Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Motivimi !

Pershendetje anetare te nderuar !

Kerkova ne forum dhe gjeta dy tema ne lidhje me motivimin, por jo ne forme te debatit/diskutimit shoqeror, ndaj mendova ta hapi si teme diskutimi perderisa sot ne nje tubim qe kisha me ca nga shoket e mi ne nje vend me disa te rinje, u hap tema e MOTIVIMIT, ne pergjithesi si term, t'jemi te kjarte.

Ndaj, t'flasim pak dhe t'i japim mendimet tona rreth Motivimit ne cdo fushe te jetes. Cfare eshte ajo qe na motivon neve per t'korrur suksese ne jete ?
Sa i njohim deshirat tona, perfitimet tona dhe hapat e veprimit ? Apo, cilat jane ato gjera qe na demotivojne sipas jush?
Cilat elemente mendoni se jane elemente kryesore per te mbajtur ne forme motivimin tone ? A mendoni se motivi & deshira jane te lidhura ngushte me njera-tjetren apo...?


Diskutim te mbare :)


 
Titulli: Motivimi !

Motivimi eshte energjia e njeriut qe do me te vertete te bej dicka ne jete dhe eshte i etur per ta bere dhe arritur ate qe ka synim. Kur jemi te motivuar nuk e ndjejme veten te merzitur por gjithmone kemi ate energjine optimizmin dhe fuqine brenda nesh per te arritur qellimet tona ne jete. Mungesa motivimit na e ben jeten me te pakendshme. Edhe nese kemi karakter te forte dhe mund te vazhdoJme rrugen drejt edhe duke mos qene te motivuar, prape do ta kemi keq sepse nuk do te ndjejme asnje lloj kenaqesie nga ajo qe po bejme, dhe mund te shikojme qe dalengadale te gjitha aktivitetet e jetes tone behen gjithnje e me te dhimbshme e te merzitshme.
 
Titulli: Motivimi !

Motivimi eshte motor i jetes...perndryshe cdo levizje behet me te shtyre....
 
Titulli: Motivimi !


 
Titulli: Motivimi !

e bukura qe zgjon mendim,ngacmon fantazine dhe lexon te fshehten e misterit qe qendron pas cdo perdeje te dritares se interesave ,te nevojes per te dizenjuar nje panorame te asaj qe na vesh ,na mbath,na ve ne buze te humneres per te kapercyer ndonje hendek,apo buze detit per te ngrohur rrezatimin e shpirtit.E BUKURA DHE TRISHTIMI MOTIVOJNE DHE LODHIN NDAJ DHE DEMOTIVOJNE.LAKURIQESIA TE MBULUARAVE UA NGJALL HAPESIREN KERCELLITESE DHE REAGUESE QE NEVE NA PERKTHEHET NE LOJE PER TE DEFRYER MERZITINE DHE MELANKOLINE .MUA ME PIKTUROHET ,ME PUNOHET ME PLASTELINE E ARGJILE AJO QE SE MBAJ DOT NE DUAR POR QE E KONFORMIZOJ KRAJ TRAJTES QE UNE SI INDIVID SE MARR DOT.I IMPONOHEMI FORMAVE TE PASHQUARA
 
Titulli: Motivimi !

Qe te keshe element motivues ndaj vetes,duhet te jeshe nje karakter i formuar mire dhe largpames ,por gjithmone duhet te jeshe me nje besushmeri te madhe individualiste ndaj vetvetes tende,boten duhet ta kalosh ne nje ANE,por pa e demtuar apo injoruar racionalitetin e saj.
 
Titulli: Motivimi !

Nese shpjegohet ne menyre shkencore fjala MOTIVIM atehere do kuptojme dhe arsyet apo deshirat qe na shtyjme te jemi te motivuar.
Shpjegimi ne vijim:
Motivim quhet gjendja emocionale qe e shtyn njeriun te arrij objektivat apo qellimet e tij ne forme materiale apo intelektuale.
Shenderrimi i motiveve ne realitet quhet volution!
Fjala motivim ka prejardhjen nga latinishtja ( movere) ... Levizje, nxitje!

Personalisht motivohem nga ambicja ne fushen intelektuale!
Por mendoj qe njeriu motivohet ne te shumten e rasteve, nga pakenaqesija me gjendjen e pranishme!
Pakenaqesi jo ne formen negative( jo gjithmone), ka edhe motivim apo pakenaqesi per te perfeksionuar nje objekt, mendim apo gjendje emocionale!Deshira per te ndryshuar dicka , qofte kjo pozitivisht apo negativisht eshte motivuese!
 
Titulli: Motivimi !

Motivimi !

Une motivohem duke ecer ne qellimin e jetes per te arritur
اfar se kam arritur deri tani,
Un motivohem shume nga ata qe me rrethojn,qe me duan
te miren,ata me MOTIVOJN mua.(thank you)
 
Titulli: Motivimi !

