…kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Love

βeℓℓe â๓e
Më parë kjo ishte gati e papranueshme. Nuk shihej aspak me sy të mirë nga shoqëria. Edhe kur ndodhte ndonjë martesë ku burri ishte më i vogël se femra, kjo nuk thuhej kurrë, ose të paktën do të barazoheshin e do thoshin për sy e për faqe që ishin moshatarë.
Histori të tilla të brezit të prindërve tanë ka shumë. Ama sot dashuria është e lirë dhe siç thonë, ajo nuk moshë, racë, ngjyrë apo besim fetar. E pavarësisht lirisë për të dashuruar nuk mund të themi se njerëzit më të emancipuar të botës së artit apo të televizionit e pranojnë këtë gjë me lehtësi. Femrat në shumicë të rasteve priren ta fshehin moshën edhe kur kanë në krah dikë më të madh se vetja e jo më në të kundërtën e kësaj; kur ato janë vetë më të mëdha.
Me idenë se mashkulli duhet të dominojë kudo, së pari nisur nga mosha ne në këtë faqe kemi kënaqësinë t’ju njohim me disa çifte, që kanë qenë ose vijojnë të jenë bashkë, duke tejkaluar një barrierë, e cila nuk perceptohet aspak e tillë prej tyre. E urojmë që ata të suksesshmit të shërbejnë si shembull pozitiv për të rinj që mund të jenë në pozitat e tyre, ndërsa për ata me më pak fat nuk mund të themi se mosha ka qenë shkaku kryesor i ndarjes.

Skerdi dhe Aurela Gace

Dikur ishte menaxheri i saj, ndërsa sot ai është mbështetja më e madhe e këngëtares së njohur. Sot ata janë jo vetëm partnerë në art, por gëzojnë bashkë një nga dhuratat më të bukura për çdo çift: vogëlushen e bukur me emrin Grace. Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më shpërthyese dhe energjike të skenës shqiptare ka qëndruar larg thashethemeve rozë, duke mbajtur një figurë konstante, të përqendruar në karrierën artistike. Pas shkëputjes së gjatë nga vendi, në kohën e qëndrimit në Amerikë, të gjithë aludonin mbi jetën private të saj deri në momentin që çdo gjë u bë publike. Ajo u rikthye fuqishëm në Shqipëri dhe lajmet mbi jetën private të saj pushtuan mediat rozë. Skerdi është rreth gjashtë vite më i vogël se këngëtarja dhe siç e ka thënë më vonë vetë ajo, hapin e parë e ka hedhur vetë Aurela. E s’kishte si të ndodhte ndryshe me tipin rebel e moskokëçarës që këngëtarja ka. Tani ata kanë hapur bashkë edhe një lokal të ri me muzikë live në kryeqytet dhe Skerdi jo vetëm është mbështetja kryesore e Gaçes, por është edhe personi që i ka dhuruar asaj mjaft lumturi. Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.

Ergys Lubonja e Ema Andrea

Kohë më parë në media është bërë publik lajmi se mes aktores së njohur e shumë të dashur, Ema Andrea dhe regjisorit Ergys Lubonja ka marrë fund çdo gjë. Pavarësisht se asnjëri prej të dyve nuk doli asnjëherë në një deklaratë publike, për të treguar se ishin bashkë dhe po përjetonin momente të këndshme, burimet e afërta dëshmonin për një raport të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ai erdhi duke u zbehur për arsye, të cilat nuk marrim përsipër t’i aludojmë. Diferenca në moshë përllogaritet në dhjetë vite. Megjithatë, Ema ka një fizik të shkëlqyer dhe një temperament dinamik, duke fshehur kështu faktin se vitet kalojnë. Ajo është nga ato femra, e cila ka ditur përherë të jetë jo vetëm artiste, por edhe grua, femër dhe nënë. Përherë e veçantë dhe me një sharm që vetëm ajo mund ta ketë. Jeta e saj private gjithmonë ka qenë e mbrojtur me kujdes, edhe pse ajo nuk nguron asnjëherë të shprehet se është gjithmonë e dashuruar me jetën, me artin, e dashuruar si femër, ama përherë duke e lënë mister personin që e bën kaq të lumtur.

