Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Kresha

A pretty face can never trick me
Buje te madhe beri zgjedhja e Papes se ri te Kishes Katolike nga 115 kardinalet e konklaves ne 13 mars 2013. Per here te pare sic tha edhe vete Ati I Shenjte kardinalet shkuan dhe e gjeten kreun e ri te Kishes Kaolike Romane ne fund te botes! Sikur te mos mjaftonte kjo po aq buje beri ehe zgjedhja e emrit qe do te mbaje Papa i sapo zgjedhur sic eshte ai i Françeskut.

Sipas profecise se Shen Malakias Papa qe sapo nisi detyren eshte Papa i Fundit sipas nje liste te gjate prej 266 papeve te parashikuar saqe njihet ndryshe si Profecia e Papeve. ne baze te kesaj profecie Papa i fundit do te jete Petrus Romanus dhe gjate pontifikatit te tij do te ndodhin turbullira qe do te cojne ne shkaterrimin e Romes!
Tani vertet qe Pontifiksi i ri nuk quhet Pjeter por prinderit kane emigruar nga Piemonte i Italise per tu vendosur ne Argjentine, e cila njihet ndryshe si Roma e Amerikes se Jugut, per shkak te numrit te madh te emigranteve italiane. Kurse persa i perket Pjetrit Papa mbreteron mbi fronin e Shen Pjetrit (Papes se pare)
Por ajo qe eshte me interesante eshte se Papa Françesku eshte Jesuiti i pare i cili zgjidhet Pape ne tere historine e vatikanit. Jezuitet shpesh njihen ndryshe si Papet e Zi per shkak te rrobes se tyre te zeze qe kane veshur si dhe per ndikiminn e tyre te fuqishem brenda Kishes Katolike.
Nje fakt tjeter interesant eshte emri qe ka zgjedhur per nder te nje prej figurave me te shenjta te Botes Katolike siç eshte Shen Françesku i Asisit. Por per disa mbase ka pasur ne mendje qe te nderoje njerin prej themeluesve te Urdherit Te Jezuisiteve, Papen e Zi te Vertete, Françesko Borgia, i cili eshte sternipi i Rodrigo Borgias, i zgjedhur Pape me emrin Aleksandri VI, nje prej papeve me te erret qe ka pasur Kisha Katolike. //fb
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Kush eshte autori Loverboy ne fb?
Papa, Vatikani, katoliket jane ne gjendje te terheqin vemendjen e te gjithe njerzimit te botes. Pa shiko si per inatin tend dhe zemerngushteve & mendjezezve te tjere si ty arrine te mbushin sheshet me qindra e mijara njerez pa i organizuar kush.
Sa per "Papa i zi", Ai eshte i bardhe si bora e maleve jo vetem nga jashte por edhe nga mbrenda ne zemer. Fjalet e para qe ka thene jane: "sa e dua nje kishe te varfer per te varferit"! Kjo ju vret syt e ballit dhe ju verbon juve shpirtezezve drita qe po vjen nga ky Pape I BARDHE!!
Emri i Francesco eshte domethenes per kush e nje historine e francescos. I biri i nje familje te pasur i cili i ktheu shpinen pasurise dhe i kushtoj jeten e tije kishes dhe te varferve....;) !! E pra ky emer eshte zgjedhur si per inatin tuaj qe doni nje kishe ne krize dhe larg njerzeve dhe besimtarve te saje.
Francescanet, Loverboy kane nje veshje jo te zeze, por ngjyre kafe...:) Keshtu qe nuk qendron dot ai qefi yt qe te krahasohet me rrobat e zeza te Francescos...! Edhe kjo si per inate te atyre qe llapin kot pa dituri elementare..;)

Ne foto Francesco d'Assisi
francescani_zpsd909f5f8.png
 
Attachments

  • francescani_zpsd909f5f8.png
    francescani_zpsd909f5f8.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Kjo ju vret syt e ballit dhe ju verbon juve shpirtezezve drita qe po vjen nga ky Pape I BARDHE!!

Obobobo, u verbova, se di cfare jam duke shkruar, a po shkruaj drejt, ju lutem me ndihmoni dikush lol
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Si gjithmone i njejti, pergjigje kalamajsh jep! Hap teme dhe nuk je i zoti ta mbrosh ate per mungese horizonti. Nuk eshte turp te thuash: "po e vertete kjo qe thua".
 
Mire kishte me qene qe ta keshillosh vetveten se pari si t'pergjigjesh, me pastaj t'i keshillosh te tjeret. Me gjuhe urrejtese, nuk debatohet, ndaj une s'debatoj me ty, por bej shaka, sepse nuk je i rangut tim qe t'marresh as 1 shkronje te pergjigjes nga sinqeriteti im dhe menyra se si debatoj me ata qe ia vlejne.

Adios :D
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Temen me urrejten e hape ti ndaj kishes dhe Papes te BARDHE, qe e quan te zi si ngjyra e zemres tane. Pergjigjen ta dhashe serjoze me ironine time dhe me disa fakte qe qendrojne dhe qe ti kapa MAT te pa vertetat tuaja(shpifjet). Je ti ai qe nuk e kupton as ku gabon.
 
