Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of Italy

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Quku

Marakli Krapit
[video=youtube;mTT3L_WF-DA]http://www.youtube.com/watch?v=mTT3L_WF-DA[/video]
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Të lumtë Elhaida! :)
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

[video]http://www.rai.tv/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-066cf893-c446-4031-b5a5-0a5e5accb3d5.html[/video]

Klikoni ne linkun per te shikuar videon sepse linket qe jan ne youtube tashme jan bllokuar te gjith
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Emri që i vunë "Uragano" i shkon në mënyrë perfekte, një zë që çan malet..
Po zihen dhe kush do ta marri në grupin e tij haha
Më mbrekulloi personalisht!!

Suksese për Elhaidën..
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Elhaida Dani kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”
16/05/2013
67831.jpg

Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton e kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”. “Sot vure motorin turbo”- i thotë anëtari i jurisë Pelù duke vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.

“Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve” - vlerëson Rafaella Carrà.

Jepet verdikti: i pari ai i publikut, më pas Cocciante: në zarfin me emrin e votuar nga publiku, emri i Elhaidës. E duartrokitjet e zjarrta në sallë e sytë e qeshur të katër anëtarëve të jurisë shprehin më së miri se janë edhe ata të të njëjtit mendim: Elhaida meriton të jetë gjysmëfinalistja e parë e The Voice of Italy.

E të njëjtin mendim shpreh, shqip e italisht populli i rrjeteve sociale në internet. Për shumëkënd Elhaida është padyshim “The Voice” i këtij viti. /BalkanWeb

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

PO RISJELL DHE 1 HERE VIDEON E PREZANTIMIT SE ESHT E MREKULLUESHME :D
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Ja ka marre ne kthes Lares me performancen e adagios kjo...vertete emocionuese. Uroj ta fitoj Voicin, jo se eshte shqiptare por se eshte jashtezakonisht e veçante.
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

e pash para ca ditesh, me la pa fjale...

vetem se italishten e fliste shume keq :/
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Bravo .......lumsi kjo
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Bukur, ama kur pash titullin qmend! thash kujt i paskan fluturu kukullat
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Fantastike fare , artiste e vertet , i jep skenes jete me zerin e saj te fuqishem . I UROJ FITORE DHE SUKSESE !
Sa bukur qe doli nje shqipe e zonja !
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

nuk kam fjal me e pershkru
ke fol sante per tetan
zani yt n'mes t'italis
i ka ba mu çmen tetan

lum kja Shkoder qe tka rrit
hallall buka qe t'kan dhan
ngjuj po ulena para tejet
per ket krenari qe na ke dhan

faleminderit Elhaida
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

E mrekullueshme Elhaida! Me vjen mire qe eshte nga Shkodra, qyteti me i perkushtuar ne muzike.
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Nuk e kam ndjekur por me vjen mire kur degjoj raste te tilla positive, por Krenaria ne k'te rast duhet te perfaqesoje Kombin!!! jo qytetin.... Urime Shqiptares :)
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Elhaida Dani ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy,
duke u shpallur edhe fitues e kësaj gare. Ajo sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave
dueti me Riccardo Coccianten, kënga "When love calls your name" si dhe ajo "Mama Know"

Dueti me Riccardo Cocciante

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Bashke me finalistet e tjere:

Elhaida Dani
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

wow paska fituar Urime Urime!!!!!!!! ishalla na nderon sa me shume :)
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

SHQIPTARJA fitoji me ne fund...Me ate: "Faleminderit" qe tha na kenaqi gjithe SHQIPTAREVE :D.:fla:
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Mua me moren ne telefon sapo filloi The Voice Of ITaly dhe isha ne nje dark shoqerore dhe kur pash ne gjithe restorantin qe po shifnin kete edicion,u mahnita.Gjithe shqiperia anembane po ndiqte kete show dhe kur ka dal fituese te shifje sesi njerezit u ngriten ne kemb dhe duartrokiten..Vertet ndjenj shume e bukur dhe i uroj suksese te metejshme Elhaides
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Kjo paska fituar dhe ne 2011 cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes ne Bullgari 'Zlaten Kesten'