Pirro اako e Inva Mula

download-96-150x150.jpg

Një nga çiftet më mediatike e të dashura për një kohë të gjatë. Tashmë ata janë të realizuar, me karriera të shkëlqyera dhe madje shumë të dashuruar, por jo bashkë. Diferenca e moshës pothuajseishte e papërfillshme, nuk e kalonte vitin, megjithatë Inva na ka dhënë gjithnjë përshtypjen e një zonje të rëndë. Nga ana tjetër Pirro ishte romantiku i betuar, këngëtari i preferuar i adoleshentëve dhe mashkulli larg ideales së një sopranoje të njohur në mbarë botën! Të paktën kjo ishte përshtypja e parë që të jepnin teksa lakohej ende në media statusi i çiftit: Mula-اako… Më tepër larg sesa afër, ku gjendej njëri, nuk ndodhej tjetri…harmonia bashkëshortore thuajse nuk ekzistonte. E kur ishte kështu, të obliguar nga rrethanat, vendosën t’i japin fund e njëherazi drejtim çështjes familjare. Aktualisht Inva është bërë nënë për herë të dytë me Et’hem Ramadanin, bashkëshortin e saj dhe gëzon një jetë të rregullt, duke ndërthurur mrekullisht kohën mes këngës dhe familjes. Kurse Pirro është i lumtur me vajzën e re, të quajtur Sisi, e cila ka një diferencë gati 23-vjeçare me kantautorin e njohur. Ajo që mund të themi për këtë çift është se pas ndarjes, të dy e gjetën lumturinë e tyre e tashmë kanë mbetur edhe miq të mirë.

MC Kresha e Rozana Radi

Kënga “Jabadabu” ishte zanafilla e bërjes publike të lidhjes së tyre, pas aludimeve të shumta në media për një histori të nisur verën e vitit 2011. اifti, pavarësisht diferencës në moshë prej gati 6 vitesh, u duk se po shkonte drejt një konsolidimi, sidomos gjatë kohës kur Rozana u shpërngul për disa kohë të jetonte në Kosovë. Por siç duket karriera profesionale dhe angazhimet e shumta bën që ky çift të mos e kalonte dot provën e një dashurie të madhe. Ndarja e tyre erdhi rreth një vit pas lidhjes dhe të dy nuk kanë dashur ta komentojnë shumë ndarjen publikisht. Ama ajo që mund të themi, duke parë parasysh marrëdhënien e tyre në ato kohë, është se mosha nuk ishte aspak problem për të jetuar një dashuri të vërtetë.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

download-77-150x150.jpg

Janë të dy në një moshë, 30 vjeç, edhe pse Ami ia kalon me disa ditë përpara Ermalit. Ata janë një prej çifteve më të suksesshme në Shqipëri, si privatisht, ashtu edhe profesionalisht! Të bukur, të dashur, të çiltër…sa gjëra të përbashkëta… ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla se kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Përtej shakasë mund të dëshmojmë për një lidhje të gjatë e të qëndrueshme, e cila nuk ka përballuar ende stuhi të forta. Urojmë të mos ketë kurrë të tilla, gjithsesi jeta na servir të papritura! Amarda, balerina e më pas prezantuesja e spektaklit “Portokalli” u dashurua me mjeshtrin e batutës, Ermal Mamaqi. Një lidhje e cila deri tani ka kaluar në shumë sfida, por që askund dashuria e tyre nuk është lëkundur. Në klipin e fundit të këngës së tij, Ermali dhe Ami duken se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin dhe neve s’na mbetet tjetër veçse t’u urojmë një bashkëjetesë të hareshme profesionale e personale në vitet në vazhdim.

