete (mbase jame rritur jashte) mendova njeher mbase ne nuk kemi Klube sociale ko shkon shoqerohesh me njerzit por Prape nje rast I vecante ma rrezoj kete hipotez se personi qe ngacmonte kete femer kishte djalin 5vjec perdore. Dmth gjenarata jone shkoj ja keshtu si e pershkruan por cfare Po sjellim tek te rinjet Po te njejten gje
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Do jete shume kinge kjo goca qe ka shkruar artikullin.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Ja ku filluan "e ka fajin femra qe provokon"...Shqiperine nuk e mbizoteron "femra provokuese" qe te jete kaq fenomen i perhapur. Thjesht jane rrit ne xhungel kta tipat dhe thjesht s'ka shtet qe tju tregoj vendin dhe bejne si "te forte". Ka femra plot qe shofin punen e vet, dhe te vjen te ndjek tjetri nga mrapa. Ajo qe eshte me e cuditshme eshte qe kush eshte ajo femer do i hidhte nje sy ktyre tipave "te peshtire" si kta qe ti shtyj te vazhdojne me kte sjellje...pra kur s'kane sukses, pse vazhdojne me te njejtin avaz?!
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Kane thane, kudra qe e qon bishtin, qet i shkojne permas !

p.s. Pajtohem me mendimin e Yllit

Shkrimi nuk ishe vec per bundrat as per meshkujt hajvan . Po ta kishe lexuar me kujdes nuk do jipje ket pergjigje kaq te varfer .

Shqiptaret kan nje ane te medaljes shume te prapambetur ne lidhje me femrat . Me pelqen metaforizmi qe i ka identifikuar NINA si mishngrenes . Kultura e vjeter shqiptare i eshte gjynjezuar me shekuj kultures turke pak dhe ato arabe , ku femra nuk respektohej si individ human , si nen e femijeve , apo si nana e cdo kujt , roli i saj i hershem ka qen "skllave" ... ndaj dhe sot vazhdon , pak me ceket te shifet si e tille . Meshkujt shqiptare ne pergjithesi jan njerez te babezitur nuk din ca eshte nektare i nje femre , e shofin si nje manikin te pispillosur ,me vithe te ngushta e sexy apo nje xl me super sis dhe nuk le vend aroma e asaj qe le kur i kalon para sepse ne mendjen e tij jan ato idet shfrenuese e te qenit nudo ne duart e tij dhe dashur padashur veprimi i tij i vetem ne ato momente eshte pasthirma me injoruese qe mund ti shkas nga goja .
Nje mashkull i zgjuar te komplimenton me nje buzeqeshje e te zhvesh me sy , nje injorant te ha me fjal ......
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Po ta kishe lexuar me kujdes nuk do jipje ket pergjigje kaq te varfer .

