Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vallezimi joshes i shpirtit me trupin!

tango.jpg




Tango eshte vallezim me perplot perqafime qe krijon iluzionin e marredhenies intime, andaj me te madhe shfrytezohet per qellime terapeutike.
Tango eshte vallezim qe kenaqe edhe shikuesit, edhe vete vallezuesit, te cilet mbeshteten njeri me tjetrin dhe mbahen te perqafuar, gje qe krijon iluzionin e marredhenies dashurore.
Pikerisht per kete arsye ekspertet besojne qe tango eshte vallezim qe sheron, por dhe me i posacem per shkak te nxitjes te ndjenjes te cilen nuk mund ta nxise asnje vallezim tjeter.
Afersia, e cila eshte e domosdoshme per te vallezuar tango, mundeson efekte terapeutike te personat te cilet ndihen te pavullnetshem, te braktisur apo te vetmuar, nderkaq pacientet pas vallezimit ndihen me mire dhe me lehte avancojne ne sherimin e tyre.
Vetem nje ore vallezim ne dite zvogelon halucinacionet te te semuret psikike, me mire i fokuson dhe u krijon perqendrim, te cilen zakonisht nuk e kane, mirepo posacerisht efekte te mira ka te personat e moshuar te vetmuar.
Per profesionistet e vallezimit, asgje me shume sesa nje tango nuk arrin te percjelle ndjenja permes levizjeve te trupit. Tango i perket te pakteve kercime qe rruges se gjate prej se kaluares dhe shetitjeve nga njeri kontinent ne tjetrin, ka bere rezistence te forte deri sot, ne koherat e kulmit te shperthimit te rrymave te reja muzikore.
Tango ben pjese tek te paktat rryma dhe kercime qe ka pasur nje influence te gjere nga kultura spanjolle deri ajo afrikane. Sot ka shume lloj tangosh, por ajo qe konsiderohet si tango autentike dhe qe eshte shume afer origjinalit eshte ajo argjentinase dhe uruguajane. Ne 2009-en, Unesco e shpalli tangon si pjese te trashegimise kulturore jomateriale.
Shpirti magjik i vallezimit
Kercimi i tangos nuk eshte shume i thjeshte per t’u pervetesuar, por njekohesisht eshte edhe shume i bukur. Te bukur tangon e bejne levizjet e prera, ‘sensuale’.
Ajo qe te terheq me shume ne nje tango eshte padyshim kontakti fizik dhe ritmet qe gjithmone e me shume shpejtohen dhe behen agresive. Ne kete menyre krijohet nje lloj alkimie dhe eshte shume e vertete se mjaft njerez kane mundur te gjejne ‘partnerin e jetes” pikerisht ne sallen e kercimit.
Tradita e do qe ky te jete nje kercim ne cift, ku eshte kavalieri ai qe vendos hapat qe do te behen dhe e orienton damen per te bere levizjet e saj nepermjet disa sinjaleve qe ai i leshon. Ne pozicionin fillestar si dama ashtu edhe kavalieri jane balle per balle, te ngritur ne maje te gishtave me tendence per t’u afruar dhe per te krijuar nje pozicion ne forme trekendeshi. Kavalieri mban me doren e majte, doren e djathte te dames dhe shtrengon me doren e djathte belin e saj. Kur me pellemben e dores se djathte kavalieri ushtron force ne mes te belit, dama duhet te nxjerre anash kemben e djathte. Kur kavalieri ushtron nje force me te vogel ne belin e dames e fton ate te beje nje hap perpara. Kur kavalieri shtyn me te gjithe parakrahun belin e dames ajo sposton lehtesisht kemben e majte. Kur ai tenton ta terheqe drejt vetes eshte nje sinjal qe dama duhet te beje nje hap pas.
Ndoshta jane te gjitha keto levizje ato qe kane shtuar jetegjatesine e nje tangoje?!
Nje tango te zgjat jeten
Kercimi pasionar, me origjine argjentinase, vazhdon te jetoje momente lavdie dhe mesimi i hapave te tij ndihmon ne bllokimin e demeve te neuroneve qe vjen nga pleqeria dhe per me teper inkurajon shume nxenesit e ballos, zbulohet nga prestigjiozja “McGill university” ne Montreal te Kanadase.
Duhet theksuar se ky permiresim vlen me shume tek femrat, qe nga natyra kane ngarkesa te medha emocionale dhe psikologjike. Tango e rajonit te Rio de la Plata eshte konsideruar nga nje studim si nje ndihmese ne sherimin e semundjes se Parkinsonit, sepse eshte me shume se nje ushtrim i zakonshem. Gjithashtu studimi tregon se tangoja i ben njerezit te ndihen me te relaksuar, me pak depresiv, ndihen mire me vetveten dhe ngre nivelet e testosteronit.


Burimi: infoalbania
 
Titulli: Vallezimi joshes i shpirtit me trupin!

Me pelqen tango sa do doja te dija te kerceja eshte vertet nje kercim pasional
 
Titulli: Vallezimi joshes i shpirtit me trupin!

Eh..te gjitha llojet e kercimit & vallzimit jane te bukrua..por tangoja flet vetem..:))





E njejta muzike por ritmi i kerografis dhuron emocione te ndryshme..!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vallezimi joshes i shpirtit me trupin!

E ushtroj me nje mesues 70 vjec :)
 
Titulli: Vallezimi joshes i shpirtit me trupin!

E bukuar ajo , i la pa mend dhe zezaket qe jan mjeshtra te kercimit hahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back