Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Lauri

Anunnak
Policia bllokon kamionin e mbushur me armë që Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë


Turqia është kthyer në një “minierë” lajmesh kohët e fundit. Sikur të mos mjaftonte skandali i korrupsionit që ka përfshirë qeverinë turke, lidhjet e të cilit dyshohet se shkojnë deri tek Kryeministri Erdogan, ekzekutivi turk duket se është kapur me presh në duar nga të vetët duke dërguar armë drejt grupeve ekstremiste në Siri. Hurriyet Daily News raporton së në orët e mbrëmjes, forcat e xhandarmërisë kanë ndaluar një kamion pas njoftimeve se në të transportoheshin armë.

Pasi kanë ndaluar kamionin ata kanë parë se brenda tij ndodheshin punonjës të shërbimit sekret turk, MIT, ndërsa kamioni ishte i mbushur me armë. ثshtë dashur ndërhyrja e guvernatorit të zonës së Adanasë që kamioni të mos bllokohet nga xhandarmëria.

Megjithatë, kjo çështje ka rrjedhur në media dhe është bërë sërish çështje debati në Turqi, qeveria e të cilit gjendet në vorbullen e hetimeve për korrupsion, pastrim parash, thyerje të embargos ndaj Iranit etj.

Pas arrestimeve të djemve të minitrave turq, qeveria e Erdogan largoi nga detyra shumë prokurorë, gjykatës dhe drejtues policie duke i akuzuar ata se ishin pjesë e një komploti kundër qeverisë.

Megjithatë, nga kontrolli, në shtëpitë e djemve të ministrave u gjeten dy makina numërimi parash, katër kasaforta të mbushura me para dhe 1.5 milionë dollar të tjerë të fshehura në kuti kepucësh. Këto të fundit janë bërë edhe simboli i protestave opozitare kundër Erdoganit në Turqi. Respublica.al

burimi ekspres
LOCAL - Turkish governor blocks police search on Syria-bound truck reportedly carrying weapons
 
Titulli: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Pjesë e politikave për të shtrir ndikimin e tyre , gjeostrategjia botërore do të thotë që jo vetëm Turqia por dhe shtete tjera si SHBA, Rusia dhe vendet tjera perendimore i dergojnë armet dhe agjentet e tyre të sherbimeve sekrete që të interferojnë në vendet ku ka kriza që ndikimi i tyre të jetë më i madh.

P.s Lauri je zëdhenës i shkelqyer i qeverisë turke , çeshtjeve panarabe dhe Lindjës së Mesme në forum:) . Pa të keq .
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Kur erdhi ne fillim me pelqente shume sepse modernizoi dhe beri reforma te thella.I dha hov Turqise ekonomikisht por me kalimin e viteve u mbyt edhe ky nga pushteti i tij.Qe kur filloi te ndikohej nga feja ne vendimet e tij e parashikoja qe nuk ishte asgje e mire.Tani eshte zhytur ne korrupsion dhe per ti shpetuar kesaj ka arrestuar te tere shefat e policise dhe prokuroret qe po punonin kunder korrupsionit qe perfshinte klanin e tij.Ky eshte nje shembull i mire per politikanet tane per ti thene popullit shqiptar ne Shqiperi e Kosove-Mos u ankoni shume se afer nesh ka edhe me keq se ne, dhe sinqerrisht persa une kontestoj Berishen, Ramen, Thacin e te tjere prapeseprape duken engjej para ketij :)
 
Titulli: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Erdogan do perfundoj si gjithe te tjeret "vellazerimi islam" te Afrikes e veriut. Eshte i njejti brum. Erdogan ka nje te kaluar gangstere ne Stamboll, Europa i dha nje shanc per pranimin e Turqise ne UE ne kembim te disa reformave. Ishte vetem nje zhgenjim i liderve UE, pasi reformat e premtuara binin ne kundershtim me parimet te elites se tij islamiste. Ne kete pike Erdogan ndryshoj taktike duke dal hapur kunder UE & Izraelit dhe bashkimin me liderit islamit agresiv ne Lindjen e Mesme.
Erdogan, nje qen qe leh, dhe nuk eshte i zoti te kafshoj me politiken e tij. Perveçse bishtin e vet... siç po ndodh aktualisht!!

ps. Erdogan ka gjetur ne trojet shqiptare ca zagar, qe gervishtin token me thundra e bejne zhurme me te lehurat... pro Erdogan.
 
Titulli: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Erdogani eshte politikani me i mire ne bote, me i afti me i pa korruptuari , nuk eshte servil i asnje fuqie boterore ! eshte lider i vendit dhe i shum vendeve tjera njeri i sinqert etj etj , arsyja pse ju kan gju te gjithe duke fillu nga opozita e shitur ne turki dhe sherbimet sekrete boterore eshte sepse ka zhvillu vendin e tije , ka pas miliarda borgj botes FMN-s jua ka shly te gjitha dhe tashme miliarda ju ka dhan borgj FMN-s ! Person i thjesht qe nuk ben dallime i pasur dhe te varfur gjdo te mire e gjen tek Erdogani. Vendet e ndryshme boterore sidomos ato europiane jan gju kunder tije sepse nuk deshirojne bota ta shikojne nje vend 70 milionesh musliman te zhvilluar dhe ta kene nje lider jo servil te tyre sic e kan shtete te ndryshme te botes Islame sot per sot. Per at arsyje ju kan gju te gjith kunder por do fitoj edhe kete beteje inshAllah.
Eshte i vetmi politikan musliman praktikues qe nuk eshte servil i izraelit e amerikes , dhe ta la te dh..ier presidentin e izraelit para gjith botes per at arsyje ju kan gju kunder.
 
Titulli: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

Ve bast qe ai do perfundoje si Morsi i Egjyptit,ose me keq,me nje shkop ne prapanice si Gedafi.;)
 
Titulli: Edogan po ua dërgonte rebelëve sirianë

ahahahahahaahahahhahahaha po plasin inadqart inshAllah kti dita 1 mij jarebi ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top