Si zbulohet tradhëtia?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhëtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”.

Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhëtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.

Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhëti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.

Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhëtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.

Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhëtive

1. Mesazhe të gjetura në celular - 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore - 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompiuterin personal - 13%
4. Të kapur në flagrancë - 11%
5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën - 5%
6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhëtinë - 3%
7. Tradhëtari pranon lidhjen e tij spontanisht - 2%
8. Një mënyrë tjetër - 2% /TCH

Po ju si e keni zbuluar tradhetine?
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

9. nga nje n.llogarie sekrete bankare..:p
E dashura sekrete duhet te kete edhe nje kosto ....:)
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

duhet ta degjoni kte :D

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Si zbulohet tradhëtia?

Mire qe tradhtojne por tregohen dhe te pakujdesshem dhe si vejn kod celularit qe mos t'ja u kapin mesazhet :p
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Duke shajt gruan e komshiut
 
Pe: Si zbulohet tradhëtia?

1. Mesazhe të gjetura në celular - 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore - 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompiuterin personal - 13%

Kemi thene s'duhet te pergjojme as kontrollojme gjerat e te dashurit,nuk eshte e drejte dhe asnjera s'do e bente nje gjest kaq te ulet se i besojme verberisht atij!!!:p
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Ska ndodhure as te zbuloje as te me zbulojne...me mire keshtu :p

Doja te shtonin ne sondazh dhe faturat ose nr ne portofol pa dashje....lol
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Nuk eshte e nevojshme ti shohe cel..apo rrjetet shoqerore etj,,por vet kuptohem nga qendrimi qe mban ai person ndaj teje,ndjenjat ftohen dhe vet e kupton se ai/ajo ka ndryshuar dhe nuk eshte me ajo dashuri,respekt,mirekuptim
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Rendesi ka te mos tradhetoje sepse po u be sia vlen as te gjurmosh.
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Menyra efikase kto te zbulimit por dhe pa nevojen e tyre tradhetia zbulohet sepse fillon e zbehet kujdesi e dashuria..Thuhet qe nje grua e ndjen kur tradhetohet...Gjithsesi kto rrjetet sociale jane bere te papame per konflikte mes te dashuruarve..vdekte facebooku ,rrofte dashuria..:cow:
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhëtive

1. Mesazhe të gjetura në celular - 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore - 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompiuterin personal - 13%
Po ju si e keni zbuluar tradhetine?

Eu cna beri kjo teknologjia, cna beri :liber:
 
Re: Si zbulohet tradhëtia?

Si ta kete ndar mendjen per te te tradhetuar kontrolloje sa te duash ti :p
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Tel eshte arma kryesore , jam dakort :)
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

pertej shakase mendoj se nje grua ka aq intuite sa ta kuptoje se dicka nuk shkon ne raportin e vet. dhe me pas mund te dalesh tek kontrolli i ketyre fakteve, telefon, email, apo ku di une
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

e ke gabim, ka meshkuj qe te trajtojne sh mire dhe asgje nuk bie ne sy por s'do te thote qe nuk ka ndonje sekret pas ksaj skene,
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Un e kuptoj....Nryshim komplet sjellje...nervoz, konfuz...i fshehur ...skam nevoje ta kontrolloj deri ne detaje :D

Keshtu e kam kuptuar nje ishin tim....po ka vite, skishte as celulare, as internet...e imagjinoni sa e veshtire ka qen :)....eh do intuite femerore kjo gje :p, telepati e zgjuarsi heheheh :D
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Te mjerat ju qe tere jeten e jetoni ne frike, duke kontrolluar cdo gje, duke u marr ere petkave te partnerit, duke kontrolluar celularin ncncncnncnc ne vend se ta jetoni jeten pa komplekse, te ofroni maksimumin qe te merrni maksimumin dhe nese ofroni dyshimin do te merrni zhgenjimin. Nje lidhje ne te cilen ka dyshime dhe jo besim heret apo vone do te reflektoj ne zhgenjim.
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Un e kuptoj....Nryshim komplet sjellje...nervoz, konfuz...i fshehur ...skam nevoje ta kontrolloj deri ne detaje :D

Keshtu e kam kuptuar nje ishin tim....po ka vite, skishte as celulare, as internet...e imagjinoni sa e veshtire ka qen :)....eh do intuite femerore kjo gje :p, telepati e zgjuarsi heheheh :D

