Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

Зngjεll

___________
Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

Disa meshkuj më mirë t’i humbësh sesa t’i gjesh. Nuk u mungon bukuria, inteligjenca, llogaria bankare, e megjithatë ata nuk ndryshojnë kurrë, mbeten të njëjtët sepse nuk mund të jenë ndryshe, ose sepse kështu u pëlqen të jenë. Viktimat jo në të gjitha rastet rezultojnë të jenë femrat. Ato nga dashuria apo zakoni vendosin të kenë përkrah një parter, i cili herë dashurohet me një tjetër femër, herë jo nga dashuria por nga vesi i pëlqen të mashtrojë dhe flirtojë me dikë tjetër, herë sillet si adoleshent edhe në momentet më kritike të lidhjes. Por cilët janë karakteret e meshkujve më të “rrezikshëm”? Sipas disa sondazheve të kryera së fundmi meshkuj të famshëm janë marrë si modele të veseve dhe lojërave erotike me partnere në ndryshme si dhe tendencën e tyre për të qenë protagonistë të mediave botërore.

Kasanovat

Janë të bukur por jo vetëm... Zotërojnë në mënyrë perfekte artin e joshjes. Në mjaft raste kanë rezultuar të suksesshëm në karrierë, çka ka sjellë edhe njohjen me femra të ndryshme të cilave nuk mund t’u rezistojnë. Ata zotërojnë në mënyrë perfekte artin e joshjes dhe u pëlqen t’i joshin, duke u kthyer në “viktima” të femrave. Në këtë grup hyjnë meshkujt që koleksionojnë flirte dhe të fejuara zyrtare si të ishin figurina. Kasanovat nuk janë të këqij, por nuk munden të bëjnë ndryshe, sepse besohet se kjo ka të bëjë me një deformim genetik. I pari që kryeson listën është aktori Bred Pit. Edhe pse vitet e fundit ka treguar se është besnik ndaj partneres Anxhelina Zholi, në të kaluarën ka testuar një numër të konsiderueshëm femrash. Një tjetër mashkull që bën pjesë në këtë grup “dashnorësh të përjetshëm” është padyshim aktori i famshëm Xhorxh Kluni. Ai koleksionon të dashura, përfshirë edhe ato që impenjohen seriozisht. Pas një periudhe të shkurtër kohe gjithçka merr fund. “Viktima” e fundit e tij ka qenë Sarah Larson. Edhe aktori Xhoni Dip njihet për lidhjet e tij të panumërta me femra të njohura në botën e spektaklit, derisa në fund duket se gjeti shpirtin binjak: Vanesa Paradis. Një tjetër personazh i njohur për lidhjet e tij me shumë femra është këngëtari britanik Robi Uilliams. Për fat të mirë, vitet e fundit është dhënë pas një pasioni tjetër: alienëve, megjithatë në 15 vjet me radhë ka pasur më shumë femra ai sesa një skuadër e tërë futbolli. Mjafton të përmendim se ka pasur të dashura të gjitha anëtaret e grupit “Spice Girls” (me përjashtim të njërës). Kësaj liste i bashkohet edhe bukuroshi italian Edoardo Kosta i cili fillimisht ka pasur një lidhje me Valeria Marinin dhe më pas me aktoren amerikane Lindsi Lohan.

Të pabesët

Të paqëndrueshëm, dyshues, shpesh me varësi nga më të ndryshmet, mbase janë më të këqijtë. Kjo edhe për shkak se dëshirojnë të kenë një raport ku bëjnë presion psikologjik ndaj viktimës së tyre. Donzhuanë, gënjeshtarë, të paqëndrueshëm: meshkuj të cilëve duhet t’u qëndrosh sa më larg. Si bukuroshi dhe i mallkuari Kolin Farrell, që i ndërshkon femrat pa mëshirë (dhe shpesh më shumë se një herë të vetme). Një tjerër figurë e njohur e kinemasë botërore është edhe aktori Hjug Grant, që edhe pse është 50 vjeç ende nuk është bindur të martohet apo të ketë një lidhje të qëndrueshme. Listës së të pabesëve i shtohet edhe italiani Lapo Elkan i cili kohët e fundit është diskutuar shumë përsa i përket anës sentimentale. Ai njihet për lidhjen me kushërirën Bianka Brandolini D’Ada megjithatë tashmë është i lidhur me Anxhelika Ruson. Kjo nuk do të thotë se është i qetë... Ashtu si edhe vëllai më i vogël, Silvio i cili i theu zemër Laura Kiatit. Apo dëshirojmë të flasim për futbollistin Kristiano Vieri? Edhe pse me një të kaluar të “nxehtë” ende nuk është sistemuar. Edhe Shon Pen nuk mund të lihet mënjanë. Pas tradhëtive të panumërta ai u divorcua me bashkëshorten Robin Rajt. Dhe i fundit i listës por jo vërtet i fundit është Pet Doherti i cili është i lidhur me modelen Keit Mos dhe që gjithmonë përflitet në media për lidhjet e tij paralele.

