Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Kosovari

Koha
Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

E hëne 21 Janar 2013 12:53
Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius njoftoi se Rusia ka ofruar ndihmë në ndërhyrjen ushtarake në Mali.
Duke folur për radion Europe 1, Fabius tha se Rusia do të ofroj ndihmë, së bashku me disa vende evropiane. Edhe Kanadaja ka paralajmëruar ndihmnë për transportimin e trupave dhe municionit në Mali.
Megjithatë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia kishte heshtur lidhur me ndërhyrjen.
Duke folur për Europe 1, ministri i jashtëm francez tha se Franca do të jetë e pamëshirshme ndaj “kërcënimeve” që do ti bëhen asaj.
Qindra persona janë vrarë në Mali pasi javë më parë Franca lansoi një operacion sulmesh në një zonë me shumicë muslimane.
/mesazhi/
 
Pe: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Sa në hall të madh kanë ra.
Aq problem i madh ky Mali...
 
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Aq te forte qenkan banoret e Malit, pothuaj kane t'gjithe armet moderne me shkaterrim ne mase, qe qenka nevoja per nje grusht shtetesh t'futen.

Eh, paraja "Zot", keshtu e ka.
 
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Edhe Britania mbështet Francën

Qeveria Britanike i ofroi asistencë Francës në luftën e saj kundër muslimanëve në Mali. Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se do ta ndihmojë edhe Francën, pasi më parë i huazoi dy aeroplanmbajtëse.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk ka plane për një ndërhyrje tokësore.
Pas vdekjes së disa shtetasve britanikë në sulmin kundër impiantit të gazit në Algjeri, Cameron tha se Afrika e Veriut po bëhet një "magnet" për xhihadistët.
Shqetësimet për rritjen e prezencës së Al Kaedës në Afrikën e Veriut janë rritur pas vendosjes së trupave franceze, qëllimi i të cilëve është për të frenuar avancimin e muslimanëve më Mali.
/mesazhi/
 
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Edhe Amerika e ndihmon Francën

Zyrtarët e Pentagonit thonë transporti I forcave ajror amerikane në Mali, forvca këto në kuadër të pushtimit francez, mund të vazhdojë edhe për dy javë.
Zyrtarët thanë se priten rreth 30 fluturime të aeroplanëve C-17 mbrenda territorit të Malit.
Air Forca amerikane është duke e mbajtur disa njerëz në Mali, në mënyrë që tu ndihmojnë ushtarëve që arrijnë në aeroport.
Air Forca amerikane tashmë ka bërë pesë fluturime C-17 në Bamako të Malit, duke sjellur në vend më shumë se 80 trupa franceze dhe 124 ton të pajisjeve.
SHBA nuk i ka ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë Francës për luftën në Mali, por ka ndihmuar ushtarakisht dhe përmes logjistikës.
/mesazhi/
 
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Po Rusi ktu po ben loje te dyfisht apo po behet krah i NATO-s?
Irani se mbeshtet kete lufte te re qe po i bejn Malit,po Rusi a s'esht aleat i Iranit? Apo vetem per te kontrastuar ShBA jan aleat kto?
Russia helping Iran accelerate nuke program
Lajm i 20 minutave me pare.

Pavarsisht atyre qe shkruajn mediat sipas interesave tyre. Italianet kan nderhyre dhe gazetat italiane do flasin per interesat e tyre,Britaniket poashtu.

Me konferencen e Berlinit pse e ndan Afriken me vizore? Pikerisht ajo zone qe sot po behet territor lufte esht e ndare me vizoren e Konferences Berlinit (fundi shekullit XIX).
Per kete duhet te diskutojm,askush nuk flet per kete,PSE?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Paskan gjetur nje teritor tjeter ku do provojne armatimet qe kan zbuluar keto vite. Zakonishte gjejne keso vende jo stabile per tu bere publicitet armeve te veta.

Biznesi me i madhe ne bote per mua eshte lufta. E dyta vjen shendetsia.
 
Titulli: Rusia do ti ndihmojë Francës për luftën në Mali

Jane ''BASHKUAR QAFIRAT '' .........

Ja keto jane shtetet ''Paqesore'' . Po i luftojn terroristet - ekstremistet islamik !

Ja kush eshte AMERIKA , FRANCA , RUSSIA ,ANGLIA ?! Shtetet me te forta dhe me ndikim ne Bote !
Turp eshte per keto Shtete !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top