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Kjo paska fituar dhe ne 2011 cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes ne Bullgari 'Zlaten Kesten'

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Yellow kjo ka fituar vitin e kaluar ne TOP Fest cmimin e pare por cuditerisht kenga dhe kjo skur nuk paten shume fame,edhe pse mua me ka pelqyer...

f.0530234751209_m.jpg

Elhaida Dani është fituesja e spektaklit italian të talentëve të këndimit, The Voice of Italy, duke u shpallur kështu zëri më i mirë në tokën italiane pas një nate të gjatë finale ku ajo shfaqi performanca të shkëlqyera.
Atmosfera në skenën e The Voice of Italy ishte mjaft e nxehtë në fillim, me miliona italianë të ulur pranë televizorëve. Kështu bënë edhe miliona shqiptarë, që ndonëse spektakli i madh nuk ishte në gjuhën shqipe, u përqëndruan para ekranëve të ‘vegjël’ për një njeri të vetëm.

Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.

Performanca e këngës legjendare të Witney Houston, “I Will Always Love You” u karakterizua nga një interpretim i lehtë, i shoqëruar nga një zë i bukur në një paraqitje skenike që lehtë mund të krahasohej me vet këngëtaren legjendare amerikane. Konkurrentët tjerë ishin më pak impresive, përjashtuar Timothyn, që dukej si kandidati i vetëm serioz kundër bukuroshes tonë.

Në rrethin e dytë të finales së jashtëzakonshme të The Voice of Italy ishin trajnerët e finalistëve ata që u bashkëngjitën në skenë për të interpretuar këngë të vjetra italiane.

elhaida%20dhe%20riccardo.jpg

Elhaida bashkë me trajnerin e saj, kantautorin e njohur italian, Riccardo Coccianten, kënduan këngën “Magherita”. Interpretimi fantastik nga dyshja, i kësaj kënge të njohur, u shoqërua nga një prezantim dinjitoz i Elhaidas në këngën promovuese. Ajo tha se në Shqipëri kjo këngë është e njohur dhe se miliona shqiptarë po e shikojnë atë.

Rrethi i tretë ishte shumë konkurrues. Elhaida në skenë u paraqit me këngën e lehtë italiane të kompozuar nga trajneri i saj, “When Love Calls You”. Paraqitja inspiruese e Elhaidas bëri publikun të qajë, ashtu sikurse të rrënqethë trajnerin e saj.

“Interpretimi ishte fantastik, vërtet ndihem i kënaqur që dikush si të e këndoi këngën time, e cila është një këngë e lehtë italiane. Shkëlqeve si një diamant, je e mrekullueshme”, ishin fjalët e trajnerit Riccardo Cocciante pas performancës së tretë të Elhaidas në skenën e The Voice.

Vlen të përmendet se impresiv në paraqitjet e tij skenike ishte edhe konkurrenti i vetëm nga gjinia mashkullore, Timothy, i cili ishte tejet i fuqishëm megjithëse shfaqi dyshime kur bëhej fjalë për këngët e lehta.

Pasi përfunduan performancat, ishte publiku ai që vendosi. Në rrethin e parë të votimeve, pasi Veronica u kualifikua, ethet e kapluan Elhaidan e cila u lirua shpejt, duke mësuar se ëndrra e saj vazhdoi.

Para verdiktit final, Elhaida shfaqi kualitetet e saj me performimin e këngës “Mama Knows Best”, duke lënë me mbresa publikun italian dhe trajnerin e saj Riccardo Cocciante. Tani ne pritje te verdiktit...

--------------------------------------------------------------------------------

E plotesuar - Elhaida ka arritur të kalojë edhe rrethin e dytë të votimeve. Në votimin përfundimtar ajo do të jetë kokë më kokë me konkurrentin dhe rivalin e saj kryesor, Timothy Cavicchinin. Emocionet janë rritur, rrahjet e zemrës po ashtu...

