Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Ekspertët thonë se nuk është e pazakontë që sulmi në tru të shkaktojë ndryshime psikike, emocionale dhe biheviorale, por disave dëmtimet në tru ua ndryshuan tërësisht jetën. Ja rastet më interesante të tilla, të dokumentuara kohët e fundit nga mjekësia..

1. E humbi aftësinë të ndjehet i trishtuar
68-vjeçari Malcolm Myatt pësoi një sulm që ia dëmtoi pjesën ballore të trurit që kontrollon emocionet. Si rezultat i kësaj, e humbi aftësinë që të ndjehet i trishtuar.

"Kurrë nuk jam depresiv. Brengat nuk me shqetësojnë. Më pëlqen gjendja që jam, gjithmonë i lumtur, e jo e kundërta. Prandaj, kjo është përparësi për mua”, ka thënë shoferi në pension i autobusit.

2. Lojtari i ragbit u bë berber dhe homo****ual
Ish-lojtari i ragbit, Chris Birch, pësoi një goditje gjatë ushtrimeve. Kur u zgjua zbuloi se është homo****ual.

26-vjeçari para sulmit në tru ishte hetero****ual, i fejuar me një femër, por pastaj e ndërpreu lidhjen, e la profesionin e tij dhe u bë berber.

3. Anglezi që flet vetëm gjuhën e Uellsit

Pas dëmtimit të trurit të shkaktuar nga një sulm, 81-vjeçari anglez, Alun Morgan, ka harruar gjuhën e tij amtare. Ai nisi të flas gjuhën e Uellsit, të cilën kurrë nuk e kishte mësuar.

Morgan ishte rritur në Angli dhe shumicën e jetës së tij fliste vetëm anglisht. Në Uells herën e fundit ishte 70 vjet më parë.

Mjekët besojnë se përvoja Morganit është shkaktuar nga një çrregullim i trurit që quhet afazi: dëmtimi i pjesëve të trurit që rregullojnë përdorimin e gjuhës. Gjithashtu, ka indikacione se Morgan kishte mësuar pak gjuhën uellsiane kur ishte i ri. Si fëmijë ka jetuar me gjyshen e tij, që fliste këtë gjuhë, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore së bashku me fëmijët e tjerë u dërgua në Uells për të shpëtuar nga bombardimet gjermane.

4. Theksi i Xhamajkës

Linda Walker nga Newcastle, kur u zgjua pas një sulmi në tru, kuptoi se e kishte ndryshuar krejtësisht theksin e saj. Ekspertët besojnë se 60-vjeçarja ka një sindromë të theksit, një gjendje në të cilën pacientët flasin ndryshe pas dëmtimit të trurit, shkruan Shekulli. Linda është një nga 50 rastet me këtë sindromë në 65 vitet e fundit.

Asaj nuk i e pëlqen kjo që i ka ndodhur, sepse ndihet si një person tjetër.

"Motra ime thotë se tingëllojë italisht, vëllai im thotë se tingëllojë sllovakisht, e dikush tjetër si franceze e Kanadasë. Herën e fundit më thanë se flas si nga Xhamajka, diçka që nuk di ta shpjegoj”, thotë ajo.

5. Artisti digjital
Ken Walters nuk ishte tip artisti, para se të pësonte sulmin në tru më 2005. Pas një aksidenti të tmerrshëm, të cilin ai e mbijetoi, një ish-inxhinier mbeti në karrocë invalidi dhe i pa punë, gjë që rezultoi me depresion.

Kur gjërat nuk mund të bëheshin më keq, ai pësoi një sulm në tru. Por, hemorragjia cerebrale që mund ta bënte jetën e tij më të vështirë, rezultoi me dhunti të papritur. Walters nisi të zhvillohet si artist digjital, të krijojë një biznes dhe kompani të suksesshme në moshën 51-vjeçare.

6. E ndjen krahun e tretë
Kjo përvojë e pabesueshme i ka ndodhur një zviceraneje e cila pretendon se ndjen se e ka edhe një krah të tretë.

Mjekët e dërguan në teste, ndërsa neurologia e saj e quajti këtë fenomen të besueshëm. Në fakt, kur mjekët e pyetën gruan të lëvizte krahun e saj “fiktiv”, truri reagonte ashtu sikur ajo vërtet mund ta lëvizte. Kur mjekët i thanë të kruajë faqen, aktivizohen pjesët e trurit që ndërlidhen me të prekurit. Kështu, është aktivizuar edhe korteksi virtual gjë që indikon se ajo e sheh dhe e ndjenë vërtet krahun “fantazmë”. /albeu.com/
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Mendoj se per 1 goditje te tille por me permasa me estetike kane nevoje edhe disa anetare te forumit tone... loool
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Mendoj se per 1 goditje te tille por me permasa me estetike kane nevoje edhe disa anetare te forumit tone... loool

te mbeshtese ne ket pike :D
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

e ke fjalen pas ngritjes nga koma qe ne pergjithesi vjen nga raste te trishtuara aksidentesh.......k'to gjera jane te pashpjegueshme, dhe jo gjithmone kane ane negative...... titulli i temes goxha qesharake, po ashtu edhe komenti i arkitektit dhe mbeshtetja e anetares lart, :)

Nuk do ja uroja as hasmit dicka te tille......
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Pakam nevoje per nje leve ne balle une mo !!!
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Ajo e para qenka e keqe fare :(
Po ia te vdes dikush i aferm ti sprovon emocione vec fillon e qesh kuturu

Ndersa tek e dyta me cf kam pare ne filma e gjera keta duhet te jene 'burra'' burra meqe bejne te tilla sporte
dhe ky pas nje goditje gjeti justifikimin :D
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Si flet gjuhen e Uellsit kur se ka mesuar kurre pfffff
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

Si flet gjuhen e Uellsit kur se ka mesuar kurre pfffff

Australiani u zgjua nga koma e fliste kinezce pa qen kur ne kine ... deri me tani skam lexuar te jet shpjeguar diku gjendja kome ...si reagon truri ndaj cdo gje mund te jet e besushme :)
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

e ke fjalen pas ngritjes nga koma qe ne pergjithesi vjen nga raste te trishtuara aksidentesh.......k'to gjera jane te pashpjegueshme, dhe jo gjithmone kane ane negative...... titulli i temes goxha qesharake, po ashtu edhe komenti i arkitektit dhe mbeshtetja e anetares lart, :)

Nuk do ja uroja as hasmit dicka te tille......

Ty cdo gje te duket qesharake .. :) por asnje nga ne smund te ket mendje te perbashket .. ideja eshte qe ti te flasesh per cka behet fjal ne teme jo cka mendojn te tj ..te gjith jemi nga pak qesharak kush me shume kush me pak ...kjo sdo te thot qe ti je jasht kesaj kornize :)
 
Titulli: Goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit .

e tmerrshme qjan kta urrejtje per anetaret as hasmit si urohet kjo
sa shpirtkatil qe jeni :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back