Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Love

βeℓℓe â๓e
Greqia ka vendosur rregulla të reja për të burgosurit, duke i siguruar atyre kushte sa më të mira. Sipas medieve greke bëhet e ditur se autoritete kanë vendosur që të burgosurit të kenë mundësi për takime, gjatë të cilave të kryejnë për marrëdhënie se.ksuale, dhe kjo lejohet vetëm një herë në 15 ditë për dy orë!

0.jpg

Bëhet fjalë për më shumë se 12.500 të burgosur në të gjitha burgjet e Greqisë, të cilët dita ditës shtohen në numër, por që strehohen në kushte të papërshtatshme, madje të pagëzuara si “magazina shpirtrash”.

Sipas gazetës greke “Ethons tis Kiriakis”, kodi i ri përfshin inovacione të rëndësishme, si ajo e hapjes së statusit të ditë-lirimit, ofron kushte më të buta të paraburgimit për debitorët dhe të paraburgosurve, mundëson takime të veçanta, një herë në 15 ditë në një hapësirë të projektuar posaçërisht për bashkëshortët dhe partnerët e të burgosurve, si dhe anëtarët e familjes dhe u lejon atyre të sjellin ushqim me vete.

Ndërkohë u njeh të burgosurve të drejtën e shprehjes së lirë, e llogaritjes përfitues të dënimit (dhe leje të posaçme) për ata që janë përfshirë në programet profesionale dhe arsimore.

Kështu pritet që rregullorja e re t’u ofroj shumë më tepër të burgosurve në burgjet e Greqisë.

Duhet theksuar se autoritete përkatëse u detyruan të ndërruarin një vendim të tillë duke kryer një reformë drastike në rregulloren e burgjeve dhe të drejtat e të burgosurve, pasi Greqi shpesh herë është kritikuar ashpër dhe është dënuar me gjobë nga organizma ndërkombëtar.
Burimi: shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

He se sia vlen te futesh ne burg per 4 ore sek-s ne muaj dhe ushqim familjar rralle e per malle.
Kur duke u sjell normal keto mund ti kesh cdo dite.
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

E greqija e gjora mundohet ti mbajn njerzit afer mos te dalin protesta se u mbyten me ate kriz qe sa koh:teleskop:
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

ore aty a eshte vend per te vuajtur denimi apo per te bere qef?
 
Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Greqia ka vendosur rregulla të reja për të burgosurit, duke i siguruar atyre kushte sa më të mira.

Bëhet fjalë për më shumë se 12.500 të burgosur në të gjitha burgjet e Greqisë, të cilët dita ditës shtohen në numër, por që strehohen në kushte të papërshtatshme, madje të pagëzuara si “magazina shpirtrash”.

të drejtat e të burgosurve

Cfare eshte kjo? nje krocier apo burg?
Seriozisht... spo kuptoj. Cfare kan ne tru keta njerez?
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Teoria ime vetem se po perforcohet dita dites ! Si kam quajtur une , keto burgje rastesisht ''hotele'' .
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Nese behet fjale me grat e tyre at'here mendoj qe eshte me mire , sepse nese X burgagjia eshte denu 20-30 vite burg ! dhe pa bere asnjehere do kapi ndonje shok te dhomes ta perdhunoj :p keshtu qe do behej pederrizem aty dhe lloj lloj semundje si Sida .
Pra mendoj qe me mire te ju dergohen grat e tyre aty.
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

nuk e kuptoj cte keqe ka qe gruaja e dikujt te bej te mundur te ngjizet me burrin e saj dhe te kete pasardhes nga ai pavarsisht se ai mund te jete ne burg,DHE PER ME TEPER ushqimi familjar ska asgje te keqe.Nuk e di sa te informuar jeni o njerez po keto te drejta skane dale sot por shume vite me pare.Dikush me lart tha qe nese nuk lejohen grate e tyre shtohet homo****ualizmi ne burgje.Eshte mjaft e vertete ,une skam qene kurre ne ambjente te tilla por nje nga problemet me te medha te te burgosurve eshte homo****ualizmi ne burgje per shkak se nuk kane me ke te kryejne maredhenie.Rendom dhe shpesh ndodh qe ne burgje i forti perdhunon te dobtin .Me pak fjale keto ndryshime jane shume me vend ne greqi pasi greqia eshte kritikuar shpesh here per shkelje te te rejtave te njeriut ne burgje
 
