Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0220193152203_m.gif


Edhe pse prindërit vështirë që e pranojnë para familjes ose miqve, hulumtimi tregon që megjithatë favorizojnë një fëmijë në krahasim me tjetrin.
Hulumtimi i ri kanadez ka treguar që sa më shumë dallon stili i rritjes së fëmijëve nga familja e njëjtë, aq më negativ do të jetë ai në ndikimin në shëndetin psikik të të gjithë anëtarëve të familjes.

"Ky zbulim është shumë befasues", tha Jenny Jenkins, profesoreshë e psikologjisë së aplikuar dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin në Toronto dhe udhëheqëse e këtij studimi. "Kemi pritur që e ashtuquajtura "rritje diferenciale" ndikon vetëm në dinamikën në mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë është treguar që ajo ndikon në tërë familjen".
"Rritja apo edukimi diferencial" në fakt është emër i zbukuruar për atë që në fakt paraqet favorizimin e një fëmije në krahasim me tjetrin.

Hulumtimi i cili është publikuar në revistën "Zhvillimi i fëmijëve" ka zgjatur katër vjet. Për këtë periudhë janë përcjellë "400 familje kanadeze me metodën e anketës dhe vrojtimeve direkte.

Prof. Jenkins dhe ekipi i saj kanë zbuluar që fëmijët e prindërve të cilët nuk i kanë trajtuar njëjtë fëmijët e vet, kanë pasur më shumë probleme me kujdesin dhe raportet shoqërore që kanë vazhduar edhe në moshën e rritur.
Hulumtuesit kanë zbuluar që rritja apo edukimi diferencial është i lidhur edhe me disa faktorë, siç janë varfëria, sëmundjet mentale dhe historia e abuzimeve në familje.

Njëlloj kështu, hulumtimi ka treguar që nënat të cilat kanë qenë nën stres më të gjatë emocional dhe financiar më rrallë kanë qenë të drejta ndaj fëmijëve të tyre. /Telegrafi/
 
Pe: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Eh babi im thoshte : Te gjithe gishtat dhembin njesoj...Keshtu qe studimi ska ndonje vlere,po mund te thuhet qe ndoshta tekat dhe kapricot i plotesohen me te vegjelve ngaqe jane te tille,por jo se dashuria e prinderve ndahet diku me shume diku me pak...
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Nje fjale e vjeter thote se: Prindi asgje dhe aske nuk ka deshire te shof mbi veten pos femijes se tije.

Ne kuptimin e plote te fjales dashuri dhe ne kuptimin sasior te saj kam pershtypjen se dashuria ndaj femijeve (si femije - si pjese jona ne teresi) nuk ndahet por seq kam nje pershtypje se analiza qe eshte bere ka te drejte.

Ne jeten tone te perditshme, ku dashuri duhet te falim cdo dite, madje ate duhet ta ndajme edhe ne shume pjese: ndaj bashkshortes, femijeve, miqve dhe rrethit qe na rrethon seq kam pershtypjen se kur fillojme e ndajme dashurine (dhe realisht ndahet ngase kete na e detyrojne faktoret rrethues) kam pershtypjen se ndaj femijeve nuk kemi gjithnje dashuri te ndare proporcionalisht ne menyre te barabart. Une munde te them per veten, pasi qe kam dy femije (goca e cuni), se ne kuptimin e pergjithesuar nuk i ndaj por kur filloje ta ndaje dashurine per ta kam pershtypjen se goces i dhuroje me shume se sa cunit. Ndoshta eshte edhe arsyeja e femijes se pare, ndoshta eshte arsyeja se eshte goce e ndoshta ndonje arsye tjeter qe ka ndikuar ne kete shperndarje jo proporcionale por e pranoje se goca merr me shume (nje cik) dashuri nga une.

Edhe nga pervojat jetesore, te rrethit ku jetoje, kam pare ndarje te dashurise dhe ekto ndodhin ne perditshmeri. Kam pershtypjen se me e rrezikshmja qendron ne ate kur kjo ndarje jo proporcionale behet e verejtshme dhe fillon te kete efektet anesore.

