Fjalori filozofik

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Po hap një temë të re e cila i mungon forumit dhe që mund të ndihmojë shumë prej nesh për kuptimin e shumë fjalëve që, megjithse i hasim shpesh në gjuhën e përditshme, jo gjithmonë j'u njohim kuptimin e saktë.Jeni të lirë të sillni fjalë të ndryshme me spjegimin përkatës në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në kuptimin e këtyre fjalëve.Po e nis unë me disa terma dhe e vazhdojmë më pas.

Narcizëm (i vetëpëlqyer,i dashuruar pas vetes) Koncept që përdoret për të karakterizuar të gjitha format e vetëpëlqimit dhe të dashurisë për vetveten.


Liberalizëm (që i përket lirisë) filozofi politike dhe lëvizje përparimtare e borgjezisë së re e që synonte artikullimin e qartë dhe realizimin në praktikë të kuptimit të individit si qënie e arsyeshme,i paracaktuar nga natyra për të qënë i lirë,i barabartë dhe me zhvillim të gjithanshëm.

Kolektivizëm (të mbledhur tok) Në kuptimin politik dhe moral koncepti kolektivizëm shpreh përparësinë e një bashkësie njerëzish (kolektivi) në raport me individin,nëse kjo bëhet lirisht dhe për interesa vetëqeverisëse.Prej këtej rrjedh se kolektivizmi,në thelb,është pranimi i së mirës së përgjithshme në raport me interesat individuale,por në kushtet e barazisë midis qytetarëve.

Idealizëm,doktrinë filozofike,sipas të cilës bota e jashtme,e rrokur si e pjesshme,apo si e tërë,duhet kuptuar duke u nisur nga vetdija,apo nga elementë të veçantë,por të rëndësishëm të saj.Thënë ndryshe,pikëpamja idealiste, kërkon që sendet dhe fenomenet e botës që na rrethon,të spjegohen me veprimin e ndonjë force shpirtërore,qoftë kjo e mbinatyrshme ose thjesht forcë krijuese e mendimit njerëzor,apo elementëve të tjera të vetëdijes.

Glamur (sharm,mahnitës,shik) Term që përdoret për të treguar jetën boshe,rendjen pas luksit dhe modës,pa e vrarë mëndjen për shpenzimet.Glamurizmi që i drejtohet më së shumti rinisë është bërë varianti më ekstrem i hedonizmit (kënaqja),sepse e quan kënaqësinë individuale vlerë absolute,motivin e vetëm dhe kriter të sjelljes njerëzore drejt civilizimit të rehatisë.

Energji (veprim) Masë e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes materiale.

Narrativ (tregim-të treguarit) Filozofia postmoderne që kuptimin e ngjarjes historike e nxjerr jo nga vetë proçesi real historik,por nga tregimi i ngjarjeve që lidhen në mënyrë imanente me interpretimin.

Dualizëm (i dyfishtë,i ndarë në dy) Koncept filozofik që shtrihet edhe në shkencat natyrore,sipas të cilit materia dhe ndërgjegjia,fizikja dhe psiqikja janë dy substanca më vete,të pavarura nga njëra-tjetra,që egzistojnë krahas njëra-tjetrës në mënyrë paralele.Dualizmi ka lindur si përpjeke për të pajtuar dy drejtime të kundërta në filozofi,materializmin dhe idealizmin.

Cinik (qen) Me këtë emër janë quajtur përfaqësuesit e një shkolle filozofike në Greqinë e lashtë të themeluar nga Antisfeni,nxënës i Sokratit.Thuhet se kjo shkollë ka këtë emër në kujtim të Diogjenit,që për jetën e thjeshtë e gjithë mundime thirrej ''qeni''.Cinikët karakterizoheshin nga përbuzja e plotë ndaj mirësjelljes shoqërore dhe ndaj kultit të virtytit të kulluar.

