Lajmet me te fundit nga SERIA A

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Dinjo: Me Kakanë, një dyshe ëndrrash!

Me fanellën e Milanit të veshur, imazhet e tij janë në gjendje të bëjnë të ëndërrojnë me mijëra tifosë kuqezinj. Përkrah Galianit, Ronaldinjo u prezantua në një konferencë për shtyp që zgjati 45 minuta, përpara se të prezantohej edhe në një “San Siro” në festë në orën 21:30 të mbrëmjes. Ndërsa Galiani flet për një ëndërr të realizuar pas tre vitesh përpjekje, Ronaldinjo bëhet gati të shijojë aventurën e tij të re si milanist, në klubin e tij të ri ku ka ardhur për të formuar një dyshe ëndrrash me Kakanë, në gjendje për të fituar shumë tituj. Të paktën, kështu thotë Ronaldinjo gjatë konferencës për shtyp, menjëherë pasi Galiani firmosi kontratën e blerjes së 28?vjeçarit me Ronaldinjon në një program të drejtëpërdrejtë në “Milan Channel”.

? Roni, më në fund tek Milani. Një ëndërr e shndërruar në realitet?

? Eshtë një moment shumë i veçantë në karrierën time. Të gjithë futbollistët ëndërrojnë që të luajnë tek Milani. Eshtë një emocion i veçantë, shpresoj që t’i dhuroj shumë gëzim të gjithë tifozëve.

? Si e konsideroni etapën tuaj tek Barcelona?

? Kam kaluar pesë vite shumë të bukura, fitova tituj të rëndësishëm, por pas disa zhgënjimeve të fundit kuptuam që më e mira për të gjithë ishte që rrugët tona të naheshin. Këtu do të jem në gjendje të luftoj për objektiva të tjerë të mëdhenj.

? Do të luani përkrah Kakasë. Një prej arsyeve që ju shtyu të zgjidhnit më në fund Milanin?

? Do të jetë shumë argëtuese të luash me Kakanë dhe së bashku me të do të formojmë një dyshe ëndrrash. Ai është midis lojtarëve më të mirë në botë, por mbi të gjitha një mik i mirë për mua. Në kombëtare kemi bërë gjëra shumë të bukura së bashku.

? Me cilin numër do të luani?

? Kjo nuk është vendosur ende.

? Në sezonin tuaj të fundit tek Barcelona vuajtët nga probleme të shumta fizike. A do të jeni në gjendje të përballoni sezonin e plotë tek Milani?

? Jam i sigurt që do të jem në gjendje të luaj 40?45 ndeshje në këtë sezon. Ndihem shumë mirë fizikisht.

? Sapo mbërritët, por duhet të largoheni menjëherë për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Pekinit...

? Brazili nuk ka fituar kurrë më parë në historinë e tij një medalje në Lojrat Olimpike, prandaj do të jetë e rëndësishme që të luaj për mua. Ky është një vendim që e kisha marrë që përpara se të realizoja këtë transferim. Nuk mendoj se do të vonojë përshtatjen time këtu, sepse shumë prej lojtarëve i njoh shumë mirë.

? Mbërritja juaj në Milano është shndërruar në një festë për mijëra tifozë.

? I falenderoj të gjithë për mënyrën se si m?_itën. Eshtë diçka që më nxit për të dhënë edhe më shumë për këtë skuadër. Do të bëj gjithçka që t’u dhuroj gëzime të tjera.

? A mund të fitoni titullin?

? Seria A është midis kampionateve më të forta në botë, por Milani mund të fitojë gjithçka.

? A keni krijuar një ide për derbin me Interin?

? Jo, sepse mendoj se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

? Thonë se jeta private e parregullt ndikoi në rendimentin tuaj tek Barcelona...

? Unë kam patur gjithmonë një jetë private të rregullt dhe kështu do të vazhdoj ta kem.

? Një sezon pa Champions League. Do t’iu mungojë?

? Kush ka luajtur në këtë kompeticion e njeh rëndësinë. Objektivi im është që të rikthehem të luaj në të me Milanin.
 
Një “puthje” me armikun...

Një “puthje” me armikun...


Kur Ronaldinjo hyri në mencën e “Milanello”?s, shokët e tij të rinj të skuadrës sapo kishin përfunduar së ngrëni. I pari që shkoi ta takonte ishte Klarens Seforf, futbollisti i vetëm i Milanit që gjatë bisedimeve u shpreh publikisht kundër blerjes së brazilianit. Me gjestin e tij, holandezi tregoi se nuk ka asgjë personale ndaj Ronaldinjos, duke kundërshtuar kështu gojët e liga që spekulonin fillimin e një lufte të ftohtë midis të dyve. Një përshëndetje e shpejtë, por kuptimplotë. Deshmitarët treguan se midis tyre u vendos menjëherë një klimë e ngrohtë, e cila vetëm sa mund ta ndihmojë Ronaldinjon, në të gjitha drejtimet. Nuk ishte një rastësi që në deklaratën e tij të parë si futbollist i Milanit, Ronaldinjo u shpreh i mrekulluar nga mundësia për të luajtur me të gjithë brazilianët e Milanit, por edhe me të gjithë “kampionët e tjerë” kuqezinj.

Marrëdhënia e mirë me Sedorfin është e rëndësishme edhe sepse Ronaldinjo dëshiron të luajë me fanellën numër dhjetë, e cila i përket Klarensit. Në fakt, Milani ka vendosur që të respektojë strukturën e numrave të vitit të shkuar dhe Ronaldinjo duhet të luajë me numrin 11, por kjo mund të ndryshojë nëse Klarensi do të pranojë që të heqë dorë nga numri i tij dhjetë. Për të rritur bashkëpunimin midis lojtarëve, po mendohet edhe bashkërendimi i punëve midis fondacioneve bamirëse të secilit, “Champions for children” të Sedorf dhe i “Ronaldinho Gaucho”, i themeluar nga braziliani për të ndihmuar fëmijët e varfër në Porto Alegre. اështja e fanellës është për Ronaldinjon më shumë se një preferencë e madhe, pasi kompania që zotëron imazhin e tij quhet R10 dhe tashmë ka interesa në të gjithë botën. Eshtë e vështirë që të bëhet një parashikim mbi mënyrën se si mund të përfundojë kjo çështje, por pas takimit të ngrohtë të ditës së parë, një rrugëzgjidhje midis Ronaldinjos dhe Sedorfit duket plotësisht e mundur.
 
Morati: Hoze ka një marsh më shumë!

Morati: Hoze ka një marsh më shumë!
18 Korrik

“Asnjë vonesë në stërvitje”, tha para dy ditësh Hoze Murinjo, gjatë mbledhjes së ekipit të Interit. Sepse ai që gabon do të ndëshkohet. Përveç lojtarëve të tij, të cilët ishin prezent në fushë, tekniku portugez vuri në siklet edhe presidentin Masimo Morati, i cili ishte dje në stërvitjen e ekipit të tij. “Kisha frikë të shkoja me vonesë”, tha numri një i Interit. “Ky ishte një mesazh që ai ka dhënë dhe më duket se ka folur shumë pastër drejt lojtarëve dhe stafit. Ai i ka dhënë besim dhe simpati lojtarve. Fiton disiplina dhe dhe respekti reciprok, mendoj se kjo është çfarë ai ka ndërmend të krijojë”.

Kurioziteti ? Sezoni i ri i Interit kampion Italie filloi me një trajner të ri dhe me shumë entuziazëm të tifozëve. “Po”, pranoi presidenti në një intervistë, “duhet të them se arsyeja e prezencës time këtu, përveç faktit që më ka kërkuar vetë Murinjo, është kurioziteti për të parë mënyrën se do të shkojë stërvitja dhe për të vërtetuar atë që kam lexuar”. Atë mbi të cilin ai ka investuar. “Ishte shumë e rëndësishme të kuptoja dhe kurioz edhe si tifoz, por edhe si përgjegjës i ekipit”.

Topi ? Përsa i përket Murinjos, Morati mori përshtypjen “e një dinamizmi të madh”. Për presidentin zikaltër, ish tajneri i اelsit, është “një person dinamik dhe që e jep këtë karakteristikë edhe në punën e tij. Eshtë shumë i kujdesshëm dhe shumë i saktë në të njëjtën kohë, dhe mban në mënyrë konstante këtë dinamizëm. Më ka bërë përshtypje shumë të madhe gjallëria në punë dhe prezenca e madhe e topit”.