C'do aktivited eshte i kushtezuar nga motivimi i njeriut,motivimi eshte impuls i cili cakton,mban dhe synon sjelljen e njeriut.
Motivimi perfaqesohet nga forcat veprojne mbi ose brenda nje personi qe e detyrojne te sillen me menyre te caktuar,orientuar nga disa qellime.
 
Titulli: Motivimi !

Ah sa lodhes!
 
Pe: Motivimi !

Pyetja që është shpesh e lidhur ngusht me
motivimin : A vlen të bëjë diçka, për të arrijtur tek caku?

Psh. çfarë do të më shtyjë të shkojë në luftë? A vlen dot?
A do të shkojmë apo nuk do të shkojmë krejt varet çfarë motive
ne i sjellim vetes!

Zakonisht tek shumë njërëz, ekziston vetem dëshira që brenda natës
të arrijnë diçka, dhe harrojnë se çdo sukses është i lidhur ngushtë
me një luftë të pamëshirshme, rrëzime të shumëta në jetë, ngritje
etj..., dhe se për çdo gjë vlen të provohet, sepse nuk ekziston libër
që na tregon se a do të dështojmë apo do të korrim sukses.
Në një mënyrë jeta është loteri: vetëm ata që luajnë mund të fitojnë!


Një rregull mjaft i rëndësishëm mbi të gjitha është të mos dorëzohemi...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Motivimi !

Mendoj se motivimi lidhet sh ngushte me qellimin ne vetvete. Pra pse deshiron te besh dicka te caktuar... CAuse and effect, pra ben nje shkak te caktuar per te marre ate efekt qe ti deshiron. Mendoj se kur ishim te vegjel na motivonte shume ai 100 lekshi qe do na jepte prindi si shperblim apo ajo cokollate qe do fitonim, na motivonte lavderimet qe mund te na jepte edukatorja. me vone ne fillore na motivonte nota shume mire apo ai ylli ne fletore, (se veshtir te kuptohet rendesia e dijes ne moshen 7-10 vjecare mendoj), Me vone na motivon deshira per te bere mire, deshira per te ecur perpara, pasi fillojme e themi dua te behem doktoreshe te sheroj njerezit, ose kur shkon ne shkolle te larte, Dua te shkoj te studjoj jashte te marr eksperience te duhur e te vij te ndihmoj vendin tim, nje te semure e motivon dashuria per jeten per tmos i bere nejrezit e afert te vujane nga halli i tij keshtu qe e kalon me durim ate sprove qe mund ti kete rene, etj. Pra me pak fjale motivimi lidhet perher me ndjenja pozitive dhe deshiren per te ecur para. Nqs pergjigjem ne aspektin personal motivimi lidhet me ate cka une dua te arrij dhe ne cfare fushe. Nqs flas per profesjonin, me motivon shume klienti dhe deshira per te marre kenaqesine e tij teksa sheh projektin. Ne familje lumturia dhe dashuria, dmth per te patur lumturi familjare ndodh te motivohem qe te jem me e forte. Ndersa motivimi me i madh eshte bota e pertejme. Ne nje fare menyre me shtyn qe te jap me te miren ne cdo gje qe bej sepse ai qe mundohet te ece ne rruge te Zotit ai do i shperbleje nje dite, kush mundohet te kerkoj dije ZOti do e shperblej, kush mundohet ne edukimin e femijeve Zoti do e shperblej, kush mundohet te ndihmoj te tjeret Zoti do e ndihmoj, Kush mundohet te ece sipas rregullave te Tij, Zoti e ngren ne piedestale te larta ne te dyja botet... Por ky motivim nuk eshte fort i lehte, ndonjeher e harrojme dhe i atribubojme motivimin gjerave te ksaj bote dhe mua mka rezultuar qe te humbas, por kshu eshte robi, harron e gabon cdo cast...
 
Titulli: Motivimi !

Me lodhin jashtezakonisht temat e shkencave sociale. Me shume kam pyetje sesa pergjigje:

(1) A eshte motivimi i njeriut i brendshem apo i jashtem (si rezultat i rrethanave)?
(2) A lind motivimi nga koncepti yne per veten (i brendshem dhe i jashtem)? Ndjenja per tu pranuar nga shoqeria, koleget e punes; vlera; statusi; ose aftesia?

p.s. Tema i perket me shume nenforumit psikologjise sesa diskutimeve te pergjithshme!
 
Titulli: Motivimi !

A eshte motivimi i njeriut i brendshem apo i jashtem (si rezultat i rrethanave)?

Eshte edhe i brendshem edhe i jashtem (mendimi im)
 
Motivimi.
Cdo njeri ka motivet,deshirat dhe ambicien per te vazhduar perpara.
Motivi na shtyn te bejm gjerat qe kemi deshir,te kemi vullnet dhe forc.
 
22309057_1407268652659572_3419304618427679781_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back