Vdes Nelson Mandela

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mandela, 95 vjeçar ka udhëhequr tranzicionin në Afrikën e Jugut nga minoriteti i bardhë në vitet 1990, pasi kishte qenë 27 vjet i burgosur.

Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ikona e anti-aparteidit Nelson Mandela ka ndërruar jetë sot, ka lajmëruar presidenti i Afrikës së Jugut.

Mandela, 95 vjeçar ka udhëhequr tranzicionin në Afrikën e Jugut nga minoriteti i bardhë në vitet 1990, pasi kishte qenë 27 vjet i burgosur.

Ai ka qenë në një kontroll intensive mjekësore në shtëpinë e tij për shkak të një infeksioni në mushkëri që e la atë në spital për tre muaj.

image_662790.jpg


Në një deklaratë të televizionit nacional afrikan, Zuma ka thënë se Mandela “ka ndërruar jetë” dhe tani është në paqen shpirtërore të tij.

“Kombi i ynë humbi burrin më të madh”, tha Zuma.

Laurati i çmimit Nobel për paqe ishte njëri prej liderëve më të fortë në botë pasi që arriti të bëj ripajtimin në mes të bardhëve dhe zezakëve në këtë vend edhe pse kishte qëndruar 27 vite në burg.

Ai shumë rralë është parë në publik pas pensionimit të tij më 2004.

“Ajo çfarë e bën Nelson Mandelan të madh është saktësisht ajo çka e bën atë human. Ne kemi parë tek ai atë çfarë ne kërkojmë tek vetvetja”, tha presidenti i tanishëm Zuma.
info
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela



Me ne fund dhimbja e tij u shua. Kishte me vite te tera qe po vuante..kjo me posht eshte nje nga shprehjet e tij:

"Neqoftese do kisha mundesin te rinisja nga fillimi, do beja pikerisht te njejtat gjera.
Keshtu do bente c'do njeri qe ka ambicien te konsiderohet si i till.
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela

U preftë në paqe .. Një njëri vërtet human, respekte të përzemërta!!
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela

U prehte ne paqe...
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela

Ka pak njerez,qe kalojn pertje fjales njerzore,per tu afirmuar ne VEPRIME TE PAQES NJERZORE..!!
kY ishte nje nder ta..u preht ne paqe..
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela

Allahu e shperbleft per mundin....
 
Titulli: Vdes Nelson Mandela

Sikur te ishte gjithe njerzimi si ai, bota sot do ishte ndryshe! Te prehet i qete ne paqe!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top