Djalë mamaje

Në pamje të parë duken të qeshur, të ndrojtur dhe entuziastë kur përpara kanë një femër. Më pas zbulon se jetojnë ende me mamin dhe atë nuk do ta ndërronin me asnjë femër në botë. Ata marrin urdhëra nga ajo, u pëlqen të dalin bashkë, të mos hedhur asnjë hap pa marrë edhe miratimin e saj. Flavio Insina, i suksesshëm dhe i famshëm është 43 vjeç. Dhe jeton ende me mamin. Edhe Françesko Façineti, i cili ka qenë i fejuar me disa nga femrat më të bukura se Jespika, nuk mund të bënte për shumë kohë pas nënën e tij. Femra, kujdes nga këta meshkuj, qëndroni sa më larg, sepse në të kundërt do të ktheheni në nëna zëvendësuese.

Piter Pan-ët

Mund të jenë 30, 40, 50 vjeç e megjithatë mosha e tyre e vërtetë nuk kalon adoleshencën. Ata nuk janë negativë megjithatë kjo nuk mjafton. Nëse ke në krah një tip të tillë mashkulli, duhet të jesh e kujdesshme pasi ai edhe në situatë serioze është i prirur të jetë gazmor pa i kushtuar shumë vëmendje problemit. Ky grup meshkujsh shpesh e përdor femrën si objekt argëtimi, pikë referimi për tallje dhe eksperienca jo të këndëshme. Për të e rëndësishme është të jetë në qendër të vëmdendjes edhe pse lëndon gjininë femërore. Ndër Piter Panët e përjetshëm mund të përmendim aktorin Uill Smith si dhe këngëtarin Robi Uilliams. Një tjetër figurë e njohur është edhe Leonardo Pieracioni, prezantues i njohur në Itali.
Shkëputur nga: G.Albania
 
pergjigje

po boll me keto tema se ma nxorret bojen.....tani e din te gjithe qe sjam njeri i mire...kujdes kot........tani e kom kuptu gabimin.
 
Un jam flegmatik per vete. :I
 
paske harruar me kryesorin.mashkullin gomar................eshte i njgjashem me mashkullin zezak,,,,,,pasojat e tij mund te jene edhe vdekjeprurese........
 
paske harruar me kryesorin.mashkullin gomar................eshte i njgjashem me mashkullin zezak,,,,,,pasojat e tij mund te jene edhe vdekjeprurese........

ahahahhaha

Ky rrezik i josh femrat emanuel.

Per mua mashkulli me i rrezikshem per nje femer, eshte ai i dhunshmi ( jo ne seks)
 
ahahahhaha

Ky rrezik i josh femrat emanuel.

Per mua mashkulli me i rrezikshem per nje femer, eshte ai i dhunshmi ( jo ne seks)

Ne fakt edhe ky rrezik qe thua ti per punen e dhunes i josh femrat. Instiktivisht femrat preferojne tipa te forte e te dhunshem, ngaqe perpara duheshin keta tipa ne krah per te qene te sigurta. Por sot realiteti ka ndryshuar por amam disa femra akoma jane me ato instikte te vjetra. Kam pare te rrihen e te shahen e te keqtrajtohen nga i dashuri i tyre dhe perseri rrinin me te.
 
ue un sdi ku te futem se kam pak nga te gjitha kategorite :(
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

e Kujdes, ngelem te rrime vetem me mire, :S
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

Eshte edhe mashkulli halabak, rrugac....une dmth lol
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

Dy tipat e fundit jam paksa dakort :p .... cun i mir cun i mire po cun mamaje sdurohet :tulp: :romeoxhuli:
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

Mos ndoshta hy te kavanosat une ?! Tashi cesht e drejta me pelqen nje cik te provoj pak nga cdo lule qe shikoj lool dhe pse kto kohet e fundit sikur kam renne qetsi :p :p
 
Pe: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

ahahahhaha

Ky rrezik i josh femrat emanuel.

Per mua mashkulli me i rrezikshem per nje femer, eshte ai i dhunshmi ( jo ne ****)


Bashkohem me kete mendim,mashkulli me i rrezikshem per nje femer eshte ai i dhunshmi...
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

ç'ndryshim ka i dhunshmi me pijanecin , me bixhozxhiun? te tre marrin persiper te luajn rrezikshem me jeten qe supozohet qe kan ndertuar.
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

ç'ndryshim ka i dhunshmi me pijanecin , me bixhozxhiun? te tre marrin persiper te luajn rrezikshem me jeten qe supozohet qe kan ndertuar.

Po reziku nuk eshte i njejte besoj . Jo te gjith pijanecat jan te dhunshem po ashtu dhe bixhozxhinjt ...ndersa i dhunshmi ngel nate dite njesoj .
 
Titulli: Kujdes nga meshkujt e “rrezikshëm”!

ç'ndryshim ka i dhunshmi me pijanecin , me bixhozxhiun? te tre marrin persiper te luajn rrezikshem me jeten qe supozohet qe kan ndertuar.

Keta dy te paret zhigo jan te rrezikshem jo vetem per veten e tyre por edhe per te tjeret...per jeten e tjetrit.....bixhozxhiu merr ne qafe me shume veten pastaj dhe te tjeret...po ndoshta eshte me pak i rrezikshem per jeten :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top