Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Aren

Anëtar i Respektuar
femijet.jpg

Të gjithë e kujtojmë me nostalgji filmin “Guximtarët”. Ilirin që rritej si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. I mësuar të gjente gjithçka gati, Iliri nuk e vinte re aspak nevojën për të bërë vetë gjëra, pa ndihmën e askujt.

Një metaforë e gjetur për përgjasimin me realitetin nga skenaristi dhe regjisori i filmit, Gëzim Erebara, që edhe pse ka mbi 40 vjet që është prodhuar duket sikur luhet edhe sot në jetën e përditshme.

Ekspertët gjinorë dhe sociologët thonë se shoqëria jonë përgjithësisht ka tendencën për të rritur fëmijë qullashë si Iliri i filmit: “Rrisim fëmijë dembelë. Kemi tendencën t’i shoqërojmë fëmijet deri në faza të avancuara të jetës si studimet universitare, pasuinversitare dhe madje deri në martesë.”

Modelet me të cilat janë mësuar prindërit tanë nënkuptojnë kujdesjen për fëmijët deri në moshë të madhe, gjë e cila ndikon dhe në mungesën e pavarësisë deri në moshë të vonë. Faktorët që ndikojnë në këtë lloj kulture edukimi janë të shumtë: “Deri vonë ne jemi mësuar të jetojmë në familje të mëdha ku lidhjet kanë qenë më të forta. Nga ana tjetër dhe pasiguria ekonomike ndikon, pasi fëmijët nuk janë të fuqizuar të vazhdojnë vetë jetën të pavarur.”

Në kulturën tonë bëhen gjithashtu diferencime përsa i përket femrave dhe meshkujve. Meshkujt kultivohen më të pavarur. Ata lihen më të lirë që në moshën e adoleshencës, ndërsa mentaliteti frenon më tepër femrat: “Pavarësia e vajzave shihet me sy tjetër. Një vajzë që mund të dalë e pavarur që në moshën 18 vjeç ka handikapet e veta.”

Kështu, nga vartësia prindërore, femrat kalojnë në vartësinë bashkëshortore. Por nga ana tjetër, studimet tregojnë se meshkujt, edhe pse më superiorë në pavarësinë ekonomike, në atë shtëpiake mbeten në klasë. Të papërgatitur me ndryshimet e roleve, ata janë të paaftë për tu kujdesur për veten pasi nuk janë mësuar si të gatuajnë, të pastrojnë e të përballojnë elemente të domosdoshme të jetës.

E gjitha ndodh nga përkushtimi më i madh se ç’duhet i prindërve në moshë të hershme, të cilët pa dashje, përgatisin qullacet e së ardhmes.

Fëmijët dhe paraja

Fëmijë që duan të blejnë gjatë gjithë kohës. Fëmijë materialistë. Gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë këtë konstatim që nuk na duket i ëmbël për veshët, por akoma më i hidhur për xhepat.

Të vegjëlit e dinë mirë dobësinë e prindërve para kërkesave të tyre ndaj nuk i kursejnë ato madje dhe për paratë.

Por mosha e njohjes së parasë duket se është ulur ndjeshëm.

“5 vjeç kam marrë për herë të parë para’. Marr nga 1 mijë lekë për sanduiç”, shprehet një nga fëmijët.

Por, kur duhet t’i japësh para’ fëmijës? Dilema i ndan prindërit në dy blloqe. Në ata që mendojnë se është shumë gabim ta mësosh fëmijën me para’, ndërsa ka prindër që mendojnë se kjo është një nevojë e kohës.

Ndërkohë, akoma më e vështirë është dhe të vendosësh se sa transparent të jesh me të ardhurat për ta.T.CH
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Besoj se eshte nga fakti qe skam pare filmin e Ilirit qe mu duk sikur keto ''studime'' pak te ngaterruara
Sidoqofte une mendoj te kunderten edhe pse familjet e medha, gjithsesi ekonomia ne Shqiperi eshte e ulet keshtu
zakonisht sapo mbarojne shkollen e mesme shumica futen ne pune si kamariera apo cf do qofte

Sa per femijet sjam dakort per dhenien e lekeve... edhe pse te shohesh cdo femi me lek, di nje rast kur nje vajze
ikte tek dyqani edhe i thosh do ti jape babi im leket, i ati sdinte gje, keshtu derisa e mori vesh
Pra femijes sduhet ti ''privosh'' por jo ti llastosh ne max.
Por nese ky studim prap ne '' '' eshte bere tek 500 lekeshi i vjeter qe i jepet femijes, atehere jane lodh kot.
 