Kastro Zizo dhe Erleta Hoti

Martesa me Erleta Hotin ishte e dyta për Kastro Zizon, por jo më pak e rëndësishme. Ai përveçse u shpërngul në Kosovë gjatë vitit të kaluar, u bë edhe babi i një vajze të bukur, që çifti preferoi ta pagëzonte me emrin Nia. E teksa gjithçka dukej se po shkonte mirë, pavarësisht diferencës në moshë prej gati 5 vitesh me Erletës dhe Kastros, çifti u nda pa bërë Nia ende 2-muajshe. Ndarja e tyre nuk kaloi pa vëmendje mediatike, pasi për kantautorin shqiptar kjo ishte martesa e dytë e dështuar. Por as Erleta nuk ngurroi të fliste publikisht për gjithë raportin që ata kishin patur, shpesh duke hedhur edhe akuza apo duke nxjerrë në media të vërteta të rënda. Nëse mosha ishte apo jo një faktor kyç në ndarje, këtë s’mund ta dimë me siguri, por dimë që Erleta e ka akuzuar Kastron si një njeri të papërgjegjshëm.
Burimi: mapo
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Kastro Zizo dhe erleta jan ndar :D Pirro Cako e Inva Mula jan ndar :D Nuk e si sa funksionon kjo qe thot shkrimi.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Keto po me duken femra qe ja dijne lezetin mashkullit lol
 
Pe: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Epo derisa duhen,ske ci thua vec i vafte mbare,edhe pse shumica ne kete material jane ndare:D
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Personalisht kam nje paragjykim te erret do e quaja,,ne kete drejtim,s'mund te perftyroj qe partneri im te jete me i vogel ne moshe.,ndoshta eshte pak brum i brumosur,,jo shume llogjik nga ana ime,se thone qe dashuria s'njef mosh..por per mua dashuria njef mosh,,e shume e shume gjera te tjera..
Epshii dhe pasioni i momentit pastaj kush i ka qef ti jetoj,.,,nuk njohin asgje pervecse momentitn dhe terheqjen fizike per pak kohe se shum nuk zgjat.
Megjithate,nuk eshte per tu paragjykuar,ama me duket absurde te merresh me rritjen e nje femje..ahhahahaha
duke pas mundesin te te rrisin ty si femer,nje mashkull me ne mosh te madhe se ne. e ben,gjthmon e kam besuar i gje te till,,qe tek meshkujt ne mosh me te madhe se partneraj,,ka shume per te zbuluar,,dhe kan shume per te ofruar.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Ore qe kur eshte ky shkrim se disa cifte kane mbaruar pune ka kohe...
Gjithsesi edhe funksion s'eshte nevoja te merren 'vipat' si shembul.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

mendoj se mashkulli me i madh edhe ka lezet por femra me e madhe duket si nene e mashkullit dhe mashkulli este nje qenie qe vlereson shume pamjen vizuale dhe vjen nje dite qe behet pishman per gruan e tij te cilen e ka marre me te madhe se vetja.Ndersa femra kerkon nje mashkull me te rritur se vetja pasi kerkon te ndihet e sigurte ne cdo aspekt te jetes bashkeshortore
 
Pe: Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Je i sigurte qe te gjithe meshkujt me te medhenj se femrat jane te pjekur??Jo per gje por ke meshkuj 40 vjec skane tru me shume se nje 14 vjec por ke dhe meshkuj 20 vjec qe kane pjekuri qe te habisin edhe dine cfare duan e presin nga jeta...Persa i perket pamjes,ke shume femra qe nuk e japin as dallohen per moshen qe kane,pra duken me te vogela...
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

nje 20 vjecar qe kerkon nga jeta thot ,,, pupupu

nje 20 vjecar (gjithmon) genjen veten se din çar kerkon nga jeta . eksperienca ,,, pervoja jan ajka , tek e cila dhe mbeshtesim idet dhe parimet qe ndertojme nder vite. pastaj pjesa tjeter jan endrra me pras ne culo ,, vetem pak sa me te sofistikuara se bashkmoshataret e tjer .

sa per pjesen e nje 40 vjeçari ,, jam dakort qe ka . por e di çar te them tjeter . mendoj se tek njeriu vjen nje pik (pika e çervelos) e cila njeriu ndalon me se pjekuri sepse magjepset nga injoranca dhe bie pre e genjeshtrave qe i mbush vet , mendjen vetes . t'cilat...

