Respekt ndaj fesë? Jo, faleminderit!

Bilderberg

Anëtar i ri
Respekt ndaj fesë? Jo, faleminderit!


Jo rrallë, madje ca si shpesh, hasim në jetën e përditshme, në biseda dhe debate rreth temave fetare komente të tilla si "S'keni turp që s'respektoni fenë", "S'ju vjen zor, feja kërkon respekt", "Ju, duhet të respektoni fenë", "të respektoni fetarët", "të respektoni besimtarët", "të respektoni besimet e tjetrit", "të respektoni hoxhën", "të respektoni priftin", etj., etj. Atëherë mendoj se ia vlen të theksohet diçka rreth kësaj dukurie.
اfarë kërkojnë në të vërtetë fetarët kur japin urdhra të tillë të shprehur në formë indinjate dhe që gjithnjë përfshijnë fjalën "respekt"?

ثshtë e natyrshme që njeriu në botën e sotme të mbrojë dhe të respektojë të drejtën e tjetrit për të patur dhe shprehur mendimin, apo bindjen, apo opinionin e tij rreth diçkaje në diskutim. Madje kjo është kthyer tashmë në etikë të domosdoshme. Deri këtu, mirë, pasi situata duket më se e vetëkuptueshme, por diku në shprehjen e kësaj kërkese për respekt dallohet se kjo nuk është aspak ajo çka kërkohet nga fetari. اfarë do të thotë, pra, "të respektosh fenë", apo besimtarët, apo funksionarët e fesë, apo besimin e tjetrit?
Sjellim përkfuizimin e "respektit" që të kemi një farë saktësie nga ana kuptimore dhe në atë që po nënkuptojmë duke përdorur pikërisht këtë fjalë:

RESPEKT m.
Nderimi që kemi për dikë duke u nisur nga mosha, nga meritat ose nga cilësitë e tij; qëndrimi me nderim kundrejt diçkaje të shtrenjtë a me vlerë.


Shihet, se sipas këtij përkufizimi të "Fjalorit GJSH", ateistit nuk i kërkohet që thjesht të mbrojë të drejtën e fetarit për të patur e shprehur mendimin a botëkuptimin, apo për të ushtruar në privat, apo, me tolerim (brenda kufinjve që ateisti individualisht vendos të tolerojë dhe jo aq sa i kërkohet) dhe në publik, të veprimtarive që kanë të bëjnë me botëkuptimin tij, por faktikisht i kërkohet që t'i qëndrojë gatitu dhe ta admirojë e ta nderojë fenë, apo fetarin, apo funksionarin e fesë dhe instituionet e tyre! Një organizëm joqeveritar që na imponohet ta respektojmë për çfarë arsye?! Për arsyen e vetme sepse është... fetar?! Vetëm pse ky beson në diçka midis të tjerash të papërkufizuar, por dhe absurde?! Kjo nuk është as arsye, as shkak, në fakt. Por kjo nuk është as kërkesë normale... sipas asnjë norme shoqërore!
Me sa kuptohet, fetarët me anë të urdhrit "Respekto fenë!" ose nuk dinë kuptimin e fjalës "respektoj", ose janë duke kërkuar diçka jashtë sferës së tyre të vendimit, pasi askush nuk ka të drejtë të detyrojë dikënd tjetër për të respektuar një të dytë, apo të tretë! Kjo shkel të drejta themelore të jetës në shoqëri!
Unë mbroj dhe mbështes të drejtën tënde të shprehesh dhe të ushtrosh veprimtari për punë tuat private pa i rënë tjetrit në qafë, po respektin për atë çka bën ti me ç'të drejtë ma kërkon? Pse, përtej kësaj tolerance, duhet gjithashtu të të nderoj ty apo veprimtarinë tënde, kur jo në pak raste gjegjësisht feja si normë apo institucion, nuk ngjall as respekt?! Fshihet pra këtu një ndjenjë tjetër pas kësaj kërkese për respekt. Fetari apo cilido që e jep atë urdhër nuk do që ti të kritikosh diçka, nuk do që ti të shprehësh mendimin tënd rreth diçkaje ndaj të cilës ti i ke të gjitha të drejtat ta thuash fjalë e mendime, fesë së tij.
Përveç që jepet urdhër si të sillesh në jetën tënde, kur ti nuk je duke i rënë askujt në qafë, por madje je dhe duke i mbrojtur besimtarit të drejtat dhe shpesh duke e toleruar përtej normales, ai të kërkon dhunshëm që për më tej dhe ta respektosh, kërkon gjithashtu që ti mundësisht të mos flasësh fare dhe të mosh pipëtish as gjysmë tingulli mendimet e tua rreth fesë (së tij), apo rreth sendesh e temash që kanë të bëjnë me fenë (e tij) thua se kjo i bie atij ta vendosë! Kjo, siç kuptohet, s'ka të bëjë fare as me gjoja "intolerancën" e ateistëve dhe as me "mosrespektimin" e ateistëve, por me një diktat verbal që i imponohet ateistëve pa kriter qoftë në media, qoftë në biseda, duke iu kërkuar të respektojnë drejtpërdrejt çdo besim, mendim, absurditet, a broçkull të tjetrit, prej vetvete dhe në vetvete.
E këtu gjendet dhe nyja. Mbroj e mbështes të drejtën tënde të kesh çfarëdolloj besimi e mendimi të duash në jetën tënde private, e ta shprehësh atë kudo në privat a publik, por ç'lidhje ka kjo me mendimet e mia specifike rreth këtyre besimeve të tua, të cilat mendime dhe unë kam të drejtë t'i shpreh po njësoj si ty në privat e në publik?! Intoleranti këtu nuk ndodhet tek të akuzuarit, por tek akuzuesit.
Për më keq e tërë kjo kërkohet në një farë mënyre sikur ia kemi kujt për borxh t'i respektojmë çdo gjë që mendon! Si p.sh. 2+2=7! E pse? Vetëm pse ai e beson atë?! Je i lirë të besosh e të mendosh se 2+2=7 tërë ditën e ditës, dhe natën dhe gjithë jetën dhe madje dhe ta thuash ku të duash këtë, por nuk ka pse unë respektoj vetë besimin tënd se 2+2=7, sepse veç të tjerash është dhe irracional!
Respekti i të drejtës të kesh një besim çfarëdo, nuk rrjedhon respektin e vetë besimit çfarëdo. E aq më tepër, respekti fitohet, nuk është një e drejtë që kërkohet deri dhe me pahir.
Respektohet e drejta që të gjithë të kenë e të shprehin idetë e mendimet e tyre, por as nuk respektohet e as nuk nderohet prej vetvete ideja e mendimi, në këtë rast feja, besimi, objekti fetar, shamani, hoxha, apo prifti vetëm pse këta janë të tillë. Ata që nisen të japin sërish urdhrin e lartpërmendur vend e pa vend, duhet të kuptojnë më në fund se për ne të tjerët feja është një pozicion i çfarëdoshëm ideologjik dhe përfaqësuesit e saj janë njerëz që ekzekutojnë apo ndjekin këtë ideologji dosido, e cila jo vetëm që trajtohet si çdo ideologji tjetër e rëndomtë, por është qesharake që kërkon me anë të ithtarëve të saj me një farë mënyre të privilegjohet nga të tjerat. Ndoshta dikur feja, dhe institucionet e saj, duke kërkuar privilegje të tilla nga e gjithë shoqëria ia arrinin këtij qëllimi, por këto privilegje sot tejkalojnë dhe cakun ligjshmërisë përveç të qenit të pakuptimta.
Respekt ndaj fesë? Jo, faleminderit!
 