po dale nje here ore po keta a kan shku ne burg per kundervatje apo per kokrren e qefit. nese nje person bene kundervatje
dhe ti ia ben burgun me mire se ne hotel atehere ti po i shtyne edhe tjeter te bejne vepra te njejta qe te shkojne te bejne kokrren e sefasë ne burg
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Eshte e drejta me elementare e nje te burgosuri e cila ka edhe prapavijen shume humane dhe te rendesishme edukative.

Po befasohem se si nuk e ka patur deri me tani nje shtet i BE-se?
 
ne qoft kjo e drejte elementare e nje krimineli qe ka marr jeten e nje te pafajshmi dhe ka shku me vujt denim , e ne vend te denimit ti ofrohen keto sherbime une qenkam shkelesi me i madh i ketyre te drejtave. po nje gje po me habit kiterr qe kur kaq perparimtar ?
 
Gafi ta shikojm mir e mir ket rast nuk eshte edhe keq! pse? kjo ne njefar menyre eshte edhe ndime psikologjike per te burgosurit per derisa kan te drejte vizitat familjar edhe intimite te ken mese partnerve nuk do ishte diq paradoksale .. pse do thuash ti? ja mjafton se jan kriminel po edhe do behen homo aty ose less ..... ata po hyn te paguajn denimin per 20 vjet , padyshim se do harrojn deshirat e tyre per **** te gjinin se kunder kur 20 vjet apo edhe me shum rrin vetem me te njeten gjini.
 
Lidhur me burgjet, kam shkruar shume shpejsh ketej se ato kan karakterin edukativ. ne daq munde te ti jap me 10 -tra shembuj se pse eshte e drejte elementare dhe veprim i mire eudkativ lejimi i vizitave familjare dhe ****uale neper burgje. Po ta mendosh pak me larg kam pershtypjjen se do pajtohesh edhe ti.
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Gafi ta shikojm mir e mir ket rast nuk eshte edhe keq! pse? kjo ne njefar menyre eshte edhe ndime psikologjike per te burgosurit per derisa kan te drejte vizitat familjar edhe intimite te ken mese partnerve nuk do ishte diq paradoksale .. pse do thuash ti? ja mjafton se jan kriminel po edhe do behen homo aty ose less ..... ata po hyn te paguajn denimin per 20 vjet , padyshim se do harrojn deshirat e tyre per **** te gjinin se kunder kur 20 vjet apo edhe me shum rrin vetem me te njeten gjini.
shiqoje si te duash per mendimin tim kjo vetem se shkakton dem me te madh.
po te ishin ata aq ngushte per kete kerkese qe e ke cek ti ai se pari nuk kish kry aktin e nje krimineli. nese nje kriminel e fute ne burg sipas mendimit tim ju mund edhe te mos pajtoheni eshte e drejte e juaja dhe ia ploteson tekat e tij plus asaj edhe deshiren ****uale ai perveq qe do te bindet qe aktin qe e ka kry psh e ka vra nje njeri te pafajshem eshte veprim i drejte atij do ti mundesohet qe ne burg te krijoj nje band dmth nj grupacion me kriminel qe ne momentin e lirimit nga burgu ai le qe nuk do te pendohet por do te behet edhe me i rrezikshme per vendin ku jeton. pse mendon ti se nese i ka pas 30 vjet kur ka hy ne burg dhe ka marr denim prej 20 vjet do te kete nevoje grua ky me , nevoje po por vetem qe te perkujdeset per te .
 
Po a ka denim me te madhe se te mos e shijosh lirin, gjera tjera jan krejt dytsore .Nje kriminel me mir te vuaj per ate denim se ka ber se te degjeneroj shum tjer neser kur te dali ne liri.E kuton gafi se behet fjal ketu per dy vepra te ndryshem!pamvarsisht ne vuan denim 20, 30 apo edhe 50 vitet ****i eshte nevoj fizologjike:tulp:
 
Me duket mese normale ky ligj edhe pse shtetet e tjera kane kohe qe e kane pas
njof personalisht njeres qe i kane femijet nga 10 vjec sot dhe qe ne burg e kane filluar
ngjizjen e tij.Nje te inkriminuari nuk mund ti hiqet e drejta te krijoj familje pse ai ka bere dicka ne te shkuaren e tij.
 
