Love
βeℓℓe â๓e
Më parë kjo ishte gati e papranueshme. Nuk shihej aspak me sy të mirë nga shoqëria. Edhe kur ndodhte ndonjë martesë ku burri ishte më i vogël se femra, kjo nuk thuhej kurrë, ose të paktën do të barazoheshin e do thoshin për sy e për faqe që ishin moshatarë.
Histori të tilla të brezit të prindërve tanë ka shumë. Ama sot dashuria është e lirë dhe siç thonë, ajo nuk moshë, racë, ngjyrë apo besim fetar. E pavarësisht lirisë për të dashuruar nuk mund të themi se njerëzit më të emancipuar të botës së artit apo të televizionit e pranojnë këtë gjë me lehtësi. Femrat në shumicë të rasteve priren ta fshehin moshën edhe kur kanë në krah dikë më të madh se vetja e jo më në të kundërtën e kësaj; kur ato janë vetë më të mëdha.
Me idenë se mashkulli duhet të dominojë kudo, së pari nisur nga mosha ne në këtë faqe kemi kënaqësinë t’ju njohim me disa çifte, që kanë qenë ose vijojnë të jenë bashkë, duke tejkaluar një barrierë, e cila nuk perceptohet aspak e tillë prej tyre. E urojmë që ata të suksesshmit të shërbejnë si shembull pozitiv për të rinj që mund të jenë në pozitat e tyre, ndërsa për ata me më pak fat nuk mund të themi se mosha ka qenë shkaku kryesor i ndarjes.
Skerdi dhe Aurela Gace
Dikur ishte menaxheri i saj, ndërsa sot ai është mbështetja më e madhe e këngëtares së njohur. Sot ata janë jo vetëm partnerë në art, por gëzojnë bashkë një nga dhuratat më të bukura për çdo çift: vogëlushen e bukur me emrin Grace. Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më shpërthyese dhe energjike të skenës shqiptare ka qëndruar larg thashethemeve rozë, duke mbajtur një figurë konstante, të përqendruar në karrierën artistike. Pas shkëputjes së gjatë nga vendi, në kohën e qëndrimit në Amerikë, të gjithë aludonin mbi jetën private të saj deri në momentin që çdo gjë u bë publike. Ajo u rikthye fuqishëm në Shqipëri dhe lajmet mbi jetën private të saj pushtuan mediat rozë. Skerdi është rreth gjashtë vite më i vogël se këngëtarja dhe siç e ka thënë më vonë vetë ajo, hapin e parë e ka hedhur vetë Aurela. E s’kishte si të ndodhte ndryshe me tipin rebel e moskokëçarës që këngëtarja ka. Tani ata kanë hapur bashkë edhe një lokal të ri me muzikë live në kryeqytet dhe Skerdi jo vetëm është mbështetja kryesore e Gaçes, por është edhe personi që i ka dhuruar asaj mjaft lumturi. Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.
Ergys Lubonja e Ema Andrea
Kohë më parë në media është bërë publik lajmi se mes aktores së njohur e shumë të dashur, Ema Andrea dhe regjisorit Ergys Lubonja ka marrë fund çdo gjë. Pavarësisht se asnjëri prej të dyve nuk doli asnjëherë në një deklaratë publike, për të treguar se ishin bashkë dhe po përjetonin momente të këndshme, burimet e afërta dëshmonin për një raport të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ai erdhi duke u zbehur për arsye, të cilat nuk marrim përsipër t’i aludojmë. Diferenca në moshë përllogaritet në dhjetë vite. Megjithatë, Ema ka një fizik të shkëlqyer dhe një temperament dinamik, duke fshehur kështu faktin se vitet kalojnë. Ajo është nga ato femra, e cila ka ditur përherë të jetë jo vetëm artiste, por edhe grua, femër dhe nënë. Përherë e veçantë dhe me një sharm që vetëm ajo mund ta ketë. Jeta e saj private gjithmonë ka qenë e mbrojtur me kujdes, edhe pse ajo nuk nguron asnjëherë të shprehet se është gjithmonë e dashuruar me jetën, me artin, e dashuruar si femër, ama përherë duke e lënë mister personin që e bën kaq të lumtur.
