Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

ida angel

:)
V.I.P
Nuk e di a egziston ne forum nje teme rreth kesaj historie , por mendoj se nuk duhet anashkaluar ,eshte vertet serjoze si ngjarje...tregon se cfare speciesh po rriten ne shoqerine tone, Zot jepu ndergjegjien njerzve ...edhe kafshet edhe sillen ndryshe.Ngjarja ka ndodhur pak jave me pare ne nje zone te Tiranes, thuhet se veprimi eshte bere nga disa adoleshent te rruges.
Per me shume lexoni historin me poshte per ata qe nuk e dine, e gjykojeni vet!!!
Materiali eshte mar nga nje faqe ne internet(shoqat vullnetare per kujdesjen e kafsheve Tirane)

Tema ka foto me permjajtje te rende.Mos i shihni nese nuk mundeni.

Kjo eshte historia me e tmershme qe keni lexuar pare e do te degjoni e shihni ndonjehere ne jete. Eshte historia e Hero, qe dje la pa gjume shume prej jush, qe ndiene dhimbjen e ketij qeni te mjere per te cilin u mendua cdo skenar i mundshem fatkeqesie, me perjashtim te ati qe eshte skenari i vertete e i pabesueshem. Hero deri pak dite me pare me siguri nje qen i shendetshem, eshte masakruar me sende te forta, ne menyren me barbare te imagjinueshme nga njeriu, nga ai njeri qe ka frike se i leh qeni naten ne lagje. I kane nxjerre te dy syte nga vendi, dhe e kane lene te vuaje ne agonine e dhimbjes se tij ne rruge. Eshte nje qenie e bute e brishte qe me gjithe panikun qe duhet te kape kedo qe gjendet pa pritur pa shikimin, pranon cdo dore qe i afrohet ta preke perkedhele, madje dhe veterinerin ta mjekoje pa bere ze nderkohe qe renkon me syte e plagosur e gjakosur. Te cahet zemra tek e sheh, e imagjinon c'mendje mizore duhet te kete qene ajo qe guxoi te beje nje makabritet te ketille. C'bir nene pati kurajon te perjetoje kenaqesi tek sheh nje qenie te pafaj si Hero duke u lebetitur per syte e shkulur nga zgavrrat. C'qenie njerezore pati idene e marre te shkaktoje dhimbje te ketille gratis. E dime qe shume prej jush do bashkohen ne korin e zerave te tmerruar prej kesi amjesh, do te shani e mallkoni keniet me dy kembe me te cilet ndajme jeten me shume se me keta katerkembesha te mjere e te pafate, por nuk mjafton. Na ndihmoni e na udhezoni c'te bejme. Na ndihmoni te kemi e te mund ti japim shpreso Hero, qe me ate heshtjen e tij, trazuar nga renkiet, kerkon ndihme si askush deri me sot. Hero na ka vetem ne. Qe sot ai nuk sheh e nuk do te mund te shohe me kurre. Ne jemi gjithe c'i ka mbetur per te mbijetuar. Ju lutem na udhezoni e ndihmoni si te mundni.Hero ka kaluar shume, per ta braktisur tani .Faleminderti Saimira dhe Grigor qe sot bere mrekulline e pare per Hero duke e sjelle tek veterineri. Faleminderit Besartit qe mbreme naten e kerkoi deri ne oret e para te mengjesit. Sot ju jeni heronjte tane.




