Për magjinë dhe sihirbazët

Tuana

Nada é por acaso!
Shkruan: Shefqet KRASNIQI

Ditë më parë një debat televiziv për magjinë dhe trajtimin e saj ka ngjallë reagime të shumta. Pjesë e këtij debati, ndonëse jo drejtpërdrejtë në atë studio televizive, kam qenë dhe unë, me pyetjet që më janë parashtruar në emisionin tim në TV Vali, në radio dhe në webfaqen time, në këndin e fetvave. Me kërkesë të një numri vëllezërish dhe motrash, sot, në këtë artikull javor, do të trajtojmë magjinë dhe sihirbazët nga këndvështrimi islam.

Do të doja të bind lexuesit e dashur që në fillim se, sipas Islamit, për çdo sëmundje ka shërim. I Dërguari i Zotit [Paqja dhe mëshira qofshin mbi të!] ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç, ashtu që nëse ilaçi e godet sëmundjen shërohet me
lejen e Allahut.”

Shërimi për të cilin bën fjalë ky hadith është i përgjithshëm. Pra, edhe për sëmundjet shpirtërore dhe psikike ka shërim. Kësisoj, shërimi është caktuar nga Allahu, por robi duhet ta kërkojë atë. Edhe shkuarja tek mjeku dhe përfillja e terapisë së caktuar prej tij janë pjesë e shërimit të caktuar prej Allahut. Janë mjete që të çojnë tek shërimi.

Por, jo çdo sëmundje e shërojnë barërat. Ndonjëherë shërimi mund të bëhet në forma tjera. Sëmundjet shpirtërore si mendjemadhësia, zilia, urrejtja, shpifja e të tjera, nuk shërohen në mjekësi. Shërimi i tyre është me Kur’an, sepse, Kur’ani, përpos që është libër i shenjtë, ai, po kështu, është edhe shërues, siç thotë Zoti kur e përshkruan atë: “Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Isra: 82)

Kur’ani, pa asnjë dyshim, është shërim për besimtarët. Mësimet e tij janë shumë të efektshme në shërimin e sëmundjeve të kësaj natyre. Në fakt, është vet koncepti islam ai që ka përgatitur besimtarin me bindjen se asgjë, e mirë apo e keqe qoftë, nuk mund të ndodhë pa lejen dhe caktimin e Allahut. Nëse ndodh e mirë, atëherë falënderoje, e nëse ndodh e keqe, atëherë pas saj fshihet gjithsesi ndonjë urtësi.

Ndër sëmundjet që shëron Kur’ani është edhe sëmundja e magjisë. Një gjë e tillë është vërtetuar që moti dhe si praktikë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kur’ani, sigurisht, nuk është magji e bardhë, jo, Kur’ani e lufton magjinë, pavarësisht se është e bardhë apo e zezë. Magjia, e tëra është e zezë, e tëra është e ndaluar, është haram. Magjitë i bëjnë njerëzit që bashkëpunojnë me djajtë, vetëm e vetëm që t’i dëmtojnë të tjerët.

Magjitë duhet larguar me Kur’an, ndryshe, zjarri nuk shuhet me zjarr. Uji që shuan zjarrin e magjisë është Kur’ani. Format tjera mund të jenë të dëmshme.

Fatkeqësisht, edhe në vendin tonë, janë përhapur forma të ndaluara të shërimit të këtyre sëmundjeve psikike dhe shpirtërore. Ky lloj mjekimi i aplikuar nga këta pseudo-mjekë popullor është më bizari i mundshëm. Ata përdorin gjëra të ndryshme, si: përdorimi i gjërave të ndyta, si: gjaku i ciklit mujor, përdorimi i urinës, uji i xhenazeve, dheu i varrezave dhe gjëra tjera të ndyta, të cilat i përziejnë në forma të ndryshme dhe ia japin pacientit kinse për mjekim.

E krejt këtë e bëjnë në bashkëpunim me shejtan. Me pak fjalë, personat e tillë janë vet shejtan, por në formë të njeriut, sepse shejtanët janë dy lloje: shejtanët njerëz dhe shejtanët xhinë. Njerëzit e tillë Islami i konsideron si njerëz më të ultë të mundshëm.

Njerëz shumë të dëmshëm për shoqëri.

E si të mos jenë të dëmshëm kur ata manipulojnë me pacient të sëmurë duke pretenduar se shërojnë çdo lloj sëmundjeje, bile edhe ato sëmundje që ende mjekësia nuk ka arritur t’i shërojë?!