shkaktojn nje vetmbushje te papar . te pakten ne ket aspekt e shikoj , nuk pretendoj ta shikosh edhe ti .

sa per temen ,,,

them se jemi te ndryshem ,,, dhe si te ndryshem qe jemi dhe preferencat e gustot tona kane variacione nga me te ndryshme . askush , them askush nuk mund te gjykoj dot nje lidhje nese ka jetgjatsi ose jo , duke u nisur nga vetja si shembull . sot koha po ndryshon me hapa galopant dhe njeriu thuhet se nje jete ka , ka ca qe e marrin hapin , ka ca qe jo...mbeten fiksime dhe kapitull i mbyllur edhe pse asaj deshire sikur i fryn era her pas here...
 
Me mua e kishe pjesen e pare?lol jo per gje por se ke kuptuar ate qe kam shkruar...Lexoje edhe iher jo vec me sy ama permes rreshtave...
Dhe per te ta thjeshtuar me fjale te tjera,nuk eshte mosha qe ke te shkruar ne pashaporte qe te jep trurin,pjekurine,logjiken por eshte pervoja qe ke mbi supe qe te jep keta gjera...E per te ta bere akoma me te thjeshte,ke meshkuj qe sot jane dhe me femije e skane pike ndergjegjsimi per familjen,ashtu sic ke edhe adoleshente qe punojne e cojne rrogen ne shpi edhe mbajne ndoshta gjithe shtepine ne shpatullat e tyre...Ke meshkuj qe ndoshta po plaken e jane tranguj nga trute,sic ke edhe 20 vjecare qe te habisin per pjekurine e maturine qe tregojne,e kjo maturia nuk tregohet me fjalet e bukura te para ne telenovela spanjolle e turke,por me veprime qe bejne...Ke femra qe i ke nga 50 vjec edhe sjane pjek akoma,tralala me mendjen tek patat,sic ke femra 22 vjec qe ka nje objektiv ne jete,eshte e mbledhur per te miren e vet dhe familjes...Mos te flasim per pamjen,ke femra qe jane edhe me nga 2-3 femije e kane pamje e fizik qe si le te kuptoje qe sjane me shume se 20 vjec ne fakt jane dhe 40 vjec...Kjo ishte idea...
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Me te shumten e rasteve jo.. 1 ne 1000 edhe mundet po si e veshtire me duket.
 
Pe: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

kur partenri eshte me i vogel vetem dicka i funksionon me mire femres ..... e dini ju ? nuk eshte ajo qe mendoni ju ahaha
 
Titulli: Pe: Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Me mua e kishe pjesen e pare?lol
jo per gje por se ke kuptuar ate qe kam shkruar...Lexoje edhe iher jo vec me sy ama permes rreshtave...

e njeh vazolinen ? imagjino me pas hisllin ,,, pasataj vazolina nuk te hyn ne pun . jo , jo. as mos e ço ndermend ,,,

Dhe per te ta thjeshtuar me fjale te tjera,nuk eshte mosha qe ke te shkruar ne pashaporte qe te jep trurin,pjekurine,logjiken por eshte pervoja qe ke mbi supe qe te jep keta gjera...E per te ta bere akoma me te thjeshte,ke meshkuj qe sot jane dhe me femije e skane pike ndergjegjsimi per familjen,ashtu sic ke edhe adoleshente qe punojne e cojne rrogen ne shpi edhe mbajne ndoshta gjithe shtepine ne shpatullat e tyre...Ke meshkuj qe ndoshta po plaken e jane tranguj nga trute,sic ke edhe 20 vjecare qe te habisin per pjekurine e maturine qe tregojne,e kjo maturia nuk tregohet me fjalet e bukura te para ne telenovela spanjolle e turke,por me veprime qe bejne...Ke femra qe i ke nga 50 vjec edhe sjane pjek akoma,tralala me mendjen tek patat,sic ke femra 22 vjec qe ka nje objektiv ne jete,eshte e mbledhur per te miren e vet dhe familjes...Mos te flasim per pamjen,ke femra qe jane edhe me nga 2-3 femije e kane pamje e fizik qe si le te kuptoje qe sjane me shume se 20 vjec ne fakt jane dhe 40 vjec...Kjo ishte idea...