Ecuria ? Sipas Moratit, entuziazmi i tifozëve varet “nga kurioziteti dhe entuziazmi drejt dikujt që të jep përshtypjen që ka një marsh më shumë. Kështu duhet të përpiqemi të kuptojmë se kush është ky marsh më shumë, sepse nuk bëhet fjalë për një lojtar, por fakti që vendos të luajnë të gjithë. Dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe”, theksoi Morati.

Struktura ? Para dy ditësh, në një koferencë për shtyp Murinjo, shpjegoi projektin që ka në mend për të realizuar. Ai preferon të mos ketë një skuadër të tejmbushur për të krijuar një konkurencë në pozicionet e ndryshme. “Ai është edhe shumë i kuptueshëm. Mendoj se të gjithë trajnerët kanë dëshirë të mos kenë një konkurencë të madhe, që më pas mund të shkojë edhe drejt poshtërimit, kur nuk e meritojnë. Kjo është gjëja më e keqe, kjo i ndodhte edhe Roberto Mançinit dhe trajnerëve të tjerë që detyroheshin të bënin zgjedhje dhe detyroheshin të çonin dikë në tribunë. Për të evituar këtë situatë, Murinjo kërkon të ketë një skuadër të logjikshme dhe të zgjedhur. Por kjo sigurisht nuk është aq e thjesht sa mund të duket në fillim, por këtë e di edhe ai”, përfundoi Morati.
 
اelsin e lëshon Lampardin për 25 mln euro!

اelsin e lëshon Lampardin për 25 mln euro!
18 Korrik Roman Abramoviç mund të pranojë të shesë mesfushorin Frenk Lampard për 20 milion stërlina ose për 25 milion euro. Edhe gjatë ditës së parë të stërvitjes të Interit, është akoma çështja e Lampard ajo që shqetëson. Presidenti zikaltër zbardhi situatën mbi tratativat e mesfushorit anglez të اelsit, që Interi ka kohë që i ka vënë sytë. “Varet shumë nga vullneti i lojtarit”, shpjegoi Morati. “Ne jemi duke pritur këtë vullnet të tij, i cili është midis dëshirës për të shkuar në një klub të ri dhe zgjedhjes për të qëndruar në të njëjtin ekip ku ka luajtur prej kohësh. Jemi duke parë edhe për lojtarë të tjerë, edhe pse Lampard është synimi ynë primar, një lojtar me karakteristikat e tij do të ishte shumë i rëndësishëm për këtë grup”. Nga Anglia duket se janë duke ardhur lajme të mira përsa i përket kalimit të mesfushorit në Itali. Një gazetë angleze është shprehur se pronari Roman Abramoviç mund ta lërë lojtarin e tij të lirë për shumën e 20 milion stërlinave ose 25 milion eurosh. Por, kjo një shifër shumë e largët me atë që Interi kishte vënë në dispozicion për të shpenzuar për lojtarin, 10 milion stërlina. Kjo duket se është një distancë shumë e largët midis dy klubeve. Abramoviç është shumë i nevrikosur me Lampard për zgjatjen e kontratës që nuk është pranuar nga lojtari. Atij i janë ofruar 140 000 stërlina në javë dhe një kontratë katër vjeçare, por lojtari kërkonte një vit më shumë garanci. Por, pronari është në dispozicion ta shesë atë vetëm për një shifër shumë të madhe. Gjithsesi, Murinjo, ka ndërmend ta çojë këtë tratativë deri në fund, madje duke pritur edhe 31 gushtin ditën e fundit të merkatos. “Merkato do të përfundojë më 31 gusht, dhe Interi ka nevojë për një mesfushor. Lampard është akoma një lojtar i اelsit por është një prioritet i yni. Por përveç Lampard më pëlqen edhe Kuarezma”. Kërkesat janë të thjeshta, por duhet të presim se çfarë do të ndodhë.
 
Del Piero-Bufon në gjyq: Asnjë presion nga Moxhi!

Del Piero-Bufon në gjyq: Asnjë presion nga Moxhi!
18 Korrik Del Piero dhe Bufon ishin dy dëshmitarët e “luksit” në procesin e “Gea”?s ndaj Luçiano Moxhit. Nedved, Pesoto, Lipi, Legrotalie, Pesota, Alesio Seko apo Aldo Spineli ishin disa prej emrave të tjerë të mëdhenj që dëshmuan në mbrojtje të ish?administratorit të deleguar të Moxhit. Del Piero mohoi që të ketë patur ndonjë presion nga Moxhi për të ndryshuar agjentin me kompaninë e përfaqësimit të Moxhit. “Unë luaj tek Juventusi që prej vitit 1993”, deklaroi Del Piero në sallën e gjyqit. Kam ndryshuar dy agjentë të ndryshëm. Në fillim nënshkrova një kontratë prej 120 milion liretash, pastaj një të dytë 132 miliard dhe në rinovimin e tretë një kontratë prej 10 miliard liretash. Në rinovimin e katërt firmosa për katër milion euro, por kurrë nuk kam patur asnjë lloj presioni nga Moxhi për të ndryshuar agjent”. Edhe portieri Xhixhi Bufon i doli në mbrojtje ish?administratorit të deleguar të klubit të tij. “Agjenti im ka qenë gjithmonë Martina dhe nuk kam patur kurrë presione nga Luçiano Moxhi për ta ndryshuar. Unë kam rinovuar tashmë 4?5 herë me Juventusin”.
 
Bufon: “Milani, favorit për titullin!”

Bufon: “Milani, favorit për titullin!”
18 Korrik Xhanluixhi Bufon sheh Milanin si skuadrën me më shumë shanse për të fituar titullin e ardhshëm kampion të Serisë A pas blerjes së Ronaldinjos, ndërsa është i bindur që mungesa e Champions League për kuqezinjtë do të rezultojë një avantazh i madh për kampionatin. “Parashikimi im? Unë mendoj se Milani është favoriti kryesor për titullin”, deklaroi Bufoni në një intervistë për “Panorama”. “Fakti që nuk do të luajnë në Champions u jep një avantazh shumë të madh sepse do t’i lejojë që të kenë shumë më tepër kohë për të përgatitur ndeshjet e kampionatit. Eshtë e vërtetë që do të luajnë në Kupën UEFA dhe ai nuk është një kompeticion i thjeshtë, por gjithsesi nuk mund të krahasohet me sforcon dhe presionin e Champions. Interi? Duhet parë se sa do të ndikojë efekti Murinjo”. Gjatë intervistës, Bufoni u ndal edhe tek Juventusi i tij. “Vitin e kaluar vinim nga Seria B, kishim stimuj të ekzagjeruar që nuk do t’i kemi sërisht këtë sezon. Duhet të tregohemi të të aftë që të gjejmë stimuj të rinj. Mendoj se Amauri i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të bërë gjëra të mëdha tek Juventusi. Përsa i përket Kristian Poulsenit, mbase ai nuk ka cilësinë që ka Amauri në rolin e tij, por ai është një prej atyre futbollistëve që e bëjnë shumë më solide një skuadër dhe lojtarë të tillë rezultojnë vendimtarë gjatë një sezoni të gjatë”.
 
Borrielo nuk do të largohet

Borrielo nuk do të largohet

Agjenti i lojtarit Marko Borrielo është shprehur se lojtari i tij do të qëndrojë sërisht tek Milani. Edhe pse ardhja e Ronaldonjos tek Milani mund ta ketë prishur disi entuziazmin e tij, për të bërë sërisht një sezon të jashtëzakonshëm si ai i vitit të kaluar me Xhenoan. Mendohej se Borrielo mund të futej në tratativat e Milanit për të marrë Adebajor, por tani duket se ai mund të shkojë tek Roma, por kjo hipotezë është hedhur poshtë. “Kjo hipotezë nuk ekziston”, u shpreh agjenti i ij. Për të verifikuar një gjë të tillë edhe Galiani është shprehur se merkato është mbyllur.
 
Poulsen: Jam shumë më i mirë nga sa mendoni!