Me vjen keq, duhet ta lexosh shkrimin e Yllit edhe njehere, aty eshte edhe pergjigja ime. Nuk jane as gocat "engjuj" ! Nuk justifikoj sjelljen/mentalitetin e shqiptareve, por te hudhet faji komplet mbi ta, eshte qesharake.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Artikull godites,vjen mjafte i perzier mes "KOMIKES-TRAXHIKES" Do ishte nje zhaner teme mjaft interesant po te luhej ne skenen e nje teatri.
Per sa i perket formes se si e ka kapur Zonja qe ka shkruar shkrimin,me pelqen,ka goditur drejt pa dorashka dhe realisht.
Tani lind pyetja ne jan te gjithe meshkujt Shqiptar te tille?!
Sigurisht qe jo!
Lind pyetja tjeter po shumica e tyre kan te tilla simtoma "mishngrense"..!?
ME keqardhje duhet pohuar qe PO..!
Shoqeria Shqiptare vuan pastersitsh nga normat e te sjellurin ne ambjentet,rruget, dhe vendet e ndryshme sociale ku bashkesia ,komuniti perkates shkon ,shenderrohet per te kryer detyrimet dhe aktivitet e ndryshme sociale.
Tani problemi behet me i rend,nga disa mishngrenes,ku kultura,formim,shkollimi,sjellja lene per te deshiruar.
Dy kokerra te tilla i mjaftojn per nje lagje te tere.Prishin imazhin,behen te bezdiseshem etje tj.njerez kafenesh,cepash rrugve,te dalldisur sysh,etj etj.
Pa le qe ne shqiperi,5-6 kokerra harama qe thoshin te vjetrit i ke ne c"do cep rruge,e kafenie.
Tani ka dicka edhe tek femrat Shqiptare,jo tek te gjitha sigurisht.
Ama dhe femrat ne shumicen dermuese ne Shqiperi kan nevoj per nje rinovim,per nje formim te drejt,mes sjelljes me fines femrore dhe fliriti te rendomt e idiot qe ndjell idiot.
Tani mini pik mjesit tu dal me marre qumshtin,20 cm tak tu ik shkoll apo pune,kjo eshte pak absurde.(ndoshta e kam gabim,por len vertet per te deshiruar)
Pra kam iden se dhe nje pjese te femrave Shqiptare u eshte ngulit IDIOTESIA,qe per te qene femer,duhet te jeshe siper takve,gjoksi jashte,shalet jasht dhe ne pik dimrit,etj etj.pra duhet te komplimentohen nga mishngrensit,kjo kadegori,qe te ndjehen seksy dhe femra me arome,sipas tezes se tyre..:)
Pra kot dhe stilistet nuk e ndajn veshjen ne Grupe:
Veshje darkash,pune megjesi,dite etj etj keshtu me rradh.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Pra kam iden se dhe nje pjese te femrave Shqiptare u eshte ngulit IDIOTESIA,qe per te qene femer,duhet te jeshe siper takve,gjoksi jashte,shalet jasht dhe ne pik dimrit,etj etj.
Femrat shqiptare ne Shqiperi e mbajne veten shume me shume sesa ne jashte! Pa dashur ketu te ofendoj askend!
Une te marten qe shkoi (sot nje jave) jam kthyer nga Tirana, ndenja nje jave e mund te them qe ishin ne pakice "ekzagjerimet" e pergjithesisht, femrat shqiptare kishte lezet t'i shihje.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Gocat vdesin tju shkojn pak mbrapa kto ''mishngrenesit'' biles kur fillo nk i ngacmo njeri shqetsohen :p lol
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Elushe as qe dyshoj kete qe thua ti,nuk po diskutoj ne terama pergjithsues,por atyre termave qe permbledhin sintomat e vogla qe bashkangjiten pastaj si pune zenxhiri.
Ashtu sikur dhe Shkrimi mesiper nuk mund te jete pergjithesues.
Kundrejt meshkujve.
Pasi meshkujt shqiptare jan dhe shquhen,per sjellje te mire ,fisnikeri dhe zgjuarsi.
Por ama ka dhe plote raste e zhanera qe vijn shume varfer,dhe ne Kryeqyete apo qofte dhe metropole te tjera te medha Shqiptare.(varet ambjenti,apo syri vezhgues qe mund te te interesoj ne lidhje me nje dicka te caktuar,se dhe ty po te kishe qene e predisponuar ta verifikoje si ndodhi i dicka te tille ne shoqerin e perditshmeris se Tiranes,do kishe verifikuar me lehtesi,kam iden,qofte ne termin mashkull apo femer.)
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Artikull godites,vjen mjafte i perzier mes "KOMIKES-TRAXHIKES" Do ishte nje zhaner teme mjaft interesant po te luhej ne skenen e nje teatri.
Per sa i perket formes se si e ka kapur Zonja qe ka shkruar shkrimin,me pelqen,ka goditur drejt pa dorashka dhe realisht.
Tani lind pyetja ne jan te gjithe meshkujt Shqiptar te tille?!
Sigurisht qe jo!
Lind pyetja tjeter po shumica e tyre kan te tilla simtoma "mishngrense"..!?
ME keqardhje duhet pohuar qe PO..!
Shoqeria Shqiptare vuan pastersitsh nga normat e te sjellurin ne ambjentet,rruget, dhe vendet e ndryshme sociale ku bashkesia ,komuniti perkates shkon ,shenderrohet per te kryer detyrimet dhe aktivitet e ndryshme sociale.
Tani problemi behet me i rend,nga disa mishngrenes,ku kultura,formim,shkollimi,sjellja lene per te deshiruar.
Dy kokerra te tilla i mjaftojn per nje lagje te tere.Prishin imazhin,behen te bezdiseshem etje tj.njerez kafenesh,cepash rrugve,te dalldisur sysh,etj etj.
Pa le qe ne shqiperi,5-6 kokerra harama qe thoshin te vjetrit i ke ne c"do cep rruge,e kafenie.
Tani ka dicka edhe tek femrat Shqiptare,jo tek te gjitha sigurisht.
Ama dhe femrat ne shumicen dermuese ne Shqiperi kan nevoj per nje rinovim,per nje formim te drejt,mes sjelljes me fines femrore dhe fliriti te rendomt e idiot qe ndjell idiot.
Tani mini pik mjesit tu dal me marre qumshtin,20 cm tak tu ik shkoll apo pune,kjo eshte pak absurde.(ndoshta e kam gabim,por len vertet per te deshiruar)
Pra kam iden se dhe nje pjese te femrave Shqiptare u eshte ngulit IDIOTESIA,qe per te qene femer,duhet te jeshe siper takve,gjoksi jashte,shalet jasht dhe ne pik dimrit,etj etj.pra duhet te komplimentohen nga mishngrensit,kjo kadegori,qe te ndjehen seksy dhe femra me arome,sipas tezes se tyre..:)
Pra kot dhe stilistet nuk e ndajn veshjen ne Grupe:
Veshje darkash,pune megjesi,dite etj etj keshtu me rradh.