Antinomi (kundër-ligji) Prania e dy gjykimeve të kundërta,por njësoj të pranueshme si të vërteta që dalin gjatë proçesit të arsyetimit.

Teori (pikëpamje,studim) Dije,kompleks pikëpamjesh,përfytyrimesh dhe idesh që lidhen me përpjekjet për të interpretuar apo shpjeguar një fushë të caktuar e problemore.

Problem (Pengesë,vështirësi,detyrë) اështje e ndërlikuar e teorisë dhe e praktikës që kërkon zgjidhje,situatë që tregon pamjaftushmëri dijesh dhe mjetesh për kapërcimin e pengesave dhe arritjen e qëllimit,të asaj që kërkohet në momentin e dhënë.

Paradoks (Kundër-opinion) Gjykim në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm dhe të pranuar gjërësisht si të tillë.
 
Titulli: Fjalori filozofik

Absolute (E veçuar,e pavaruar nga ç'do gjë tjetër) Realisht nuk egziston asgjë absolute sepse ç'do gjë është relative.Për absoluten mund të flitet vetëm në kuptimin filozofik,e kuptuar si kërkimi i diçkaje tjetër jashtë nesh,që mund të përdoret si forcë lëvizëse,si nxitje për më madhoren,më të përsosurën në krahasim me mendimin dhe veprimin njerëzor.

Moment (Pjesëz kohore,segment) Koncept që tregon një kohëzgjatje të caktuar dhe që ia vlen të fiksohet si i tillë nga ajo që ndodh në një njësi të tillë kohore.

Utopi ( Jo-vend,vend që nuk egziston) Neologjizëm i krijuar në vitin 1516 nga Tomas Mor në librin ''Utopia". Mori përdorim të gjërë si këndvështrim i veçantë i përfytyrimeve për të ardhmen.Me utopi filloi të kuptohej e ardhmja e dëshiruar,por që nuk është reale dhe e realizueshme. Nga përmbajtja gjithmonë cilësohen si idealizma që afrohen me fantashkencën.

Sistem ( Tërësi,bashkësi) Bashkësi e organizuar pjesësh ,idesh,të lidhura midis tyre në një rend të caktuar për të krijuar një të tërë.

Okultizëm (I fshehtë,enigmatik) Doktirinë që pranon egzistencën jashtë kohës dhe hapësirës të forcave të mbinatyrshme,të fshehta, të mistershme dhe të pashpjegueshme,me të cilat mund të komunikojnë vetëm njerëzit e ''zgjedhur'' e me aftësi të veçanta.

Utilitarizëm (I dobishëm) Lloj prakticizmi apo qëndrimi i individit ndaj sendeve,dukurive,proceseve apo rezultateve të njohjes të realitetit të parë nga këndvështrimi i dobisë,i mundësisë për të shërbyer si mjet për arritje e ndonjë qëllimi praktik.

Motiv ( Të zgjosh,të vesh në lëvizje) Nxitja e subjektit për të vepruar në një mënyrë apo drejtim të caktuar.Motivi është tregues i rritjes së nivelit të individit dhe zgjedhjes të veprimtarisë nga ana e tij.


Kritikë (Shkathtësi e të gjykuarit) Formë vlerësimi e mnedimeve,e sjelljes,e qëndrimeve apo veprimeve në marrëdhëniet me të tjerët,duke vënë në dukje defektet,mangësitë,gabimet e lajthitjet e qëllimshme apo të paqëllimshme,me synim për ti ndrequr e mënjanuar ato.

Formim Kategori filozofike që përdoret për të treguar formësimin,karakterin e ndryshueshëm të sendeve dhe të dukurive;proçesin e kalimit të tyre në diçka tjetër,Për të parën herë këtë kategori e formuloi Herakliti,sipas të cilit gjithçka rrjedh ndryshon,është në proçesin e të formuarit,të ngjizjes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fjalori filozofik

Dekadence: degradim, i nje kulture apo degradim i vlerave njerezore ... Eshte perdoreur per te here te pare ne historigjokrafine Franceze si formulim i renjes se Romes.
 