Attachments

  • vg-jofeve.jpg
    vg-jofeve.jpg
    15.2 KB · Shikime: 40
E lexova pothuajse te gjithe postimin tend...(nuk e lexova te gjithin sepse po me dhembin syte,por qe sigurisht do e lexoj te gjithin)...
Une jam besimtare,fetare,por para se te jem besimtare jam njeri e si e tille deshiroj qe njerezit te me respektojne...Besimi eshte personal...Une njerezit i respektoj per ate qe jane e jo per profesionin,rolin qe mbartin ne shoqeri...
 
E lexova pothuajse te gjithe postimin tend...(nuk e lexova te gjithin sepse po me dhembin syte,por qe sigurisht do e lexoj te gjithin)...
Une jam besimtare,fetare,por para se te jem besimtare jam njeri e si e tille deshiroj qe njerezit te me respektojne...Besimi eshte personal...Une njerezit i respektoj per ate qe jane e jo per profesionin,rolin qe mbartin ne shoqeri...

Ketu nuk po flitet per respekt ndaj individit ne vetvete te cilin nuk e ve ne dyshim asnjeri, por per te ashtuquajturin Respekt Fetar i cili nuk ka asnje baze dhe llogjike qe tu kerkohet dhe imponohet individeve JOBESIMTAR siç jane ateistet!!
Mos i interpretoni qellimisht shtrember ato qe jane shkruar pasi pikerisht shkrimi analizon kete lloj forme te shtremberuar te sjelljes tipike te besimtareve!! :rolleyes:
 
Ketu nuk po flitet per respekt ndaj individit ne vetvete te cilin nuk e ve ne dyshim asnjeri, por per te ashtuquajturin Respekt Fetar i cili nuk ka asnje baze dhe llogjike qe tu kerkohet dhe imponohet individeve JOBESIMTAR siç jane ateistet!!
Mos i interpretoni qellimisht shtrember ato qe jane shkruar pasi pikerisht shkrimi analizon kete lloj forme te shtremberuar te sjelljes tipike te besimtareve!! :rolleyes:

Se kuptove ate qe doja te thoja une...Nejse,nga ana ime gezon respektin me te madh...
 
Se kuptove ate qe doja te thoja une...Nejse,nga ana ime gezon respektin me te madh...

Ne te vertet te kuptova shume mire, thjesht i rashe pragut qe te degjonte dera, pra komenti im i ishte drejtuar dikujt tjetri qe njohim dhe qe po vazhdonte te postonte komente jashte temes!!
:)
 
.... per te ashtuquajturin Respekt Fetar i cili nuk ka asnje baze dhe llogjike qe tu kerkohet dhe imponohet individeve JOBESIMTAR siç jane ateistet!!....


Shume e vertet kjo. Dicka qe as vet se duroj eshte imponimi, qofte ky i fese apo i ideve personale. Kur behet fjale per fen pastaj, imponimi mer te tjera nuanca. Eshte per te ardhur keq se si ata qe predikojn tolerancen fetare mund te jen aq imponues ne "tolerim".
 
ahahh faleminderit thuhet kur te ben njeri nder...ose kur shqetesohen,pyesin per ty.
 
ia vlen respekti ndaj fes sepse arriti ta zbus kafshen me te egër njeriun .
 
fantastike ajo logoja hahahha lol je i madh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top