Si të mos jenë të dëmshëm ata njerëz kur u japin pacientëve “ilaç” të ndytë, me çka mund edhe të infektohen?!

Si të mos jenë njerëz të dëmshëm kur ata manipulojnë me xhepat e qytetarëve duke iu marrë para sa të duan dhe duke i rrejtur (gënjyer) sy e në sy?!

Andaj mendoj se shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht tek personat e tillë dhe t’iu kërkojë licencën për të punuar. Nëse pretendon se është mjek, le ta marrë licencën prej Ministrisë së Shëndetësisë, e nëse pretendon se është hoxhë, le ta merr licencën prej Bashkësisë Islame. Nuk bën të lihen të lirë e të manipulojnë me qytetarët e gjorë dhe hallexhinj.
Allahu na ruajt sherrit të çdo njeriu të ligë.
/indeksonline/
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Hahahahahaah edhe per sehire krisi tema :mendim::mendim:Edhe kjo ish mangut :hellou::hellou:kur ishim te vogel luanim lojen: Ptu, ptu sehire kallapire :hellou:
 
Pe: Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Hahahahahaah edhe per sehire krisi tema :mendim::mendim:Edhe kjo ish mangut :hellou::hellou:kur ishim te vogel luanim lojen: Ptu, ptu sehire kallapire :hellou:

Po si po harrojnë me t'pyet ty çfarë tema me hapë!?!?!?
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Hahahahahaah edhe per sehire krisi tema :mendim::mendim:Edhe kjo ish mangut :hellou::hellou:kur ishim te vogel luanim lojen: Ptu, ptu sehire kallapire :hellou:

Bonu ma serioz !! se i ke bo do vjet :D
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Hahahahahaah edhe per sehire krisi tema :mendim::mendim:Edhe kjo ish mangut :hellou::hellou:kur ishim te vogel luanim lojen: Ptu, ptu sehire kallapire :hellou:

Me mangut ishte kjo teme se sa komente per avatarat e anetareve. Si thua ? :botadashuri:
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Me mangut ishte kjo teme se sa komente per avatarat e anetareve. Si thua ? :botadashuri:

Nuk e ki keq se si afer jane, madje edhe pse e kam hapur njeren une pajtohem ti bashkojme dhe ti vejme tek nenforumi i lojerave :topi::topi:
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Propozo, ta shohim sa ta marrin parasysh propozimin tend ! Uroj t'shitet !
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Shkruan: Shefqet KRASNIQI

Andaj mendoj se shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht tek personat e tillë dhe t’iu kërkojë licencën për të punuar. Nëse pretendon se është mjek, le ta marrë licencën prej Ministrisë së Shëndetësisë, e nëse pretendon se është hoxhë, le ta merr licencën prej Bashkësisë Islame. Nuk bën të lihen të lirë e të manipulojnë me qytetarët e gjorë dhe hallexhinj.
Allahu na ruajt sherrit të çdo njeriu të ligë.
/indeksonline/

Degjoni edhe pse e di se nuk do ju pelqeje. Licenca per sherim, te cfardo lloji eshte kompetence e Ministrise se Shendetesise andaj kot e perzieni Bashkesine Islame. Pra per tu marre me shendetin e popullates duhet licence vetem ne Minsitrine e Shendetesise.

Nese e keni llafin per licence biznesi atehere duhet drejtuar ne Ministrine kompetente. Kjo sa i perket javes ligjore.

Tash ta analizojme ceshtjen. Nese keto bestytni kan egzistuar edhe para Kuranit dhe shfaqjes se Islamit ateher nuk kontestohet se me to munde te merren edhe persona tjere qofte: prift, persona civil apo edhe ndokujt qe i mbushet mendja se ka aftesi per tu marre me kete dukuri.

Une kisha edhe nje pyetje. Cilat semundje i sheron Kurani??? ma konkretisht si quhen ato ne aspektin shkencor????? Apo sheron vetem semundje qe nuk i njef mjekesia????
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Vete artikulli e jep pergjigjen

Shkruan: Shefqet KRASNIQI

Sëmundjet shpirtërore si mendjemadhësia, zilia, urrejtja, shpifja e të tjera, nuk shërohen në mjekësi. Shërimi i tyre është me Kur’an, sepse, Kur’ani, përpos që është libër i shenjtë, ai, po kështu, është edhe shërues, siç thotë Zoti kur e përshkruan atë: “Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Isra: 82)