--------------------------------------------------------------------------------

E plotesuar -Pas rrethit të parë dhe të dytë të votimeve, Timothy dhe Elhaida performuan edhe nga një këngë. I pari dështoi të përmbushte pritjet e këngës legjendare “Senza Parle”, teksa publikun e ngriti në delir Elhaida me këngën “Adagio” që në masë të madhe ndikoi edhe në verdiktin përfundimtar. Tani s'ka kush ta ndalë Elhaidan drejt pushtimit të tokës italiane... për pak momente verdikti përfundimtar...

--------------------------------------------------------------------------------

Në rrethin përfundimtar Elhaida e emocionuar priti vendimin e publikut, që ishte në favor të saj. Lotët e gëzimit rrjedhnin pa pushim, ndërsa Elhaida nuk nguroi të përshëndesë bashkëkombasit e saj.

“Faleminderit”, u shpreh Elhaida në gjuhën shqipe pas triumfit të madh.

Ajo me këtë fitore ka siguruar një kontratë me Universal Music Studios, për regjistrimin e një albumi.

Ky është një prej sukseseve më të mëdha të një artisti shqiptarë jashtë kufinjve shqiptarë, sidomos nëse marrim parasysh se Elhaida e vetme arriti të mposhtë mijëra zëra tjerë nga gjithë Italia për t’u shpallur më e mira.

/Telegrafi/

P.S.Meqe ketu ne pune nuk me dalin videot, do te ua sjelle posa te shkoj ne shtepi
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

[video]http://touch.dailymotion.com/video/x10dkka[/video]

Urime elhaida Por duhet te themi te verteten qe te dhemb ka fituar C"do festival qe ka marre pjese dhe prape I duhej te hyje ne nje tjeter show qe karriera e saje te marre rruge dhe prape krenohemi per te qe nje shtet tjeter e merr e bene super star nuk e hedh ne rruge si ne shqiperi qe nuk perkrahu njeri. Me vjen mire qe njerez tille shohine mundesi tjera karriere sepse shqiperia po te jesh tallavaxhi te mbane dhe te mbeshtet po te jesh kengetar I paster ngelesh rrugeve turp turp instuticionet/shtepite diskografike
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Yellow kjo ka fituar vitin e kaluar ne TOP Fest cmimin e pare por cuditerisht kenga dhe kjo skur nuk paten shume fame,edhe pse mua me ka pelqyer...
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

te ata qe pelqejne kto kenge sigurisht pati fame po shqiptaret jan pak katunare ta pranojme dhe kan qef alo alo ambulanca sinan hoxha Lol
 
pooo e dija, por vete Top Fest-it i ka rene fama ndaj
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

te ata qe pelqejne kto kenge sigurisht pati fame po shqiptaret jan pak katunare ta pranojme dhe kan qef alo alo ambulanca sinan hoxha Lol

Ambulanca ka ik moj tani eshte te ka lali shpirt Ben Buje ne YouTube ncncnc popull qe nuk dime te vlersojme vleren dhe kulturen tone Por huazojme e behemi pa indititet
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Ambulanca ka ik moj tani eshte te ka lali shpirt Ben Buje ne YouTube ncncnc popull qe nuk dime te vlersojme vleren dhe kulturen tone Por huazojme e behemi pa indititet

te ka lali shpirt ,ngjyra kuqe :p po ket ambulanca se harrojne Lol
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

nderi i shqiptareve ..
kesaj i them shqiptare qe na zbardh ftyren ne evrope e bote hallall gjiri i nenes
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Urime fitorja Elhaides.
Sukses:)
Mbrem te gjithe i ka mbaj ne ethe...eshte thjeshe ze i rralle!<3
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Sa e bukur qe ishte :p
 
Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

Kjo paska fituar dhe ne 2011 cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes ne Bullgari 'Zlaten Kesten'

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Këtu më ka pëlqyer jashë jashtë mase ..

Bravo Elhaida.. Urime dhe suksese më tej ..

Titulli: Shkodranja Elhaida Dani cmend me perfomancen e saj trajneret e The Voice of

O sa mire me kon shqiptar o hej
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top