Shume student ne Shqiperi e kan mundesine per te ecur perpara...packa se nje pjese e madhe devijon, duke preferuar kafen, internetin, dhe dembelizmin. Gjithe jeten te varur nga mami dhe babi... ( jo te gjithe )
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

me e keqja eshte se puna e ndershme quhet rrezultat i padijes dhe pamundesise per te qene i zoti.Ndersa nese meresh me trafiqe vleresohesh ne Shqiperi sidomos prej ****it femer.Eshte mjaft e cuditshme por fakt per te ardhur keq
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Besoj se eshte nga fakti qe skam pare filmin e Ilirit qe mu duk sikur keto ''studime'' pak te ngaterruara
Sidoqofte une mendoj te kunderten edhe pse familjet e medha, gjithsesi ekonomia ne Shqiperi eshte e ulet keshtu
zakonisht sapo mbarojne shkollen e mesme shumica futen ne pune si kamariera apo cf do qofte

Sa per femijet sjam dakort per dhenien e lekeve... edhe pse te shohesh cdo femi me lek, di nje rast kur nje vajze
ikte tek dyqani edhe i thosh do ti jape babi im leket, i ati sdinte gje, keshtu derisa e mori vesh
Pra femijes sduhet ti ''privosh'' por jo ti llastosh ne max.
Por nese ky studim prap ne '' '' eshte bere tek 500 lekeshi i vjeter qe i jepet femijes, atehere jane lodh kot.

Femijes duhet ti mesosh vleren e lekut qe ne mosha te vogla, sepse nqs qe ne femini nis me leke ne dispozicion, me tej do mendoj qe i korespondojne.
Mbase duket "abuz" te vesh femijet 5-6 vjecar te "punojne" ( psh te shperndajne gazeta, te ngjisin zarfa ose pulla, te bejne pune te pershtatcme per moshen qe kane) dhe te fitojne nje shume te vogel lekesh, por ne kete menyre mesojne qe edhe leku fitohet me pune dhe puna do kohe, perkushtim dhe shkakton lodhje ( aq kohe sa ste ofrohet gje gratis mbi tave).
Cdo prind do me te miren per femijen e tij, e nqs ka mundesi ekonomike pse mos ja ofroj? Por a do jete ne gjendje ky prind te mbaj tere jeten ne kuriz nje parazit i cili ka mesuar qe e ka kardin me leke ne dispozicion, qe si duhet shkolla se e ka vendin tek firma babit, qe sduhet te zgjohet ne 8 se ai eshte shefi? Per vleren e njeriut qe krijon dhe rit, besoj qe jane elemente baze qe duhet ti percjellesh femijes, rendesine e indipenences ( ne cdo plan) qe fitohet me forca personale, jo me ndihmen e prinderve.
 
Tani persa i takon 5 vjecarit...se di ta beje ndoshta te shese limonata te hidhura me 2,5 dollar tek oborri i shtepise
edhe e pranoj :D
Ti e thua mire te mesohet me edukaten e lekut, por e thashe as llastuar as 'ndare' nga shoqeria edhe pse eshte i vogel
Gjithsesi pa qene prind pa ditur mundesite kot flas :D
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

femijet.jpg

Të gjithë e kujtojmë me nostalgji filmin “Guximtarët”. Ilirin që rritej si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. I mësuar të gjente gjithçka gati, Iliri nuk e vinte re aspak nevojën për të bërë vetë gjëra, pa ndihmën e askujt.

Një metaforë e gjetur për përgjasimin me realitetin nga skenaristi dhe regjisori i filmit, Gëzim Erebara, që edhe pse ka mbi 40 vjet që është prodhuar duket sikur luhet edhe sot në jetën e përditshme.

Ekspertët gjinorë dhe sociologët thonë se shoqëria jonë përgjithësisht ka tendencën për të rritur fëmijë qullashë si Iliri i filmit: “Rrisim fëmijë dembelë. Kemi tendencën t’i shoqërojmë fëmijet deri në faza të avancuara të jetës si studimet universitare, pasuinversitare dhe madje deri në martesë.”

