Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja rezultatet e dala nga një anketim i kryer prej Fondacionit "Fridrih Ebert"

387112ca-cdcd-49bf-a084-cf6d090d9d2a---0-.jpg

Sipas një studimi të zhvilluar nga Fondacioni "Fridrih Ebert" (FES) mbi rininë shqiptare lidhur me mendimin e tyre për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, rezulton se të rinjtë shqiptarë janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre.
Të rinjtë, përmes përgjigjeve të tyre, pohojnë se roli që luan familja në vendimmarrjet e tyre të rëndësishme është mëse i pranishëm, ku veçohet sidomos roli i babait si një dëshmi e peshës ende të konsiderueshme që ky “institucion” ka në familjen shqiptare. Megjithë ndryshimet që ka pësuar shoqëria shqiptare, nga përgjigjet e të rinjve të anketuar vërehet se ata janë të çliruar nga paragjykimet krahinore, fetare apo të prejardhjes pasurore.
Femrat, me arsimin e lartë
Nga të dhënat e anketimit dëshmohet në mënyrë të qartë se femrat përbëjnë shumicën e të rinjve që ndjekin arsimin e lartë. Ky mbizotërim i femrave përkundrejt meshkujve rritet me nivelin e arsimimit. Në të njëjtën kohë vërehet se arsimi i lartë mbetet një objektiv i rëndësishëm, të cilin synojnë ta arrijnë shumica e të rinjve shqiptarë, ku pothuaj çdo 8 në 10 të rinj, shprehen se kanë vazhduar ose do të donin të vazhdonin studimet e larta. Edhe në këtë rast femrat dëshmojnë një vullnet më këmbëngulës për të arritur këtë objektiv për aq kohë sa 84,7% e tyre shprehen se dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta përkundrejt 72% të meshkujve.
Aktivitetet më të shpeshta
Muzika televizioni dhe lundrimi në internet janë tre aktivitetet që marrin një pjesë të konsiderueshme jo vetëm të kohës së lirë të të rinjve, por në përgjithësi të ditës së tyre të zakonshme. Duke shpenzuar mesatarisht 3 orë para ekranit të televizorit dhe 3 orë të tjera para kompiuterave duket qartë se shumë pak kohë ju mbetet për aktivitete në natyrë apo aktivitete sociale. Për këtë arsye, thuhet në studim, edhe niveli i tyre i vullnetarizmit dhe frekuentimi i aktiviteteve, sporteve janë të ulta.
Po interneti?
Sipas këtij studimi, burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Të rinjtë shqiptarë rezultojnë mjaft aktivë në procese zgjedhore. Ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve. Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 për qind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.
ikub.al
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Po pra, kush t'i nderroj corapat dhe pasulin nganjehere ?pfff
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Mire ja bejne, te bejne qef, dhe karrjere ne pune me pare. Te martohen nga 30 40 vjec, dhe pasi te kene krijuar nje mini baze, nje pune te sigurte dhe nje shtepi sado te vogel, esenciale keto per te krijuar nje familje.
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Po mir cunat qe 40 vjec jan ok po femrat i mer njeri ne ate moshe qe i kan dal celulitet e ju ka var gjoksi brrrr snuk .
 
Femrat nga 27-35 jane perfekte per martese. ku merr vesh ti Angel nga femrat e pjakura..;)
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

O lauri ato tmirat ti lej ty un , un merem me te njomat ;) kU KA si mishi njom mer , kto 27 qe thu ti kan fillu me i dal pucrrat hahahahah :p Megjithate , kur qahet shqiptari per martes , kur bota ka fillu mos me u martu mo vetem bashkjetes po perdorin .
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Po mir cunat qe 40 vjec jan ok po femrat i mer njeri ne ate moshe qe i kan dal celulitet e ju ka var gjoksi brrrr snuk .

Pse vetem femrave i varen? :p :D
 
Po femrave ne ate moshe se ne cunave na varen qe kur lindim hahahahahahahahahahahahaahaa
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

O lauri ato tmirat ti lej ty un , un merem me te njomat ;) kU KA si mishi njom mer , kto 27 qe thu ti kan fillu me i dal pucrrat hahahahah :p Megjithate , kur qahet shqiptari per martes , kur bota ka fillu mos me u martu mo vetem bashkjetes po perdorin .