Titulli: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Po a ka denim me te madhe se te mos e shijosh lirin, gjera tjera jan krejt dytsore .Nje kriminel me mir te vuaj per ate denim se ka ber se te degjeneroj shum tjer neser kur te dali ne liri.E kuton gafi se behet fjal ketu per dy vepra te ndryshem!pamvarsisht ne vuan denim 20, 30 apo edhe 50 vitet ****i eshte nevoj fizologjike:tulp:
per kete duhet me pyet familjen e atij person qe i eshte vrare anetari i familjes pa te drejte nga kriminel te ndryshem.
 
Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Po ata qe jane denuar per perdhunime,kane te drejten per takime dashurie?

Ah keta akoma me shume se abuzojne me te burgosurit pastaj:p po ata qe s'kane gra...apo do u porositin ndonje prostitute per shkyerje se per ngjizje s'behet fjale...:coca:
 
Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

hahahahahaha LOL LOL
 
Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Me falni Po nese disa Jane te mendimit se cju duhen Grate ne Burg ?Une them qe nese nuk lejohen te kene marrdhenje, Eshte me mire qe keta meshkuj ti bejne ojnuke. Uuu vec perfytyrimi do ju dhembi cunave!
 
Pe: Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Kush eshte kondra me kush?? Perkundrazi qe duhej vendosur dicka e tille me kohe jam pro edhe une por kisha pikepyetje per kete grup te burgosurish qe s'kane femra,te dashura apo gra..atehere ne kete rast i bie qe ata te porositin nje prostitute te paguar..Kush do e paguaje ate se i burgosuri s'ka te ardhura mesa di une... apo qeveria e cila ne kohe krize i ka prere te gjitha??!

Pastaj pyetja tjeter qe doja te bej ..kjo vlen njejte edhe per femrat e burgosura apo vetem per meshkujt?!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Me sa di un nga shtetet e tjera normale qe edhe femrat e kane kete te drejte
por jo ajo qe thua ti ata qe s'kane dike te paguajn prostitut
ketu behet fjale per familjaret ata qe kane dike jashte
se ndryshe po e kthejne burgun ne bordello.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

nuk e kuptoj cte keqe ka qe gruaja e dikujt te bej te mundur te ngjizet me burrin e saj dhe te kete pasardhes nga ai pavarsisht se ai mund te jete ne burg,DHE PER ME TEPER ushqimi familjar ska asgje te keqe.Nuk e di sa te informuar jeni o njerez po keto te drejta skane dale sot por shume vite me pare.Dikush me lart tha qe nese nuk lejohen grate e tyre shtohet homo****ualizmi ne burgje.Eshte mjaft e vertete ,une skam qene kurre ne ambjente te tilla por nje nga problemet me te medha te te burgosurve eshte homo****ualizmi ne burgje per shkak se nuk kane me ke te kryejne maredhenie.Rendom dhe shpesh ndodh qe ne burgje i forti perdhunon te dobtin .Me pak fjale keto ndryshime jane shume me vend ne greqi pasi greqia eshte kritikuar shpesh here per shkelje te te rejtave te njeriut ne burgje
Cfare te keqe ka? Femija ritet me mire 2, e aq me shume me figuren e babajt. Po ashtu, si do jete i pranuar ne shoqeri nje femije i tille? Paragjyikimet e shoqerise beson qe nuk ekzistojne?
E flet vetem per meshkujt, por dhe femra ka nevoj per mardhenje ****uale ose te behet nene. Por lind pyetja, cfare te ardhme i siguron femijes nqs ja nis jeten ne burg?