Modelet me të cilat janë mësuar prindërit tanë nënkuptojnë kujdesjen për fëmijët deri në moshë të madhe, gjë e cila ndikon dhe në mungesën e pavarësisë deri në moshë të vonë. Faktorët që ndikojnë në këtë lloj kulture edukimi janë të shumtë: “Deri vonë ne jemi mësuar të jetojmë në familje të mëdha ku lidhjet kanë qenë më të forta. Nga ana tjetër dhe pasiguria ekonomike ndikon, pasi fëmijët nuk janë të fuqizuar të vazhdojnë vetë jetën të pavarur.

Në kulturën tonë bëhen gjithashtu diferencime përsa i përket femrave dhe meshkujve. Meshkujt kultivohen më të pavarur. Ata lihen më të lirë që në moshën e adoleshencës, ndërsa mentaliteti frenon më tepër femrat: “Pavarësia e vajzave shihet me sy tjetër. Një vajzë që mund të dalë e pavarur që në moshën 18 vjeç ka handikapet e veta.”

Kështu, nga vartësia prindërore, femrat kalojnë në vartësinë bashkëshortore. Por nga ana tjetër, studimet tregojnë se meshkujt, edhe pse më superiorë në pavarësinë ekonomike, në atë shtëpiake mbeten në klasë. Të papërgatitur me ndryshimet e roleve, ata janë të paaftë për tu kujdesur për veten pasi nuk janë mësuar si të gatuajnë, të pastrojnë e të përballojnë elemente të domosdoshme të jetës.

E gjitha ndodh nga përkushtimi më i madh se ç’duhet i prindërve në moshë të hershme, të cilët pa dashje, përgatisin qullacet e së ardhmes.

Fëmijët dhe paraja

Fëmijë që duan të blejnë gjatë gjithë kohës. Fëmijë materialistë. Gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë këtë konstatim që nuk na duket i ëmbël për veshët, por akoma më i hidhur për xhepat.

Të vegjëlit e dinë mirë dobësinë e prindërve para kërkesave të tyre ndaj nuk i kursejnë ato madje dhe për paratë.

Por mosha e njohjes së parasë duket se është ulur ndjeshëm.

“5 vjeç kam marrë për herë të parë para’. Marr nga 1 mijë lekë për sanduiç”, shprehet një nga fëmijët.

Por, kur duhet t’i japësh para’ fëmijës? Dilema i ndan prindërit në dy blloqe. Në ata që mendojnë se është shumë gabim ta mësosh fëmijën me para’, ndërsa ka prindër që mendojnë se kjo është një nevojë e kohës.

Ndërkohë, akoma më e vështirë është dhe të vendosësh se sa transparent të jesh me të ardhurat për ta.T.CH

Fatkeqesisht ato qe bera me Bold, jane fakte te pakundershtueshme, i tille eshte brezi qe eshte rritur ne Shqiperi. Faktore te shumte ndikojne qe njerezit harrojne te zhvillojne personalitetin e tyre, por ne vend te kesaj, jane te pasigurte ne vetvete kur vjen puna per te marre vendime. Ne vend qe ta lesh femijen, i cili ka mbushur moshen te mesoje nga gabimet, te cilat e bejne nje njeri te pjekur ne te ardhmen, e "Mbajne te mbyllur ne boten e tyre konservative, nje mentalitet i cili eshte shume i demshem per te ardhmen e ketij brezi." Ka dhe nga ata meshkuj/femra te cilet kane mesuar te perparojne ne jete, ndersa pjesa tjeter, vuan...
Ne Shqiperi me shume vleresohet ai qe ben te keqen sesa te miren, pse te mos themi, shqiptaret merren me shume me punen e tjetrit sesa te tyren. ...
Ose gezohen kur shohin tjetrin te vuaje, sesa ta perkrahin ate...
 
Pe: Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Mund te me sqarosh si meson femija nga gabimet e tij po nuk ishte dikush qe tja veje ne dukje gabimet??I rrituri edhe meson kur e peson po femija cfare??...pse te mohojme realitetin se kuptoj?Prinderit tane(flas per fisin tim edhe per babin tim,kane filluar pune qe 14 vjec)pra qe ne ate moshe kane cuar rroge ne shpi,me thuaj dot sa ke femije sot qe interesohen??Mos te them aspak se e teproj por nje pakice e vogel,sepse te ardhurat e tyre te perditshme me shoqeri,me shoke etj etj ja jep mami e babi...Ska pse na vjen keq kur behet fjale per dembelizem se femija duhet te rritet me frymen e vleresimit te lekut...Si behet kjo gje?Shume lehte dhe me pak mendje ne pune,ke gocen e vogel??Mund ti thuash me ndihmo te palos rrobat,te kam dhene 50 lek,me ndihmo te fshij pluhurat te kam dhene 100 lek,ne kete menyra femija rritet me frymen e punes dhe kur merr shperblimin per punen e bere e kupton qe u vleresua me dicka...Ne kete menyre ai femije ja di vleren parase edhe e di qe po punova dicka do marr nje fryt tjeter,nje pagese tjeter,ndoshta nga njera ane e meson femijen qe te beje dicka me interes,pra te mos shtyhet nga deshira e vertete per ta bere por nga interesi,ama nga ana tjeter e meson qe po punove edhe do fitosh...Por jo keshtu sic behet sot,femija gjithe diten ne fb,apo ne playstation e kur del ooooooo maaaaaaaaaaa me jep lek,o baaaaaaaaaaaa me jep lek...
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Ne moshen 6 -vjecare >> shisja fara me gota ne stadjum