Ti kupton ate qe nuk eshte ne nivelin e duhur, po jo te tjeret:p ....duhet praktike ne k'to gjera;) [:p]
Sa mire per ty qe nuk je; " bella mia "..:)
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Ti kupton ate qe nuk eshte ne nivelin e duhur, po jo te tjeret:p ....duhet praktike ne k'to gjera;) [:p]
Sa mire per ty qe nuk je; " bella mia "..:)

:) Lauri un flas per eksperience personale persa i perket partnereve. Por nje femer i kupton dhe i ndjen mbi te gjitha cdo gje, edhe te tjeret pa merak :p

Sa mire per mua qe nuk jam; ca? se pak e kuptova kete pjes :D


Te kerkosh, te zhbirosh nje celular, nje fb apo nje adres te partnerit nuk do te thote se je e zonja te gjesh nje tradhti...."caro mio Lauri" ;)
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Tradhetia, gje e keqe...

Jo jo nuk na tradheton askush asnjeher ( as nuk e zbulojm), sepse me kohe nuk lidhemi me tradhetar...

Me mir i varfer ne materialen, ndersa i pasur ne vlerë.
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Tradhtia zbulohet me nje kusht lol athere kur e dashura ti fut mbathjet e saj ne xhepin e berndshem te xhupit dhe kur ti shkon per ta cuar ne shpi e per ta lar grat si zakonisht i kontrollojn nje her rrobat pastaj i fusin ne lavatrice dhe atu dalin e mbathjet e shoqes tjeter lol lol
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

sa ironike ne vetvete,,si teme:
njeri nga partneret,ben tradhtin dhe kenaqet,,tjetri angazhohet ta zbuloj per te zezen e vet..ahhahahahahaha,shume e padrejt kjo bot..:p
 
Pe: Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

e ke gabim, ka meshkuj qe te trajtojne sh mire dhe asgje nuk bie ne sy por s'do te thote qe nuk ka ndonje sekret pas ksaj skene,



Kujt i thua trajtim shume mire??Te kryeje marredhenie me ty,te mos bertase,te mos godase??...Pse gjithmone nje mashkull kur tradheton sduhet te trajtoje mire??Ok ka meshkuj qe shtiren shume bukur,por une mbeshtes mendimin e Kretes,nje femer e zgjuar e kupton cpo ndodh ne familjen e saj...Kur them fjalen FEMER,e kam fjalen per nje femer qe di cbehet ne shpi te saj,me burrin e saj e me familjen e saj,jo keta FEMRAT PREJ KARTONIT,qe me rrine duke pare telenovela:)...
Trajtimi i mire nuk ka te beje me tradhetine,nje mashkull qe tradhton femra e kupton,nese eshte e vemendshme dhe ka ndjek per gjithe ate kohe levizjet,sjelljet,mimiken e fetyres se burrit...Nje mashkull qe ka shkuar me nje femer tjeter,ne fillim do jete si i menduar,si me faj,nervoz,etj etj,per te mos anashkaluar pjesen e shtratit...Nese ai mashkull ka shkuar me nje femer,dmth qe ka patur terheqje ****uale(epsh) per ate femer,e smund te kete ne te njejten kohe epsh dhe per gruan menjehere:)...Ketu filon edhe dallimi qe dallohet edhe ne shtrat,ne sjellje ne veprime,pasi ai ca donte te shfryente(se po te flas ne gjuhe popullorshe)e arriti me tjetren e me gruan do e beje marredhenien vec si dicka automatike,me mendjen tjera vend,me deshire hajt te kryesh pune sikur eshte nje detyre qe duhet bere...

P.s Pse me jep peshtypjen ti mua qe sje as 20 vjec:)Pa ofendim kjo,nje intuite ishte:)
 
Titulli: Si zbulohet tradhëtia?

Akoma duke bere roje per ta zene me pel per dore :chh Kam pershtypjen se sikur ca energjite qe shpenzohen per te bere roje te drejtoheshin ne drejtim te shpenzimit te tyre per te permiresuar marredhenien ceshtja do permiresohej dukshem.
 
Pe: Si zbulohet tradhëtia?

Unë dij një se "kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë!"

Thjesht, nuk shpenzoj kohë e mund për këto.
Nëse ka për të ndodhur, kurr mos mbetë pa ndodhë,
se nuk bëhet kijameti.
 
Beji pyetje te papritura dhe tak... e kape... ;) lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top