Pra ajo qe dua te them eshte se ne si prinder ne pergjithesi nuk kemi dashuri proporcionale per femijet e ndryshem por duhet te sillemi (per te miren e tyre) ne ate menyre te paverejtshme sa kjo ndarje jo proporcionale te mos behet faktor i dukshem.
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Prinderit i dojn me shume femijet e medhej ose te vegjel ne shumicen e rasteve .
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

kot jam qe jam . po hedh nje pytje !

po i drejtohem kitrres, belles , Nevit . si prinder apo kushdo tjeter ketu ne forum qe esht prind dhe un nuk e di mund ti pergjigjet kesaj pyetje .

dmth kontakti me femijen buz me buz . (puthja qe japim femijeve tane , jo çdo kush e shikon nga kjo pikpamje , eh. i duket e neveritshme ose deri aty se ta quajne inçest ) .

pra ne ate moment themi se dhurojm nje puthje me nje dashuri sublime ,,, e praktikoni ?

them se , kur te behem baba per her te par (qe pika t'gjithve veç mu jo , per futbollistin tim haha) do ta puth sa s'ka . kjo sme ben mua baba pedofil , ose baba abuzues .por duke njohur qe ne nje periudhe moshe femija rritet dhe kompleksohet paksa nga kjo lloj sjellje ,,, booh . dhe na duhet te heqim dor dhe ta shfaqim ne menyra te ndryshme mendoj .
 
  • Më pëlqen
Reactions: LBG
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Boo mund te jete qe ndonjerin e mbajne me hater por te gjithe njesoj i duan :)
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

kot jam qe jam . po hedh nje pytje !

po i drejtohem kitrres, belles , Nevit . si prinder apo kushdo tjeter ketu ne forum qe esht prind dhe un nuk e di mund ti pergjigjet kesaj pyetje .

dmth kontakti me femijen buz me buz . (puthja qe japim femijeve tane , jo çdo kush e shikon nga kjo pikpamje , eh. i duket e neveritshme ose deri aty se ta quajne inçest ) .

pra ne ate moment themi se dhurojm nje puthje me nje dashuri sublime ,,, e praktikoni ?

Tani ca nga ceshtjet, edhe intimitete familjare, nga perditshmerite e coroditura tonat jane dramatizuar deri ne ate mase sa ste lene pike dashurie as me femijen tende. Pra nuk them se nuk ndodhin inceste madje kam pershtypjen se ato kan ndodhur edhe me heret, edhe me pare edhe kur keto pucjet nuk i shihnim fare ne TV.

Do te pergjigjem dhe do flas ikerishte per vete pa asnje droje. Ne jeten e perditshme, ne rrethin ku veproje por edhe ne familje kam pershtypjen se mbajtja e distancave ka rendesine e tyre. Pra edhe vet bota eshte krijuar nga yje e planete te cilat me miliona vite mbajne distancat e tyre dhe po u prishen keto distanca e marrim me mend se cfare do te pasoje.

Edhe ne familje mendoje se ruajtja e distancave ka rendesin e tyre. Une kam gocen 8 vjece e cunin 2 vjec. Edhe me gocen edhe me cunin mundohem te beje prindin me te mire. Loze, i mikloj, thurrim tregime por edhe puthemi. Ndoshta me rritjen e goces duhet filluar te krijojme ndonje distance por nje gje eshte e sigurt se kur mungoje ne shtepi e merr vesh tere lagja merzine e saj. Ndoshta ka ardhur koha te distancohemi pak nga njeri - tjetri.

E kam theksuar edhe me heret, madje edhe ne forum, se une akoma i beje banjo cupes time. Kjo ndoshta nga arsyeja kur jane dy prinderit te angazhuar por edhe nga arsyeja se ajo eshte mesuar me shume me mua. Njerezit munde te me cuajne te cmendur por mua aq me bene se cfare mendojne te tjeret.