Cfaj kam une qe ti cdo teme qe e hapi, e konsideron dhe e fut ne kategorine e urrejtjes ? Shiqoj se pari temat e tua, t'gjitha pothuajse jane anti-Islame, mos t'themi edhe anti-kombetare, per aq kohe sa ti nje musliman te mire, e quan shqiptar te keq (dyjat s'ka shanse te jete sipas jush). Je i lire t'mirresh me paragjykim, andaj edhe s'merzitem se cfare thua rreth meje.
Nuk eshte se me zure MAT, sepse ti gjithmone ke kete bindje, se je ekspert ne fushen e Shahut per t'i zene te tjeret MAT, kurse te tjeret jane amatera. Kjo quhet vetkenaqesi, ku ben pjese ti aty, ndaj VETKENAQU. :biciklete:
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Po mire tani cdo shkrim qe behen neper faqe te ndryshme nga njerez anonim do merret si nje dokument apo kaq seriozisht.

Lover ka neper site interneti plot gjoja shkrime te tilla jo vetem per papen por edhe per Muhamedin e po te fillojm ti sjellim ketu te gjithe si prova per te kundershtuar e rrezuar poshte fen e tjetrit sikur nuk eshte dhe shume hijshme (ortodokse eshte shprehja ne fakt :p).....Prandaj te mos biem tani pre e kesaj shemtie.

Secili nga ne mund te shkruaj analiza vetjake, opinione personale dhe ec ti marrim si te mirqena ...kjo eshte lufta e fetare qe duhet shuar.
 
Bella, kur hapen tema anti-Islame, apo ne forme te urrejtjes kunder Islamit, askush nuk del qe t'thote qe duhet shuar kjo. Ne momentin qe dikush nga muslimanet hap nje teme te besimit tjeter, menjehere gishtin drejt tij !

Nqfs ka rregulla, le t'vlejne per t'gjithe, jo vetem per njeren pale. Pastaj, une nuk shpreha urrejtje kunder besimit te krishter apo ortodoks, nuk e di n'cfare u bazove.
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Por ajo qe eshte me interesante eshte se Papa Françesku eshte Jesuiti i pare i cili zgjidhet Pape ne tere historine e vatikanit.

Por per disa mbase ka pasur ne mendje qe te nderoje njerin prej themeluesve te Urdherit Te Jezuisiteve, Papen e Zi te Vertete, Françesko Borgia, i cili eshte sternipi i Rodrigo Borgias, i zgjedhur Pape me emrin Aleksandri VI, nje prej papeve me te erret qe ka pasur Kisha Katolike. //fb[/QUOTE]

Nuk e kuptova per sa papa flitet ketu,,as historin e vatikanit nuk e di,
por keto qe ti i ke kenduar bukur,,mund ti citoj duke te falenderuar per infromacionin mbi profecin e shkatrrimit te romes,,me te vertet qe nuk e kisha degjuar me perpara,,
dhe me duket interesant,,,me gjith se kjo ka te bej me shkatrrime muresh ne kte rast,
mua me dhemb pak zemra per qytetrime te tilla,,dhe per njerzit qe kan investuar ndjersen e tyre per ti ndertuar keto qytetrime ne shijen ton,,cilet qofshin ata jan me te lavdishem se vendasit qe skan guxim te vin dot as ushtar.
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Akoma nuk hoqet dore nga profecite o njerez, apo nuk ka kuptim jeta juaj pa frike :)
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Mos behi merak se meq nuk u zgjodh papa i zi eshte shtyre edhe kjameti per kohe te pacaktuar.
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Nuk e kam ndjekur fare dhe s'me ka interesuar , thjeshte kur e kam lexuar rastesisht ne gazete dhe pashe qe ai tjetri ishte zezak, thashe me vete ishalla e fiton i bardhi s'ka rendesi me shume,

Sic e kam thene shume here feja sot eshte korrupsion, ku gjithe te zezat dhe gjerat e ndyrshme fshihen nga instuticione te tilla, do kisha shume deshire qe njerezit mos t'jua vinin veshin kaq shume por s'ke c'ti besh kur te mbyllen syte ,
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Sidoqoft kjo lidhje me kete papen e zi s'eshte ndonje gje e thane nga ndonje Musliman , por nga nje i krishter nga nje pape !!

Profecia që parashikon fundin e Vatikanit

Pas besëtytnisë së parealizuar të kalendarit maja, që parashikonte fundin e botës në 21 dhjetor 2012, është një profeci e re ajo që vendoset në qendër të vëmendjes së të gjithë atyre që i besojnë.
Megjithatë, këtë radhë nuk bëhet fjalë për fundin e planetit tonë, por vetëm për fundin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, periudhë që do të pasohet nga një epokë e “errët trazirash” dhe mungese stabiliteti deri në fillimin e shekullit të ardhshëm.