1470174_641962942493422_824292988_n.jpg

564433_641965255826524_919988961_n.jpg

1455938_641965225826527_563108868_n.jpg

1466128_641965302493186_1139850400_n.jpg

1394379_641965442493172_1214467961_n.jpg

994037_641965485826501_624914454_n.jpg

994037_641965485826501_624914454_n.jpg

1472799_641965559159827_240763148_n.jpg

1472799_641965559159827_240763148_n.jpg


Kjo ishte gjendja e Heros deri pak dite me pare, sot Hero eshte ne Itali per kurim me te mire!
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

kjo veper eshte krim i rand ! shum gjest i keq , qe ndoshta edhe duhet denu po te zihen personat qe kan ba veper te tille ! sidoqoft , ne ditet e sodit jan shtu shum kafsh ne rruget tona dhe rrezikojne jeten e shum njerezve , pasi qe shteti s'eshte ne gjendje te ja siguroj buken njerzve as me pak kafsheve dhe jam per eleminimin e tyre pasi qe me e vlefshme eshte jeta e njeriut se e kafshes , por jo ne nje menyre te tille jo me kete veper kjo eshte mjaft e rand mjaft e lig !
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

Por shumica e qytetareve te Tiranes u treguan shume human, cdo dite shkonin per vizite ne qendren veterinare qe kuronte Heron, e secili jepte kontributin e tij qoft me pèrkedhelje, qofte me materiale te ndryshme qe siguronin shendetit e mire per Heron.Edhe une te isha do kisha mar insative te tille, por fatkeqsisht jam larg e smund te beja dot azgje vecse brenda vetes vuaja kush mund ta kete ber nje veprim te tille kaq mizor, sinqerisht me ka prek shume si histori, kam kafshe shtepiake vet dhe sdo ta suportoja dot nje veprim te tille.
Me posht jane disa foto te tjera te Heros e cila tregon nje permisim te shendetit fal qendres veterinare dhe ndihmes vullnetare te qytetareve te ndryshem qe e vizitonin cdo dite!


1474459_643617768994606_656226813_n.jpg

1424289_643617765661273_155764775_n.jpg

1394164_642763005746749_1185621785_n.jpg

1466314_646214052068311_1120912400_n.jpg


Kjo eshte vajza qe mori persiper udhetimin per te shoqeruar Heron ne Itali per nje kurim sa me te mire.
1461223_647181251971591_157316892_n.jpg
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

As kafshëri nuk mund ti thuhet këtij krimi kaq të rëndë, dhe kafshët sot janë më të dashur sesa njërzit vetë..
Maskarenj me plot gojë..
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

Shokuse!!!!

Njeriu kur nuk do arri ti marr hakun kesaj kafshes ,Allahu esht Ai se do e shpagun ket kafsh .
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

Charles Albright i ardhshem ky adoleshenti qe ka kryer kte veper. Fillon me kafshet dhe pastaj kalon tek njerezit.
Sa per info, Charles Albright, i njohur ndryshe si Texas Eyeball Killer, ishte i fiksuar mbas syve dhe kur ishte i vogel u nxirrte syte kukullave dhe njerezve neper fotografi. Pastaj kur u rrit, vrau 3 prostituta, dhe te trejave u nxorri syte.
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

Sa e tmerrshme .....
ne fakt kohet e fundit po i shkruaj shum here fjalet .. Sa e tmerrshme..
Me tremb shum ajo se cfar mund te beje mendja njerezore ..
 
Titulli: Tirane- Hero, historia me e tmerrshme ndaj kafsheve!

Charles Albright i ardhshem ky adoleshenti qe ka kryer kte veper. Fillon me kafshet dhe pastaj kalon tek njerezit.
Sa per info, Charles Albright, i njohur ndryshe si Texas Eyeball Killer, ishte i fiksuar mbas syve dhe kur ishte i vogel u nxirrte syte kukullave dhe njerezve neper fotografi. Pastaj kur u rrit, vrau 3 prostituta, dhe te trejave u nxorri syte.
Eshte e vertet, jane studjuar njerzit me mani te tille e perfundimi eshte -- te semur mendor! Ndjejne kenaqesi pas aktit kriminal qe kane bere... Une do thoja se kta njerez jane te semur mendor ne menyren me ekstreme absolute !! Nuk do i uroja vdekjen atij qe e ka ber do ishte shume pak
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top