Jam me se dakort me cf ke shkruar.., por a nuk eshte ceshtje kulture si per femrat ashtu edhe meshkujt?
Pra, vijme nga vende ballkanike dhe e kemi marre qe ne djep kapadaillekun!
Per te imponuar meshkujt, nenshtrohen femrat si ne pozituven ashtu edhe ne negativen ane !

Pra femrat nuk kane formim ne shqiperi, se qe te vogla rriten( nese jane ne familje konservative) duhet te jesh e urte, e duruar, te durosh burrin, vjehrren etj etj

Nese eshte rrit ne nje familje liberale mundohet te impunoj gjinine tj nepermjet ekzagjerimeve ... Kjo vihet re me se shumti tek veshjet pa stil e pa shije( jo te gjitha).

Ne nje vend patriarkal do jene gjithnje femrat viktima te mentalitetit! :)
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Se ktu shkruajne kryesisht shqiptare qe nuk jetojne fare ne Shqiperi
Une ndenja 1 muaj ne Tirane sefundmi, dhe per here te pare qe prej 4 vjetesh qe jetoj jasht, po shqetesohesha qe nuk kam c'te vesh. Kjo per faktin qe femra shqiptare e mban veten, dhe e mban shume mire. (me shume se sa ne jashte,sic permendi dhe Elushja)

Nuk po them qe s'eshte e tepert, po nuk eshte skandaloze dhe ato minit apo veshjet degjeneruese qe keni ju ne koke nuk i sheh me.

Sa per kta mishngrenesit, ah, kta kane degraduar me keq sec i mbaja mend. Kta vuajen per ****
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Jam dakord me viktimat me lart lol

Kjo Nina qeka nje lezbiqe e poshter!
Pyetja ime per kete Ninen do ishte,pse rri rrugve kjo?
kur vjen muhabeti me ta kerku dikush,e ben ate kudo,ne zyre,ne udhetim kudo kudo!!
Une kam plot shoqeri ne Tr qe nuk e frekuentojne bllokun,jeta nuk eshte vetem ne bllok!
ka vende shqiperia ku kalohet fundjava sa te duash
sic ka dhe vende,ku takohen jabanxhit,ke tajvani,sepse sdine nga te rrotullohen!

Ps:njeres te poshter,dhe pa edukate ka plot! ama po nuk ja bere syte e embel dikujt,dhe shef punen tate nuk te kap me zor njeri
 
Redaktimi i fundit:

kjo eshte teoria, praktika tregon ndryshe
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Se ktu shkruajne kryesisht shqiptare qe nuk jetojne fare ne Shqiperi
Une ndenja 1 muaj ne Tirane sefundmi, dhe per here te pare qe prej 4 vjetesh qe jetoj jasht, po shqetesohesha qe nuk kam c'te vesh. Kjo per faktin qe femra shqiptare e mban veten, dhe e mban shume mire. (me shume se sa ne jashte,sic permendi dhe Elushja)

Nuk po them qe s'eshte e tepert, po nuk eshte skandaloze dhe ato minit apo veshjet degjeneruese qe keni ju ne koke nuk i sheh me.

Sa per kta mishngrenesit, ah, kta kane degraduar me keq sec i mbaja mend. Kta vuajen per ****

Ahaha Yellow une e kam mbajt veten kur kam jetu aty , e tani edhe me shume... Pra e duam te bukuren por per vete, e jo te acarojme dike lol

Por psh me ka ber pershtypje ne nje dasem ne Shkoder, nderruan Damat fustanat 3 here... Une se kuptoja pse? Eshte dasma e tyre apo e nuses?
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Yellow ma shtjello pak me shume,ca do te thuash?
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Qe po te ishte e bija e fantomasit Mani? Edhe po te kapi ne zor sdo ja hidhje syte lol
Me te thon te verteten ne shqiperi mjaftojn te shofin me nje makine 20.000 euroshe dhe pull poste i ke gocat (jo te gjitha) por pjesa derrmuse
duan qe ti mbash me lek,rroba,dentist etj, dhe kjo eshte e vertete, jane bere me keq se shushunjat!
Jena mire knej nga europa ne:p
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Marla,

Pa dashur te hyj ne diskutim me te thelle, dua thjeshte vetem nje gje te ve ne dukje: Sikur femrat (motrat, grata, nenat tona - nuk dua te bej dallime) te shikonin punet e tyre, pa bere provokime, jam i sigurte qe niveli i provokimeve te meshkujve do te ulej dukshem, mirepo megjithe fajin e madh dhe te pamohueshem qe ne kete pike kane meshkujt, nuk mund te jem shume i sigurte se ketu nuk kane faj edhe femrat...me provokimet e tyre (si ne veshje, sjellje e tj.) Kerkoj falje nese dikush ofendohet nga kjo qe thash...edhepse pa dyshim e ritheksoj, perqindjen shume te madhe te fajit e kane keta meshkujt te cilet kane mungese te edukates.