Ne moshen 9 -vjecare >> shisja gazeta ne rruget e Tiranes

Ne moshen 12 -vjecare >> shisja banane (perseri ne rruge)

Ne moshen 15 -vjecare >> Hapa dyqanin e pare si kasap

Ne moshen 18 -vjecare >> Beja portrete te njerezve rrugeve te Londres

Ne moshen 21 -vjecare >> Hapa 1 pjetore ilegale konjaku ne konviktin e cunave + meresha me kontrabande femrash ne konvikt, 4 GBP hyrja klandestine.

Ne moshen 25 -vjecare >> Falimentova me internet kafene dhe idente per te hapur 1 stalle derrash ne qender te Tiranes pasi ka shume te tille e te tilla ketu..!

Ne moshen 28 -vjecare >> Fillova te mbaj pultin e televizorit dhe te edukohem ne te pasi u martova ne failje aristokrate lool

E kisha ketu qe : Ishalla nuk plakem parakohe me kaq shume zanate... se jam ritur si Shqiptar, por gjith keto profesione, e te tjera qe kam harruar e nuk i kam shkruajtur ( akulloreshites, barman, etj) kane qene dytesore, zanati im me i vjeter ka qene shkolla dhe jam i mendimit se Shqiptaret jan arsimdashes vetem per kete fakt nuk do ti konsideroj dembele. Jemi edhe hajdut por edhe ky zanat do pune....! Si femije i kam dashur te gjitha, madje edhe cik me shume (kete gje e kuptova kur komshija e re lante shkallet, mua me hypte deshira per ta ndihmuar qysh i vogel, sic ka bere edhe Kitra123 me ate vejushen qe kushedi sa e sa gjera i ka mesuar) por asnjehere nuk kam pritur nga familja pas moshes 6 vjecare! Ore po mbarova more dua te behem dembel! Kam 24 vjet qe pres te bej 1 te diel pushim! Dhe si une jam i bindur se jane shumica e Shqiptareve, nga halli jo nga malli!
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Normale qe keshtu eshte perderisa dhe prinderit vete jane dembela si mund te dalin puntor femijet
 
Nuk pajtohem qe shqiptaret rrisin femije dembel.
Nese prinderit jane dembel, kjo nuk don te thote qe edhe femijet jane ose do behen dembel. Zakonisht ndodhe e kunderta qwe nga prinderit dembel, dalin femije te zotet.
Mirepo per ta nisur femiun ne rruge te mbare, prindi e ka obligim qe me veprimet e tije te ia tregoj ate rruge...pra me punen qe ben ai (prindi) ta bej femiun e tije punetore. Shembelli i veprimeve konkrete eshte shembelli me i mire.
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Femijet dembel i rrisin ato familje qe kane xhepat plote e te mbytur me lek, se nje familje ne nevoj i gezohet nje pune e jo dembelizmit. Materiali ka folur per ata femije qe kane krahet e ngrohta nga familja gjithe kohen, por nuk besoj se kjo eshte gjithe Shqiperia.
 
Titulli: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Normale qe keshtu eshte perderisa dhe prinderit vete jane dembela si mund te dalin puntor femijet

kush te tha ty qe kemi prinder dembel?
jo zonjush e dashur jo prinderit tan qe ne moshen 13 vjecar kan dal per zot vetes, e kan punu ne uzina e ndermarrje te asaj kohe
jemi dembel qe vetem rrijm ne kafe, pijm duhan,pijm alkool merremi me internet dhe sna pelqen puna
e cfar e kan prinderit fajin qe ne i dum gjerat gati
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top