shiko ketu ,, se nuk kam qef te mush rreshtat me budalliqe e te perseris veten . ti thua ka kshtu ka ashtu ,, dakort . deri ketu...se sjemi aq gdhe sa çna imagjino ti me ate çerevelon di peshe taten ,,,por nuk mund te thush ne te njejten kohe qe pervoja eshte ajo qe te jep "graden" madhore te pjekurise nderkohe thua qe her her duket sikur ky 20 vjecari ... (ose te duket ty ,, sinjorina dhiamalit)

ti qe ktu...ke perplas parakolpin ,,, imagjino sa deme ka ... eh?
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Se di pse por ky artikull eshte me shume si nje tip publiciteti per cfare bejne keto "ciftet" e famshme. Keto shume here na tregojne nje menyre jetese qe nuk i afrohet aspak realiteti tone dhe lidhen per interes te te dyja paleve.

Megjithate persa i perket pyetjes ne brendesi te saj, kam pasur partnere me te madhe dhe nuk eshte kuptuar fare diferenca, madje ndonje here me dukesh shume me e vogel. Cdogje ka te bej me moshen dhe me eksperiencat e njeriut. Dikush i ben eksperiencat shpejt, dikush vone cdogje varet nga rruget qe kan marre jetet tona. Nuk eshte nje gje kategorike qe nuk behet, gjithkush e provon nese ndihen mire personat ecin, nese jo ndahen rruget. Nuk e di po ne shume postime aludohet per nje dashurim te perjetshme si prinderit tan(edhe disa do thone qe kan filluar te bejne prapesira dhe ata :D), sot jan te gjithe me syte hapur edhe me veshet gati, ndaj cdogje mund te pritet.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Personalisht kam nje paragjykim te erret do e quaja,,ne kete drejtim,s'mund te perftyroj qe partneri im te jete me i vogel ne moshe.,ndoshta eshte pak brum i brumosur,,jo shume llogjik nga ana ime,se thone qe dashuria s'njef mosh..por per mua dashuria njef mosh,,e shume e shume gjera te tjera..
Epshii dhe pasioni i momentit pastaj kush i ka qef ti jetoj,.,,nuk njohin asgje pervecse momentitn dhe terheqjen fizike per pak kohe se shum nuk zgjat.
Megjithate,nuk eshte per tu paragjykuar,ama me duket absurde te merresh me rritjen e nje femje..ahhahahaha
duke pas mundesin te te rrisin ty si femer,nje mashkull me ne mosh te madhe se ne. e ben,gjthmon e kam besuar i gje te till,,qe tek meshkujt ne mosh me te madhe se partneraj,,ka shume per te zbuluar,,dhe kan shume per te ofruar.

Ehe Neveritit sa mir e ke pershkruar... :D

Ndersa mua sdo me dukesh absurde them kte sepse juve u ka ren rasti flas per kto qe jan te martuara :D Ju ka ren rasti jeni martuar dhe tani e shikoni disi absurde kte gje dhe asqe e mendoni nje gje te till, une te them se sesht se ti e mendon dhe te duket apsyrde por gjerat vijn naturshem pak terrheqe fizike pak epsh pak nga te gjitha dhe humbet ne boten e tij..E them kte sepse jo kam par e kam degjuar por dhe vet kam provuar lool Kshuqe asgje mos te duket absurde, po te them e kte tjetren dhe pse femra e martuar persri e terrheq gjithmon nje mashkull me i vogel se ajo , kte po deshet edhe mohoeni..:) Sjam kondra qe do ju duket e me absurde kjo qe them une lool ...Kam njohur dhe persona qe jan me diferenc moshe dy-tre vjet dhe kan shkruar dhe shkojen persembari...:D
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

e njeh vazolinen ? imagjino me pas hisllin ,,, pasataj vazolina nuk te hyn ne pun . jo , jo. as mos e ço ndermend ,,,

shiko ketu ,, se nuk kam qef te mush rreshtat me budalliqe e te perseris veten . ti thua ka kshtu ka ashtu ,, dakort . deri ketu...se sjemi aq gdhe sa çna imagjino ti me ate çerevelon di peshe taten ,,,por nuk mund te thush ne te njejten kohe qe pervoja eshte ajo qe te jep "graden" madhore te pjekurise nderkohe thua qe her her duket sikur ky 20 vjecari ... (ose te duket ty ,, sinjorina dhiamalit)

ti qe ktu...ke perplas parakolpin ,,, imagjino sa deme ka ... eh?