Kristian Poulsen është një futbollist me karakter të fortë brenda dhe jashtë fushe. Një shkëmb në mesfushë, danezi nuk tregoi as shenjën më të vogël të emocionit në konferencën e tij të parë për shtyp që prej transferimit tek Juventusi. Poulsen është i vendosur që të fitojë besimin e Ranierit dhe të tifozëve bardhezinj, është i bindur që mund të japë një kontribut të rëndësishëm në mesfushë dhe e di që faktet vlejnë më shumë se fjalët e faljes së Totit për përshtyrjen në Euro 2004.

“Mendoj se Juventusi është një klub shumë i madh dhe kalimi tek ai është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time. Tani pres me padurim që të luajë në Champions League. Gatuzo thotë se u tregova i guximshëm që erdha në Itali? Unë e admiroj si futbollist dhe si njeri, dua të njoh Serinë A dhe t’i bëj të gjithëve të kuptojnë se jam njeriu i duhur për Juventusin. Për të luajtur në Itali është e domosdoshme që të kesh shumë cilësi, por unë mendoj se kam shumë më tepër nga sa disa kanë dhënë apo shkruar. Kampionati do të jetë i vështirë dhe e di që tek Juventusi do të luaj përkrah disa futbollistëve gjigantë, por unë shpresoj të jap kontributin tim dhe të shndërrohem në një elemenet të rëndësishëm për skuadrën në të ardhmen”.

Reputacioni ? “Unë e di se nuk kam një reputacion të madh këtu në Itali. Shpresoj që gjyqtarët të mos nisem me paragjykime ndaj meje, por nuk besoj të kem probleme të tilla. Në Spanjë, gjatë vitevetë fundit kam marrë shumë pak kartona të verdhë dhe asnjë të kuq. Shpresoj vetëm të ndryshoj imazhin që kanë për mua italianët, por në rolin tim ndonjëherë duhet edhe pak agresivitet dhe grintë. Megjithatë, për mua e shkuara është e harruar dhe nuk kam asnjë problem me Totin. Do të më pëlqente t’i jepja dorën kur të luajmë ndaj Romës”.

Zgjedhjet ? “E ndiej veten në të njëjtin nivel me Ksavi Alonson, Stankoviçin, Akuilanin dhe të gjithë futbollistët e tjerë që Juventusi ka ndjekur kohët e fundit. Juvja më zgjodhi mua për shkak të cilësive të mia dhe në dy sezonet e fundit kam zhvilluar me të vërtetë ndeshje të mira që kanë rënë në sy. Dua t’i tregoj të gjithëve se Juventusi bëri një blerje të mirë me mua dhe do të bëj të pamundurën që ta bëj skuadrën të ndihet sa më mirë me mua”.
 
Roma: objektivi numër “1” është Baptista!

Roma: objektivi numër “1” është Baptista!


Roma duket se i ka dhënë përfundimisht lamtumirë “pistës” që do ta çonte te Adrian Mutu dhe në këtë mënyrë, e gjithë vëmendja e drejtuesve verdhekuq është drejtuar nga Hulio Baptista, i cili i ka interesuar që në fillim kryeqytetasve, por që çmimi ishte ai që e ndante Real Madridin nga italianët. Sipas asaj që thuhet te e përditshmja spanjolle “Marca”, mesfushori brazilian është një nga lojtarët të cilët do të largohet dhe vlera e kartonit të tij ka rënë në 15 milion euro. Pra, ndoshta, me 14 mln eurot e fituara nga shitja e Amantino Mansinit dhe nga kalimi i mundshëm i Zhylisë te Paris SG, verdhekuqtë do të gjenin paratë për të siguruar “bishën”, cili mezi pret që të shkojë në Itali dhe te romanistët. Agjenti i Baptistës e ka thënë disa herë që “klienti i tij nuk ka ndër mend që të qëndrojë në Madrid, sepse aty konsiderohet si një rezervë dhe në këtë mënyrë po humb besimin e të gjithëve, për cilësitë që ka. Nëse është kështu, atëherë më mirë të gjejë një tjetër skuadër dhe të ketë shanse më të mira për të treguar vlerat”.
 
Mutu: Roma? Më pëlqen kjo Fiorentinë! Zvi dot

Mutu: Roma? Më pëlqen kjo Fiorentinë!


Ka qenë dhe do të mbetet njeriu i merkatos në Itali, sidomos duke parë famën e tij, cilësitë, vlerat profesionale dhe talentin që zotëron. Pas një periudhe të errët të jetës së tij, kur te اelsi rezultoi pozitiv në përdorimin e dopingut dhe qëndroi dy vjet jashtë, transferimi në Itali ishte “varka” e vetme e shpëtimit. Më pas, kur shpërtheu “Calciopoli”, Adrian Mutu gjeti shpëtim te Fiorentina, ku sot ndihet një lider grupi. Eshtë folur dhe stërfolur për interesimin e Romës dhe për një ofertë që pritej të mbërrinte në drejtim të tij, nëpërmjet zyrës së klubit vjollcë, por asgjë nga këto ndoshta nuk është e vërtetë, të paktën duke iu bazuar fjalëve të sulmuesit, i cili është kthyer dje nga pushimet, duke u shprehur: “Jam mëse i movituar dhe mezi pres që të nisem për grumbullim dhe të stërvitem”. Rumuni, sapo ka mbërritur në aeroportin e Peretolës, ka folur me gazetarët që ishin atje duke pritur. Por, mbi interesimin verdhekuq, ka thënë: “Nuk kam asnjë koment mbi këtë çështje!”. Së bashku me gruan e tij dhe dy fëmijët, Mutu ka pasur kohë edhe t’i dërgojë një mesazh vjollcëve: “Fiorentina e re më pëlqen, por duhet ta shohim në fushë”. Merkato është një argument tabu: “Më lini të qetë, sepse dua të përqëndrohem te puna. Sapo të kem mbaruar vizitat mjekësore, do të nisem menjëherë në grumbullimin e skuadrës. Besoj se nuk ka gjë më të rëndësishme, për momentin, se sa të impenjohem në stërvitje dhe të arrij sa më shpejt formën time më të mirë. Fiorentina është si një familje për mua dhe më ka dhënë shumë besim, ndaj dua ta shpërblej sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke dhënë maksimumin në fushën e lojës”. Në fund, dy fjalë edhe për tifozët vjollcë: “Kam lexuar disa nga mesazhet e tyre të bukura dhe në të cilat shprehin ngrohtësinë karshi meje. I falenderoj shumë për këtë”.
 
Ranieri: Merkato e Juves 99% është e mbyllur!

Ranieri: Merkato e Juves 99% është e mbyllur!

Merkato e Juventusit ka përfunduar me blerjen e Kristian Poulsenit. Këtë fakt e ka bërë të ditur trajneri i bardhezinjve, Klaudio Ranieri. “Tani na duhet vetëm një portier”, tha Ranieri. “Jam shumë i kënaqur nga rezultati i arritur gjatë kësaj fushate blerjesh dhe për këtë arsye falenderoj klubin që më dha këtë mundësi për të stërvitur një skuadër tepër cilësore”. Trajneri i “Zonjës” më pas ka folur për mesfushorin danez: “Me mbërritjen e tij vazhdon projekti i lindur vitin e shkuar, përpara meje, për të pasur një Juventus në nivelet më të larta”, shpjegoi ai. “Kam kërkuar nga dy lojtarë për role dhe i kam arritur, ndaj tani duhet që të punojmë dhe të japim më të mirën në stërvitje. Me këtë blerje të re do të kemi më shumë cilësi në mesfushë. Ai që nuk është i bindur për aftësitë e Poulsenit duhet ta ndjekë dhe do të besojë se ai nuk është një provokues, ashtu si është gjykuar në të kaluarën, por një lojtar të rëndësishëm dhe një protagonist. Tifozët do ta duan”.
 
Ranieri: Merkato e Juves 99% është e mbyllur!

Ranieri: Merkato e Juves 99% është e mbyllur!


