Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Arfenilla

Themelues i Forumit
7 vjet burg pa kusht vendosi gjykata penale e Larisës kundër tre shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen se në vitin 2007 therën dhe poqën një dele, sepse ishin të uritur.

1147.jpg

Incidenti u raportua në polici nga bariu dhe policia identifikoi si autorë të vjedhjes 3 shqiptarë, që jetonin në rajonin e Farsalas në kushte mjaft të këqia. Kundër shqiptarëve u ngrit akuza për vjedhje të kafshëve. Pasi bariu deklaroi në gjykatë se nuk dëshiron ndjekjen e tyre, shqiptarët u liruan dhe çështja u mbyll me kërkesën që ata të largohen nga vendi.

Por së fundi prokurori gjeti se vjedhja dhe vrasja e kafshës është bërë nga më shumë se një person, duke e cilësuar atë “keqbërje” dhe e risolli çështjen në gjykatë.

Të tre të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancën e së premtes, por u shpallën fajtorë për vjedhje të përbashkët dhe vrasjen e deles dhe u dënuan me 7 vjet burg.

Sipas vendimit, do të lëshohet një urdhër për arrestimin e tyre, ndërsa avokati do të paraqesë një kërkesë për pezullimin e zbatimit, derisa rasti të trajtohet edhe në gjykatën e shkallës së dytë. /balkanweb
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

e ai siktir
gamo tin dikeosini sas
(i shava ne greqisht)
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Ja pse Sistemet Demokratike jane te shpifura . Nuk jane te shpifura dhe te deshtuara vetem ne nje fushe si psh te ekonomise , ku Greqia falimentoi , por ne cdo fushe per ti ofruar shoqerise kane deshtuar dhe do te deshtojne ne te ardhmen. Rasti i tille me se miri tregon , se si nje sistem demokratik eshte sistem edhe me i keq se sistemet e mehersheme komuniste , socialiste , e ''kishtare'' . Njeriu te denohet me burgim me 7 vite , pse ka ngren nje kafshe , per te larguar urine . Kjo eshte kulmi i ketyre sistemeve .
 
clidhje ka sistemi demokratik me kete vendim gjyqi
dhe clidhje ka drejtesia me sitemin politik
sa per krahasimet me sistemet etjera
nga ato qe thoni po,vendimi do ishte ti merrnin koken
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

...therën dhe poqën një dele, sepse ishin të uritur.

Te uritur dhe te theres e te presesh deri sa te piqet delja...

Nese e kan vjedhur delen ateher sipas kodit penal Grek duhet te denohet per vjedhje,dhe masa mund te kapi nga x vit deri ne y vit,kete mund ta sqaroi me mire nje njeri qe ka njohuri ne Drejtsi.
Masa ne shikim te par duket nje mase e tepruar,paragjykimi qe te 3 ishin Shqiptar mendoj se ka ndikuar ne shqyrtimin e ceshtjes... Ta dergojn ceshtjen ne Strasburg me mire.
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

clidhje ka sistemi demokratik me kete vendim gjyqi
dhe clidhje ka drejtesia me sitemin politik
sa per krahasimet me sistemet etjera
nga ato qe thoni po,vendimi do ishte ti merrnin koken

Gjyqi nese nuk ka lidhje me Sistemin e atij vendi . Pra , ne baz te cilit sistem , funksionojn GJykatat , Qeverit , Parlamentet ?!Problemi te keto sisteme eshte si ato te meparshmet , vetem te keto eshte edhe nje problem me i madhe . Se njeriu per nje Dele denohet ma denim marramendes , vetem pse eshte i etnis tjeter , kurse ka politikan me miliona qe vjedhin shtetin , shoqerin , ata askush nuk i denon . Keshtu shtetet nuk do te zgjasin se jetuari dhe funksionuari .
Demokracia e proklamon nje parim shume te madhe , mbrojtjen e pakicave , po valle si mbrohen pakicat ne shtetet Evropiane ?! Kjo eshte tem e gjere , po si do cofte m kur hapet nje tem e tille do te diskutojm .
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Te uritur dhe te theres e te presesh deri sa te piqet delja...