Te rrisesh nje femije eshte si te hapesh pus uji me gjilper dore. Ne si prinder e kemi obligim te bejme me te miren per ta por nuk se ka ndonje formule te ckatuar me pike e me presje. Megjithate ne e kemi obligim.

Sa per ndarjen proporcionale e perseris mendimin se dashuria ne gjenerale nuk ndahet. Pra dashuria si koncpet madhor. Por kur fillon e ve ne praktike asnje prind, asnje prind kam pershtypjen se nuk munde te beje ndajre proporcionale. Vetvetiu ndonjeri femije eshte me i kendshem dhe me i kendshem ne shume virtyte qe te detyron ti falesh nje cik me shume dashuri. Ama nje cik. E rendesishme eshte te mos krijohen duistanca te medha.
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Me ne fund e zbulova pse sme dashka me shum prindieri mua po do me shum vllain e vogel :( Flm studim qe me bere te kuptoj lool :(
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Sipas Mendimit Tim une them qe dashuria prinderore eshte njesoj per femijet
kurse e kunderta them se ka lekundje :)
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

vertet qe prinderit i duan femijet ne menyra te ndryshme... nuk do e percaktoja ne 'sasi' nje me shume e nje me pak... por ndryshe nga njeri-tjetri edhe te ndikuar nga karakteristikat qe kane femijet te dallueshme nga nj-tj. nganjehere nenat kane nje dobesi me te madhe per djalin, e babai per vajzen, por kjo nuk eshte e prere me thike. nganjehre prinderit mund te fokusohen te nje femije me te cilin vuajne me shume, apo eshte me shendetlig... por diferenca ka...
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Sipas mendimit tim kjo eshte e vertete pikes i ka rene ky studimi...Prinderit perfshire dhe te mite kane preferencat e tyre packa se mundohen ta fshehin..Gabimet e femijes qe eshte me pak i preferuari goditen gjithnje me shume..
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

nuk e di prinderit e mi se pranojne 1 gje te tille :)
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

as ata te mite se pranojne po mua me kane llastuar me pak nga te tere :( Lol
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

as ata te mite se pranojne po mua me kane llastuar me pak nga te tere :( Lol

sepse kam pershtypjen qe te kan llastuar shume lol

kjo ndarja nuk ka qene asnje here e barabarte, dihet :p
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Dashuria e prindërit për fëmijën e tij është njësoj për mendimin tim.
Ndoshta bën disa veçime si përshembull kur vjen fëmija më i vogël
normale që do llastohet pak më shumë, këtë e kam vën re me
motrën por përsa i përketë dashurisë skam vënë re asnjë dallim..
 
Titulli: Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

Dashuria e prindërit për fëmijën e tij është njësoj për mendimin tim.
Ndoshta bën disa veçime si përshembull kur vjen fëmija më i vogël
normale që do llastohet pak më shumë, këtë e kam vën re me
motrën por përsa i përketë dashurisë skam vënë re asnjë dallim..
Po llastimi mund te vij vetem nqs eshte diference e madhe moshe, se nqs eshte 1-2 vjet, femijet riten me te njejtat regulla, ca si lejohet njerit si lejohet as tjetrit.

Gjithsesi, mbase tema do te flasi per dashuri dhe krenari.
Jo te gjithe femijet jane nesoj, nuk kane te njejtat aftesi, nuk kane te njejtat mundesi per te zhvilluar njohurite ose nuk kane talent, prandaj si pasoj nje njeri nga femijet eshte i talentuar per pikture, muzike, sport, edhe ka rezultate te bukura- normalisht qe prindi do krenohet me te, por kjo sdmthn qe femijen tjeter, i cili sdi te pikturoj (as te pakten te zhgaravisi) se do.
Prindi do dhe femijen me maskara ( qe ben te paberat e botes, qe perfundon ne burg).
(por behet fjale per prindrit me ndjenja, qe i kane mirepritur femijet, qe i kane si drita syrit, jo per njerzit qe nuk meritojne titullin prind- vetem se vune ne nje vend nje ovul dhe nje spermatozoid).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top