Merkato e Juventusit ka përfunduar me blerjen e Kristian Poulsenit. Këtë fakt e ka bërë të ditur trajneri i bardhezinjve, Klaudio Ranieri. “Tani na duhet vetëm një portier”, tha Ranieri. “Jam shumë i kënaqur nga rezultati i arritur gjatë kësaj fushate blerjesh dhe për këtë arsye falenderoj klubin që më dha këtë mundësi për të stërvitur një skuadër tepër cilësore”. Trajneri i “Zonjës” më pas ka folur për mesfushorin danez: “Me mbërritjen e tij vazhdon projekti i lindur vitin e shkuar, përpara meje, për të pasur një Juventus në nivelet më të larta”, shpjegoi ai. “Kam kërkuar nga dy lojtarë për role dhe i kam arritur, ndaj tani duhet që të punojmë dhe të japim më të mirën në stërvitje. Me këtë blerje të re do të kemi më shumë cilësi në mesfushë. Ai që nuk është i bindur për aftësitë e Poulsenit duhet ta ndjekë dhe do të besojë se ai nuk është një provokues, ashtu si është gjykuar në të kaluarën, por një lojtar të rëndësishëm dhe një protagonist. Tifozët do ta duan”.
 
Lajmet me te fundit nga SERIA A

Kjo stine e nxehte po na sjelle shume surpriza ne kampionatin me "te veshtire" te Europes...le te ndjekim se bashku se cfare ndodh :)
 
Ibra, gati të rikthehet!
20 Korrik “Ibra do të jetë gati për fillimin e kampionatit”. Këtë e garanton doktor Kombi, përgjegjësi i sektorit mjekësor të Interit. Problemi i tendinës së gjurit nuk është zgjidhur ende përfundimisht, por në radhët e zikaltërve mbizotëron optimizmi. “Pa dyshim, nëse nuk do të kishte luajtur në Europian do të kishte qenë më mirë, por mjekët suedezë e kanë trajtuar shumë mirë dhe kanë qenë shumë të kujdesshëm”, shton Kombi. “Ne kemi rinisur fazën riaftësuese dhe në këtë moment, hipoteza e operacionit as që merret në konsideratë. Megjithatë, edhe nëse kjo do të ndodhë, do të bëhet fjalë për një ndërhyrje të parëndësishme, e cila do ta mbajë larg fushave në rastin më të keq tre javë dhe jo me muaj siç është thënë”. Për momentin, Zlatan vazhdon të stërvitet në palestër, ndërsa vetëm pasditeve zbret në fushën e lojës për të zhvilluar disa ushtrime pa top dhe vrapime përreth terrenit.

“Përsëris, nuk ekziston asnjë alarm Ibra”, përfundon Kombi, që më pas përgëzon Murinjon: “Eshtë një profesionist i madh, inteligjent, i edukuar. Mendoj se do të bëjë gjëra të mëdha tek Interi”.
 
Ançeloti: Kemi bërë blerjet më të mira!
23 Korrik “Kemi marrë një lojtar të madh në mbrojtje, një shumë të madh në mesfushë dhe një fenomen në sulm”



Karlo Ançeloti ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për blerjet që ka bërë Milani këtë verdhë, të cilat kanë përforcuar dukshëm skuadrën kuqezi. Tekniku milanist do të ketë në radhët e veta edhe më shumë kampionë dhe kjo nuk e ka lënë indiferent. “Kemi blerë disa lojtarë mjaft të mirë. Një lojtar të madh në mbrojtje, një shumë të madh në mesfushë dhe një fenomen në sulm”, tha Karleto, duke iu referuar Zambrotës, Flaminisë dhe Ronaldinjos. Por i pyetur nëse skuadra e tij është më e fortë tani se sa kundërshtaret e veta, ai shtoi: “Nuk bëj krahasime me Interin. Krahasimet duhet dhe do t’i bëjmë vetëm me veten. Dhe mund të them me kënaqësi se kjo skuadër është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vjet. Pastaj do të jetë fusha që do të vendosë se kush do të jetë më i forti”.

Ançeloti nuk mund të shmangte pyetjet për Ronaldinjon, yllin më të fundit që i është shtuar Milanit. “Eshtë një djalë i ndrojtur dhe është paraqitur i tillë që nga fillimi”, ishte komenti i trajnerit. “Por është një lojtar i kompletuar, pavarësisht se ka mangësi në përgatitjet fizike. Por besoj që pjesëmarrja në Olimpiadë do ta ndihmojë për të rigjetur formën më të mirë. Për mendimin tim ai do të stimulohet shumë nga Milani, pasi i është një mundësi e rë pas katër muajsh aspak të këndshëm te Barcelona”. Nga një brazilian që ka ardhur, pyetjet kalojnë te një brazilian që edhe mund të largohet. Ofertat e اelsit për Kakanë, të vërteta apo jo, mbeten madhështore. Por Ançeloti është i qetë: “Mua Kaka më është dukur i lumtur dhe i qetë. Natyrisht është i kënaqur që të tjerët e vlerësojnë”.



Ronaldinjo: Mos ik Kaka,bashkë do të argëtohemi

“Shpresoj që Kaka të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur te Milani, sepse bashkë do të argëtohemi”. “Ftesa” është e Ronaldinjos, i cili i bën thirrje bashhkëkombasit të vet që të mos joshet nga ofertat e “çmendura” të اelsit. Por i pyetur nëse me Kakanë, Ronaldinjon dhe Paton, Milani do të jetë skuadra më e fortë në Serinë A, ish?lojtari i Barcelonës shtoi: “Milani nuk është vetëm Ronaldinho?Kaka?Pato, por një skuadër. Dhe është e drejtë të flasim për të gjithë kur përmendet forca jonë”.
 
Murinjo të lodh duke të kënaqur!”
23 Korrik Esteban Kambiaso komenton trajnerin e ri, si dhe punën e Interit e të kundërshtarëve për titull

“Tani gjithçka nis nga e para, por kampionët jemi ende ne!”



Mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso, ka bërë një përmbldhjeve të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe që pritet të ndodhin në radhët e zikaltërve. Duke filluar që nga mundësia e ardhjes së Frenk Lampardit në mesfushë, te përshtypjet për trajnerin e ri, Hoze Murinjo, dhe metodat e tij të punës. I pyetur nëse mesfushorët do të motivohen më tepër nëse do të vijë edhe Lampard, argjentinasi tha: “Po të pranoja këtë, atëherë do të nënvlerësoja gjithçka që kemi bërë deri tani. Motivimi ynë ka qenë gjithmonë shumë i madh, në sajë të përgjegjësisë për të veshur këtë fanellë, për të përfaqësuar këtë klub. Dhe si individë, ne të gjithë duam që të japim maksimumin. Në këtë kuptim, një lojtari i ri nuk mund të bëjë ndryshimin”. Ndërsa për metodat e punës së trajnerit portugez, të paktën në javët e para, Kambiaso tha: “Sigurisht që krahasuar me punën që ishim mësuar të bënim deri tani, kjo është diçka e re. Të gjithë stërvitemi me top, por kjo nuk do të thotë që nuk po punojmë aq shumë sa duhet. Pavarësisht se stërvitja na pëlqen më tepër, në fund të ditës jemi edhe më të lodhur se më parë”.

Ronaldinjo ? Një nga temat më të përfolura në futbollin italian ka qenë pa diskutim mbërritja e Ronaldinjos te Milani dhe prezantimi i tij në ditën e prezantimit të Interit. Braziliani shihet si lojtari që mund të rikthejë kuqzinjtë te titulli kampion dhe Kambiaso thotë të tijën: “Milani është një skuadër e madhe, gjithmonë kështu ka qenë. Dhe ashtu si ne, e ka për detyrë që të luftojë për vendin e parë, edhe pse nuk ka arritur të sfidojë shumë për titullin vitet e fundit. Me blerjen e Ronaldinjos janë përforcuar shumë, por edhe ne nuk kemi ndenjur kot”.

Toti ? Kohët e fundit, kapiteni i Romës, Françesko Toti, ka thënë që skuadra e tij këtë vit mund të përfundojë e katërta, edhe pse vjet ishte në garë për titullin deri në ditën e fundit të sezonit. Por Kambiaso tha: “Për mendimin tim, gjithçka nis nga e para tani, kështu që të gjithë do të luftojmë për të fituar titullin. Dhe Roma mbetet një kundërshtare e fortë. Megjithatë, kampionët jemi ne”.
 
Kamoranezi: Kujdes nga kjo Juve!
23 Korrik

Mesfushori bardhezi është i bindur që skuadra ka bërë përforcimet e duhura për të qenë konkurruese

“Milanezet i shoh mirë, por edhe ne jemi luftarakë, dhe të tjerët e dinë mirë këtë”



Në krahasim me një vit më parë historia nuk ka ndryshuar për Mauro German Kamoranezin: ka skuadra më të forta se Juventusi në letër, por në fushë të gjitha duhet të bëjnë llogaritë me grintën dhe vendosmërinë e bardhezinjve. Për mesfushorin e Italisë, skuadra e Ranierit do të luftojë që nga java e parë, për kampionatin dhe Champions League.