Plako..:) kjo qe thua ti eshte egoizem, ti mendon qefin vetem sek-sualisht. Ketu po flitet per martese dhe familje. Gjithsesi, duke qendruar ne pikepamjen tende, duhet tja dishe me shume rendesine e "lengut te pules se vjeter"..;)
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Po mir cunat qe 40 vjec jan ok po femrat i mer njeri ne ate moshe qe i kan dal celulitet e ju ka var gjoksi brrrr snuk .

hahahahahahahahaha rri po te duash pa martuar deri ne ate mosh,,ec gjej burr po deshe..:p:p lol
 
Vetem ata te cilet bejne jete te shthurur , mendoj se nuk e kane ndermend martesen . Sepse ata te rinje qe jane edukuar ne baza te shendosha familjare , te cilet kane parime dhe qellime mbi jeten , se besoj qe nuk kane deshire te mendojn rrethe marteses.
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Me duket pakuptim dhe i pabaz ky studim pasi duke par realitetin te gjithe martohen duke u bazuar ne kulturen shqiptare dhe nje pakic nuk e ben,kshu qe ata qe jan deklaruar ne studim do ken qen te martuar (sjan deklaruar sic duhet) dhe jan ber pishman :p
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Po mir cunat qe 40 vjec jan ok po femrat i mer njeri ne ate moshe qe i kan dal celulitet e ju ka var gjoksi brrrr snuk .

Femrat qe jan 30 -40 po duken si goca te reja ti thua....je mesuar me te njoma ti eshte tjeter gje...do rritesh e ti po he :p

E kam seriozisht tani :D, un takoj vajza e gra qe stregojn moshen e tyre po fare fare aman :) .

Persa i perket studimit.....Para nja 5-7 ne fakt ka qen komplet e kunderta...sidomos ne shqiperin e mesme vetem jan fejuar e martuar te vegjel si djemt e vajzat. Por ne fakt tani prioritet e te rinjve jan te tjera gjera me kete krize qe po jetojm, kete kohe konfuze qe jemi. Tani shkolla, puna e me pas krijimi i familjes.

Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Njeriu para se te vendos te hedh nje hap aqe te rendesishem siq eshte martesa ne jete,,duhet ne rradh te pare ta deshiroj martesen..e dyta te kete nje baz ku mund te ndertoj nje jete normale familjare.
Mosha ska te bej fare,,njeriu duhet te ndjej te krijoj familje,,s'ka rendesi ne kjo ndodh ne te 25_tat,,apo 30_tat apo 40 tat.
Perkundrazi mendoj qe te shofesh nje femer 16,18 apo dhe 20 dhe 22 vjece te martuar personalisht ndjej keqardhje,,aqe e re ti futet nje pergjegjsie te till,,njeriu ka novoj per lirin e tij,te shijoj jeten dhe te piqet ne vetvete,,,
Familja nuk eshte shaka,,eshte vendim,,pergjegjsi,dashuri,,
Jo kot % e divorceve me te shumtat raste ndodh tek martesat ne mosh te re,sepse eshte nje hap i pamenduar mire dhe i ndikuar nga emocione momenti,,dhe jo nga vetpergjegjsia dhe pergjegjshmeria ndaj ketij veprimi.
 
Sa mire qe e pershkruan Neve. Femrat deri ne moshen 22 vjece (+ -) nuk njohin akoma veten e tyre, jo me te krijojne familje. Meshkujt te kesaje moshe s'po i marr fare ne shembull. Gjithsesi jam gjithmone i mendimit qe per krijimin e familjes duhen baza si pune dhe shtepi te sigurte..!!
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Plako..:) kjo qe thua ti eshte egoizem, ti mendon qefin vetem sek-sualisht. Ketu po flitet per martese dhe familje. Gjithsesi, duke qendruar ne pikepamjen tende, duhet tja dishe me shume rendesine e "lengut te pules se vjeter"..;)

Lale galina vichia fa buon brodo e di dhe ket gjo un , por prap se prap zogu njom po i njom ngel vllai .
hahahahahahahahaha rri po te duash pa martuar deri ne ate mosh,,ec gjej burr po deshe..:p:p lol

O ne shqiperi kalove 27 vjec sgje mo burr jo mo 30 e siper hahahaha

Femrat qe jan 30 -40 po duken si goca te reja ti thua....je mesuar me te njoma ti eshte tjeter gje...do rritesh e ti po he :p

E kam seriozisht tani :D, un takoj vajza e gra qe stregojn moshen e tyre po fare fare aman :) .