Nese e kan vjedhur delen ateher sipas kodit penal Grek duhet te denohet per vjedhje,dhe masa mund te kapi nga x vit deri ne y vit,kete mund ta sqaroi me mire nje njeri qe ka njohuri ne Drejtsi.
Masa ne shikim te par duket nje mase e tepruar,paragjykimi qe te 3 ishin Shqiptar mendoj se ka ndikuar ne shqyrtimin e ceshtjes... Ta dergojn ceshtjen ne Strasburg me mire.

Ligji nuk duhet te mbaj kont nqs eshte shqiptar, afrikan, apo grek.
E njejta vjedhje ( te njejtat kondita, rethana, pasoja) duhet te mari te njejtin denim, per te gjithe nacionalitetet (ne ate Greqi, mqs aty u be gjygji).
Duket shume 7 vjet per nje vjedhje, por mbase kane pasur dhe "vepra" te tjera ne te kaluaren, te cilat ndikojne ne ritjen e denimit.
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Nuk ka ligj (logjike) qe te kap kur behet fjale per te mbushur barkun. Quhet akt i detyruar per mbijetese. Mbijetesa eshte dhurate e natyres. Ashtu si vetmbrojtja, kur vret nje person tjeter kur kercenohet jeta jote. Ne kete rast behet fjale per uri, dhe viktima ka qene delja..:)
 
Nuk e di a ke degjuar per raste qe jane denuar se kane vjedhur nje buke.
Mbijetesa nuk duhet te kthehet ne vjedhje. Nqs ishin ne gjendje urije, me mire shkonin kerkonin tek bariu, se sa ti vidhnin kafshen. Mbase dhe bariu per mbijetese e kishte ate kafshe. Ose mbase kur do venin ta vidhnin, do i kapte bariu e ne nje lufte e siper do lendonin apo edhe vrisnin bariun. Si do quhej dhe kjo, vetembrojtje, aksident apo vjedhje me vrasje?!

Nqs nuk denohen rastet e vjedhjeve ( se jane te vogla), krijohet precedent, dhe i lejon te tjereve te bejne po te njejtin xhest sepse e dine qe sdo pesojne asgje.
 
Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Per 1 dele te denohen me 7 vjet burg!ket vetem greku e ben se ata po vrasin njeriun e po denohen me 7 vjet heqje lirije e keta per nje kafsh , po ujku nese ndodhe ti haj delet kush duhet te vuaj denimin?
 
Pe: Titulli: Greqi, 7 vjet burg tre shqiptarëve, për një dele

Ja pse Sistemet Demokratike jane te shpifura . Nuk jane te shpifura dhe te deshtuara vetem ne nje fushe si psh te ekonomise , ku Greqia falimentoi , por ne cdo fushe per ti ofruar shoqerise kane deshtuar dhe do te deshtojne ne te ardhmen. Rasti i tille me se miri tregon , se si nje sistem demokratik eshte sistem edhe me i keq se sistemet e mehersheme komuniste , socialiste , e ''kishtare'' . Njeriu te denohet me burgim me 7 vite , pse ka ngren nje kafshe , per te larguar urine . Kjo eshte kulmi i ketyre sistemeve .

E para iher cte ka faj sistemi demokratik ty?E dyta ajo delja ishte e tyre??JO!,Dicka qe nuk eshte e jotja pse e prek??E treta marrja e dickaje te tjetrit pa lejen dhe dijeni e tij a quhet vjedhje?Hajt ne vendet demokratike qenka ky ligj qe zotrote ste pelqen,me thua dot ne vendet islamike,komuniste,diktatoriale ca denimi do kishin per kete veprim??:)...Me mire pergjigju ti se sa te te jap pergjigje une...
Njeriu te denohet me burgim me 7 vite , pse ka ngren nje kafshe , per te larguar urine . Kjo eshte kulmi i ketyre sistemeve .
Po kaq te uritur paskan qene,sa kane pritur te therin delen,ta rrjepin ta pjekin qe nuk behet pune minutash por do disa ore,edhe ta hane pastaj??Kaq shume te uritur paskan qene sa kane pritur kaq gjate,kaq kohe??Si denim ndoshta duket i rende,spo llogaris ndoshta edhe perberjen etnike,por vjedhje quhet,na pelqeu sna pelqeu vjedhje eshte...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top