Objektivat ? “Janë të ndryshme nga sezoni i kaluar. Dy vitet e fundit ishin të veçantë për ne, tani kemi mundësinë që të hedhim një hap vendimtar, të kualifikohemi për në grupet e Champions. Duhet të përgatitemi mirë që të marrim pjesë në turneun më të madh të Europës, e kemi për detyrë”.

Kampionati ? “Këtë vit i shoh shumë mirë dy milanezet, janë poërforcuar shumë të dyja dhe mendoj që Interi mbetet skuadra për t’u mundur. Dy vjet më parë Ronaldinjo ishte lojtari më i mirë në botë, nuk shoh ndonjë pengesë për t’u rikthyer në ato nivele. Edhe tani e konsideroj mes 3?4 më të mirëve në botë. Por edhe ky Juventus më duket konkurrues, kundërshtarët tanë na njohin dhe e dinë që jemi një skuadër luftarake që do të luftojë deri në fund: duam të shkojmë deri në finale të të gjithë kompeticione, edhe pse nuk të ecën gjithmonë”.

Blerjet ? “Për ne, goditja e verës është pa dyshim mbërritja e Amaurisë, për kundërshtarët tanë nuk di të them, nuk e di se për çfarë kishte nevojë. Ne na duheshin disa lojtarë dhe erdhën kampionë të rëndësishëm, por fusha do ta tregojë se kush është përforcuar më tepër. Poulsen? Ende nuk e njoh, sapo ka mbërritur, do ta tregojë se çfarë di të bëjë. Eshtë mësuar me lojën në nivele të larta dhe ka mentalitetin e duhur për të ecur këtu”.

Konkurrenca ? “Në skuadrat e mëdha është një faktor thelbësor, janë të nevojshëm të paktën dy lojtarë për çdo pozicion, për të pasur mundësinë që të ndryshohen lojtarët dhe të jenë të gjithë të freskët. Sa më shumë jemi, aq më mirë është”.

Kombëtarja ? “Jam i kënaqur për rikthimin e Lipit, emri i tij qarkullonte shumë dhe flitej vazhdimisht. Por e falenderoj Donadonin, dhe e vlerësoj shumë, sepse është sjellë gjithmonë mirë me mua. Për momentin kam gjithnjë dëshirë që të vazhdoj me fanellën e kaltër. Për mua, Pirlo është lojtari thelbësor për Italinë”.

Dëmtimet ? “Vitin e kaluar, në këtë periudhë pata disa probleme, shpresoj që këtë vit të jem më me fat: problemet fizike mund të kushtëzojnë sezonin e një kampioni, sidomos në fillimin e përgatitjeve”.
 
Milani mbetet favorit, por ne jemi në valle!”
24 Korrik Bufon ka mbetur i kënaqur nga blerjet e Juves dhe e sheh skuadrën e tij në lartësinë e Interit dhe Romës



“Pashë që Melberg dhe Poulsen po qeshnin mes tyre në stërvitje dhe u thashë që e kuptova se kush kishte rregulluar barazimin mes Danimarkës dhe Suedisë në Euro 2004”



Pushimet i ka kaluar duke prkëdhelur të voglin Lui?Tomas, edhe pse siç thotë vetë nuk është më aq i vogël. Pastaj të enjten u rikthye në punë. “Kishte vite që nuk e nisja kaq mirë”, thotë Xhixhi Bufon, i cili pranon edhe se shpina i është shëruar. “Jam mirë, jam mjaft mirë”. Bufon nuk është vetëm portieri më i mirë në botë, por edhe shumë gjëra të tjera. Eshtë si një pickim kur lypset nevoja për t’u zgjuar dhe për të mbajtur kokën lart. Por edhe si këshilli i mikpritjes. Për këtë mund të merret mendimi i Kristian Poulsenit dhe Olof Melbergut. Të enjtën, në fushën stërvitore të Juves, danezi dhe suedezi nuk pushonin së qeshuri.



? A mund ta bëni të ditur çfarë po i thonit?

? Në fillim po flisnin mes tyre, kështu që shkova dhe i thashë se kisha kuptuar se kush e kishte rregulluar barazimin mes Danimarkës dhe Suedisë në Euro 2004 në Portugali.

? Dhe ata çfarë thanë?

? Qeshën. Por Melberg më tha se kjo histori i kishte ardhur në majë të hundës. Sapo kishte mbërritur në Itali e kishin masakruar.

? Keni thënë që ky Juventus mund të fitojë gjithçka, kampionat dhe Champions League. I qëndroni fjalës suaj?

? Këtë fjali nuk e kam thënë kurrë. Por kam shpjeguar se është bukur të nisësh sezonin duke ditur se mund të konkurrosh me të gjithë.

? Edhe pse nuk keni bërë asnjë goditje të madhe?

? Këtu duhet të sqarohemi më parë: vërtet nuk është blerë asnjë emër i madh, por erdhën lojtarët që duheshin për të kompletuar grupin. Dhe janë të gjithë lojtarë të dobishëm, cilësorë dhe të nivelit ndërkombëtar.

? Mendoni se e keni ngushtuar diferencën mes jush, Interit dhe Romës?

? Jemi përforcuar në mënyrën më të mirë të mundshme por të ngushtuar këtë diferencë. Dhe ikemi të gjitha për të bërë një punë më të mirë se sa sezonin e shkuar.

? E duke qenë se vjet mbërritët të tretët, sivjet mund të dilni të dytët, ose edhe të parët.

? Ju përgjigjem kështu: Te Juventusi, nëse nuk fiton kampionatin, atëherë mund të kishe bërë shumë më tepër.

? Por nuk është e lehtë të përmirësohesh.

? Sigurisht që nuk është. Sezoni i kaluar ishte i veçntë. Kishim një dëshirë të çmendur për hakmarrje. Edhe atë inatin që na shtyu për të dhënë gjithmonë diçka më tepër. Këtë vit duhet e njëjta vendosmëri, edhe në Champions League.

? Milani favorit për titullin, e patët thënë edhe pa blerë Ronaldinjon.

? Në të vërtetë e pata thënë që në fund të sezonit të kaluar. Ne do të jemi në Champions, kështu që i dorëzojmë Milanit titullin e ardhshëm. Ata nuk do të jenë në Champions dhe kjo do t’i lejojë që të përqendrohen vetëm te kampionati. Avantazhi është i dukshëm.

? Të kthehemi pak te çështja e katër viteve më parë: اfarë menduat për Poulsenin në fund të Itali?Danimarkë?

? Asgjë, janë gjëra që ndodhin në futboll.

? Mund të ndodhë që një lojtar si Toti të pështyjë në fytyrë kundërshtarin?

? Françesko është përndjekur për këtë histori. Mund të ketë gabuar, por nuk është e drejtë që të kesh një telekamer vetëm të drejtuar nga ty. Kjo nuk është fatkeqësi, ky është një kurth.

? Po Poulseni ka gabuar?

? Janë gjëra që bëjnë pjesë në futbollin e periferive, por edhe atë të finaleve të Europianit.

? Keni përsëritur kohët e fundit faljen që i kërkuat italianëve pas humbjes ndaj Holandës.

? Thashë dhe përsërita atë që më sugjeronte zemra dhe ndjeshmëria ime. Më të hidhëruarit e asaj dite ishim ne, por në raste të tilla nuk duhet të kërkohen justifikime. Por ato fjalë kishin edhe një domethënie tjetër.

? Cilën?

? Vetëdijen se ishim të fortë dhe mund të rimerrnim shpejt veten.

? Dhe në fakt e morët veten, por më pas u eliminuat nga kampionët e ardhshëm të Europës, për një penallti.

? Ndoshta ndonjë element i grupit nuk ishte në maksimumin e tij, por gjithsesi kundërshtarët e tjerë nuk donin të ndesheshin me ne.

? Të rikthehemi te Juventusi dhe përforcimet. Priten edhe dy portierë.