Shën Malahi, arkipeshk irlandez i Armaghvit, i konsideruar i shenjtë prej kishës, jetoi në vitet 1094-1148 dhe besohet se kishte fuqi të parashikonte të ardhmen dhe ai ka lënë shumë profeci të shkruara gjatë jetës së tij.

Në vitin 1139, kleriku udhëtoi në Romë, ku pa një vizion të së ardhmes, të cilin e përshkroi në një dorëshkrim të kohës. Sipas parashikimit, pas papës së 112-të, i cili do të jetë i ardhshmi, Vatikani do të pushojë së ekzistuari. Kjo profeci është tepër e njohur në rrethet kishtare dhe për më tepër parashikon që papa i fundit do të jetë një “Papë i Zi”.

Profecia, e bërë në një shekull kur Evropa dhe veçanërisht Irlanda nuk njihnin njerëz me ngjyrë, është edhe më goditëse duke pasur parasysh që pretendenti kryesor për të pasuar Benedictin XVI konsiderohet të jetë pikërisht kardinali ganez, Peter Turkson.

Sipas vargjeve të shkruara nga Shën Malahi, “qyteti i shtatë kodrave (siç njihet ndryshe Roma) do të shkatërrohet dhe një gjykatës i pamëshirshëm do të ulet mbi njerëzit pas Papës së Zi”.

Profecia e Shën Malahit, bëhet edhe më tronditëse duke llogaritur se disa profeci të tij të shkuara janë realizuar. Për shembull, ai shkroi se papa i 110-të do të vinte dhe ikte nga “Lindja e Diellit”. Papa Gjon Pali i Dytë, u lind dhe u varros në ditë gjatë të cilave kishte eklips diellor.

Për Papën aktual, ai shkruante frazën “lavdia e ullinjve”, diçka që gjen lidhje me faktin se murgjit e urdhrit të Shën Benedictit njihen ndryshe edhe si “njerëzit e ullinjve”. /TCH/
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Informacionet kur miren duhen te jen te sakta dhe te shtjelluara mire
kjo sme duket e shtjelluar dhe sidomos qe eshte mar nga facebook.
Nuk eshte nevoja te hapesh tema kunder fes tjeter vec per te nxjer
ne drite te tenden!

Si jo besimtare e madhe qe jam e vleresoj ato pak gjera qe papa ka bere deri
tani. Ky pap mund te bej gjera shume te medhaja dhe shpresojm mos ta ndaloj
kush! Se tere ata peshkopet jane mesuar me lluks deri me sot sbesoj se u ka
ardhur mire me keto qe ka hequr tani..
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Bella, kur hapen tema anti-Islame, apo ne forme te urrejtjes kunder Islamit, askush nuk del qe t'thote qe duhet shuar kjo. Ne momentin qe dikush nga muslimanet hap nje teme te besimit tjeter, menjehere gishtin drejt tij !

Nqfs ka rregulla, le t'vlejne per t'gjithe, jo vetem per njeren pale. Pastaj, une nuk shpreha urrejtje kunder besimit te krishter apo ortodoks, nuk e di n'cfare u bazove.

Nuk u bazova tek ajo qe thua ti, por te shkrimi qe eshte bere dhe sjell ketu. Lover e njejta gje vlen edhe per Islamin, per shkrimet anti-islamike. Dhe besoj se ka kundershtime edhe kur behen te tilla shkrime.

Megjithate un kam folur mendimin tim per te dyja keto gjera....Por ajo qe me ben pershtypje eshte sesi ne (po fus edhe veten) nuk gjejm nje pik te perbashket. Kur njerzit e thjeshte, e jo me te presim nga njerez me pozite qe fusin politikat e interesit edhe ne besimet fetare. Nuk jam me e mira, apo me e drejta per te "shitur" moralin besimtar tek njerzit. Por kam reagimet e mia ne te dyja palet. :)
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Vatikani si institucjon dhe Muslimanet ne pergjithsi,,gjeja qe e kan me frik ne kte bote,,eshte buzeqeshja ime!
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Se di cf do ndodhe ama mua me pelqen sh ky Papa :D
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Si mendon te pelqen :p lol

Shume :D
Duket sh njeri karizmatik, i perulet e me ne fund nje njeri qe vlereson sh me te teper varferimin e kishes
e ca tj , ah edhe me nota humori :d, qe i afron sh popullit etj etj
 
Titulli: Francesku është “Papa i Zi” i profecisë?

Vatikani si institucjon dhe Muslimanet ne pergjithsi,,gjeja qe e kan me frik ne kte bote,,eshte buzeqeshja ime!

Shko ore futia ndo nje xhiro andej nga lana ti .............

Ky duket i dashur dhe i afrushem me popullin shpresojm te jet po aq i mir sa papa para ktyre ai polaku ...Se ky tedesku qe vun se di nga e gjeten po ky sihte llum fare.....Me ca degjoj une qe flitet ktej nga italia........
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top