Tuana
Nada é por acaso!
-
- Anëtarësuar më
- Mar 15, 2012
-
- Mesazhe
- 3,970
-
- Reagimet e mara
- 654
Riad, 21 maj – Secili që do të bëjë udhë me mjete publike të transportit, do të lakmojë kur të shohë metronë që planifikohet ta ketë Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite.
Plani i stacionit hekurudhor në kryeqytetin saudit më shumë i ngjan një projekti të ndonjë hoteli me pesë yje se sa një stacioni klasik.
Fasada do të disenjohet asisoji që të lëshojë rrezet e dritës, por që mbron në rrezet e ngrohta të diellit të shkretëtirës, ndërsa forma të përkujton simbolikisht dunat e shkretëtirës.
Sundimtari i këtij vendi, mbreti Abdullah, ka dhënë urdhër që punimet të kryhen brenda katër vjetësh, që sa për krahasim është koha që nevojitet për rinovimin e vetëm një stacioni në New York.
Ky projekt është vepër e arkitektit Zahe Hadid./kh/