Persa i perket studimit.....Para nja 5-7 ne fakt ka qen komplet e kunderta...sidomos ne shqiperin e mesme vetem jan fejuar e martuar te vegjel si djemt e vajzat. Por ne fakt tani prioritet e te rinjve jan te tjera gjera me kete krize qe po jetojm, kete kohe konfuze qe jemi. Tani shkolla, puna e me pas krijimi i familjes.

Un dhe do rritem dhe jo , por i gje ta siguroj me plot bindje , ne shtrat si te mdhajat ska se ja din lezetin , por si te voglat ska se ja di un lezetin .Por m sesht ky thelbi i temes thelbi esht qe cdo gje ka moshen e saj dhe 40 vjec sjam dakort un me kriju familje esht shum vone .
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Une ne moshen 21 22 kisha ide fikse te kisha nje bebush :p
Tani per tani smendoj per martese, e rendesishme eshte te gjesh nje person qe ia vlen te martohesh
Moshat qe thoni ju per mua eshte sh larg ideales.

Mbushe 30 ca do besh me?Burre e kalamaj lol
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Eshte nje fjale ketu qe sme pelqen shume, fjala "shprehen". Me te shprehura jemi te gjithe shprehes te mire, po e thena me te beren jan larg.
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Une ne moshen 21 22 kisha ide fikse te kisha nje bebush

Pse mendon se patjeter do kesh bebush kur deshiron ti ? Mjafton ta thuash daten,diten, dhe do ngelesh me barre lol
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Femrat nga mosha 27 deri ne 35 sec ju hyp nje nur bukurije n'gjitha anet :p
Sa per martesen ska njeri qe ka lind pa fatin e tij,dikush heret dikush ma vone.
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Pse mendon se patjeter do kesh bebush kur deshiron ti ? Mjafton ta thuash daten,diten, dhe do ngelesh me barre lol

Haha my love fiksime moshe ishin edhe ato :p
Tani e kam koken mbi supe :p
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

As qe dua te martohem, Jetojme dhe i arrijme deshirat edhe pa martese,
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Te gjith te martuarit duhet ta harrojn kete gabim,,nuk esht i nevojshem te kuptohet nga dikush tjeter.
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

nuk ju pelqejn angazhimet
madje dita dites po shtohen numri i femrave qe frekuentojn lokalet e nates
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Kur flet per martes sikur tmerrohen njerzit (po flas per te rinjt) i ze frika.

Kur u nxirrte muhabetit gjat nje birre te ftoht te puna habiteshin... sidomos femrat. Me mbytnin me pyetje dhe fraza te tipit "Pse do martohesh? Rri mi goc e lir se je shum e re" "ke gjith jeten perpara bo qef" "yfff ik bo eksperienca te reja se ke koh"
Morra fjale te tilla nga nje nene me femije por e justikova komentin e ber sepse ishte gjat divorcit.

Keto fjale sme kan prekur fort sepse nuk eshte se me vuri dikush litarin ne fyt, vet vendosem dhe vet do perballojme cdo gje...
pastaj per ne ska asnje lloj ndrryshimi sepse bashkjetojme.
Jemi te lumtur, si me shpi si pa shpi, si me pun si pa pun ja kemi dal vet duke bashkpunuar dhe duke u keshilluar me njeri tjetrin dhe ska mosh me te bukur se kjo per ta ber!