E para shkruaj shqip edhe shqipe te lexueshme:D...E dyta kur me drejtohesh mua leri epitetet,mu drejto me nick sic te drejtohem...E treta kur them duket si 20 vjecari e them nga pamja,sepse ke shume persona qe nuk e japin per moshen e vertete qe kane...Nuk eshte mosha ajo qe duhet te bindesh per nje njeri,se eshte nje femer 35 vjec nuk eshte domosdorshmerisht e pjekur...Tani nese se kupton ti me fjale te tjera sdi te ta shpjegoj...

E sa per parakolpet e gjerat qe thua u vrave shume??Jo per gje por qeni plak zagar nuk behet ;) Kalofsh bukur e kujdes me epitetet se spo flet me shoqerine tende as ato qe je mesuar ti:)
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Ehe Neveritit sa mir e ke pershkruar... :D

Ndersa mua sdo me dukesh absurde them kte sepse juve u ka ren rasti flas per kto qe jan te martuara :D Ju ka ren rasti jeni martuar dhe tani e shikoni disi absurde kte gje dhe asqe e mendoni nje gje te till, une te them se sesht se ti e mendon dhe te duket apsyrde por gjerat vijn naturshem pak terrheqe fizike pak epsh pak nga te gjitha dhe humbet ne boten e tij..E them kte sepse jo kam par e kam degjuar por dhe vet kam provuar lool Kshuqe asgje mos te duket absurde, po te them e kte tjetren dhe pse femra e martuar persri e terrheq gjithmon nje mashkull me i vogel se ajo , kte po deshet edhe mohoeni..:) Sjam kondra qe do ju duket e me absurde kjo qe them une lool ...Kam njohur dhe persona qe jan me diferenc moshe dy-tre vjet dhe kan shkruar dhe shkojen persembari...:D

O Ren djali,,varet nga kendveshtrimi i gjethesecilit,..ky kendveshtrimi im eshte personal,,nuk kam asgje kudra nje cifti me diferenc moshe ku partnerja eshte me madhe..(diferenca 2-3 vjecare nuk quhet diferenc,,hyn tek moshtaret,..),,gjithesesi nuk me pelqejn,,nuk me duken llogjike.Mendoj se njeriu duhet te ndaj epshin,****in,,momentin,,nga ndjenja dashuria e vertet..!! mendimi i im ky..:)
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Meq sot jeten e kemi me recet dhe meq keta VIP-at qenkan ndare them te ndahemi edhe ne sa per te qene IN me shoqerine :eek:kidoki:
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

O Ren djali,,varet nga kendveshtrimi i gjethesecilit,..ky kendveshtrimi im eshte personal,,nuk kam asgje kudra nje cifti me diferenc moshe ku partnerja eshte me madhe..(diferenca 2-3 vjecare nuk quhet diferenc,,hyn tek moshtaret,..),,gjithesesi nuk me pelqejn,,nuk me duken llogjike.Mendoj se njeriu duhet te ndaj epshin,****in,,momentin,,nga ndjenja dashuria e vertet..!! mendimi i im ky..:)