Ndër sëmundjet që shëron Kur’ani është edhe sëmundja e magjisë. Një gjë e tillë është vërtetuar që moti dhe si praktikë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kur’ani, sigurisht, nuk është magji e bardhë, jo, Kur’ani e lufton magjinë, pavarësisht se është e bardhë apo e zezë. Magjia, e tëra është e zezë, e tëra është e ndaluar, është haram. Magjitë i bëjnë njerëzit që bashkëpunojnë me djajtë, vetëm e vetëm që t’i dëmtojnë të tjerët.Magjitë duhet larguar me Kur’an, ndryshe, zjarri nuk shuhet me zjarr. Uji që shuan zjarrin e magjisë është Kur’ani. Format tjera mund të jenë të dëmshme.
.
/indeksonline/

Une kam pas pare nje emisjon tek Top show, ku ishin ftuar disa njerez te semure me magji dhe xhind. Kishin shkuar tek ajo Profetja qe doli njeher(nje bjonde qe ka vdek sot) dhe i kish rrjepur nga leket, ishin bere mire nja2-3 muaj dhe me vone ishin perkeqesuar serish... Me vone kishin njohur imamin e xhamise se Xhures(Tirane). Ai duke qene se eshte marre me ket pune e kishte ndihmuar me lexim kurani dhe ishte sheruar.(pa lek kuptohet, kush merr lek mos ju afroni, pasi Kurani nuk lexohet kurre me lek)
Magjia eshte semundje qe ka ezgistuar kahera, dhe shkaktohet vetem nga djajt, kshuqe ska ilace laboratorike ta sherojne ate gje. Kto i besojne vetem ato qe besojne dhe ne te padukshmen, ne qeniet e tjera perpos atyre qe na sheh neve syri...
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Cilat semundje i sheron Kurani??? ma konkretisht si quhen ato ne aspektin shkencor????? Apo sheron vetem semundje qe nuk i njef mjekesia????

Semundjet shpirterore !

Per me shume:

Mjekesia profetike : Mjeksia Islame
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Per kete s'kishte asnje nevoje. Kete gje e kan thene plakat nja 2000 vjet para Kuranit: ''Mendja e shendoshe - trupi i shendosh'' :fiu::fiu:

Mire shume. Cudi se si sot nuk jane ato plaka, nuk po i viziton askush, perse nuk po shkojne tek to per t'u sheruar kur po i kap sikleti e po mposhten prej xhindit ?
 
Mos u merzit se hiq me pak se hoxhallaret nuk kane myshterinje, madje jo vetem ke ne por ne tere boten. :fiu::fiu:
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Nuk je duke e pare se erdhe perseri tek tema dhe tani u pajtove me ate cfare thash une. Qofshin edhe plaka apo te rinje, perdorin xhindin per t'nxjerre xhindin tjeter nga trupi, apo Kur'anin si mjet per t'nxjerre ate nga trupi ! Perndryshe, ata/ato nuk kane kurrcfare force/fuqi, per t'sheruar njerezit e xhindosur.
 
Po pra popullata boterore eshte budallice qe vuan ne masa 15 % nga te tilla semundje neuroze etj dhe nuk shkon ke hoxhallaret dhe keto graria :fiu::fiu:
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

T'pershendes me kete video, qe i sherojne "plakat" e tua kitrrush ! E meso me shume, se sa t'jetosh, meson, kurre s'eshte vone ! Budallice eshte popullata boterore qe e pranon MAGJINE E ZEZE (black magic) ! Eh, mendje mendje kjo dunja !

[video=youtube;V5C-VZN-lZQ]http://www.youtube.com/watch?v=V5C-VZN-lZQ[/video]
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Per kete s'kishte asnje nevoje. Kete gje e kan thene plakat nja 2000 vjet para Kuranit: ''Mendja e shendoshe - trupi i shendosh'' :fiu::fiu:

Oj tepric botrore urime ke me marr + 1 reputacion nga lauri ! se i njejt si ti osht injoranta edhe pse keni arrit gati moshen +40.. :D je bo si me ta pas thy passwordin e userit ilirjami qe thot diqka e sdin qka thot ! po qysh sdite me ndrru naj here n'llafe !! te njejtat llafe gjdo here " plakat plakat plakat " si mu pas rrit ti ner plaka deri tash !!! :D
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

kam idene qe k'to magjirat ju ngjiten gjithmone atyre me shpirt dhe mendje te lige,

Nuk besoj ne to dhe s'kam frike nga gjera te tilla, :)
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Tash ta analizojme ceshtjen. Nese keto bestytni kan egzistuar edhe para Kuranit dhe shfaqjes se Islamit ateher nuk kontestohet se me to munde te merren edhe persona tjere qofte: prift, persona civil apo edhe ndokujt qe i mbushet mendja se ka aftesi per tu marre me kete dukuri.

