Arfenilla
Themelues i Forumit
Ajo e djeshmja ishte e tmerrshme. Ai ia kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fëmijë. Vetëm kur ai po i priste qafën, ulëriti aq fort sa u dëgjua në të gjithë godinën. Policia duhet ta arrestojë e të përballet me drejtësinë”. Kështu janë shprehur kolegët e mjekes së dhunuar barbarisht nga bashkëshorti Altin Tepshi.
Kolegët tregojnë se menjëherë pas martesës, Anila Domi ishte shkëputur edhe nga shoqëria, pasi Altini nuk e linte të mbante as celular.
“Ishte xheloz dhe kjo ishte shumë e rëndë. Na tha që edhe adresën në “Facebook” ia menaxhonte i shoqi. Gjatë gjithë kohës që ishte me leje lindjeje, kishim mundur të flisnim shumë pak herë me të. Vetëm kur ishte me motrën dhe nënën e saj”, tregon kolegia Moza, e cila mundi ta shpëtonte nga duart e bashkëshortit.
Nëna e mjekes tregon se vajza e saj ka një vit që është martuar dhe ka një djalë 9 muajsh, ndërkohë që i shoqi shfaqte shenja xhelozie.
“Duke e parë që nuk e lejonte të shkonte më në punë, Anila i ka kërkuar divorcin para disa ditësh dhe erdhi të jetonte në shtëpi me ne prindërit së bashku me djalin. Ai u bë shumë xheloz. Nuk e duronte dot këtë, i tha që djalin ta mbante e ta rriste e të mos shkonte më fare në punë. Por unë si nënë ia mora përsipër djalin për të mos e çuar në çerdhe se ishte i vogël”, tregon Shazia për GSH.
Shazie Domi tregon se dhëndri i kishte prerë flokët së bijës, dhe po të mos ishte ndaluar në kohë, do t’i merrte jetën Anilës.
Ajo bën thirrje që Altini të kapet sa më shpejt pasi ka frikë ndaj një hakmarrje të mundshme ndaj gjithë familjes.tema..