Sigurisht per kto po flas dhe une jo per diferenca me te medhaja per diferenca me te medhaja bijen ne sy kto qe ke permend ti dhe skam c'shtoj tjeter ... :D
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Svaret asgje nga mosha nese i ngjit karakteri si me i madh si me i vogel ska lidhje fare mosha.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Jam dakort me k'te djalin lart, ka te beje karakteri i personit/nes
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Dhe un jam dakort me kete vajzen lart :p Aty ku egzistojn ndjenjat ska renci mosha apo bukuria...
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Hajt per hajer pra ....
Njoh cifte qe mashkulli eshte me i vogel e jane qe 20 vjet bashke te kenaqur. Njoh cifte qe femra eshte me e vogel dhe nuk funksionon aspak dhe anasjelltas.Jam e mendimit se per asgje nuk ka garanci ne jete... Bejme plane thu se jetojme 1000 vjet. Se fundi eshte thjeshte ceshtje perkushtimi (tipi karakteri nga te dy palet). Mosha eshte vec nje numer.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Si boni kot ju,tani ka ardh moda me gjet te dashur me te madhe se veten :p
Nejse,per mua ska rendesi shume mosha (duke u bazuar tek experiencat e mia)....dhe tani duke u bazuar tek experiencat e tjerve une them qe te kesh nusen me te madhe se veten eshte akoma me mire se ajo tradita qe ta kesh nja 10 vjet poshte vetes...Arsyet jane shume dhe te gjithe i kuptoni besoj :).
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

\Inva Pirro cdo her me jan duk diferenc e madhe moshe .
Un personalisht nuk do ndihesh rehat te martohm me nje te moshes me te vogel se mua flas si femer.
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

me siguri dhe une do pegjigjesha si ju po te mos e kisha provuar
po behet nje vit qe kam lidhje me dike ca vite me te vogel se une (dhe vetem ku lexoj kshu temash kujtohem per moshen e tij)

eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ndonjehere
 
Lidhja me mashkullin më të ri

f.0729103013201_m.gif

Në qoftë se ju pëlqen ndonjë mashkull i cili është më i ri se ju, në qoftë se flirti i padjallëzi është shndërruar në diçka më serioze, ndërkaq ju ndiheni mirë për këtë që po ju ndodh, atëherë s’keni përse të brengoseni. Me rëndësi është që ju të dy mendoni për të njëjtën gjë. Dallimi i moshës megjithatë është vetëm një numër.
Janë plot energji
Meshkujt e rinj janë plot energji dhe lumturi. Janë optimistë dhe janë në humor shumë të mirë. Janë argëtues, gjithmonë janë të mirë për aventurë dhe dëshirojnë shumë të përkëdhelen.

Ju jeni shefja
Zakonisht do të dëshironi që t’ia mësoni shumë gjëra. Kështu do ta bëni të jetë i varur nga ju, edhe emocionalisht edhe fizikisht. Meshkujt vlerësojnë përvojën, përkatësisht do t’ju vlerësojnë për faktin që jeni më me përvojë. Përvoja dhe mençuria juaj do t’u duken shumë se.ksi.

Duken mirë
Meshkujt e rinj janë të kujdesshëm sa i përket dukjes së tyre. Nuk është e gjitha vetëm dukja e mirë, mirëpo kjo gjë është gjithsesi një përparësi.

Hyjnë në jetën tuaj me më së paku kujtime nga lidhjet e kaluara
Janë shumë më të vogla gjasat që pas 6 muaj lidhjeje të përjetoni zhgënjime, sepse ai brengoset në mos po e tradhtoni, ashtu siç ia ka bërë ish e dashura e tij.

Nuk janë të hamendur në përditshmërinë e tyre dhe nuk janë të torturuar
Akoma besojnë në dashuri dhe besojnë se mund të dashurohen me ju. Sa i përket kënaqësisë se.ksuale, ata janë në kulmin e tyre se.ksual.

Nuk e krahasojnë suksesin e tyre me karrierën tuaj
Me fjalë të tjera, nuk do të jetë i frikësuar nëse jeni më e suksesshme se ai, siç do ta bënte dikush i moshës suaj apo më i vjetër se ju.

ا’mendoni ju për lidhjen me mashkullin më të ri? A do të kishit praktikuar ju diçka të tillë dhe cili do të ishte dallimi i moshës që do të mund ta përballonit ju? /Telegrafi/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Marigoja m gjinon :lol:
un sdu burr qe ti tregoj perralla se ka frik erresiren :p
 
Titulli: …kur partneri është më i vogël. Ndonjëherë funksionon!

Mendoj qe ska asnje problem...spo flas per diference 40 vite lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top