Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop

MasteR

I'm offline
f1_pishman-laptop-mobil-jpg1339153690-e1339263419398.jpg

اdo i katërti prind çdo ditë debaton me fëmijën për kohën që e kalon para TV-së, në kompjuter ose telefon, ndërsa shumica dëshirojnë që fëmijët më shpesh të luajnë në vend të hapur.
Gati 34 për qind e prindërve dëshirojnë tua marrin fëmijëve të tyre pajisjet që ua kanë dhuruar, sepse kanë vënë re probleme me durim, kreativitetin dhe aftësitë shoqërore, ka vërtetuar hulumtimi i kompanisë britanike, Hobbycraft.
Një e treta e tyre janë pishman që u kanë blerë telefona, kompjuterë dhe konzola për lojë, ndërsa një numri të madh të prindërve më së shumti i pengon që fëmijët e tyre shumicën e kohës e kalojnë para kompjuterëve dhe TV-së, në vend se të luajnë jashtë, shkruan Daily Mail. Përveç kësaj, më së shumti i brengos që fëmijët e tyre nuk dinë të jenë kreativë, por edhe e pranojnë që nuk i inkurajojnë sa duhet, ka vërtetuar studimi.
Edhe pse 73 për qind e prindërve mundohen që t’ua kufizojnë fëmijëve kohën që e kalojnë para ekraneve të vogla, gati gjysma e tyre në një moment megjithatë heqin dorë. Për arsyen e njëjtë edhe grinden, ndërsa çdo i katërti pohon që zënkat janë të përditshme. Përveç kësaj, pajisjet kanë ndikuar edhe në kohën e kaluar bashkë dhe kështu shumica e prindërve e pranojnë që për shkak të tyre kalojnë gjithnjë e më pak kohë me fëmijët, çka i bën që për festat e ardhshme t’u blejnë fëmijëve çfarëdo dhurate tjetër, përveç atyre teknologjike.
“Gjeneratat e fëmijëve të lindur pas vitit 2000 kanë fëmijëri më të ndryshme se gjeneratat që kanë lindur para tyre. Mungesa e shkathtësive kreative mund të ndikojë në koncentrim dhe durim, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”, – pohon Emma Kenny nga revista amerikane “Media Psychologist”.
Rreth 50 për qind e fëmijëve në moshën prej 3 deri 16 vjeç kanë videolojëra, ndërsa gjysma e tyre rregullisht argëtohen duke luajtur Nintendo Wii. اdo i katërti fëmijë në dhomën e vet ka TV, ndërsa më pak se gjysma e tyre dinë të bëjnë avion nga letra, transmeton Koha Ditore.
 
Titulli: Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe la

Behet fjal per ata/o qe i kan afer, :(
 
Titulli: Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe la

Normal qe do pendohen sepse i mesojen femit qe te vegjel me kompjuter e telefona dhe femija mbetet i varur nga kto dhe as qe del e me nga shpija ...Ne femijrin ton se njihje as telefonin as kompjuterin por aman kishte me lezet sesa sot, pasi argtoheshe me shum me bashkmoshataret e ty dhe lojrat qe sajoje qe dhe sot kur i kujton dhe shikon femijet e sotem thuajse sja as nuk i njohin sot ....Dhe ne ate koh nje top futbolli po ta na blinin prindrit ishim me te lumturit sot femijet as qe e llogarisin me loool
 
Titulli: Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe la
 
Dhe une neser femijet e mi sdo i mesoj me tel qe nmoshe t vogel
Edhe kur t rriten ne nje moshe dhe te kene rrjete sociale here pas here do ua kontrolloj
Sot ca spo ndodh.
Plus ne forumet e kto gjerat, skane shance tjen pjese 😆
 
Them te bejme kujdes mos na kontrollojne ata neve telefonat se ne atyre harrojeni ;)
 
Them te bejme kujdes mos na kontrollojne ata neve telefonat se ne atyre harrojeni ;)
 
Pse femije jane k’to qe shikojme sot ? lol

K’to a thua qe jane shartuar me ekranet / monitoret…. Se nuk ka mundesi sepse po ti vesh re mire …. nuk kane as aftesi femijesh por hormone digjitale te lindur me 100 prb akoma pa u formuar . 👀
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top