Nga ana tjeter mendoj se po ato femra qe shprehen kshu jan te paknaqura dhe skan partnerin e duhur prane... rrin me prindrit deri 30/40 vj me mamin qe i lan akoma breket. Vazhdojne qefin e tyre me pushime te ndara, kinema me shokun e ngusht, naten neper disko po me shoqet dhe kur kujtohen dalin dhe me te dashurim. Ose refuzojne cdo mashkull qe i propozon sepse pretendojne te ket shkoll te lart, shpi te veten, pun te mir, makin lluksoze dhe pastaj kur kuptojne se skan per ta gjetur kurr princin, fusin ne shtepi te parin qe gjejn rrugve.
Ckuptim ka?
 
Martohu se te iku mosha - do thosh gjyshja ime
Nena jam rehat kshu besome , iki ku dua ,vij kur dua, dal me ke dua , bej gjithcka dua, zgjedh punen ,shkollen,njerezit me te cilet ndaj kohen pa qene nen trsynin e dikujt tjeter.
Nena me shihte e habitur - Ne kohen tone nuk guxoje te mendoje kshu ,jo me te flisje ne kete gjuhe..
Ti je nena me e mire ne bote , mos u bej gernjare kot - teksa e perqafoja dhe i vidhja puthjet qe i doja aq shume.

Tani ne nje retrospektive qe i bej vetes , me ben te qesh ky dialog qe sa here takoja nenen ishte tema e pare pas pershendetjeve.
Nuk ka ndryshuar asnje gje nga ato mendime , ende e mendoj te tille
njeriu duhet te jete gati per kete ndryshim madhor vetem kur ai e ndjen se eshte casti i duhur ,por jo sepse te tille te drejton familja apo shoqeria.
nese ti nuk ndjehesh gati per kete impenjim ,me mire mos e bej ate hap....jeta ka shume te papritura dhe duhet te bindesh fillimisht veten se nuk mund te besh shume nga keto gjera, por do kete te tjera me te bukura .
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Kur flet per martes sikur tmerrohen njerzit (po flas per te rinjt) i ze frika.

Kur u nxirrte muhabetit gjat nje birre te ftoht te puna habiteshin... sidomos femrat. Me mbytnin me pyetje dhe fraza te tipit "Pse do martohesh? Rri mi goc e lir se je shum e re" "ke gjith jeten perpara bo qef" "yfff ik bo eksperienca te reja se ke koh"
Morra fjale te tilla nga nje nene me femije por e justikova komentin e ber sepse ishte gjat divorcit.

Keto fjale sme kan prekur fort sepse nuk eshte se me vuri dikush litarin ne fyt, vet vendosem dhe vet do perballojme cdo gje...
pastaj per ne ska asnje lloj ndrryshimi sepse bashkjetojme.
Jemi te lumtur, si me shpi si pa shpi, si me pun si pa pun ja kemi dal vet duke bashkpunuar dhe duke u keshilluar me njeri tjetrin dhe ska mosh me te bukur se kjo per ta ber!

Nga ana tjeter mendoj se po ato femra qe shprehen kshu jan te paknaqura dhe skan partnerin e duhur prane... rrin me prindrit deri 30/40 vj me mamin qe i lan akoma breket. Vazhdojne qefin e tyre me pushime te ndara, kinema me shokun e ngusht, naten neper disko po me shoqet dhe kur kujtohen dalin dhe me te dashurim. Ose refuzojne cdo mashkull qe i propozon sepse pretendojne te ket shkoll te lart, shpi te veten, pun te mir, makin lluksoze dhe pastaj kur kuptojne se skan per ta gjetur kurr princin, fusin ne shtepi te parin qe gjejn rrugve.
Ckuptim ka?

hahahahaha e di ate shprehjen per martesen
martesa eshte si nje keshtjelle ku kush eshte brenda do te dale jashte , e kush eshte jashte do te futet brenda
cte keqe ka te jetosh me mamin e mami ti bej te tera gati....a ka njeri ne bote qe ti ben keto me kaq shume dashuri sa prindi yt?
dhe sa per kete pjesen e fundit qe merr te parin ne rruge sjam dakort...edhe pse se mohoj qe ndodh , por ndodh vetem ath kur ti je nen trysni te shoqerise dhe familjes
-Do ngelesh kallogre per tere jeten ,po gjej nje burre e martohu :p
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

hahahahaha e di ate shprehjen per martesen
martesa eshte si nje keshtjelle ku kush eshte brenda do te dale jashte , e kush eshte jashte do te futet brenda
cte keqe ka te jetosh me mamin e mami ti bej te tera gati....a ka njeri ne bote qe ti ben keto me kaq shume dashuri sa prindi yt?
dhe sa per kete pjesen e fundit qe merr te parin ne rruge sjam dakort...edhe pse se mohoj qe ndodh , por ndodh vetem ath kur ti je nen trysni te shoqerise dhe familjes
-Do ngelesh kallogre per tere jeten ,po gjej nje burre e martohu :p