? (Qesh) Me sa duket nuk kanë më besim te unë. Seriozisht tani: mes kampionatit, Champions dhe Kupës së Italisë, duhet patjetër. Kimenti është një mik, ndërsa për Maningerin më kanë folur shumë mirë. Por duhet të falenderoj edhe Belardin, ka qenë gjithmonë fantastik, si atlet dhe si njeri.

? اfarë do të fitojë përsëri një si Bufoni?

? Nuk dua t’i fitoj të gjitha, nuk jam grykës. Por dua të fitoj pak më tepër, si për shembull një Europian, një Champions League, një Kupë Interkontinentale dhe një Superkupë Europiane. Sepse Kupën UEFA dhe Kupën e Italisë i kam fituar me Parmën.





Donadoni dhe Lipi në sytë e Xhixhit



Donadoni ? “E dinim që Donadoni do të shkarkohej nëse nuk do të arrinim të paktën në gjysmëfinale, një ide e tillë qarkullonte në ambientin tonë. Por më erdhi keq, sepse është një njeri i aftë dhe i ndershëm, i cili diti të ndërtonte një dialog mjaft të mirë me të gjithë ne”.



Lipi ? “Mund të thuhet tani se do të kishte qen` më e lehtë që të bindje Lipi të qëndronte edhe në Europian, se sa të kthehej pas këtij turneu. Por Lipi është një njeri shumë kokëfortë, i cili nëse ka një ide, nuk mund t’ia ndryshojë askush. Kishte vendosur kështu dhe pikë”.



“Ronaldinjo do të rikthehet kampion!”

“ثshtë një kampion të cilin Milani e bleu në një çast të veçantë të karrierës. Në një çast jo fort të lumtur? Pikërisht kjo është lëvizja e duhur. Nëse një lojtar i madh është në vështirësi dhe një klub tjetër beson tek ai, kampioni do të bëjë gjithçka për t’ia shpërblyer. Ronaldinjo do të kthehet ai i 2?3 viteve më parë”.
 
Krespo: S’e kam menduar largimin!
24 Korrik “Një ekip i madh nuk mund të ketë vetëm një objektiv, sepse është rreziku që gjithçka të shkojë keq. Duhet të përpiqesh të fitosh të gjitha ndeshjet”



Hernan Krespo mund të jetë një kampion në vitet e fundit të karrierës, por uria e tij për tituj nuk është shuar ende. Aq më tepër që tani, tek Interi, ka nisur një projekt i ri. Argjentinasi është i gatshëm të japë maksimumin edhe nën drejtimin e Murinjos, trajnerit që e la të lirë te اelsi, për t’u bashkuar me zikaltrit.



? اfarë përshtypje keni marrë nga trajneri i ri?

? Ka një mënyrë shumë të mirë komunikimi me lojtarët dhe me gazetarët. Mendoj se ardhja e tij është në gjë shumë e mirë për futbollin italian. Nuk është asnjë herë banal. Ka një marrdhënie shumë të mirë me lojtarët. Jemi shumë mirë. I jam shumë mirnjohës Murinjos që i mbushi mendjen Abramoviç, që të më linte të lirë të shkoja tek Interi. Kemi një marrdhënie shumë të mirë dhe është vërtet shumë e bukur të punosh me të. Më të argëtohesh dhe ka respekt nga të dy anët. Kjo është diçka që na bën të ndihemi mirë.

? Sezoni i fundit ishte i vështirë për ju. Nuk keni qënë më shumë i rëndësishëm dhe nuk keni pasur shumë mundësi për t_u aktivizuar. Me çfarë mentaliteti do të shkoni në sezonin e ri?

? Më të njëjtin moral, dhe të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtën dëshirë për të bërë sa më mirë si në sezonin e kaluar, ose me objektiva personale të ndryshme. Dëshiroj të përfshihem më i përfshirë nëpër ndeshje, por me qetësinë më të madhe do të pranoj të gjitha vendimet që do të merren, pa bërë asnjë herë presione. Ashtu siç kam bërë gjithmonë në karrierën time.

? Fakti që jeni kaq shumë në sulm është një stimul më shumë për të bërë më mirë? Emri juaj në disa raste ka përfunduar nëpër gazeta. E dini që keni pasur disa oferta? Keni qëllimin për të qëndruar këtu për të fituar një vend si titullar?

? Mentaliteti im nuk ka ndryshuar asnjëherë. Nuk më ka shkuar asnjëherë në mend për t_u larguar nga Interi. Edhe trajneri ka thënë gjëra të bukura për mua. Largimi im është një kapitull i mbyllur. Përsa i përket mundësisë për të luajtur, punoj gjithmonë për të fituar vendin si titullar dhe maksimumin e minutave të mundshme. E gjithë kjo me qetësinë më të madhe, duke ditur që jam në një skuadër shumë të madhe. Ka shumë sulmues, por do të ketë vend për të gjithë. Kështu që nuk do të ketë probleme.

? Interi është akoma skuadra më e fortë, apo Milani, Roma dhe Juventusi janë afruar?

? Duke parë që kampionati nuk ka filluar ende jemi akoma më të fortëtm, sepse jemi kampionët e Italisë. Psi të ketë fillur sezoni gjithçka do të fillojë nga fillimi. Tani për tani jemi fituesit, dhe kaq. Pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Me Superkupën do të marrim shumë përgjigje. Dëshirojmë shumë që ta fitojmë.

? Ndërmjet shumë gjërave që ju ka shpjeguar Murinjo, është edhe receta për të fituar Champions League?

? Sikur t_a kishte. Duhet të përqëndrohemi në ndeshje pas ndeshjem, duke provuar për t_i fituar të gjitha, por me të gjithë qetësinë e mundshme. Mendoj se një ekip i madh nuk mund të ketë vetëm një objektiv të vetëm sepse është rreziku që gjithçka të shkojë keq. Duhet të përpiqesh të fitosh të gjitha ndeshjet në të gjitha kompeticionet.
 
Spaleti: Do të blejmë dy lojtarë të rinj


Luçiano Spaleti nuk është shumë i kënaqur, pasi shpresonte që Mutu të ishte përforcimi i verës për Romën e tij. Por rumuni nuk do të vijë pasi presidenti i Fiorentinës, Andrea Dela Vale, bëri prapaktheu, duke e bllokuar largimin e tij drejt kryeqytetit. Dhe Spaleti i vuri fjalën “fund” tratativës, duke thënë se “mbyllja e saj nuk erdhi për fajin e Romës”. “Më vjen keq, por na u tha se Mutu nuk mund të vijë të luajë me ne”, shpjegoi Spaleti. “Na u tha se po të plotësoheshin disa kushte tratativa mund të të realizohej, këto kushte u pranuan, tratativa u çua deri në fund, prandaj Roma nuk ka asnjë faj në prishjen e saj. Tani kjo çështje u mbyll dhe ne do të kërkojmë diçka të ndryshme. Por nuk duhet të shqetësohemi, pasi rruga që kemi nisur nuk varet nga një apo dy lojtarë të rinj”. Sidoqoftë, do të vijnë pikërisht dy lojtarë të rinj: “Roma po kërkon dy lojtarë dhe jam i bindur se do t’i marrim. Baptista? Unë nuk kam folur kurrë për të. Eshtë një lojtar i fortë, por ne në mesfushë jemi mirë aktualisht”. Pra, duhet një lojtar si tipi i Mutusë si dhe një sulmues: “Më parë folëm për Mutunë, ndaj edhe lojtari i ri që kërkojmë është i ngjashëm me karakteristikat e tij. Silva? Eshtë një lojtar i mirë, siç janë të gjithë ata që lexoni nëpër gazeta, por realiteti nuk është kaq i thjeshtë”.
 
Galiani: Dinjo do të bëjë ndryshimin!


Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, shpreson vërtet që Ronaldinjo të bëjë ndryshimin këtë sezon dhe pranon se nuk e ka problem që derbi i Milanos do të luhet që në javën e pestë. Kuqezinjtë e blenë brazilianin nga Barcelona pas muajsh të tërë spekulimesh dhe kur ai ishte larg formës së tij të magjishme. Dhe megjithëse u prit si një yll i muzikës në “San Siro” nga tifozët milanistë, nuk dihet ende nëse Ronaldinjo do të arrijë sërish në formën e tij më të mirë, me shpresën që ta udhëheqë Milanin drejt titullit kampion. Por nëse ka dyshime mes të tjerëve, te Galiani kjo fjalë është “fshirë”. Drejtuesi kuqezi është i bindur që Ronaldinjo do të habisë të gjithë duke arritur shumë shpejt në formën e tij më të mirë. “A do të arrijë Ronaldinjo që të ndryshojë ekuilibrat? Shpresoj që po, shpresoj që të bëjë ndryshimin. Besoj që do t’ia dalë, sepse është një lojtar i kompletuar dhe në moshën 28?vjeçare, ka ende shumë për të dhënë për futbollin. A më tepër që nuk ka pasur kurrë ndonjë dëmtim të rëndë”, tha Galiani. Drejtuesi i Milanit foli edhe për derbin e shpejtë me Interin këtë sezon: “Do të jetë edhe më i nxehtë, sepse është ende vapë në javët e para”.
 
Dunga ndihmon Ançelotin: do të luajë me Dinjo-Pato!

Trajneri i kombëtares braziliane dhe asaj olimpike, Karlos Dunga, ka ndërmend që të rreshtojë si titullarë dyshen Ronaldinjo?Pato, për të mbuluar edhe mungesën e Robinjos. Dhe në rast se ky bashkëpunim funksionon në Olimpiadë, Ançeloti do ta ketë gati për ta përdorur edhe te Milani. “Por më parë duhet t’i kërkoj Dinjos se ku dëshiron të luajë”, ka thënë trajneri brazilian. Te Milani, me shumë mundësi moduli do të jetë ndryshe, pasi Ançeloti do të jetë më i orientuar te 4?3?3 ose me një mesfushë romb. Por e rëndësishme është se fakti që dy brazilianët e Milanit do të mësohen të luajnë me njëri?tjetrin që në Olimpiadë, do ta jetë një ndihmë e madhe për kllubin italian”.
 
Amauri: Ronaldinjo nuk më frikëson!

Sulmuesi i Juventusit, De Karvaljo Amauri, ka besim se do të arrijë më fund të fitojë diçka të rëndësishme me klubin e tij të ri, dhe ka theksuar se një përballje me Ronaldinjon nuk e frikëson atë. Amauri u shpreh se është duke u përshtatur shumë mirë me jetën në Torino, dhe është duke punuar shumë fort për të qënë një nga sulmuesit më të mirë në itali. Ai do të ketë një konkurencë shumë të fortë sëbashku me Aleks Del Pieron, David Trezegenë dhe Vinçenco Iakuintën. Ish?lojtari i Palermos është në një formë shumë të mirë dhe është i vendosur të marrë suksese me ekipin e tij të ri. Në një intervistë ai tha: “Eshtë diçka e re për mua dhe jam përshatur shumë mirë. Nuk është e rëndësishme se kush luan por është e rëndësishme që Juventusi të jetë në nivelet më të larta”. Braziliani do të përballet ballë?përballë me patriotin Ronaldinjon në sezonin e ri, pasi sulmuesi ka firmosur me Milanin. Gjithsesi, Amauri, nuk është i shqetësuar aspak për impaktin që ka bërë Ronaldinjo tek klubi i tij ri ri. Ai vazhdoi: “Ronaldinjo nuk më frikëson. Milani është i fortë, shumë njerëz thonë që Milani është më i fortë se ne, por unë jam i bindur se nuk është kështu. Eshtë edhe Interi me Romën për t`u konsideruar”. Amauri është optimist dhe mendon se do të ngrejë disa trofe me klubin e tij të ri. Tek Juvja janë të bindur se 26 vjeçari do ti kthejë suksesin tek ekipi. Ai gjithashtu është shprehur se tifozët duhet të prëesin trofe në sezonin e ardhshëm. Ai tha: “Nuk kam fituar kurrë asgjë në jetëm time dhe kam ardhur tek Juve sepse jam i bindur se mund të luaj shumë mirë dhe mund të fitj diçka. Nuk dua të ngutem por dua ti them tofozëve të bëhen gati se do të fitojmë diçka. Titullin apo Champions? Nuk e di”.
 
Ranieri: Trezeguet? Flasim për futboll!

Klaudio Ranieri nuk ka dashur të komentojë irritimin e David Trezegesë për mos aktivzimin si titullar në miqësoren me Brondbin: “Ata që nuk luajtën në Kopenhagen por stërviten mjaft mië”. Duket se trajneri juventin ka menduar më tepër të qetësojë situatën dhe ka vazhduar me komentimin e ndeshjes: “Sigurisht që na mungon ritimi i ndeshjeve, por miqësoret dhe turnetë e këtyre javëvve për këtë janë. Sisoko është më përpara se sa kisha parashikuar, por të gjithë janë entuziastë”. I pyetur për çështjen Trezege, dhe përshtjellimet e mundshme të saj, Ranieri është përgjigjur shkurt: “Nuk mund të them gjë për këtë pyetje, unë flas vetëm për futboll”. Trajneri juventin ka folur edhe për miqësoren e sotme me Borusian e Dortmundit. Nuk do të jetë finalja e Champions s` vitit 1997, por gjithsesi për Ranierin do të jetë një provë e fortë. “Bëjmë ende disa gabime, por më duket normale, prandaj them se ndeshja me gjermanët do të na duhet shumë. Për ne do të jetë një test i bukur. Borusia është thuajse në fillim të kampionatit. Rezultati nuk do të më interesojë shumë, për të do të mendoj vetëm në kualifikueset e Champions League”. Më pas Ranieri thotë nga një fjali për lojtarët në veçanti. Duke filluar nga Melberg: “Eshtë si gjithë të tjerët, në fazë përgatitore. Por duket që është lojtar me përvojë, i fortë, praktik, i vendosur dhe i vështirë për t’u kaluar. Amauri nuk është ende në formë, por ka ditur të bashkëpunojë mirë me Trezegenë. Për sa i përket Poulsenit, të shohim mos i jap disa minuta me Dortmundin”. Ranieri foli edhe filosofinë e të rinjve, që duket sikur po ecën në modë te Juventusi: “Eshtë filozofia e klubit. Blank e ka nisur këtë rrugë, Juventusi do të ndërtohet me kampionë, lojtarë të mirë dhe të rinj që shpresohet të bëhen kampionë të së ardhmes. Te Juventusi kërkohet gjithmonë të fitosh dhe duke qenë se i kemi rrithirur këta të rinjtë, do të thotë që kemi besim tek ata”. Dy fjalë edhe për Murinjon, pasardhësin e tij te اelsi: “Eshtë portugez, por ka një mentalitet më europian, prandaj them që do të përshtatet mirë me futbollin italian”.
 
Juve, gati 20 mln për Akuilanin!


Mesfushori është ende larg gjetjes së një gjuhe të përbashkët për rinovimin e kontrarës me Romën



Akuilani është shndërruar në çështjen kryesore të merkatos në Serinë A. Rinovimi i tij me Romën ka ndeshur në pengesa serioze dhe ka një vit që nuk konkretizohet dhe Juventusi rikthehet të besojë. Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2010, nga e cila fiton 900 000 euro në vit, por për të rinovuar kërkon 2,5 milion. Bardhezinjtë i ofrojnë 3,2 milion në vit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Romës së Sensit 20 milion euro për kartonin e tij. Drejtuesit e të dyja skuadrave pritet të flasin sot rreth kësaj çështje, ndërsa sipas shtypit italian, është planifikuar një takim i fshehtë pas hedhjes së shortit për Serinë A.

Deri tani Roma ka refuzuar të negociojë dhe vazhdon të besojë në arritjen e një marrëveshje me Akuilanin në dy vitet që mbeten deri në skadimin e kontratës. Përsa i përket futbollistit, edhe pse i lodhur me këtë situatë, është i gatshëm të vazhdojë ta durojë edhe një vit për shkak të lidhjes së fortë shpirtërore që ka si roman me klubin. Megjithatë, sjellja e Romës në çështjen e Mutusë nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit. Për rumunin, Sensi ishte igatshëm të kalonte kufirin e pagës maksimale, të fiksuar në 2,5 milion euro. Përsa i përket ofertës së Romës, ajo nuk është e gatshme që t’i ofrojë yllit të saj të ri më shumë se 1,6 milion në sezon dhe në këtë situatë, oferta e Juventusit duket shumë joshëse për t’u refuzuar. Pavarësisht lidhjes morale, është e vështirë të refuzosh një skuadër që të ofron një pagë dy herë më të lartë...
 