Titulli: Fjalori filozofik

EGOCENTRIZEM - Individualizëm ekstrem , përqëndrim i vetvetes dhe i interesave vetjake në qendër të "unit" .

EGOLATRI - adhurim i vetvetes, kulti ndaj personalitetit vetjak .

EKO -ja . nimfë e cila duke qenë e pikëlluar shumë nga dashuria e paaftë ndaj Narcisit, u sëmur aq keq sa mundi vetem të shqiptoje vetem tingullin e fundit të fjalës Eho, Ehu.

EKLEKTIZEM - metodë metafizike që bashkon a perien në mënyrë mekanike e jo parimore, pikëpamje. teza e ide, shpeshëherë të kundërta, të huazuara nga sisteme, rryma dhe shkolla të ndryshme filozofike, artistike, politike etj .

EKS KATEDRA - nga katedra, prej katedre ( për mësim ) . fig , verbalisht, pa mjete konkretizimi ( për mesim ) .

EKSPRESIONIZEM - drejtim formalist në letërsinë dhe art në shek XX , sipas të cilit, qëllimi kryesor i artit dhe i letërsisë duhet të jetë shprehja e botës së mbrendëshme, subjektive e krijuesit.

EKZISTENCIALIZEM - rrymë filozofike idealiste e epokës së imperializmit, që e paraqet jetën si diçka të kotë dhe shterpe, e shkëput dhe e veçon njeriun nga shoqëria e nga realiteti, ushqen pesimizëm dhe frikën e përjetëshme, e quan njeriun e dobët para forcave të naryrës e të shoqërisë. Përfaqësues më eminent janë ; Kirkegard, Sartre, Camus.
 
Titulli: Fjalori filozofik

ELOKUENCث- dhunti natyrore i atje/ asaj, që di të flas bukurë, zotësi për tu shprehur edhe emocionalisht, përkundër retorikës që është mjeshtëri e gojëtarisë në kuptimin formal.

EMPIRIZثM- rrymë filozofike që pranon si të vetmin burim të dijes, perceptimin me anë të shqisave, përvojnë dhe pratikën dhe që nënvlerson e mohon krejtë rëndësinë e të menduarit abstrakt dhe të përgjithësimeve teorike.

EMULACION - dëshirë dhe përpjekje për tu barazuar me një tjetër .

EPIKURIZثM - doktrinë materialiste e filozofit grek Epikur , botkuptim i lindur nga shtrembërtimi i kësaj doktrine, i cili ve për qëllim jetës së njeriut të kënaqurit e epsheve dhe të mirën materiale.

ERISTIKE - mjeshtëri e polemizimit, polemik e rrept .

ERRARE HUMANUM EST - gabimi është veti e njeriut , dmth çdo njeri gabon, apo mund të gabojë

EUFEMIZثM - fjalë ose shprehje që përdoren në vend të një fjale ose shprehje tjetër të cilën nuk duhet ose nuk duam ta artikulojmë.
 
Titulli: Fjalori filozofik

EX ABRUPTO - befas , papritmas

EXCEPTIO FIRMAT REGULAM - përjashtimi vërteton rregulloren, rendin .

EX COMMONDO - me qejf, sipas qejfit, sipas dëshirës .

EX COMPACTO - sipas marrveshjes

EX CONSENSU - me pajtim .

EX MORE - sipas adetit, sipas zakonit

EX OFFICIO - sipas detyrës, zyrtarisht

EX PRIVATA DILIGENTIA - me përpjekje personale .

p.s - janë shprehje latine, por që kanë të bëjnë në një mënyrë në leksikun filozofik .
 