Ketë e kam lexuar në një Forum katolik.. është një pjesë nga Katekizmi i Kishës Katolike ku flet mbi Eksorcizmin:

1673 - Kur Kisha pyet publikisht apo me autoritet, ne emer te Jezu Krishtit, qe nje person ose nje objekt te jete i ruajtur prej cdo ndikimi te keqes dhe i nenshtruar pushtetit te tij, flitet per eksorcizem. Jezusi e ka praktikuar; pikerisht nga Ai qe Kisha ka marre pushtetin dhe detyren per te ushtruar eksorcizmin. Ne nje menyre me te thjeshte, eksorcizmi praktikohet gjate kremtimeve te Pagezimit. Eksorcizmi solemn, i quajtur edhe "eksorcizmi i madh", mund te praktikohet vetem nga nje meshtar dhe me leje te Ipeshkvit. Per kete duhet te veprohet me urtesi, duke zbatuar ne menyre te ashper normat e Kishes. Eksorcizmi ka si qellim te largoje djallin ose te liroje nga ndikimi i djallit, pra nepermjet autoritetit shpirteror qe Jezu Krishti ia ka besuar Kishes se tij. Ndryshojne rastet e semundjeve, mbi te gjitha semundjet psikike, qe sherimi i tyre hyn ne fushen e shkences mjeksore. Eshte shume e rendesishme, qe para se te kremtojme eksorcizmin, te jemi te sigurt se behet fjale per nje prani te se keqes dhe jo te nje semundje.

Te debosh djaje eshte nje pushtet qe i jipet nga Jezu Krishti, atyre qe besojne ne Te, nje pushtet qe bazohet ne fe, lutje e pendese, qe mund te ushtrohet qofte individualisht apo ne grup.
Pra cilido besimtare mund te lutet per lirimin, te tij apo te vellezerve te tij, duke u bashkuar ne grupe qe kane kete qellim: eshte e nevojshme shume fe, shume lutje, shume pendese dhe mbi te gjitha besnikeri e qendrushmeri.Por ushtrimin e detyres se Ekzorcizmit (sakramentor), mund ta bejne vetem meshtaret, qe jane shprehimisht te autorizuar nga Ipeshkvinjte.

Cilat semundje i sheron Kurani???

Nuk mund ta kuptosh... ke degjuar ato muzikat e qeta dhe medituese? Kur degjon Kuran eshte pothuajse e njejta, vetem se duhet te kesh nje zemer per ta ndjere..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Eh Zana mos te rafte se e di si ndryshon njeriu? 100% . Njoh dike qe ashtu si ti s'besonte dhe thoshte kto jan budallalleqe, ama pas disa vitesh ndodh qe semuret, nuk ka lene spital pa vajtur, lek pa paguar ilace pa marre dhe s'gjeti derman. E forta ishte se erdh tek shoqja ime qe dinte rreth fese dhe i thote: A njef ndonje hoxhe qe merr vesh nga magjia? Lol... cuditerisht ajo kishte patur vertet magji, me disa kura qe beri, shkoj tek dikush qe merrte vesh u be mire. Sot thote: Ku kam qene me para? dmth pse e kuptova kaq vone. Une kam pare vete me syte e mi nje vajze qe e kapnin te dridhurat prej xhindeve, o Zot na ruaj.

Ah jo gjithmone njerezve te ligj, ndoshta dhe njerezve qe sjane te kujdesur, mund te shkelin therrime buke naten, mund te shkelin ndonej xhind, ose nqs dikush do te te bej keq, ai ateher kerkon ndihmen e dajve.. Booo, mister me vete eshte...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Nuk besoj ne to dhe s'kam frike nga gjera te tilla, :)

Nuk ke frike se nuk ke pare... kur do shikosh, ose kur do i ndodh dikujt qe e njeh ateher sa mir do besosh.
Esht dicka e tmerrshme, eshte teper rende te luftosh kunder te keqes...
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Soulmind, kame nje ndjenje se keta qe s'u besojne ketyre gjerave, vertet jane frikacak :p Ndaj justifikohen gjithmone loool
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Atehere ketu flasim per sherime shpirterore apo per dicka tjeter?

Duke mos perjashtuar se jetojm ne nje bote mbushur me mistere...nese pranojm magjine e paster, mrekullit qe na ndodhin cdo dite edhe pa i ndjere ato...nuk perjashtoj as mundesin se egzistojn (edhe pse besimi im personal eshte ndoshta i vogel) forca te panjohura dhe sigurisht deshira e mire e njerzve te mire per te bere mire...besoj se pervec shkences, njeriut i duhen te besoj edhe tek dicka me shume..si magjia e bardhe.