Tare ngjit shkallët shpejt
28 Korrik Igli Tare shumë shpejt po i ngjit shkallët e karrierës edhe si drejtues. Te Lacio përpara një muaji u zyrtarizua si një dirigjent që do lidhë problemet e skuadrës me klubin, ndërkoëh që tani presidenti Lotito preferon ta konsiderojë edhe si drejtor sportiv “Eshtë e vërtetë që një i tillë na mungon, megjithatë ne mund të mburremi se 70% të këtij roli po e bën Igli Tare”. Shqiptari njëkohësish po punon edhe për marrjen e licensave të nevojshme për të ushtruar këto pozicione në mënyrë komode.
 
Murinjo: Seria A, një privilegj!


“Nuk jam këtu për t’i mësuar lojtarët si të luajnë futboll, jam këtu për t’i mësuar si të luajnë bashkë”

Hoze Murinjo nuk është asnjëherë i kursyer në ato që thotë. Dhe flet për gjithçka: përshtypjet e tij për aventurën e re që ka nisur, skuadrën, kundërshtarët...

? Murinjo, si ju është dukur grumbullimi i parë italian. Keni folur me gruan tuaj për këtë?

? Së pari dua të them se një grua si e imja është e përkryer për një trajner. Sepse nuk i intereson futbolli dhe nuk i pëlqen të flasë për futboll. Kështu që edhe unë, kur kthehem në shtëpi, nuk flas për futboll me të...

? Por ishit mësuar më parë me një ambient të tillë?

? Po, edhe në Portugali ka nuanca latine, jemi të ngjashëm në këtë aspekt me italianët. Edhe koha ka qenë shumë e mirë dhe na ka ndihmuar. Për mua është një privilegj që të punoj në Itali dhe të mund të përballem me kundërshtarët e fortë të Serisë A.

? Puna juaj ka tërhequr vëmendjen e shumë kureshtarëve, kaq e mirë është?

? Mund të jem një trajner shumë i organizuar nëse ata që punojnë me mua janë të organizuar mirë. Kështu që duhet të falenderoj dy ndihmësit e mi, që kanë mbërritur në vendin grumbullimit tonë në Bruniko para meje dhe kanë sistemuar gjithçka. Por edhe lojtarët që janë shumë profesionistë dhe të saktë.

? Ndoshta që edhe nga dhoma i nxirrni ju...?

? Nuk është e vërtetë. Të vijnë në orar është përgjegjësia e tyre dhe ata kanë treguar se janë mjaft të përgjegjshëm. Profesionalizmi më pëlqen shumë.

? Të gjithë lojtarët tuaj janë shprehur shumë të kënaqur për punën që po bëjnë, sepse punoni më shumë me top...

? Mendoj që në këto nivele, lojtarët duhet të zbresin në fushë për të kuptuar se ku janë dhe çfarë duhet të përmirësojnë. Filozofia ime është kjo: nuk jam këtu për t’i mësuar si të luajnë futboll, jam këtu për t’i mësuar si të luajnë bashkë. Ata e kuptojnë se të gjithë ushtrimet që bëjmë, janë për të përmirësuar punën e skuadrës.

? Tifozët janë të interesuar të shohin të gjitha stërvitjet, edhe ato në të cilat po provoni skema që nuk duhet të shihen nga kundërshtarët.

? E kuptoj pasionin e tifozëve, por edhe ata duhet të kuptojnë se skuadra ka nevojë të punojë në vetmi. Edhe mua më pëlqen shumë kinemaja dhe do të doja t’i shihja filmat që kur xhirohen, por jam i detyruar të paguaj biletën dhe të shkoj në kinema ditën e remierës.
 
Bufon: Akuilani vlen një sakrificë!

Juventusi i sezonit 2008?09 të fut frikën. Të paktën kështu dukej në miqësoren e fituar 3?1 ndaj Dortmundit. Në përfundim të ndeshjes së zhvilluar në tokën gjermane, portieri Bufon u shfaq në humor të mirë përpara mediave dhe pranoi të fliste edhe për çështje delikate si çështja e merkatos. Ndërsa prej disa ditësh mediat përflasin për kalimin e Akuilanit në Torino, nuk mund të mungonte komenti i portierit të kombëtares mbi këtë fakt.

Akuilani ? “Akuilani e meriton një sforco nga ana e drejtuesve tanë”, deklaroi Bufoni. “Eshtë ende i ri, por askush nuk ka dyshime mbi cilësitë e Albertos. Ai e meriton një sakrificë sepse jam i sigurt që brenda 2?3 vitesh do të mund të konsiderohet si një ndër pesë futbollistët më të mirë në pozicionin e tij. Megjithatë, është e qartë që Roma ka një kontratë me të dhe ka të drejtë që të refuzojë ofertat tona. Kam dëgjuar që problemi qëndron tek kuota e pagave që ka fiksuar Roma. Shpresoj që ata ta kuptojnë më vonë se ne që për Akuilanin ia vlen të bësh një sakriricë”.

Amauri ? Nëse beson ato që thonë drejtuesit e Juventusit, Amauri do të jetë blerja e vetme e madhe në këtë merkato të verës dhe për Bufonin, ajo është me të vërtetë një blerje e shkëlqyer. “Mendoj se Amauri është me të vërtetë një fenomen, ndërsa me karakteristikat fizike që ka është në gjendje të mbajë i vetëm të gjithë peshën e sulmit. Nëse do të bëjmë krahasime me skuadrat e tjera të mëdha të Serisë A, mendoj se nëse ka një vend ku ne jemi më të fortë, ai është sulmi”.

Shanset për titull ? “Besoj me të vërtetë në shanset tona për të fituar titullin, edhe pse e kam thënë që nuk e shoh Juventusin favorit. Këtë më tha edhe një miku im përpara disa ditësh. Që nuk kisha përse të bëja rolin e të besuarit të klubit dhe të lëshoja mesazhe optimizmi në publik. E dini cila ishte përgjigje ime? Që gjithçka që kam thënë e mendoj me të vërtetë. Jemi një skuadër shumë interesante, e fortë dhe e vështirë për t’u mundur. Në kompeticionet e gjata si kampionati, qëndrueshmëria vlen më shumë se cilësia”.
 
Pirlo: Titulli, objektivi kryesor!

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, flet për gjendjen e skuadrës së tij dhe për objektivat për sezonin e ardhshëm. Fantazisti italian shprehet gjithashtu shumë i lumtur për lojtarët e ardhur në merkaton e kësaj vere. “Po bëjmë një punë shumë të lodhshme, por që do të ketë rezultate në të ardhmen. Personalisht ndihem pak i lodhur, sepse puna e vështirë ndihet te këmbët. Megjithatë, nuk ka asnjë problem, sepse gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur”.

Rivaliteti ? Andrea Pirlo mendon se Milani i këtij sezoni do të kërkojë të fitojë titullin kampion, diçka që nuk e ka arritur që nga viti 2004. “Kemi ndërtuar një skuadër të madhe, që do të fitojë për të fituar titullin kampion, megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Mendoj se janë katër skuadra përveç Milanit që luftojnë për kampionat: Inter, Roma, Juventus dhe Fiorentina, kështu që ne do të luftojmë deri në fund, sepse ky është objektivi ynë primar. Kupa UEFA? Eshtë një kompeticion i ri për ne, megjithatë do të bëjmë të pamundurën për ta fituar”.

Ronaldinjo ? Sigurisht që ardhja e Ronaldinjos në Milano ka shtuar edhe më shumë “oreksin” e kuqezinjve për të fituar trofe. Këtë e konfirmon edhe Pirlo: “Për fat të keq nuk kam patur mundësi ta shoh dhe ta njoh nga afër. Jam shumë i lumtur për ardhjen e tij dhe mendoj se klubi ka bërë një blerje të madhe, ndoshta mund ta quajmë edhe historike”.

E ardhmja ? Eshtë një nga temat që shqetëson më shumë ambjentin e Milanit, megjithatë Pirlo ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi. “Unë ndihem shumë mirë te Milani. Kam një kontratë të gjatë dhe mendoj se nuk ka skuadër më të mirë se kjo. Shpresoj ta përfundoj karrierën time këtu. Kam dy vite kontratë dhe uroj ta rinovoj edhe për shumë vite të tjera”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top