Titulli: Fjalori filozofik

EZOTERIK - i fshehtë, i pa arritshëm , sekret. Kështu quhej në Greqinë e vjetër aftësimi në shkollë i nxënësve për të kuptuar sekretet e doktrinave filozofike të pakapshme për njerzit e zakonshëm .

FACTOTUM - Ai që bën çdo gjë, ai që punon çdo punë, dhe ai që përzihet në çdo punë .

FAKSIMILE - Riprodhim i përpiktë i një dorëshkrimi, i një dokumenti, i një tabloje etj, që bëhet duke fotografuar ose duke e shtypur .

FATALIZثM - Pikëpamje idealiste, mistike e fetare, sipas së cilës gjithëçka që ndodh në natyrë në shoqëri dhe në jetën e njeriut, është e përcaktuar nga një fuqi e panjohur, e mbi natyrshme , që nuk mund të shmanget nga njeriu, besim i verbër tek fati.

FENOMENALIZثM - Rrymë e filozofisë idealiste e cila mohon ekzistencën e realitetit objektivë ; objekti i njohjes nuk ka ekzistencë objektive, por ka karakter thjesht intencional, ndërtohet nga "ndërgjegjëja e kulluar" që është fillesë ose substancë primare. Shkencë që merret me studimin e dukurive . Themelues i kësaj doktrine është Edmund Husser.

FIDEIZثM - Doktrinë filozofike idealiste, sipas së cilës feja është forma më e lartë e njohurive dhe vetem ajo mund të pasqyrojë të vërtetën .

FILANTROPI - Dashurija ndajë njerzimit, sjellje me motive humanitare. formë e iluminizmit, sipas të cilit njeriu nga vet natyra është i mirë dhe duhet t'i ndihmohet që të zhvillojë aftësitë e veta në harmoni me natyrën .
 
Titulli: Fjalori filozofik

FORMALIZثM- drejtim idealist në filozofi , në logjikë, në teorinë e artit , që i jep rëndësi vetëm formës duke e parë të shkëputur nga përmbajtja dhe realiteti objektivë .

FRUSTRACION - gjendje shpirtërore që shfaqet tek njerzit të cilët nuk përmbushen dhe nuk plotësohen me nevojat dhe ambicijet e tyre .

FUNKSIONALIZثM- teori në shkencat shoqërore, posaçërisht në sociologjië, sipas së cilës të gjitha dukuritë shoqërore janë të përcaktuara nga roli që ka mbrenda sistemit shoqëror si tërësi e mbyllur .
 
Titulli: Fjalori filozofik

GNOTHI SEAUTON- njihe veten tënd fjalë të Talesit, dhe këto fjalë janë vendosur si mbishkrim në tempullin e Apolonit.

GOGOL- Diçka që paraqitet me qëllim si e tmershme për të trembur dhe larguar njerzit nga diçka .

GROSSO MODO - Në pika kryesore, sipërfaqësisht .

GJINEKOMANI - dëshirë e sëmur për tu dhënë pas grave

HALUCINACION - ndijim, apo përfytyrim mashtrues ( i rremë) që i shfaqet njeriut kur është sëmur rëndë, kur është në kllapi dhe kur është tronditur shumë shpirtnisht.

HEBERFRENI- Formë e skizofrenisë që shfaqet në periudhën e pubertetit ( çmendje rinore ).
 
Titulli: Fjalori filozofik

HEDONIZEM - doktrinë etike, që shpallë si qëllim themelor të jetës, kënaqësinë . Themelues i kësaj doktrine, filozofi grek Aristip.

HILOZOIZثM - doktrinë sipas së cilës e tërë materia është e gajllë, "ka shpirt" dhe ka veti shpirtërore, "çdo atom posedon një sasi të caktuar të forcës së pandashme dhe se në këtë pikpamje është i shpirtëzuar" (Hegeli)

HIPOKRIZI - Vesë i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i dashur etj, me qëllim që të gënjejë të tjerët ; karakter dyftyrësh .

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top