Kush eshte kondra me kush?? Perkundrazi qe duhej vendosur dicka e tille me kohe jam pro edhe une por kisha pikepyetje per kete grup te burgosurish qe s'kane femra,te dashura apo gra..atehere ne kete rast i bie qe ata te porositin nje prostitute te paguar..Kush do e paguaje ate se i burgosuri s'ka te ardhura mesa di une... apo qeveria e cila ne kohe krize i ka prere te gjitha??!

Pastaj pyetja tjeter qe doja te bej ..kjo vlen njejte edhe per femrat e burgosura apo vetem per meshkujt?!
Po te them per Ameriken, mqs per ate kam lexuar raste te tilla, ku eshte "zhvilluar" nje "mode" e re... femra te cilat lidhen/fejohen/martohen me te burgosur. Si njihen? Ne ane te internetit apo letra, e me tej me vizita ( Amerika, si shume e zhvilluar qe eshte i jep liri te burgosurit dhe per internet). E me tej, vazhdojne vizitat familjare ne burg, pse jo martesa dhe femije. Se sa normale eshte, hmmm se di, per disa mund te jete (aq kohe sa vendosin te bejne kete hap). Por nqs mendon te nisesh jeten me dike qe ka vite te tera per te ndejtur mbrapa hekurave, ku qendron ideja e te ardhmes, e familjes, e sigurise? ( ka qen emision National Geographic- Tabu).
Nje rast tjeter, 2 studenta (ai dhe ajo ne lidhje) bejne nje krim se bashku ( vrasin dhe therin nje burre- pa hyre sh ne detaje se skane lidhje me temen) dhe marin denim me 20 vjet burg. Lidhja e tyre prishet, por te 2 behen personazhe te njohura nga qe televizioni e mediatizoj rastin, e si pasoj, nga nje burg tjeter, brenda shtetit, nje i burgosur ( per vjedhje nqs e kujtoj mire), "dashurohet" me vajzen, edhe i nis nje leter, vazhdojne komunikimin me letra disa kohe, deri sa takohen ( hmmm, ja qe munden dhe takime te tilla!) dhe ne nje nga takimet krijohet dhe nje femije. Ajo pretendoj te lirohet nga denimi sa te lindi, e me tej te rimari denimin.
 
Pe: Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Me falni Po nese disa Jane te mendimit se cju duhen Grate ne Burg ?Une them qe nese nuk lejohen te kene marrdhenje, Eshte me mire qe keta meshkuj ti bejne ojnuke. Uuu vec perfytyrimi do ju dhembi cunave!

Po grate duhen te kene burra ne burg??Jo per gje po edhe ato kane nevoja si meshkujt,e mos kontakti me burri i con femrat ne lesbike apo jo??...E nese nje femer ne burg ka marredhenie me nje mashkull kjo femra ngel shtatezene,cdo behet me femijen??Do e abortoje?(nje plage e shoqerise,rritje e numrit te aborteve),nese nuk e aborton e mban 9 muaj ne bark me kushtet e burgut,ushqimi qe dihet si eshte etj etj do rrise ne bark nje femije te shendetshem??Ja dhe e rriti ja dhe po e lind po me femijen cdo behet?Do e nxjerre te jetoje jashte me gjysherit?Do e jape ne jetimore?(nje plage tjeter e shoqerise,braktisja e femijeve)Apo do e rrise ne burg ne ate ambjent??Ca edukate do marre femija,sa prezente do jete nena(si qeliza kryesore e rritjes se femijes)ne jeten e kesaj foshnje??
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Greqi, në burgje do lejohet se.ksi dhe ushqimi familjar

Me sa di un nga shtetet e tjera normale qe edhe femrat e kane kete te drejte
por jo ajo qe thua ti ata qe s'kane dike te paguajn prostitut
ketu behet fjale per familjaret ata qe kane dike jashte
se ndryshe po e kthejne burgun ne bordello.

Per ata qe jane te denuar me disa vite burg per nje vjedhje apo ku di une e kuptoj kete qe thua por per te burgosurit qe jane te denuar te perjetshem ose me shume vite,c'fare familje do bejne ata..??Ata si duan as grate e tyre me pas se i ndajne,sdo i presin te dalin e te rifillojne jeten bashke ne pleqeri lool...

Se dija qe kishte internet neper burgje!!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top