Jam e sigurt qe cdo femer ketu ne forum nena motrat tona dhe pse nuk kane provokuar askend (veshje sjellje) serish kane rene pre e injorances maskiliste inferiore shqiptare (ketu bejne perjashtim vetem 1 perqindje e vogel qe kane pare bote me sy dhe e dine se cfare stolie eshte femra).
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Vesha te ben kopile ,thuhet nje fjale e urte popullore .
Te vishesh bukur e me mode nuk di shume kush,pa ofenduar ndokend .Disa vishen ashtu qe as ato ndoshta nuk e din se do provokojne ndokend me veshjen e tyre komike ,mini apo qe tregojne shume nga pjesa e trupit .Pastaj dhe cuditen qe i shikojne apo feshellejne nga prapa .
Ne pergjithsi femra Shqiptare e mban veten e vishen me gusto.Shume e kane te nevojshme ti mesoj ndokush.
Por ka shume djem Shqiptare te pa formuar qe ngacmojne kedo qe kalon rruges ,rendesi ka te jete femer . Kete teme e trajton secili sipas deshires se vete.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Gocat vdesin tju shkojn pak mbrapa kto ''mishngrenesit'' biles kur fillo nk i ngacmo njeri shqetsohen :p lol

lol Ajsi gocat vdesin per komplimenta eshte e vertet por jo per komplimenta te natyrave qe ka sjell autorja e shkrimit, ato as komplimente s'jane vecse fyerje...
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Shkrimi shum i vertet mbaj mend ne 2007 2008 per arsye pune kam jetuar shum ne Tirane dhe te them te verteten vlera e femres shum e ulet,por edhe numri i lart i ktyre mishgrensve pa pune qe qa nuk u dilte nga goja edhe mu si mashkull me linin pa fjal.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Gocat vdesin tju shkojn pak mbrapa kto ''mishngrenesit'' biles kur fillo nk i ngacmo njeri shqetsohen :p lol

AjSi, e ke thene me tamam...nese nje femer kalon neper rruge dhe askush nuk ia ve veshin...ne kuptimin qe nuk e ngacmon, do te ndjehet e pavlere. Mirepo cdo gje e tepruar eshte e demshme, pra edhe ngacmimi, ne vecanti nese ai eshte banal. Sido qe te jete, nese meshkujt "mishngrenes" vertete do te hanin nje femer fizikisht, do te quheshin kanibal, por nese mbeten vetem ne fjale, ketu kemi te bejme me nje menyre banale te shprehjes se komplimentit---alla shqiptarqe...
 
Pe: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Atehere une i bie te mos jem shqiptar nese do ishte ky kriteri :p
Une jam peshkngrenes, pa ekzagjerim e pakta tre here ne jave konsumoj peshk te fresket nga anijet e peshkimit (natyrisht kur jam ne Dr)
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Nese cdo femer e huaj nuk konsiderohet si motra jote , dhe kur femera zhvishet gjysme lakurie ose provokative , jane keto dy faktor qe shkaktojne vulgaritetin dhe mos respektimin e njeri -tjetrit ne komunikacion !
 
Do martohesh ndonjehere ti apo si e ke hallin lol

Ehh nganjehere jane shume vulgare, hajt cunat e ri po kur flasin edhe pleqte ato jane me te frikshem :p

Nje here ish ulur nje cun diku tek 16 17 vjec ne nje karrige mes trotuarit, edhe kush kalonte i fliste, ej ckemi, ej pss goceee
Edhe njera u ndal i tha- cf the o cuni
Edhe ky- pse ndalehs mi, ik mi ik zhduku se na felliqeeee

Sinqerisht sdija te qeshja aty apo jo :D

Kushedi do zhvillohen, do zhvillohen edhe ato :)
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Do martohesh ndonjehere ti apo si e ke hallin lol

Sigurisht me nje vajze si ty nuk do te martohem ! Edhe nese vendosi te martohem , dhe mire te tha Loverboy - pse nuk po martohesh ti njehere , po te pres ty !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top