Jam mesuar qe e vogel qe ti bej gjerat vet ndoshta edhe prandaj e kam pas me te leht te shkeputesha nga ambienti familjar duke shkuar te jetoj me miq dhe pastaj me burrin :)
ahahaha jam dakord me pjesen e fundin por sipas teje pse ndodh qe gjenden vetem? a nuk ka shum pretendime femra e sotcme?

ps: dua te sqaroj qe jam e para qe nuk martohem sepse kshu don bota se sme plas fare por kam gjetur njeriun e jetes dhe du me bo fest...
kam qen e para qe i thoja mamit ne moshen 21 vj : " HARROJE, un kurr skam per tu martuar... sbon asnji per mu" te lej te imagjinosh fytyren e mamit hahaha
shoqet akoma tallen per idet e mia kunder martesave :p prandaj thon kurr mos thuaj kurre
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

Aman mos permendi numra moshe per martese sa ne tmerruat :p
 
Titulli: Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë

ahahaha jam dakord me pjesen e fundin por sipas teje pse ndodh qe gjenden vetem? a nuk ka shum pretendime femra e sotcme?

kete sta them dot , por po te jap nje ngjarje per ilustrim
mikesha ime , ne moshen 19 vjecare njihet me djale. ky nje shume arrogant por mbi te gjitha shume i dhunshem , me ca histori ne te shkuaren qe kur i kam marre vesh jam tmerruar .
mikesha ime eshte nje vajze shume e zgjuar , e shkolluar , dhe sinqerisht nuk bej dot lidhjen cne ajo me ate.
ai nga paraqitja shume ok , djale i kohes dhe ne mhb kamuflohej shume mire.
mbas shume vitesh bashke , ler ...pajtohu , vjen ai momenti kur ai i kerkon te finalizonin lidhjen.
takohen respektivisht me familjet e njeri tjetrit , dhe vellai i vajzes sapo e takoi dalloi keto lloj Tik nervor qe ky kishte.
nderkohe qe une kisha shume kohe qe isha kundra dhe duke qene se ia doja te miren sepse te thashe per mua ajo ishte si moter e jo shoqe, bera nje veprim qe me plot gojen them se kam bere gjene me te mire qe mund te behej.
fola me te vellain e saj ne sy te saj dhe i tregova cdo gje qe ai i kish bere gjate kohes bashke....ai u skandalizua dhe nuk pranonte dot te shihte te motren nen kete dritehije. Do thuash pse e bere?
e bera sepse sado isha munduar vete nuk po arrija ti hapja syte se cfare kish perballe vetes, isha e pafuqishme ta ndergjegjesoja . Mendova se familja mund ta bente!
dhe realisht kshu ndodhi , por ishte edhe vete ai robi qe e ndihmoi te kuptonte se une ..mikja e saj kisha patur te drejte
beri skena e krijoi situata te pakendshme (po perdor kete term per mos e dramatizuar situaten)

ideja eshte , pas kaq vitesh tashme ajo ende eshte beqare, sepse eshte ceshtje besimi , sheh cdokend me dyshim, por edhe sepse sado mundohet eshte edhe ajo qe thua ti...tashme ajo ka pretendime . kerkon dike qe te jete ne nje nivel me te!

une mendoj se partneri duhet te jete ne nje nivel si intelektual po aq edhe familjar e shoqeror. Ne fillim ndoshta keto nuk viren re , por me pas padiksutim qe krijohet nje lloj hendeku i cili veshtire te kalohet.

e ja kshu, o kjo puna pse kto goca rrine vetem, jo per qejf po nga halli :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top