Mistikja, magjia e sherimit apo afrimi me Zotin....Me besimin e madh dhe njohjen e plote tek Ai, besoj ky eshte nje sherues shpirteror.

Por besoj se sheruesit e semundjve, sheruesit mistik (magjia), edhe keta duhet te ken njohuri ne barnash, perzjerjesh barerash dhe magjia kerkon njohje energjie te personave, e cfare jan keto lidhjet me universin etj :)

Por duke qen se ka shum sharlatan ne kete fushe, qe spekullojn dhe manipulojn te tjeret, qe skan moral, duhet te bejm kujdes ne cfare besojm dhe si e praktikojm ate. Mendoj se nje njeri qe ka dhuntin e tille nuk duhet te kerkoj shperblime, nuk duhet te presi nje pagese...
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Nuk ke frike se nuk ke pare... kur do shikosh, ose kur do i ndodh dikujt qe e njeh ateher sa mir do besosh.
Esht dicka e tmerrshme, eshte teper rende te luftosh kunder te keqes...

Sic thashe gjithmone ju ngjitet te ligeve, ato e marrin si denim me duket se s'ka arsye tjeter :)
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Soulmind, kame nje ndjenje se keta qe s'u besojne ketyre gjerave, vertet jane frikacak :p Ndaj justifikohen gjithmone loool

Ne fakt ke te drejt Lover :p...kam frike nga fantazmat, edhe pse sbesoj, kam frike nga xhindet edhe pse sbesoj...kam frike nga njerzit e lig edhe pse them a valle mund te jen kaq te lig vertet?!!!...por ja qe egzistokan te gjitha keto....nese nuk do kisha frike atehere nuk do jetoja ;)

Me shum aman kam frike nga ata qe thon se skan frike nga asgje....ata per mua jan te papergjegjshem :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Eh Zana mos te rafte se e di si ndryshon njeriu? 100% . Njoh dike qe ashtu si ti s'besonte dhe thoshte kto jan budallalleqe, ama pas disa vitesh ndodh qe semuret, nuk ka lene spital pa vajtur, lek pa paguar ilace pa marre dhe s'gjeti derman. E forta ishte se erdh tek shoqja ime qe dinte rreth fese dhe i thote: A njef ndonje hoxhe qe merr vesh nga magjia? Lol... cuditerisht ajo kishte patur vertet magji, me disa kura qe beri, shkoj tek dikush qe merrte vesh u be mire. Sot thote: Ku kam qene me para? dmth pse e kuptova kaq vone. Une kam pare vete me syte e mi nje vajze qe e kapnin te dridhurat prej xhindeve, o Zot na ruaj.

Ah jo gjithmone njerezve te ligj, ndoshta dhe njerezve qe sjane te kujdesur, mund te shkelin therrime buke naten, mund te shkelin ndonej xhind, ose nqs dikush do te te bej keq, ai ateher kerkon ndihmen e dajve.. Booo, mister me vete eshte...

C'te ben mendja dhe shpirti s'te ben derman as perendia :)

Ps.. bella qe mos te keqkuptohemi une thashe qe s'kam frike dhe nuk besoj ne gjera te tilla , nuk perjashtoj c'do lloj frike se pshm gjarperinjte me tmerrojne :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Ptuuu ptuuuu ptuuuuu .. (në ajër) :) ..
Ishalla na largohet pak magjia e zezë, se shumë e ka pushtuar forumin këto kohët e fundit :D ..
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

Une nuk mund te them as qe besoj dhe as qe nuk besoj...! Qudi, por ka raste kur kam hasur ne raste te tilla qe vetem me format e sherimit shpirteror persona te caktuar i kane tejkaluar problemet. Por e di se duhet te besosh qe magjia te ndikoje (edhe ne aspektin pozitiv edhe ne ate negativ)
 
Titulli: Për magjinë dhe sihirbazët

C'te ben mendja dhe shpirti s'te ben derman as perendia :)

Ps.. bella qe mos te keqkuptohemi une thashe qe s'kam frike dhe nuk besoj ne gjera te tilla , nuk perjashtoj c'do lloj frike se pshm gjarperinjte me tmerrojne :)

:D e di zana, te kuptova ty un....e kisha per Loverin ate pergjigje se tha keta qe sbesojn kan frike :) dhe ne fakt madje besoj se dhe Loveri e te gjithe te tjeret kan frike edhe pse besojn ne keto gjera :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top