28 Nëntori në Maqedoni

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, në Zajaz të Kërçovës u inaugurua Qendra Përkujtimore “Nëna Shqiptare” që u ngrit për nder të viktimave të këtij rajoni nga Luftërat Ballkanike.

Në këtë kompleks memorial që shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katror, do të rivarrosen eshtrat e rreth 300 shqiptarëve të masakruar një shekull më parë nga ushtria serbe.

Në fjalën që mbajti gjatë hapjes së qendrës përkujtimore, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se shtetet që kanë kryer këto masakra duhet t’i kërkojnë falje shqiptarëve.

“Kjo që bëjmë sot është një apel dhe thirrje që të gjithë ata popuj, të gjithë ato shtete që kanë ushtruar gjenocid dhe kanë shfarrosur fshatra të tëra me shqiptarë, të reflektojnë, të kërkojnë falje sepse ne jemi ata që duam të ndërtojmë të ardhme të sigurtë për gjeneratat që vijnë pas nesh”, tha Ali Ahmeti lider i BDI-së.

Ahmeti, më tej i uroi të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, ndërsa ftoi bashkëqytetarët maqedonas të mos provokohen nga flamuri shqiptarë.

“Asesi nuk duhet të jetë pengesë për bashkëqytetarët tanë maqedonas ngritja e këtyre përmendoreve, shtatoreve dhe valvitja e këtij flamuri kombëtar, sepse ky flamur, nuk është as i Shqipërisë, as i Kosovës, as i shqiptarëve të Maqedonisë, ky flamur është flamur i kombit shqiptar i cili nëpër dekada është larë me gjak”, deklaroi kreu i BDI-së.

Kreu i BDI-së, tha se Qendra Memoriale në Zajaz të Kërçovës nuk është e drejtuar kundër askujt, pasi shqiptarët gjithmonë kanë kontribuar për paqen dhe asnjëherë nuk kanë ngritur aleanca për zhdukjen e kombeve.
/Top Channel
 
Titulli: 28 Nëntori në Maqedoni

Kjo qe kane be eshte mire, po ketu ne Kercove, ne kemi nevoj per pune e jo per budallalliqe te politikanve tane...kjo qender pejkutimore kakushtuar me shume se 1 milion,ndersa ketu pasi jetoj ne kete vend,ka njerez qe durojn buke... sjam kunder ketyre gjerave,por vec ather kur populli te jet siduhet dhe te kete pune.
 
Titulli: 28 Nëntori në Maqedoni

Mire qe e tha te pakten, qe ky flamur eshte i kombit shqiptar qe eshte lare me gjak ne dekada. Po ka mjaft "shqiptar" qe nuk e njohin si te tille dhe nuk e duan. Dhe jane kunder ngritjes se flamurit ne Vlore, dhe bejne propaganda edhe kunder flamurit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top