Pirro اako e Inva Mula
Një nga çiftet më mediatike e të dashura për një kohë të gjatë. Tashmë ata janë të realizuar, me karriera të shkëlqyera dhe madje shumë të dashuruar, por jo bashkë. Diferenca e moshës pothuajseishte e papërfillshme, nuk e kalonte vitin, megjithatë Inva na ka dhënë gjithnjë përshtypjen e një zonje të rëndë. Nga ana tjetër Pirro ishte romantiku i betuar, këngëtari i preferuar i adoleshentëve dhe mashkulli larg ideales së një sopranoje të njohur në mbarë botën! Të paktën kjo ishte përshtypja e parë që të jepnin teksa lakohej ende në media statusi i çiftit: Mula-اako… Më tepër larg sesa afër, ku gjendej njëri, nuk ndodhej tjetri…harmonia bashkëshortore thuajse nuk ekzistonte. E kur ishte kështu, të obliguar nga rrethanat, vendosën t’i japin fund e njëherazi drejtim çështjes familjare. Aktualisht Inva është bërë nënë për herë të dytë me Et’hem Ramadanin, bashkëshortin e saj dhe gëzon një jetë të rregullt, duke ndërthurur mrekullisht kohën mes këngës dhe familjes. Kurse Pirro është i lumtur me vajzën e re, të quajtur Sisi, e cila ka një diferencë gati 23-vjeçare me kantautorin e njohur. Ajo që mund të themi për këtë çift është se pas ndarjes, të dy e gjetën lumturinë e tyre e tashmë kanë mbetur edhe miq të mirë.
MC Kresha e Rozana Radi
Kënga “Jabadabu” ishte zanafilla e bërjes publike të lidhjes së tyre, pas aludimeve të shumta në media për një histori të nisur verën e vitit 2011. اifti, pavarësisht diferencës në moshë prej gati 6 vitesh, u duk se po shkonte drejt një konsolidimi, sidomos gjatë kohës kur Rozana u shpërngul për disa kohë të jetonte në Kosovë. Por siç duket karriera profesionale dhe angazhimet e shumta bën që ky çift të mos e kalonte dot provën e një dashurie të madhe. Ndarja e tyre erdhi rreth një vit pas lidhjes dhe të dy nuk kanë dashur ta komentojnë shumë ndarjen publikisht. Ama ajo që mund të themi, duke parë parasysh marrëdhënien e tyre në ato kohë, është se mosha nuk ishte aspak problem për të jetuar një dashuri të vërtetë.
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska
Janë të dy në një moshë, 30 vjeç, edhe pse Ami ia kalon me disa ditë përpara Ermalit. Ata janë një prej çifteve më të suksesshme në Shqipëri, si privatisht, ashtu edhe profesionalisht! Të bukur, të dashur, të çiltër…sa gjëra të përbashkëta… ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla se kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Përtej shakasë mund të dëshmojmë për një lidhje të gjatë e të qëndrueshme, e cila nuk ka përballuar ende stuhi të forta. Urojmë të mos ketë kurrë të tilla, gjithsesi jeta na servir të papritura! Amarda, balerina e më pas prezantuesja e spektaklit “Portokalli” u dashurua me mjeshtrin e batutës, Ermal Mamaqi. Një lidhje e cila deri tani ka kaluar në shumë sfida, por që askund dashuria e tyre nuk është lëkundur. Në klipin e fundit të këngës së tij, Ermali dhe Ami duken se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin dhe neve s’na mbetet tjetër veçse t’u urojmë një bashkëjetesë të hareshme profesionale e personale në vitet në vazhdim.
Kastro Zizo dhe Erleta Hoti
Martesa me Erleta Hotin ishte e dyta për Kastro Zizon, por jo më pak e rëndësishme. Ai përveçse u shpërngul në Kosovë gjatë vitit të kaluar, u bë edhe babi i një vajze të bukur, që çifti preferoi ta pagëzonte me emrin Nia. E teksa gjithçka dukej se po shkonte mirë, pavarësisht diferencës në moshë prej gati 5 vitesh me Erletës dhe Kastros, çifti u nda pa bërë Nia ende 2-muajshe. Ndarja e tyre nuk kaloi pa vëmendje mediatike, pasi për kantautorin shqiptar kjo ishte martesa e dytë e dështuar. Por as Erleta nuk ngurroi të fliste publikisht për gjithë raportin që ata kishin patur, shpesh duke hedhur edhe akuza apo duke nxjerrë në media të vërteta të rënda. Nëse mosha ishte apo jo një faktor kyç në ndarje, këtë s’mund ta dimë me siguri, por dimë që Erleta e ka akuzuar Kastron si një njeri të papërgjegjshëm.
Burimi: mapo